| Qëllimi është zbatimi i reformave |
|
27.01.2012. Pas vendimit të Këshillit të Evropës që Mali i Zi ti fillojë bisedimet paraprake me UE në qershor të këtij viti , aktivitetet e qeverisë së Malit të Zi do të fokusohen në realilzimin e reformave dhe me vemendje të veçantë do të përciellet zbatimi i ligjit, respektimi i të drejtave themelore dhe ndërmarrja e masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , u kosntatua pas mbledhjes së sotm të qeverisë me të cilën u vërtetua programi i saj i punës për këtë vit.
Me program janë definuar 199 obligime, kurse si proiritare u cekën ato që kanë të bëjnë me harmonizimin e mëtejmë të legjislaturës vendore me atë të UE , forcimi i sundimit të drejtës , vazhdimi i reformës esenciale në gjykatë , në administratë shtetërore dhe vetaministratën lokale , vazhdimi i integrimeve euro-atlantike , lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Përveç kësaj do të vazhdohet me marrjen e masave në funksionin e ruatjes së stabilitetit monetarë dhe finansiar , në mes tjerash përparimi i ambientit afaristë dhe reformat e mëtejme në shëndetësi , shkencë, arsim , punë dhe kujdesjen sociale.
Projekti është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Beograd dhe Fondit Ballkanik për demokraci. Koordinuesi i programit për të drejtat e njeriut në Aleancën qyttetare Millan Radoviq ka theksuar se suaza institucionale në Mal të Zi nuk afron rezultate të kënaqshme. Brizhit Millman, nga Fondi Ballkanik për demokraci, ka vlerësuar se çështja e të drejtave të njeriut është çështje më mallore në integrimet evropiane të Malit të Zi. Në Aleancën qytetare konsiderojnë se kompetentët duhet të angazhohen maksimalisht dhe të identifikojnë të gjithë autorët e sulmeve kundër gazetarëve dhe pronës së mediave.
Të ruhet e drejta në privatësi në video mbikqyrje
Tryeza e rrumbullakët me temë Video mbikqyrja në funksion të mbrojtjes së pasurisë dhe të individëve ose rrezikimi i të drejtave në privatësi , u oganizua sot në Podgoricë në prag të Ditës ndërkombëtare të mbrojtjes të dhënave personale. Kamarata konsideron se është me rëndësi që shteti të ketë legjislaturë të mirë por atë duhet zbatuar në formë të mirë. Ai si shembull përmendi paisjet që shfrytëzohen për mbikqyrje.
Deklerata e PSP të miratohet në shkurt.
Ai theksoi se PSP pret që Kuvendi sa më parë të debatojë për propozim dekleratën për plotësimin e obligimeve të Malit të Zi në proces8in e mëtejmeë të integrimeve evrpiane dhe ky dokument të mriatohet kah mesi i shkurtit në seancën e jashtëzakonshme në mënyrë që tëë mos humbet kohë dhe të pritet seanca e rregullt në mars. Ai theksoi se deklerata është hartuar si rezultat i konsultimeve të PSP me përfaqësuesit relevant të Universitetit, OJQ dhe mediave.
Medenica në mbledhjen solemene të Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut.
Ajo do të marr pjesë edhe në seminarin temë e t cilit është "Si të sigurohet përfshirja më e madhe e gjyqeve nacionale në sistemin e konventës evropiane për të drejtat e njeriut" thuhet në kumtesë. Në seminar , siç është kumtuar përveç Brace , do të flasin edhe përfaqësuesit e kolegjit konsultativ të gjykatësve evropianë , të Këshillit të UE , të Këshillit të Evropës dhe përfaqësuesit e Gjyqit kushtetutes federal të Gjermanisë.
Do ta mbështesim dekleratën nëse PSP heq dorë nga simbolet
PSD mbështetjen e ka kushtëzuar nëse Partia më e madhe opozitare e plotëson tekstin e dekleratës se kjo parti me çështjet e identitetit nuk do ti kushtëzojë ndryshimet kushtetutese nga sfera e gjyqësorit , shkruan VJESTI. Kjo thuhet në letrën të cilën nënkryetari i PSD, Rashko Konjeviq, ia drejtoi shefit të Klubit të deputetëve të PSP ,Aleksandër Damjanoviq. Të përkujtojmë se miratimi i ndryshimeve kushtetutese janë njëri ndër kushtet për hapjen e bisedimeve me UE në qërshor të këtij viti.
Punët përfundmitare
Sot, është vendosur konstruksioni i metalt në urë ashtu që kanë mbetur edhe disa punë përfundimtare , në betonimin e urës dhe asfaltimin e saj dhe siç njoftuan nga Kompania që i kryen punimet në këtë projekt, është i nevojshëm një afat prej rreth 30 ditësh që të përfundohet puna e parparë.
