| Nuk janë tejkaluar ende mosmarrëveshjet në lidhje me organizimin e konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit, ka deklaruar dje në orët e mbrëmjes në Prishtinë Kryeministri slloven, Borut Pahor |
|
09.03.2010.
Pas një takimi që zhvilloi me Kryeministrin Hashim Thaçi, Pahor tha se do të dëshironte që në Kranj t'i shihte në një konferencë bashkë me liderët tjerë të Ballkanit edhe presidentin serb, Boris Tadiq si dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Por, për shkak të kundërshtimeve serbe, ai tha se mbetet ende problematike përfaqësimi i shteteve, simboleve, por edhe i nxjerrjes së deklaratës së përbashkët. "Nuk mund të them në këtë moment se të gjitha problemet për organizmin e suksesshëm të konferencës janë zgjidhur", tha Kryeministri slloven. Por ai theksoi se do të vazhdojë me përpjekjet diplomatike që të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese në mënyrë që të gjithë liderët e Ballkanit të jenë në konferencë përballë liderëve evropian. Pohor pohoi se ky nuk është problemi i vetëm që kanë organizatorët, sespe ka edhe probleme të tjera. "Imagjinoni që në fund të konferencës ne do të donim ta miratonim një deklaratë të përbashkët për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor", tha Pahor, duke shtruar dilemën se çfarë pune e pret diplomacinë që të nxirret një deklaratë të pranueshme për të gjithë. |
Crna Gora je primjer stabilnosti u regionu, zemlja izražene tolerancije i multietničkog sklada i stabilan partner SAD, kazao je politički direktor Demokratske partije socijalista Branimir Gvozdenović, koji je uoči Molitvenog doručka kod predsjednika Sjedinjenih Američkih Država Baraka Obame, imao niz bilateralnih sastanaka sa senatorima i kongresmenima SAD, kao i američkim biznismenima koji su zainteresovani za investicione potencijale Crne Gore. On je naglasio da je Crna Gora država velikog investicionog potencijala koja i u doba ekonomske krize u svijetu ima snage i kapaciteta da se bori za kvalitetne investitore i projekte. |