Të procesuohen rastet kundër kriminalitetit të organizuar

24.01.2012.

jelko-kacin-02Mali i Zi duhet të ngreh aktakuzë kundër të dyshuarve për krim të organizuar dhe të mundësojë dhe të procesuojë që këto procese të fitojnë epilogun gjyqësorë ka vlerësuar nënkryetari i delegacionit të Parlamentit evropianë për Evropën Jug-lindore, Jellko Kacin.

Këshilli i Parlamentit evropianë për politikë të jashtme mbajti sot debatin e parë për projekt raportin mbi përparimin e Malit të Zi, të cilin e ka përgatitur raportuesi, Çarlls Tanok.

Kacin gjatë debatit ka theksuar se duhet të bëhet përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas fjalëve të tij forcimi i policisë dhe i gjyqësorit në Mal të Zi, duhet të vazhdojë.
Ai përkujtoi se hapja e bisedimeve paraprake është me rëndësi të veçantë lidhur me sundimin e të drejtës në Mal të Zi.

Mali i Zi, konsideron Kacin, ka realizuar përparim të duhur në harmonizimin e legjislaturës e vetë mirëpo është kyçe implementimi is saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Llukshiq paralajmëron mekanizma mbrojtës për standardin e qytetarëve

igor_luksic_01Kryeministri Igor Llukshiq paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme me ministrin e financave, Millorad Katniq, do të analizojë ekzistencën e mekanizmave mbrojtës të standardit të qytetarëve , kur është fjala për derivatet.

Formimi i repartit të veçantë ushtarako informativ në kuadër të ministrisë së mbrojtjes nuk do të thot se agjencia për sigurinë nacionale do ti humb kompetencat e veta, theksoi Llukshiq.
Sipas fjalëve të tij njësia e re informative në një masë të mirë do të bazohet sygjerimet që do ti marr nga agjencia për sigurinë nacionale .

Të përkujtojmë se qeveria në javën e kaluar ka vrtetuar propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje me të cilat parashihet formimi i njësisë së veçantë organizative për çështjet informativo ushtarake në kudër të ministrisë së mbrojtjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Kapacitetet administrative më të rëndësishme

dirk_lange_01Avancimi i kapaciteteve administrative për Malin e Zi paraqet çështje kruciale , ka vlerësuar shefi i sapo emëruar i drejtorisë për Malin e Zi në drejtoratin e përgjithshëm për zgjërim, Dirk Llange.

Nga Qeveria është kumtuar se ministri, Katniq, i ka njoftuar përfaqësuesit e UE me aktivitetet që i ndërmerr kjo ministri me qellim të përparimit të kapaciteteve të cilat drejtpërdrejtë ose indirekt janë të kyçur në procesin e integrimeve evropiane.

Sipas fjalëve të tij përfaqësuesëve të UE u janë prezantuar rezultatet më të rëndësishme në planin e reformës së administratës publike dhe njëkohësisht është paralajmëruar vazhdimi i aktiviteteve në bashkëpunim me institucionet kompetente.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Pejoviq konsulton sektorin civil dhe gazetarët

aleksandar_pejovicKryenegociatori i Malit të Zi me UE Aleksandër Pejoviq gjatë dy ditëve të ardhshme do të zhvillojë konsultime mbi procesin e bisedimeve paraprake me përfaqësuesit e sektorit civilë dhe të mediave , u njoftua nga qeveria.

Siç është kumtuar , Pejoviq nesër do të takohet me një pjesë të sektorit civil , kurse të enjten me përfaqësuesit e mediave malazeze.

Ndërkaq Pejoviq, sot bisedoi me kryetarin e PSP, Srgjan Miliq , i cili vlerësoi se procesi i bisedimeve paraprake me UE paraqet shansë për demokratizimin e shoqërisë malazeze dhe ndërtimin e shtetit më efikas . Njëkohësisht është theksuar rëndësia e rolit të parlamentit në fazën e mëtejme të integrimeve evropiane .

 

 

 

 

 

 

 

 


Mbështeten integrimet e Malit të Zi

vlada_cg_nova_01Mali i Zi gëzon përkrahjen e Danimarkës , Suedisë , Norvegjisë dhe Finlandës në procesin e mëtejmë të integrimeve evropiane, kumtuan ambasadorët e këtyre vendeve gjatë takimit me kryeministrin, Igor Llukshiq.

Nga kabineti i kryeministrit është kumtuar se është biseduar mbi proceset integruese në Mal të Zi dhe në rajon, përmes vlersimit se procesi i zgjerimit duhet vazhduar.

