Maqedoni, KE përshëndet vendimin e opozitës
02.09.2010.

branko_crvenkovskiDelegacioni i BE-së në Maqedoni përshëndeti vendimin e opozitës për t'u rikthyer në Parlament në takimet bashkërenduese. Kjo porosi e zyrtarëve evropianë pasoi pas vendimit të partisë më të madhe opozitare LSDM, e cila u tërhoq nga kërkesat e saj.

"Inkurajojmë të gjitha partitë politike të punojnë në frymën e konsensusit me qëllim që të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura", theksohet në reagimin e delegacionit të KE-së.
LSDM vendosi që të heqë dorë nga kërkesa për formimin e komisionit parlamentar për kontrollin e harxhimit të parave të qytetarëve.

"Ky vendim është ndërmarrë në kontekst të raportit të vjeshtës të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, me ç'rast me këtë plotësohet kushti për dialogun politik. Nuk duam të jemi alibi për raportin eventual negativ nga KE", ka theksuar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Por nga blloku politik shqiptar, partia opozitare PDSH vazhdon të bojkotojë Parlamentin, duke mos pranuar edhe thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për t'u rikthyer në institucionin legjislativ.

 

Izdvajamo

Skupština Crne Gore počela je raspravu o Zakonu o Crnogorskoj akademiji nauka i umjetnosti, kojim je predviđeno spajanje CANU sa Dukljanskom akademijom nauka i umjetnosti. Kako objavljuje portal Vijesti, očekuje se da se poslanicima obrati ministar unutrašnjih poslova Ivan Brajović, kako bi Skupštinu obavijestio o stanju na terenu usljed vremenskih neprilika.