Filloi debati për ndryshmet e ligjit për nënshtësinë
30.01.2012.

skupstina--sjednica4Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi filuan sot debatin për propozimin e ligjit për ndryshimet dhe plotsimet e ligjit për nënshtatësinë malazeze me të cilin parashihet vazhdimi i afatit për aplikim për nënshtatësinë malazeze me kushte të lehtësuara.

Propozimin e ligjit Kuvendit ia ka dorëzuar PSP . Deputetja Snezhana Jonica theksoi se kjo parti ka propozuar që afati për aplikim për nënshtatësinë malazeze me kushte të favorizuara , i cili sipas ligjit të miratuar në shtator dhe skadon me 31 të këtij muaji, të shtyhet edhe dy muaj. Kjo parti propozon që të drejtë në nënshtatësinë malazez me prejardhje e kanë të gjithë personat njëri prej prindërve të të cilit e ka shtetësinë malazeze , pa marrë para sysh vendin e lindjes.



PDS ka paralajmëruar se nuk do ta përkrah ligjin e propozuar kurse Partia social demokrate dhe Partia boshnjake kanë kumtuar se për ta është i pranueshëm propozimi që afati për marrjen e nënshtetësisë malazeze tës htyhet edhe dy muaj. Kuvendi sot konstatoi dorëheqjet e deputetëve të PDS Zaria Franoviq , Bozhidar Vuksanoviq dhe Vlladan Vuçeliq. Sipas ligjit për konfliktin e interesave deputetët nuk mund të jetë drejtor në Administratën shtetërore dhe as anëtarë të Këshillave të ndërmarrjeve shtetërore si dhe as kryebashkiak .

 

 







Do të jemi shtet modern

aleksandar_pejovicKryenegociatori i Malit të Zi me UE, Alekandar Pejoviq, ka vlerësuar se Mali i Zi në fund të bisedimeve do të jet shtet modern evropianë me standarde evropiane të cilat zbatohen në të gjitha sferat.

Ne, do të transformohemi , por edhe UE do të bëhet më e begat me antare të reja dhe me vlerat tona. Këtu qëndron edhe kuptimi i krejt procesit integrues gjatë 6 vjetëve të fundit , ka theksuar Pejoviq.

Ai, përkujtoi se planifikohet të themelohen 6 trupa të rinjë punues për bisedime për hyrjen e Malit të Zi në UE.
Deri në mars qeveria duhet të përgatis raportin gjysëmvjeçarë se çka është bërë në 7 sferat kyçe të caktuara nga Komisioni evropianë në fund të vitit 2010.









Me nënëshkrimin e marrëveshjes Mali i Zi promovon tolerancën

luksic_fejzicMali i Zi , m nënshkrimin e marrëveshjes për përparimin e marrdhënieve me Bashkësin islame , tregon se ka se çka të afrojë në integrimet evropiane , si shtet i cili promovon tolerancën dhe vlera të ndryshme , ka vlerësuar kryeministri Igor Llukshiq.

Ai sot pas nënshkrimit të marrëveshjes me përfaqësuesit e Bashkësisë islame , theksoi se marrëveshja i kontribuon profilizimit të mëtejmë të Malit të Zi si vend që zhvillon politikë evropiane.

Reisi i Bashkësisë Islame Rifat Fejziq vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes është ditë historike sepse trajton kontiunitetin e Bashkësisë islame. Llukshiq theksoi se qeveria duhet ta definojë raportin me bashkësitë fetare të cilat veprojnë dhe të cilat selinë e kanë në Mal të Zi.









Filloi gjysmevjetori i dytë

skola.1Pas 27 ditë pushimi , në bankat e shkollave dhe në kopshte , sot, sipas të dhënave, u kthyen rreth 120 mijë nxënës, në 161 shkolla fillore dhe 48 të mesme. Edhe kopshtet iu kthyen regjimit të rregullt të punës .

Viti shkollor përfundon , sipas kalendarit shkollor të Ministrisë për arsim dhe sport, me 13 qershor kur do të fillojnë pushimet verore e që do të zgjasin deri me 31 gusht.

