Korrupsioni shkatërron institucionet e shtetit
02.09.2010.

ivan_brajovic_-Korrupsioni është problem numër një i çdo shoqërie bashkëkohore sepse shkatërron institucionet e shtetit, hap rrugë për të gjitha format e kriminalitetit shkatërron sistemin dhe formën e shoqërisë qytetare , vlerësoi ministri për punë të brendshme dhe administratë publike Ivan Brajoviq.

Në konferencën me titull "Nga vizioni drejtë realitetit:Qasja e re dhe e gjithanshme në luftën kundër korrupsionit , Brajoviq merr pjesë me ftesën e koleges austriake Maria Feketer. Ai theksoi se pjesëmarrësit e konferencës me nënshkrimin për themelimin e Akademisë për luftën kundër korrupsionit tregojnë se janë të vendosur dhe se e dinë rrugën se si të krijohen shoqëri të tilla.

Ai po ashtu theksoi se njëra prej sfidave kryesore të Malit të Zi është Lufta kundër korrupsionit dhe krimit , sepse me zgjidhjen e këtij problemi do ti kontribuohet kualitetit më të mirë të jetës së banorëve.

Të përkujtojmë se Mali i Zi e ka miratuar strategjinë e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit si dhe planin aksionist për implementimin e saj .