31.01.2012.
Mali i Zi nuk ka shkaqe që të shënojë Hollokaust-in sepse është njëri ndër shtetet e radha i cili nuk i ka kontribuar kësaj tragjedie u vlerësua pas shkrimit të marrëveshjes për rregullimin e marrëdhënieve të qeverisë me Bashkësinë hebreite në Mal të Zi.
Kryeministri Igor Llukshiq theksoi se ky dokument i kontribuon forcimit të marrëdhënieve të Malit të Zi me Bashkësinë hebreje në tërësi dhe me Izrael. Llukshiq shtoi se vazhdon procesi i rregullimit të marrëdhënieve të shtetit me bashkësitë fetare në pajtim me principet e politikës evropiane.
Kryetari i Bashkësisë hebreje në Mal të Zi Jasha Alfandari theksoi se është i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes sepse ajo u mundëson që të jenë popull në Mal të ZI si edhe në tërë botën. Ai konsideron se Mali i Zi ka bërë shumë për popullin hebrej sidomos gjatë Luftës së Dytë botërore.
Dallimet të tejkalohen me dialog
Bashkësia ortodokse në Mal të Zi nuk duhet të trajtohet si e ndarë , ka vlerësuar kryeministri Igor Llukshiq duke shtuar se me dialog duhet tejkaluar dallimet dhe duhen krijuar kushtet që kisha ortodokse të bashkohet.
Ai sot pas nënshkrimit të marrëveshjes për rregullimin e marrëdhënieve të qeverisë me Bashkësin hebreje ka theksuar se ekzistojnë mundësi për zgjidhjen e raportit të shtetit me Bashkësinë ortodokse. Ai theksoi se duhet nënshkruar dy kontrata me Bashkësitë ortodokse në Mal të Zi. Sipas fjalëve të tij ekziston hapësirë që të fillojë dialogu në këtë temë. Ai përkujtoi se në Mal të Zi besimi ortodoks është besim i shumicës dhe se në fillim të shekullit 20 ajo ishte edhe religjion shtetëror.
Ne ekipin për bisedime edhe përfaqësues të pakicave
Përfaqësuesit e popullit boshnjak dhe të pakicave tjera duhet të jenë anëtarë e ekipit për bisedime dhe grupeve punuese që do ti japin mbështetje ekipit negociator të Malit të Zi , u vlerësua në mbledhjen e klubit të deputetëve të partisë boshnjake me kryenegociatorin Aleksandër Pejoviq.
Deputetet e Partisë boshnjake theksuan se mbështesin pa rezervë integrimet evropiane sepse këtu shohin zgjidhjen afatgjate dhe kualitative për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.
Është konstatuar se integrimet evropiane janë proces të cilat do ta ndihmojnë Malin e Zi në forcimin e demokracisë dhe të bëhet shtet modern evropianë. Po ashtu u vlerësua se Kuvendi duhet të ketë pozitë më të fortë dhe me përgjegjësi në këtë fazë tejet komplekse të bisedimeve me UE.
Zhvillim i qëndrueshëm nuk njeh kufij
Zhvillimi i qëndrueshëm nuk i njeh barierrat shtetërore dhe administrative dhe çështja lidhur me këtë domosdo duhet kërkuar në kontekstin e bisedimeve , ka vlerësuar ndihmës ministrja për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm Ivana Vojinoviq.
Këtë projekt prej dhjetorit të vitit të kaluar deri me 31 mars të këtij viti e realizojnë disa OJQ , prej tyre Qendra për tranzicionin demokratik dhe Qendra shqiptare për të drejtat e njeriut dhe Bashkia e Shkodrës.
Fjala është për projektin ndërkufitarë të Malit të Zi dhe të Shqipërisë i cili realizohet përmes IPA programeve të dy vendeve për periudhën 2007-2013. Sipas fjalëve të Vojinoviq, efektet e zhvillimit të qëndrueshëm bazohen në supozimet e domosdoshmërisë që të gjitha palët e interesuara të japin kontribut personal dhe institucional në realizimin e konceptit të tij.