Theksohet se Llukshiq, i ka njoftuar ambasadorët edhe me prioritetet ekonomike të qeverisë e që janë forcimi i stabilitetit ekonomik të Malit të Zi dhe ulja e papunësisë .

 

 

 

 

 

 

 

 


Berisha neser në Podgoricë

salji_berisaKryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nesër qendron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai fillimisht do të qëndrojë në Ulqin ku do të takohet me kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Xhaudet Cakuli si dhe me përfaqësuesit tjerë të kësaj komune.

Pas qëndrimit në Ulqin kryeministri shqiptarë do të qëndrojë në Podgoricë me ç'rast paralajërohen takime me zyrtarët e shtetit malazezë. Kryeministri Berisha do të takohet në Vilen Gorica me presidentin Filip Vujanoviq, pastaj me kryeministrin Igor Llukshiq dhe me nënkryetarin e Kuvendit Zhelko Shturanoviq. Siç paralajmërohet një vizitë e shkurtër kryeministri i Shqipërisë do ta realizojë edhe në Tuz. Në orët e pasditës ai do të takohet me kryetarin e Komunës urbane Nikollë Gegaj si dhe me udhëheqësin e kësaj komune. Në programin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë priten takime edhe me kryetarin e PDS-së Millo Gjukanoviq, me deputet shqiptarë në parlamenitin e Malit të Zi Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj, Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka. Gjat qendrimit në Mal të Zi paralajmërohet se do të nënshkruhet marrëveshja mes qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë për caktimin e vendkalimit të përbashkët kufitarë në Grabom , në Cem të Trieshit si dhe vendkalimet kufitare Vraniq e Qerem. Marrëveshjen siç thuhet në kumtesën e qeverisë do ta nënshkruajnë ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, Zhelko Peroviq, dhe ambasadori shqiptar në Mal të Zi,Tonin Beci.

Në kumtësën e qeverisë po ashtu thuhet se pas takimit mes dy kryeministrave Llukshiq-Berisha do të organizohet edhe një konferencë e përbashkët për gazetarët në Vilën Gorica.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

evropski_parlament2_1Komisioni për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar me 54 vota pro dhe 6 kundër një rezolutë të raportueses për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila lidhet me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Anëtarët e Komisionit votuan të gjitha ndryshimet e paraqitura në këtë Rezolutë, e cila përmban 209 amendamente.

Gjithashtu në këtë rezolutë mbështetet edhe plani Ahtisari, ndërsa 5 shteteve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur ende Kosovëen, u bëhet thirrje për njohjen e saj. Kosovës i jepet mbështetje për dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe kërkohet arritja e marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në forumet ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Grupet kriminale pengojnë qarkullimin e lirë

vlora-citakuJavën e kaluar Prishtina zyrtare nisi zyrtarisht dialogun për liberalizimin e vizave me Komisionin Evropian me qëllim identifikimin e kritereve të cilat duhet të përmbushen deri në përfundimin e procesit.

Kohët e fundit nuk janë të paktë ata që kanë shtruar dilemën se sa do të luajë rol mungesa e qarkullimit të lirë në veri të Kosovës në procesin që do të mundësonte edhe lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.
Ministrja për integrime, Vlora Çitaku, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk mund të flitet për mungesë të lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës, por se atje mbizotërojnë grupet kriminale që po e pengojnë qarkullimin e njerëzve e të mallrave.

Për të udhëtuar për në vendet evropiane, qytetarët e Kosovës duhet fillimisht të aplikojnë në ambasadat e shteteve përkatëse për të paguar, në rast të aprovimit të kërkesës, nga 35 deri në 90 euro për vizë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Thaçi udhëtoi për në Vjenë

hasim_taci_8Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë, ku merrë pjesë në takimin e radhës të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.

Në takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mbarëvajtjen e zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës, dhe për hapat e mëtejmë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, thuhet në njoftimin nga kryeministria.

Pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, kryeministri Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, do të mbajnë konferencë për media.


 

 

 

 

 

 

 


Jeremiq nominohet për president të Asamblesë Gjenerale të OKB-së

vuk_jeremic5Serbia ka nominuar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiq, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç raportojnë mediat serbe, detyra e tij do të ishte "të planifikonte sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, të përcaktonte rendin e ditës, të propozonte misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e të tjera".
Kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore.

Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit.


 

 

 

 

 

 

 

 


Tadiq: Referendumi në veri të Kosovës – i dëmshëm për Serbinë

boris_tadic-31Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që në mesin e muajit shkurt, të organizojnë referendum, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë.

