Sali Berisha ne Podgoricë
25.01.2012.

 

luksic_berisa_1Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha sot qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Kryeministri shqiptar në Podgoricë zhvilloi takime me zyrtarët e shtetit malazezë. Kryeministri Berisha zhvilloi takime me presidentin Filip Vujanoviq, pastaj me kryeministrin Igor Llukshiq dhe me nënkryetarin e Kuvendit Zhelko Shturanoviq.

Ne takimet me zyrtaret malazeze u shpreh gatishmëria e dy vendeve për bashkëpunim edhe me te mire mes dy vendeve me qellim te avancimit te bashkëpunimit politik, ekonomik, dhe infrastrukturë me qellim te përbashkët, integrimet ne familjen e madhe europiane. Gjate takimeve poashtu kryeministri i Shqiperise shprehu gatishmërinë qe qeveria shqiptare ta ndihmoje atë malazeze për integrimet evroatlantike dhe ne NATO.



Pas takimit me kryeministrin Igor Llukshiq, kryeministri shqiptar dhe ai malazez mbajtën një konferencë për gazetarët ku dy kryeministrat theksuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u shprehen të sigurt se ka ende hapësirë për avancimin dhe përparimin e mëtejmë të tyre në dritën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Sipas fjalëve te kryeministrit te Malit te Zi, Igor Llukshiq, vizita u realizua ne kohe te duhur pasi qe ky ishte një rast i mire për njoftim me proceset integruese te dy vendeve drejt UE dhe përkrahjen e Shqipërisë ne plotësimin e kritereve për hyrjen ne NATO. Llukshiq tha se proceset integruese janë platforme dhe baze e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, kurse marrëdhëniet mes dy vendeve, te Malit te Zi dhe Shqipërisë, janë baze e mire për proceset integruese te dy vendeve. Për këtë dëshmon edhe marrëveshja e nënshkruar sot për vendkalimin e përbashkët kufitar, qe do te shërbej për bashkëpunimin edhe me te mire ekonomik.

Llukshiq gjithashtu theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve i tejkalon kufijtë e bashkëpunimit ekonomik dhe se ka ende hapësire per zhvillim edhe ne fushat tjera, pasi qe proceset e integrimit bazohen ne bashkëpunimin e mire rajonal, kurse bashkëpunimi rajonal ne marrëdhëniet e mira fqinjësore, prandaj, sipas fjalëve te kryeministrit te Malit te Zi, modeli i bashkëpunimit mes dy vendeve mund te shërbej si model i bashkëpunimit edhe për vendet tjera te rajonit. Kryeministri i Shqipërisë , Sali Berisha shprehu kënaqësi me takimin e sotëm, ne te cilin, siç tha ia, u bisedua për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për perspektiven me te madhe ne marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mëtejme. Ai tha se shpreh kënaqësi ne përpjekjet për investimet ne infrastrukture qe lidhe dy vendet. Vend te posaçëm ne këtë takim pati edhe tema e avancimit te ofertave turistike te Malit te Zi dhe Shqipërisë si dhe thjeshtëzimi i procedurave për lëvizje te lire te njerëzve dhe mallrave.

Sipas fjalëve te Berishës, Shqipëria vlerëson progresin e ndjeshëm dhe real qe shqiptaret ne Malin e Zi i kane realizuar dhe vlerëson dialogun konstruktiv qe pakica shqiptare po e realizon me qeverinë e Malit te Zi dhe forcat tjera politike te këtij vendi.

Në programin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë u realizuan takimet edhe me kryetarin e PDS-së Millo Gjukanoviq, me deputet shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj, Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka. Siç ishte edhe paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë realizon edhe një vizitë të shkurtër në Tuz, ku në orët e pasditës ai takohet me kryetarin e Komunës urbane Nikollë Gegaj si dhe me udhëheqësin e kësaj komune. Berisha gjithashtu sot, sic paralajmërohet, do te qëndroj edhe në Ulqin ku do te realizoj takime me kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Xhaudet Cakuli si dhe me përfaqësuesit tjerë të kësaj komune. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi u nënshkrua marrëveshja mes qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë për caktimin e vendkalimit të përbashkët kufitarë në Grabom, në Cem të Trieshit si dhe pikat kufitare Vraniq e Qerem. Marrëveshjen e qeverisë e nënshkruan ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, Zhelko Peroviq, dhe ambasadori shqiptar në Mal të Zi,Tonin Beci.

