Spanja ndërmjetëson për kompromis mes Brukselit dhe Beogradit
02.09.2010.

spanija_eu_Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në Bruksel, janë duke u zhvilluar aktivitete të ngjeshura diplomatike lidhur me çështjen e rezolutës serbe për Kosovën.

Në këtë çështje bëhet e ditur se është përfshirë edhe Spanja e cila ka marrë rolin ndërmjetësues midis Brukselit dhe Serbisë. Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Qëndrimi spanjoll ndaj Kosovës thuhet se mund të ndikojë edhe në zbutjen e tekstit të rezolutës së re, për të cilin mund të ndodhë që të pajtohet edhe Beogradi zyrtar. Kryeministri serb dhe presidenti Tadiq janë zyrtarët më të lartë serbë që kanë deklaruar se Serbia do të pajtohet për një kompromis me Bashkimin Evropian. Deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë vijë pas vizitave që në Beograd kanë zhvilluar fillimisht ministri gjerman Gido Vestervele dhe më pas edhe sekretari i jashtëm britanik Hejg.

Siç dihet, të dy ministrat i kanë përcjellë Beogradit qëndrimin e vendeve të tyre dhe atë të 22 vendeve të Bashkimit Evropian se pavarësia e Kosovës është realitet ndërsa kanë kërkuar edhe tërheqjen e rezolutës serbe nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

 

Izdvajamo

Opozicija neće podržati promjene Ustava iz oblasti pravosuđa ukoliko Vlada ne pokaže volju za kompromisom, kazao je potpredsjednik Nove, Goran Danilović.
Komentarišući Vladino odbijanje da razmatra opozicioni prijedlog za izmjene Ustava, Danilović je kazao da opozicionari od njega neće odustati po cijenu zaustavljanja procesa integracija.