Mëtutje, Tadiq u tha gazetarëve në Beograd, se para Serbisë është dialgou me Kosovën, që bartë rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve, dhe vlerësoi se nuk ekziston mundësia, që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe.

Në këtë kuadër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që ta mbështesin Serbinë në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë, e jo ta vështirësojnë kërë proces.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Fjalimi i Obamës fokusohet në ekonominë

barak_obama.022Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pritet të bëjë thirrje për më shumë "drejtësi ekonomike" në Amerikë, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit.

Adresimi i tij në Kongres vjen së bashku me fushatën për rizgjedhje në postin e presidentit, në zgjedhjet e nëntorit.

Në një video paraprake, Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një "ekonomi që funksionon për të gjithë, e jo vetëm për disa të pasur".
Por, pretendentët për nominimin republikan kanë akuzuar presidentin për mbështetjen e politikave që "kanë dëmtuar ekonominë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Itali: U gjetën edhe dy trupa të pajetë në anijen e fundosur

brod_konkordijaEkipet e shpëtimit i kanë gjetur edhe trupat e pajetë të dy femrave, në anijen e përmbysur Kosta Konkordia, në bregdetin e Italisë.

Kështu, numri i personave që e humbën jetën nga fundosja e anijes, arriti në 15, ndërsa 19 vetë ende konsiderohen të zhdukur.Kapiteni i anijes luksoze, Françesko Sçetino, ballafaqohet me akuza të vrasjes së shumfishtë, lidhur me përmbysjen e anijes.

Një avokat i kapitenit u tha sot gazetarëve se prokurorët po e shqyrtojnë zgjerimin e akuzave, që mund t'i përfshijnë edhe menaxherët e kompanisë pronare të anijes, Kosta Kruize.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtetet e Gjirit tërhiqen nga misioni në Siri

sirija_protestShtetet e Gjirit Arab kanë vendosur të tërhiqen nga misioni vëzhgues i Ligës Arabe në Siri.
Njoftimi i gjashtë anëtarëve të Këshillit Bashkëpunues për Gjirin vjen pasi Damasku ka refuzuar planin e Ligës Arabe për t'i dhënë fund dhunës 11-muajshe në këtë vend.

Plani i bën thirrje presidentit Bashar al-Asad të dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij.

Arabia Saudite qysh të dielën ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga misioni vëzhgues, duke thënë se Qeveria siriane nuk i ka respektuar nismat paqësore të Ligës Arabe.
Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,000 të vrarë në Siri, që nga shpërthimi i trazirave në mesin e marsit 2011

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Libi: Lojalistët e Gadafit luftojnë për qytetin Bani Valid

libija_2Mbështetësit e ish liderit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi, po luftojnë për kontroll në qytetin Bani Valid, që dikur ishte bazë e ish regjimit.

Agjencitë e lajmeve citojnë një person lokal , që ka thënë se katër njerëz janë vrarë dhe më tepër se 20 janë plagosur në përleshje.

Ky burim, poashtu, tha se është përdorë edhe armatimi i rëndë.
Dhuna kishte shpërthyer kur luftëtarët lojalë ndaj regjimit të ri, të udhëhequr nga Këshilli Tranzicional Kombëtar, i kishin arrestuar disa lojalistë të dyshuar të Gadafit, në këtë hapësirë.

 

 

 

 

 

 

 

 


Franca miraton "ligjin për gjenocidin

pariz_19Senati francez ka miratuar ligjin që konsideron vepër penale çdo mohim të "gjenocidit që kanë vuajtur armenët në duart e turqve otomanë, afro 100 vjet më parë".

Shkelësit mund të dënohen me një vjet heqje lirie apo edhe me gjobë prej 45,000 eurosh.

Ministri francez për marrëdhënie me parlamentin, Patrik Ollier, u ka folur senatorëve në favor të ligjit, i cili ka shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike me Turqinë.

Armenia thotë se rreth 1.5 milionë armenë janë vrarë në Turqinë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, "për shkak të politikës së qëllimshme të gjenocidit".

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, ka paralajmëruar se Ankaraja do të ndërmarrë masa të reja kundër Francës nëse Senati miraton ligjin.

 

 

Izdvajamo

Gradonačelnik Podgorice Miomir Mugoša podnio je vrhovnom državnom tužiocu Ranki Čarapić prijavu protiv poslanika i odbornika Socijaldemokratske partije i bivšeg predsjednika Skupštine Glavnog grada Raška Konjevića zbog nepotpisivanja odluke o izboru gradonačelnika, donijete 19. jula prošle godine, pišu podgorički mediji.