 








Pejoviq bisedoi sot me sektorin joqeveritarë

aleksandar_pejovicKrenegociatori i Malit të Zi me UE Aleksandër Pejoviq bisedimet e sotme me përfaqësuesit e sektorit civil i vazhdon sot konsultimet për procesin e bisedimeve paraprake dhe formimin e ekipit për bisedime.

Pejoviq, siç është kumtuar nga ministria për punë të jashtme do të takohet me më tepër se 30 udhëheqës të organizatave joqeveritare. Edhe pse roli i OJQ-ve nuk është vendimtar në bisedime pozicionimi i tyre është i domosdoshëm , por edhe ndihmë në këtë proces.

Në të cilën formë ,në cilat fusha dhe të cilat OJQ duhet të përfshihen në procesin e bisedimeve, a duhet të jetë kriterijum sukseset e tyre në opinion ose ndonjë kualitetet tjetër janë vetëm disa nga çështjet të cilat do të shqyrtohen gjatë konsultimeve me kryenegociatorin , shkruan gazeta POBJEDA në portalin e vet.









Krivokapiq në Isaland

ranko_krivokapic_06Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq qëndron sot dhe nesër në vizitë të parë zyrtare në Island.

Atë do ta pres presidenti i Islandës Ollfur Ragna Grimson , kryetarja e Parlamentit Asta Johanezdotir dhe kryeministrja Johana Sigurdardotir, u kumtua nga Kuvendi i Malit të Zi.

Islanda është vendi i parë i cili zyrtarisht e ka njohur rivendosjen e pavarësisë së Malit t Zi pas referendumit në maj të vitit 2006.










Dënohen katër, kurse dy lihen të lirë

morinj_kapijaaKolegji i specializuar i gjyqtarëve të Gjyqit të lartë në Podgoricë dënoi sot pjesëtarët e ish armatës popullore të Jugosllavisë Ivan Gojniq , Shpiro Lluçiq, Ivo Menzalin dhe Boro Ligiq në gjithsejtë 11 vjet burg për krime lufte në Morinj në vitet 91 dhe 92 të shekullit të kaluar.

Kolegji i la të lirë Mllagjen Govedarica dhe Zllatko Tarle për krime lufte kundër të burgosurve luftarak. Procesi gjyqësor kundër pjesëtarëve të APJ të akuzuar për krime lufte në Morinj ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjykatësja Milenka Zhizhiq theksoi duke e arsyetuar vendimin se 4 të akuzuarit veprat i kanë kryer me paramendim dhe të vetëdijshëm se fjala është për kategorinë e mbrojtur të të burgosurve luftarak.









Mali i Zi me sukses kontribuon në misionin ISAF

boro_vucinic.1Mali i Zi i kontribuon me sukses misionit ISAF kurse Afganistani stabil dhe në paqe i cili nuk i kërcënon botës , është në interes të të gjithëve ka vlerësuar ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Pius Fisher.

Ai në konferencën mbi mbështetjen rajonale misionit ISAF në Afganistan pas vitit 2014 ka theksuar se Mali i zi është njëri prej më tepër se 50 shteteve kontribuues që participojnë në misionin ISAF në Afganistan. Gjermania , theksoi ai i është përkujtuar luftës kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë ta luftojë atë me partnerët e vetë në Afganistan.

Ministri malazezë i mbrojtjes Boro Vuçiniq ka përkujtuar se në mars të vitit 2010 Mali i Zi e ka dërguar kontingjentin e vetë të parë në misionin ISAF i cili numëronte 31 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi, Mali i Zi në periudhën që vjen , theksoi ai do ta intensifikojë punën në ngritjen e kapaciteteve të domosdoshme për mbështetjen e misionit të NATO-s në Afganistan pas vitin 2014.









Thaçi: Ka një dinamikë efektive për procesin e integrimeve evropiane

hasim_taci.4Kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova ka një dinamikë efektive për procesin e integrimeve evropiane dhe për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e Grupi Ndërkombëtarë Mbikëqyrës për Kosovën në takimin e Vjenës, e kanë përkrahur qëndrimin e Kosovës që gjatë këtij viti të përmbyllet pavarësia e mbikëqyrur.


