| Berisha vizitoi Komunën e Ulqinit dhe KU të Tuzit |
|
26.01.2012. Pas bisedimeve të zhvilluara me autoritetet e larta shtetërore në Podgoricë, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, vizitoi dje pasdite Komunën e Ulqinit dhe KU të Tuzit.
Nikoqir të këtij takimi ishte udhëheqësia e pushtetit vendor dhe përfaqësuesit e partive politike që participojnë në punën e Kuvendit të KU. Kreu i pushtetit vendor, Nikollë Gegaj, duke folur për mënyrën e funksionimit të KU, në veçanti theksoi të arriturat e deritashme në përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës lokale, në të mirë të qytetarëve të këtushëm. Ai, poashtu rikujtoi në marrëveshjen politike mes dy subjekteve më të mëdha që ushtrojnë pushtetin aktual, respektivisht të liderëve të tyre, Millo Gjukanoviq dhe Ferhat Dinosha, se gjatë mandatit rrjedhës, deri në vitin 2014, do të organizohet referendumi në të cilin qytetarët e kësaj KU do të deklarohen se a dëshirojnë të jetojnë në komunë të plotë apo në komunë urbane, siç është aktualisht. Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e vet përshëndetëse, duke u shprehur i kënaqur që viziton Malësisë, veçoi rrolin e bashkëkombësve të vet në pavarësimin e Malit të Zi, duke theksuar se i është mirënjohës pushtetit dhe Qeverisë së Malit të Zi, në vendimet e tyre në realizimin e të drejtave demokratike për shqiptarët në Kosovë. Ai, vlerësoi se pavarësia e Malit të Zi dhe Kosovës kanë bërë që gadishulli i Ballkanit të jetë i lirë. Kryeministri Shqiptar, rikujtoi marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve, në ndërtimin e infrastrukturës moderne në mënyrë që qytetarët nga të dy anët të jen më afër kryeqendrave të këtyre dy vendeve fqinje.
AK kritikon vizitën e Berishës në Mal të Zi
"Kryeministri u shpreh sërish kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë, të cilin e kërkojnë shumica e shqiptarëve. Berisha nuk është kryeministër i 10 milionë shqiptarëve", ka deklaruar Aleanca. Grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka akuzuar gjithashtu kryeministrin shqiptar se heshti për të drejtën e flamurit të shqiptarëve në Malin e Zi. "Kryeministri e ka për detyrë të mbrojë simbolin e kombit shqiptar. Bashkimi do të vijë nga vetë shqiptarët, jo nga kryeministrat", thuhet më në reagimin e Aleancës Kuq e Zi. Pak ditë më parë AK shprehu rezervat e saj ndaj vizitës së ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në Shkup, duke konsideruar si "skandaloz" faktin që flamuri shqiptar nuk ishte prezent gjatë të gjithë kohës në takimin mes Imamit dhe homologut maqedonas, Fatmir Besimi.
Krivokapiq bisedon me kryeministrin e Islandës
Kryetari i parlamentit të Islandës Asta Johanezdotir me të cilin Krivokapiq është takuar dje ka rekomanduar se madhësia e një vendi nuk është pengesë për zhvillimin e vlerave të mëdha. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se kompatibiliteti i shteteve të Islandës dhe Malit të Zi vërehet edhe në ruajtjen dhe avancimin e procesit bisedues me UE . Krivokapiq ka biseduar edhe me presidentin e Islandës Ollafur Ragnar Grimson me të cilin shkëmbejnë mendimet mbi pozitën e vendeve të vogla në UE, për situatën e përgjithshme politike , për efektet e krizës ekonomike si dhe për aktivitetet e mëtejme të dy vendeve në planin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimeve evropiane. Për ndryshe Islanda është vendi i parë e cila zyrtarisht e ka njoh rivendosjen e pavarësisë së Malit të Zi pas referendumit në maj të vitit 2006.