Viti shkollor për nxënsit e viteve përfundimtare përfundon me 17 maj. Për dallim nga viti i kaluar kalendari i sivjetëm ndryshon sepse nuk parasheh pushimin pranveror.








Ekspertët dhaën betimin

vesna_medenica22Ekspertët gjyqësorë, 175 sish , dhanë sot betimin para kryetares të Gjyqit suprem, Vesna Medenica, e cila theksoi se pavarësia e tyre është e domosdoshme për transparencë dhe procedurë të drejtë.

Medenica theksoi se konsideron se nuk do të ketë dilema që edhe ata por edhe gjyqet do të kenë motiv që ta avancojnë punën e vetë me përdorimin e teknikës dhe tekonologjisë së re.

Kryetari i shoqatës së ekspertëve gjyqësor ,Alekandar Ivanoviq, theksoi se shpreson se me këtë rizgjedhje prej 6 vjetësh , do të jenë ekspert gjyqësorë të UE.










Do të përkrahet kandidimi i ministrit Serb të punëve të jashtme

vuk_jeremic-03Ministria për punë të jashtme e Malit të Zi paralajmëroi se do ta përkrah kandidaturën e Vuk Jeremiq, shef i diplomacisë serbe, për kryetarë të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan Dnevne Novine.

Procesi i kandidimit është hapur dhe ne vazhdojmë ta përcjellim procedurën e propozimit të kandidatëve. Në të gjitha situatat kur është fjala për kandidimet në organizatat ndërkombëtare, Mali i Zi në mënyrë principiele i përkrah fqinjët më të afërt , në veçanti nga hapësira ish jugosllave, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për punët multilaterale dhe bashkëpunimin rajonal në ministrinë për punë të jashtme, Zoran Jankoviq.

Të përkujtojmë se për momentin Jeremiq ka vetëm një kundërkandidat – ambasadoren e Lituanisë pranë Kombeve të Bashkuara, Daria Leinarte.








Llukshiq : Medalja e argjendët shkelqen si flori

docek_ajkula_2Medalja e argjendë e vaterpolistëve malazezë në kampionatin evropianë në Ajndhoven, shkelqen si flori , ka theksuar kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq.

Ai në pritjen e organizuar për vaterpolistët, stafin dhe shtabin profesionist të Lidhjes së vaterpolistëve i falenderoi se të gjithë në Mal të Zi janë të lumtur. Ai shtoi se sukseset e vaterpolistëve obligojnë që më tepër të investohet në infranstrukturë , në kuadër dhe talenta të rinj.

Në pritje mori pjesë edhe kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha . pritja solemne për vaterpolistët u rganizua në stadiumin e sporteve të vogla Nën goricë ku i pritën disa mijra tifozë.









Diskutohet propozim ligji për Akademinë

canu_logoKëshilli për shkencë diskuton nesër për Akademin malazeze të shkencave.

Këshilli për arsim, kulturë dhe shkencë duhet të shqyrtojë nesër Ligjin e propozuar për Akademinë e shkencave dhe të arteve të Malit të Zi, me të cilin shlyhet nga regjistri Akademia e artëve dhe të shkencave të Duklës, anëtarët e të cilës , sipas procedurës së paraparë, mund të kalojnë në Institucionin nacional.

Akademia malazeze e shkencave dhe e artëve më parë propozim ligjin e ka vlerësuar si konfliktues dhe i shkel parimet kushtetutese duke kërkuar që të ndryshohet me procedurë urgjente. PSP ka kërkuar që në debatin e neserm të Këshillit të marin pjesë edhe përfaqësuesit e Akademisë së Artëve dhe të Shkenve të Malit të Zi. Opozita më parë ka theksuar se nuk do ta përkrah këtë akt ligjor.










Përfundon edicioni i 7-të i këngës, "Miza dhe mushkonja" me e mira

ulcinj_8Perfundoi edhe edicioni i 7-të i këngës për fëmijë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në qytetin e Ulqinit. Festivali i këtij viti zgjati dy netë ku me krijimet më të reja u paraqiten 26 interpretues të vegjël dhe autorë nga vende të ndryshme, si nga Podgorica, Gjakova dhe Shkodra por edhe nga vete ky qytet, pra Ulqini.