Gjithashtu sipas tij, të gjitha vendet e kanë përkrahur sovranitetin e plotë të Kosovës.









Fyle për dialogun, kompromisi është i arritshëm

stefan_file_4"Dialogu për përfaqësimin rajonal të Kosovës ka ecur shumë përpara dhe konsiderojmë se kompromisi është i arritshëm", ka deklaruar Komesari evropian për zgjerimin Shtefan Fyle. Në një intervistë për gazetën serbe "Blic", Fyle ka sqaruar se bëhet fjalë që të "arrihet marrëveshja për zgjidhjen e cila është e dobishme për të dyja palët".

Ai tha se nuk dëshiron të spekulojë se çfarë do të ndodhë në takimin e Këshilit Evropian, por i ka porositur të gjitha palët e përfshira që "të mos kalkulojnë dhe të bëjnë gjithçka që të arrihet marrëveshja", tha Fyle.

Komesari evropian për zgerimin ka theksuar se barrikadat në veri paraqesin një problem të madh të pazgjidhur, ndërsa ka shtuar se Beogradi i ka të gjitha kompetenca që t'i heqë ato.








Kuper sot në Beograd, nesër në Prishtinë

robert_kuperNdërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Robert Kuper, sot pritet të arrijë në Beograd, ku do të takohet me shefin e delegacionit të Serbisë në këto bisedime, Borisllav Stefanoviq. Kuper nesër pritet të vizitojë edhe Prishtinën.

Shumë zyrtarë evropianë, ditëve të fundit, kanë theksuar se përparimi i Serbisë kah integrimi në BE, varet nga vazhdimi i dialogut me Kosovën, ndërsa njëra nga çështjet e pazgjidhura mbetet përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale.

Stefanoviq ka thënë se ardhja e Robert Kuperit në Beograd, bëhet me qëllim që të kapërcehet "hendeku " ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe të gjendet marrëveshje për çështjen e përfaqësimit të Kosovës.









Teuta Arifi në Athinë

teuta_arifiZëvendëskryeministrja Teuta Arifi në takimin e sotëm me kolegun e saj grek Teodoros Pangallos në Athinë, sipas burimeve diplomatike, do të dorëzojë një letër zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski drejtuar Llukas Papademosit, me të cilën kërkohet takim, sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në letrën e tij Gruevski thekson se dëshiron të "riafirmojë se ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përkatësisht të marrëdhënieve miqësore dhe të partneritetit të Republikës së Maqedonisë me të gjithë fqinjët e vet është prioritet i shtetit tonë, të cilin e kultivojmë gjatë tërë viteve të shkuara, si edhe sot".











Marnak: EULEX i do të ndihmojë liberalizimin e vizave

ksavije_de_marnak_1Shefi i EULEX it, Ksavier dë Marnak, ka deklaruar se është i sigurt se policët dhe doganierët e Kosovës do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë një vizite që i bëri vendkalimit kufitar me Maqedoninë në Hanë të Elezit, Dë Marnak tha se EULEX i është i gatshëm të ndihmojë.

Dë Marnak vlerësoi se vizita e Komisioneres për punë të brendshme të Bashkimit Evropian, Sesilia Malmstrom në Kosovë ishte e rëndësishme për procesin e liberalizmit të vizave.

"Doganat e Kosovës dhe oficerët e policisë do të luajnë një rol kyç në këtë proces. Euleksi është i gatshëm të ndihmojë aq sa mundet", tha Dë Marnak.









Basha: Të sjellim më pranë Tiranën e Zagrebin

ljuljzim_basa_1Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në një takim me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, tha se kjo vizitë, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për Kroacinë, është një inkurajim i madh edhe për Shqipërinë, në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Presidenti kroat, duke uruar që rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE, të jetë më e shkurtër se e Kroacisë nënvizoi se statuti i vendit kandidat, do të jetë dhurata më e mirë që mund të marrë Shqipëria, në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Basha e njohu Presidentin me nismën e tij, për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me bashki të vendeve të rajonit të BE së, por edhe më gjerë. Në këtë kuadër, Basha tha se administrata e drejtuar prej tij është e angazhuar, për të ndërmarrë nismat dhe hapat e nevojshëm, për të sjellë më pranë Tiranën me Zagrebin dhe biznesmenët e dy qyteteve.