Qeveria shqyrtoi programin e punës
Qeveria, siç tha sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zharko Shturanoviq, do të veprojë në drejtimin e integrimeve të Malit të Zi në UE, pastaj në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të qytetarëve, në stabilitetin fiskal dhe në reformat në shëndetësi , arsim etj. Ministri i financave Millorad Katniq deklaroi se qeveria, respektivisht resori i financave do të punojë në të ardhmen në subvencionimin për punësimin e personave të cilët vështirë punësohen që do të vazhdojë deri në vitin 2014. Sipas fjalëve të tij, me këtë program të qeverisë siç vlerësohet do të punësohen rreth 14 mijë persona, ndërkohë që qeveria do të marr obligim që ndërmarrjet, të cilat do të punësojnë persona të tillë, do tu ofrojë lehtësime tatimore. Ministri i komunikacionit Andria Llompar deklaroi se kjo ministri vazhdon përpjekjet për gjetjen e mënyrës së financimit për ndërtimin e rrugës Tivar-Bolare. Llompar në deklaratën për media pas mbledhjes së sotme të qeverisë theksoi se Banka Investuese Evropiane (EIB) do të financojë me 500 mijë euro shërbimet konsultative për ndërtimin e kësaj autostrade. Llompar tha se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti, kurse qeveria është e obliguar që në kuadër të Këshillit për privatizim të formojë ekipin i cili do të përcjellë implementimin e këtij projekti. Deri tani prej 13 konsultantëve të interesuar për këtë 6 kanë hyrë në përzgjedhjen e ngushtë.
Nga qeveria theksojnë se Llukshiq edhe njëherë ka theksuar se qartë duhet ndarë çështja e privatizimit dhe e partneritetit me investuesin me renome "Dojçe Telekom", oferta financiare e të cilit për privatizimin e kompanisë ishte dukshëm më e mirë nga të gjitha tjerat, dhe çështjen e korrupsionit të cilën prokuroria shtetërore duhet ta hetojë në detaje. Njëkohësisht prokuroria si edhe në çdo rast tjetër, duhet të punojë e pavarur dhe në mënyrë profesionale, u konkludua në qeveri.
Fatura më të vogla ose protesta
Qalloviq theksoi se nuk mund të kumtojë detaje tjera, por ato dot ë dihen pasi që qytetarët të marrin faturat e janarit për energjinë elektrike. Të përkujtojmë se Unioni i Sindikatave të Lira dërgoi dje letër të hapur kryeministrit Igor Llukshiq në të cilën thuhet se organizatorët dhe rreth 10 mijë qytetarë pjesëmarrës së protestës së kaluar e ftojnë kryeministrin të tregojë se e kupton se shumica e banorëve është e rrezikuar dhe të pakënaqur me pozitën e vetë. Poashtu kërkohet që udhëheqësit e agjencisë rregullatore për energjetik të japin dorëheqje respektivisht nëse nuk e bëjnë këtë, të niset procedura për shkarkimin e tyre rekomandoj Unioni i Sindikatave të lira.
"Ai tashmë është i ftuar që në prokurori të thotë çdo gjë që ka të thuhet", theksoi Çarapiq për Radion Antena M. Lideri i LPN-së Medojeviq i ka rekomanduar kryeprokurores Çarapiq se do të përgjigjet në ftesën për dhënien e dëshmisë për lidhjet e regjimit dhe mafies, mirëpo ajo më parë të urdhëroi arrestimin e Millan Roqen, shkruan gazeta "DAN".
Qeveria ka bërë puç në drejtorinë e policisë
Kjo parti vërteton se qeveria, duke mos pritur vërtetimin e ligjit të ri për punët e brendshme dhe miratimin e tij eventual në Kuvend, me ndryshimin e dekretit atëherë në fuqi e kthen drejtorinë e policisë nën kompetencat e ministrisë për punë të brendshme.
Do të lobojnë që Mali i Zi të mos anëtarësohet në UE
Mali i Zi gjendet në vendin e 107-të në indeksin e mediave të lira, kurse nga vendet evropiane më poshtë janë të plasuara vetëm Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina. Krahasuar me vitin e kaluar, Mali i Zi ka ngecur tri vende me poshtë. Bazill në intervistën për gazetën "VJESTI" ka theksuar se Mali i Zi ka ngelë mbrapa sepse gjykatat vazhdojnë me dënimin e mediave me dënime të larta në të holla dhe sipas mendimit të tij sistemi është i korruptuar, kurse krimi i organizuar në media dhe ekonomia e zezë rrezikojnë profesionalitetin e gazetarit.
Përveç anëtarëve të Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikimin hapësinor të Kuvendit të Malit të Zi, është paraparë që në forum të marrin pjesë përfaqësuesit e vende të rajonit dhe ekspertët nga fusha e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Forumi parlamentarë i Cetinës ka për qellim përparimin e bashkëpunimit, transferimin e përvojave dhe njohurive me qellim të kontiunitetit në të mirë të bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatë në rajon, përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale si dhe afrimin e përfaqësuesve të institucioneve ligjvënëse në shtetet e rajonit.
