Zhvillohet takimi i parë Sejdiu - Buhler
02.09.2010.

fatmir_sejdiu_k1Presidenti i Kosovës ka ri-përsëritur kërkesën për pjesëmarrjen e FSK-së në misione paqeruajtëse dhe humanitare të NATO-s, kudo në botë.

Këtë kërkesë Presidenti Sejdiu e bëri në takimin e parë që zhvilloi në zyrën e tij me komandantin e ri të KFOR-it, Erhard Buhler. Sipas Sejdiut, "Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj, si çdo shtet tjetër sovran, për paqen dhe prosperitetin e të gjithë popujve."

Ndërkaq komandanti gjerman i KFOR-it, Buhler, sipas njoftimit të zyrës së Presidentit të Kosovës, e konsideron si një privilegj të veçantë udhëheqjen e misionit ushtarak të KFOR-it.

Komandanti Buhler premtoi vazhdimin e përkushtimit të plotë të NATO-s për të siguruar një mjedis të qetë dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Izdvajamo

Restis grupa je prekršila ugovor o zakupu i nelegalno gradila i Mreža za afirmaciju nevladinog sektora MANS je Specijalnom tužiocu za korupciju i organizovani kriminal dostavila dokaze u kojima se vidi da je Restis grupa je prekršila ugovor o zakupu i nelegalno gradila na Svetom Stefanu, saopšteno je iz MANS-a.