Juria, pas dy netëve garuese, nuk e pati aspak të lehtë në përzgjedhjen e këngëve fituese. Kështu, vendi i parë për festivalin e këtij viti i shkon vogëlushes simpatike Hëna Llunji, me këngën "Miza dhe mushkonja", me muzikë dhe orkestrim të Islam Axhemit dhe me tekst të Fatime Kulli.

Vendin e dytë në këtë festival e fitoi Anja Ajkoviq, kurse vendin e tretë e ndanë Kejsi Rrusta dhe Barbara Shkreli. Juria përveç çmimeve të festivalit ndau edhe çmimin për interpretimin më të mirë. Cmimet i fituan Hafize Lamoja, për komponimin më të mirë, pastaj Leat Hasanaga, per tekstin më te mirë, kurse Lisa Nimanbegu e fitoi çmimin speacial "Fiqiri Hasanaga" i cili i shkon vogëlushes Dorina Çobaj. Festivali u organizua nga Qendra për kulturë dhe Shkolla e muzikës, nën përkujdesjen e komunës së Ulqinit.









Kuper gjatë javës në Prishtinë

edita-tahiriNdërmjetësuesi i BE së në bisedimet Kosovë Serbi, Robert Kuper, e ka konfirmuar vizitën e tij për këtë javë në Prishtinë.

Ai për këtë vizitë është ftuar nga kryenegociatorja Edita Tahiri. Insistimi i Tahirit që Kuper të vijë në Prishtinë ka të bëjë me faktin që të kërkohet nga ai të bëjë më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për tregtinë e lirë, por edhe të insistojë që Serbia të heqë dorë nga kërkesa për përfaqësimin e Kosovës në rajon nën Rezolutën 1244.

"BE duhet t'i bëjë presion më të madh Serbisë që ajo të zbatojë marrëveshjet e deritanishme dhe të pranojë realitetin e Kosovës. BE ja duhet të bëjë presion për shkak se vetë ajo mban përgjegjësi për stabilitetin në rajon", i ka thënë Tahiri gazetës "Zëri".









Kreu i policisë ka dorëzuar raportin për 14 janarin

policija_kosovoDrejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili tashmë ua ka dorëzuar raportin ligjvënësve të sigurisë për ngjarjen e 14 janarit te Dheu i Bardhë dhe në Merdar, do të raportojë edhe para anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme.

Sipas gazetës "Zëri", siç ishte ndier në siklet gjatë raportimit për punën njëvjeçare të Policisë, por edhe mospunën e tyre, Maxhuni pritet ta ketë "përballjen" e radhës që nuk do ta ketë edhe aq të lehtë para Komisionit, pasi që do të "rrëfehet" për intervenimin e policisë speciale gjatë protestës së 14 janarit.

Gazeta ka mësuar se raporti i shefit të Policisë, Shpend Maxhuni, është "skandaloz" dhe pritet të përcillet me vërejtje të mëdha nga deputetët, pasi siaps gazetës, nuk është i hartuar në formë korrekte dhe i cili nuk pasqyron realitetin e zhvillimeve.









Gjykimi në "rastin Kleçka"

fatmir_ljimajGjykimi i deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka", fillon sot.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, për vepra të cilat supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë paralajmëruar sot protestë kundër ndalimit dhe gjykimit të nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës.










Shteti serb është kundër "referendumit të veriut", të cilin e kanë planifikuar serbët

vlada_srbije_3Qeveria e Serbisë nuk ka diskutuar ende nëse zgjedhjet parlamentare të këtij vendi do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, ka thënë ministri për Kosovën në ekzekutivin serb, Goran Bogdanoviq.

Megjithatë, sipas tij, "institucionet serbe janë shtyllë e ekzistencës kombëtare" të Serbisë në Kosovë.

Ai ka përsëritur se shteti serb është kundër "referendumit të veriut", të cilin e kanë planifikuar serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me qëllim "deklarimin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri".

Dhjetorin e kaluar, strukturat paralele serbe në veri i kanë kushtuar Serbisë me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.