Qytetarët të ndikojnë në ndryshimet shoqërore
Në trajtimin dyditor me titull "Është mirë të jesh ndryshe" për konceptin e të drejtave të njeriut me theks të veçantë në drejtat e pakicave si dhe pozita e pakicës seksuale (LGBD), filloi sot në Podgoricë. Sipas fjalëve të Ulareviq, qëllimi i trajnimit është që përmes praktikave më të mira ndërkombëtare, të përgjigjet në paragjykimet brenda shoqërisë.
Anulohet vizita e Kuperit në Kosovë
Kuper ishte dashur që gjatë ditës së sotme të takonte në Prishtinë zyrtarët e lartë të qeverisë për të diskutuar çështjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës. Nuk ka ende njoftim zyrtar se kur do të mund të realizohet kjo vizitë. Diplomatët evropianë kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë çështje të rëndësishme për euro integrimin e Serbisë.
Të vazhdojë dialogu, të zbatohen marrëveshjet
Në rezolutën e miratuar me 90 vota pro, tri kundër dhe tri abstenime, vlerësohet se Serbia ka arritur progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por që disa probleme kyçe kanë mbetur edhe më tutje të pazgjidhura, njofton gazeta Blic. Pos reformave në gjyqësi, antikorrupison, ligjin zgjedhor, lirinë e medieve e të tjera Beogradit i kërkohet të zbatojë plotësisht edhe të drejtat e pakicave, veçmas të romëve. Madje në këtë pikë kërkohet edhe avancimi i statusit të pakicave.
Dialogu me Kosovën, faktor i rëndësishëm për rrugën evropiane të Serbinë
Sipas tij, Serbia për të rritur gjasat që të bëhet kandidat për BE në mars, duhet vazhduar përparimin në normalizimin e lidhjeve me Prishtinën. "Dialogu me Kosovën është një faktor i rëndësishëm i rrugës së qasjes së Serbisë. Dy palët duhet të bisedojnë për çështje shumë konkrete, siç është njohja e diplomave, energjetika, tregtia dhe telekomunikacioni. Beogradi dhe Prishtina gjithashtu duhet plotësisht të implementojnë marrëveshjet tashmë të arritura në dialogun në të cilin e ndërmjetëson BE", është shprehur Shulc në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".
Jeremiq për lobim kundër pavarësisë së Kosovës
Sipas mediave të Beogradit, temë kryesore e takimeve t të Jeremiqit me homologë e tij afrikanë do të je ë qëndrimi i shteteve afrikane ndaj, siç thuhet, "shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës". Nga 54 anëtarë të Organizatës së Bashkimit Afrikan me të cilat Serbia ka marrëdhënie diplomatike, Kosovën e kanë njohur 16 shtete, ndërsa 38 ende jo. Siç theksohet se në mesin e shteteve afrikane që nuk e kanë njohur Kosovën, ka edhe të tilla me qëndrim të paqartë rreth kësaj çështjeje.
"Referendumi nuk ka vonesa dhe duhet të mbahet në Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Kjo është edhe simbolika kryesore, edhe mesazhi i referendumit", ka thënë politikani serb i veriut, Marko Jakshiq. Përmes këtij organizimi, ata kanë për qëllim "të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit". Kundër referendumit dhe kundër zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, është shprehur Lëvizja për Rimëkëmbjen Serbe. Përfaqësuesit e kësaj partie janë deklaruar kundër mbajtjes së referendumit në katër komunat serbe në veri të Kosovës.
EULEX i kënaqur me punën në Kosovë
Ai ka deklaruar se janë shënuar rezultate të qarta edhe në luftën kundër kriminalitetit. Ndërkaq, sipas tij, deri më tani janë marrë 220 aktgjykime. Prej tyre 15 raste kanë të bëjnë me krimin e organizuar, kurse në 20 raste janë shpallur dënime për krime të kryera gjatë luftës. Aktualisht janë duke u zhvilluar 350 procese penale hetimore.
Haxhinasto është shprehur se EULEX do të ketë juridiksion të plotë për hetimet. Uilliamson do të hetojë lidhur me trafikun e organeve të serbëve ta kapur gjatë luftës mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999. Xhon Klint Uilliamson është emëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si prokurori kryesor për të shqyrtuar akuzat se pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë. Pretendimet për trafikim organesh u shfaqën në vitin 2010, kur Dik Marti, si raportues i Këshillit të Evropës nëpërmjet një raporti të tij shprehu dyshimet se të burgosurit janë çuar në veri të Shqipërisë, ku u janë marrë organet për t'i shitur.