Stefanoviq mohon lajmin për kompromis
Stefanoviq ka thënë se negociatat me Prishtinën do të vazhdojnë në atë moment kur të jetë e qartë përdorimi i rezolutës 1244 në formën adekuate e cila do të mbrojë interesat themelore të Beogradit dhe Prishtinës. Stefanoviq, duke përgënjeshtruar pohimet e shtypit të Prishtinës, përkëtasisht të Edita Tahirit, e cila ka thënë se në fillim të shkurtit Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë një kompromis sipas të cilit Kosova do të pranojë të përfaqësohet pa përmendur fjalën Republikë, ndërsa Serbia do të pranojë që në kontekstin e njëjtë të mos përmendet as Rezoluta 1244.
Më 8 shkurt Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Herën e fundit Këshilli i Sigurimit ka diskutuar për Kosovën nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar.
Kosova pa Republikë, si "Palestinë e dytë"
Këtë bindje e kanë shprehur pa dallim deputetë nga tri partitë opozitare, të enjten, ditën kur është pritur që në Kosovë të mbërrijë ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputet i LDK-së, Skënder Hyseni, ka shfaqur drojën se Kosova do të shndërrohet në një Palestinë të dytë, nëse pala vendëse pranon të hyjë në koncesione për shtetësinë e saj. Ai e argumenton këtë me faktin se shtetet që aktualisht kanë qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës do të mësohen ta trajtojnë këtë vend si të tillë edhe në të ardhmen dhe nuk do ta njohin asnjëherë shtetësinë e saj. Berisha zbardh projektet: thellimi i Bunës dhe ansambël ujor Adriatik Ulqin Tivar
Duke iu referuar pikërisht vizitës së zhvilluar në Mal të Zi, Berisha shprehu falënderimet e tij për pritjen që iu rezervua në këtë vend. Por, ndalur në marrëdhëniet me Malin e Zi, kryeministri Berisha bëri me dije se gjatë takimeve të zhvilluara atje janë diskutuar hapësirat e reja të marrëdhënieve në fushën e turizmit dhe të lëvizjes së lirë. Ndalur konkretisht në investimet dhe projektet e reja infrastrukturore, Kryeministri informoi për fillimin e ndërtimit të gjashtë kilometrave të parë Muriqan Ulqin, si dhe u nënshkrua marrëveshje për rikonstruksionin e infrastrukturës Plavë Guci. Gjithashtu, shefi i qeverisë sqaroi më tej projektet e zhvillimit mes këtyre dy vendeve. "Do shqyrtohet projekti i thellimit të Bunës dhe Bashkia e Shkodrës do ndërtojë mole në Bunë. Ne po ecim nga Shëngjini në Velipojë, por krahas rrugës që së shpejti arrin në Velipojë, duhet të projektohet me shpejtësi ura, e cila duhet të hapet dhe të lejojë lundrimin", vuri në dukje, kryeministri Berisha.
Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, këtë ditë e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Me rezolutën e OKB-së, po ashtu, hidhet poshtë çfarëdo refuzimi i Holokaustit si ngjarje historike, kërkohet nga shtetet, që të zhvillojnë programe arsimore për këshillimin e gjeneratave të ardhshme lidhur me tmerret e gjenocidit dhe bëhet ftesë për mbrojtjen aktive të terreneve, ku kishte ndodhur Holokausti. Sivjet temë e përkujtimit është "Fëmijët dhe Holokausti".Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.
Në përleshjet në Siri, forcat e sigurisë kanë vrarë 34 civilë
Nga ana tjetër, grupi raporton se shtatë dezertorë ushtarakë dhe tetë ushtarë qeveritarë janë vrarë në përleshje. Këto vrasje nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, për shkak të kufizimeve nga qeveria e Sirisë për gazetarët që raportojnë për kryengritjen në këtë vend. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 5 mijë demonstrues për demokraci në Siri, janë vrarë nga trupat qeveritare, prej muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi kryengritja
Strategjia e re amerikane e mbrojtjes me buxhet më të vogël
Sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, mbrëmë vonë në Uashington ka folur para reporterëve se si do të absorbohen shkurtimet pa dëmtimin e gatishmërisë ose forcës.
Sulme me predha kundër Akademisë ushtarake të Pakistanit
Tri predha e kanë goditur kompleksin ushtarak. Zyrtari i lartë i policisë në qytetin Abotabad, Abdul Kerim, tha se granatat i kanë dëmtuar disa mure të Akademisë ushtarake, por nuk ka pasur viktima në njerëz.
Pas kësaj, Sarkozi është kërcënuar me tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani. Karzai gjendet në një turne në Evropë, ndërsa ndalesa e tij e parë ishte Italia, ku dje u takua me kryeministrin Mario Monti, i cili ka premtuar se "Italia nuk do të largohet nga Afganistani" dhe ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë me Karzain për bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë.
|
| Bivši predsjednik opštine i aktuelni šef Opštinskog odbora Demokratske partije socijalista Filip Vuković, nakon pauze od par mjeseci, ponovo se nalazi na naslovnim stranama medija i to u negativnom kontekstu, piše dnevni list "Pobjeda". |