Bashkëpunim ndërpolicor në krimin e organizuar Shqipëri-Kroaci

tirana_albanijaMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani në një takim në Tiranë me homologun e tij kroat, Ranko Ostojiç, ka diskutuar për bashkëpunim ndërpolicor në krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe kontrollin kufitar.

Nishani i bëri të ditur hologut të tij kroat se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë policor jo vetëm me vendet fqinj, por edhe me vendet e rajonit të Europës Juglindore dhe më gjerë dhe policia shqiptare vlerësohet tashmë si partner shumë i rëndësishëm në rajon.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Kroacisë vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës e në mënyrë të veçantë për ndërtimin dhe funksionimin e një bashkëpunimi të suksesshëm rajonal. Gjithashtu ministri Ostojiç ftoi Nishanin për një vizitë zyrtare në Zagreb për të firmosur pas disa muajsh edhe marrëveshjen e bashkëpunimit policor mes të dy vendeve.









Kajro: Mijëra njerëz shënojnë njëvjetorin e revoltës

egipat_slavlje_1Mijëra egjiptianë janë mbledhur sot në qendër të kryeqytetit Kajro, për të shënuar njëvjetorin e revoltës masive popullore, e cila e detyroi presidentin shumëvjeçar, Hosni Mubarak, që të paraqes dorëheqje.

Demonstruesit janë tubuar në Sheshin Tahrir, që ishte skenë e protestave, që përfundimisht sollën përmbysjen e Mubarakut, më 11 shkurt të vitit të kaluar.
Raportohet se në mesin e demonstruesve gjenden mbështetës të partive islamike, që janë shumicë në parlamentin e ri të Egjipit, i cili doli nga zgjedhjet e para, pas përmbysjes së Mubarakut.

Aty përfshihen edhe liberalët proreformistë, që po kërkojnë largimin e Këshillit Ushtarak, i cili po sundon në Egjipt prej kohës së dorëheqjes së Mubarakut, dhe pas dënimit të zyrtarëve të involvuar në vrasjen e më se 800 protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.

Aktualisht, kundër Mubarakut po zhvillohet procesi gjyqësor lidhur me akuzat për urdhër për vrasje të demonstruesve gjatë kryengritjes.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.









Ushtria amerikane i liroi 2 të rrëmbyer në Somali

somalijaForcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë ndërmarrë një ndërhyrje në Somali, ku kanë liruar dy persona, që ishin rrëmbyer nga piratët.

Është thënë se në këtë aksion kishin marrë pjesë forcat amerikane me helikopterë, që ishin përleshur me të shtëna armësh me piratët, ku ka pasur edhe viktima. Grupi humanitar, Këshilli Danez i Refugjatëve, tha se amerikanja Xhesika Bjukenen dhe danezi Paul Hagen Thisted, janë liruar sot herët në mëngjes gjatë një "operacioni në Somali".

Nuk ka pasur deklaratë zyrtare nga ushtria amerikane. Agjencitë e lajmeve raportojnë se piratët kanë thënë se një numër i piratëve mendohet se është vrarë në përleshjet me forcat e Shteteve të Bashkuara.










Kancelarja Merkel hap punimet e Forumit Ekonomik Botëror

angela_merkel_004Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hap sot në Davos me një fjalim Forumin Ekonomik Botëror.

Në takimin vjetor në Zvicër pritet të marrin pjesë mbi 2.600 përfaqësues, kryesisht nga politika dhe ekonomia, më shumë se asnjëherë më parë.

Pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar rreth 40 krerë të shteteve dhe qeverive.

Sivjet temë qendrore e takimit pritet të jetë kriza e borxheve në zonën e euros.



 

 

Izdvajamo

Gradonačelnik Podgorice Miomir Mugoša podnio je vrhovnom državnom tužiocu Ranki Čarapić prijavu protiv poslanika i odbornika Socijaldemokratske partije i bivšeg predsjednika Skupštine Glavnog grada Raška Konjevića zbog nepotpisivanja odluke o izboru gradonačelnika, donijete 19. jula prošle godine, pišu podgorički mediji.