Gruevski breshëri akuzash ndaj Greqisë
Pas takimit me Rasmusenin, Gruevski ka bërë breshëri akuzash ndaj Greqisë. Ai tha se de facto Maqedonia nuk ka partner të besueshëm për të zhvilluar bisedimet për emrin, pasi Greqia refuzon takimet me pretekstin e krizës financiare. Ai ka kërkuar që të rishqyrtohen konkluzionet e Samitit të NATO s në Bukuresht të vitit 2008, të merret parasysh aktvendimi i gjykatës në Hagë dhe shtetet e NATO s të kërkojnë nga Greqia të respektojë Marrëveshjen e vitit 1995.
Në fjalimin e saj hapës, kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi një mbingarkesë të Gjermanisë për përtëritjen e eurozonës. Ekonomia udhëheqëse në Evropë është e fuqishme, por nuk duhet bërë premtime, të cilat në fund nuk mund të përmbushen. "Secili prej vendeve tona në Evropë është një vend i fuqishëm, disa më shumë, disa më pak. Për Gjermaninë mendohet se është veçanërisht e fortë. Dhe Gjermania është, gjithashtu, relativisht e madhe, Gjermania është, gjithashtu, relativisht e fortë. Ne nuk duam të jemi solidarë, ne nuk duam që të futemi në detyrime, ky nuk është problemi ynë. Merkel, ka thënë se duhet një "riorganizim i madh" për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës dhe atë globale. Ajo ka hedhur poshtë thirrjet për një rritje më të madhe në fondin e UE për shpëtimin e Eurozonës. Ndërsa kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se udhëheqësit e Unionit Evropian duhet të ndërmarrin "masa të guximshme" nëse duan që Evropa t'i tejkalojë problemet ekonomike. Kameron u tha delegatëve në Forumin Botëror të Ekonomisë se liderët evropianë duhet të dëshmojnë "udhëheqësi" më të mirë.
Një përfaqësues i lartë palestinez tha në kryeqytetin jordanez Aman se Izraeli në bisedimet e ditëve të kaluara nuk ka lëvizur asnjë hap nga vendi. Takime të tjera nuk janë planifikuar. Negociatat e drejtpërdrejta për paqen në Lindjen e Mesme janë ngrirë që prej shtatorit të vitit të kaluar. Si kusht për fillimin e tyre, palestinezët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit të ngulimeve hebreje në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.
Sulme të reja në Irak, 10 të vrarë
Policia tha se sulmi ka ndodhur në Musaxhab, një zonë e banuar me shumicë shiite. Ushtarët, policët, punonjësit qeveritarë dhe politikanët mbesin objektiva të shpeshta sulmesh në Irak, pasi militantët përpiqen të minojnë rolin e qeverisë dhe të sfidojnë sigurinë në prag të tërheqjes së trupave amerikane.
Obama nis një turne nëpër SHBA
"Këtu nuk bëhet fjalë për konflikt klasash, por për një mirëkuptim të shëndoshë", ka thënë Obama gjatë vizitës që i ka bërë një fabrike në Iowa. Presidenti i SHBA-së bëri, po ashtu, thirrje për rivendosjen e bazës prodhuese në vend, e cila ka pësuar humbje të mëdha në recesionin e viteve të fundit. Iowa, shteti federal në të cilin Obama ka korrur fitore në fushatën presidenciale më 2008, është ndalesa e parë në turneun e tij në Shtetet e Bashkuara. Agjencia AP ka vlerësuar se fjalimi i Obamës i ka ngjarë fushatës.
Ulqini- Zrinski 69- 82
Që në çerekun e parë të ndeshjes arritën epërsinë prej 11 pikësh të cilën ia dolën ta ruajnë deri në fund. Ndërkaq ulqinakët vetëm në gjysmën e çerekut të dytë e zvogëluan rezultatin në 9 pikë, por në vazhdim të ndeshjes kjo diferencë u shtua në disfavor të ekipit nikoqir. Ulqinakët në këto humbje praktikisht humbën të gjitha gjasat teorike të vazhdojnë garën në ligën ballkanike prandaj tani u mbetet që të gjithë energjinë e tyre ta drejtojnë në kampionatin vendor. |
| Konstitutivna sjednica političkog bloka Pravedna Crna Gora, koji će najvjerovatnije poslije izbora prerasti u političku partiju, biće održana u ponedjeljak u Podgorici. Predsjednik Izvršnog odbora biće Rade Bojović, a kopredsjednici Savjeta Branko Lukovac i Ilija Vujošević. Na prvoj sjednici Pravedne Crne Gore, pored usvajanja odluka o osnivanju kluba, principima djelovanja i organizovanja, biće usvojena deklaracija, prenosi agencija MINA. |