Dhjetë të vrarë në autostradë të Floridës

foklandska_ostrvaSë paku dhjetë persona kanë humbur jetën dhe tetëmbëdhjetë janë plagosur në aksidentin masiv të makinave, në një autostradë të Floridës.

Mbi dhjetë automjete kanë qenë të përfshira në aksident, disa prej të cilave kanë shpërthyer në flakë.

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur për shkak të shikueshmërisë së dobët që ka shkaktuar mjegulla dhe tymi nga një zjarr në afërsi.

 










Luftime të rënda pranë Damaskut

damaskMijëra ushtarë sirianë të dielën janë zhvendosur në periferinë e Damaskut, e cila, së fundmi, ka qenë nën kontrollin e dezertorëve të ushtrisë, që tashmë mbështesin protestuesit anti-qeveritarë.

Videot e postuara në ueb-faqet e mediave sociale tregojnë tanke të rënda dhe këmbësori duke u vendosur brenda dhe përreth Damaskut, ku edhe janë raportuar luftime ndërmjet trupave të regjimit dhe dezertorëve.

Sipas aktivistëve, ushtria po përpiqet të parandalojë rebelët nga krijimi i bastioneve afër qendrës së qeverisë.










BE-ja, takim për ekonominë

brisel_22Udhëheqësit evropianë takohen sot në Bruksel për samitin që do të përqendrohet në problemet financiare të BE-së.

Në prag të këtij takimi, tri sindikatat kryesore në Belgjikë kanë shpallur grevë 24-orëshe për të protestuar kundër masave të kursimit.

Analistët thonë se njerëzit e Bashkimit Evropian janë në lodhje e sipër nga shkurtimet buxhetore dhe masat shtrënguese.

Në përgjithësi, 23 milionë njerëz janë të papunë në BE - çfarë është 10 për qind e popullsisë aktive.

 









Irani mund të krijojë armë atomike "brenda një viti"

iran_nuklearSekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se, bazuar në pritjet e analistëve, Irani mund të zhvillojë armë bërthamore brenda një viti, nëse Republika Islamike vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Duke folur për mediet amerikane, Paneta tha se Iranit do t'i duhen edhe dy-tre vjet të tjerë për të prodhuar raketa apo mjete të tjera, që do ta çonin armën në objektivin e caktuar.

Ai përsëriti se SHBA nuk do që Irani të krijojë armë bërthamore. Paneta e quajti këtë një "vijë të kuqe" edhe për Amerikën, edhe për aleatin e saj, Izraelin. Kreu i Mbrojtjes amerikane theksoi se SHBA do të ndërmarrë "çfarëdo hapash të nevojshëm" për të stopuar Iranin në përpjekje për krijimin e armëve atomike.

 








Borxhi i Qeverisë kineze, "i kontrollueshëm"

peking_17Kryeministri i Kinës, Uen Xhiabao, tha se borxhi i qeverisë së tij është në "nivel të sigurt dhe të kontrollueshëm".

Ai tha se ekzekutivi do të sigurojë fonde nga projekte të rëndësishme, për të shmangur "rreziqet sistematike".

Kryeministri kinez, paralajmëroi se do të "thyejë monopolet" kundër pjesëmarrjes së kapitalit privat në sektorin financiar. Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit në Ditën Popullore në Kinë.




 

 

 

Izdvajamo

Crna Gora mora poštovati svoje ustavno utvrđene državne simbole. Oni su simbolička promocija naše nezavisnosti, iskaz naše tradicije i državna legitimacija u međunarodnoj zajednici. Niti sam smatrao, niti smatram, da Ustav u dijelu državnih simbola treba mijenjati. Naprotiv, mislio sam i mislim da ga treba poštovati. Kao predsjednik svih građana dužan sam da uvažim realnost Crne Gore i iskažem očekivanje zakonskih izmjena koje će, poštujući Ustav, stvoriti kompromis. Ništa ne smije da uspori naše evropske integracije i dovede u pitanje određivanje datuma pregovora – kaže u intervjuu za Pobjedu predsjednik Crne Gore Filip Vujanović.