Vuçiniq: NATO garant i investimeve të reja
02.09.2010.

boro_vucinic.2Anëtarësia e plot ne NATO siguron stabilitetin e Malit të Zi dhe e bënë tregun e sajë më joshës për investime të reja , sepse siguria është parakusht i kapitalit , vlerësoi ministri i mbrojtjes Boro Vuçiniq.

Duke pasur para sysh se Mali i Zi është destinacion turistik evropianë, siguria të cilën e mundëson NATO , definitivishte kontribuon në interesimin e shtuar të turistëve për vendin tonë, theksoi Vuçiniq.

Ai po ashtu theksoi se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm si për forcimin e sigurisë nacionale ashtu edhe për atë rajonale gjë që drejtë për drejtë ndikon në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Vuçiniq përkujtoi se përveç anëtarësimit në NATO, njeri prej prioriteteve të Malit të Zi është edhe anëtarësimi në UE.