Këshilli për shkencë miratoi sot propozim ligjin për Akademin malazeze të shkencave
Këshilli për arsim, kulturë dhe shkencë miratoi sot propozim ligjin për Akademinë e shkencave dhe të arteve të Malit të Zi, me të cilin shlyhet nga regjistri Akademia e artëve dhe të shkencave të Duklës, anëtarët e të cilës , sipas procedurës së paraparë, mund të kalojnë në Institucionin nacional. Akademia malazeze e shkencave dhe e artëve më parë propozim ligjin e ka vlerësuar si konfliktues dhe se i shkel parimet kushtetutese duke kërkuar që të ndryshohet me procedurë urgjente. Opozita më parë ka theksuar se nuk do ta përkrah këtë akt ligjor. Këshilli me shumicë votash e miratoi këtë ligj dhe I rekomandoi kuvendit që të miratoj propozimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi.
Me 18 shkurt protestë e re
Përfaqësuesit e Unionit të sindikatave të lira , të rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritarë –MANS- dhe të Unionit studentor nuk arritën që me kryeministrin Igor Llukshiq të merren vesh për plotësimin e kërkesave të shpalosura në protestën e 21 janarit kështu që protesta e re do të organizohet me 18 shkurt.
MANS kumtoi se Llukshiq u ka propozuar vetëm zgjidhje gjysmake dhe për këtë arsye do të vazhdojnë me organizimin e tubimit të ri protestues. Protesta e 21 janarit u organizua për shkak të situatës së rëndë socio-ekonomike në Mal të Zi kurse shkak për këtë ishte shtrenjtimi i rrymës. Pjesëmarrësit e protestës kanë kërkuar që qeveria të pengojë shtrenjtimin dhe anëtarët e agjencisë rregullatore për energjetik të japin dorëheqje.
Zhbogar ka qëllim afrimin e Kosovës me BE-në
Ish-ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, i cili nga e mërkura merr postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, pret që edhe kjo e fundit të ndjekë rrugën e BE-së, ashtu si edhe disa vende të tjera të rajonit.
Së shpejti nisin negociatat e BE-së me Kosovën në lidhje me marrëveshjen e tregtisë dhe këta janë hapa që e bëjnë Kosovën të lëvizë drejt bllokut evropian, ka thënë Zhbogar.
"Edhe këtë vit janë në dispozicion rreth 70 milionë euro për projekte të ndryshme që ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. Pra, Brukseli do të vazhdojë angazhimin që edhe Prishtina të zbatojë legjislacionin evropian", ka thënë Zhbogar.
Zhbogar do të jetë edhe shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë, që është nën autoritetin e përfaqësueses për politikë të jashtme të bllokut evropian, Kethrin Eshton.
Jeremiq: Rezoluta 1244 është "linjë e kuqe" për Serbinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia do të bëjë çmos që në mars të marrë statusin e kandidatit për BE.. Por kur bëhet fjalë për përfaqësimin rajonal të Kosovës, sipas tij, me asnjë kusht nuk do të pranojë në formulimin që përjashton rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimti të OKB-së.
Jeremiq, ka theksuar se kjo rezolutë është "linjë e kuqe" për Serbinë.
Kroacia nuk mbështet Jeremicin
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic ka thënë se Kroacia nuk do ta mbështesë Serbinë, përkatësisht Vuk Jeremicin në kandidaturën për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
"Kandidatura e Vuk Jeremicit ka ardhur e papritur dhe në moment të fundit", ka thënë Pushic, duke shtuar se duhet pritur edhe rezultati i zgjedhjeve në Serbi.Ajo ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë Lituaninë në procesin e zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme, transmeton Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë se zgjedhja eventuale në krye të Asamblesë së Përgjithshme, nënkupton afirmim për Serbinë.
Kuper sot në Prishtinë
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, pritet të qëndrojë sot në Prishtinë. Në orët e pasdites Kuper do të takohet me kryenegociatoren Edita Tahiri.
Lidhur me këtë vizitë të Kuperit, zonja Tahiri ka thënë se dita e sotme mund të jetë një moment i ri për të parë se çfarë janë perspektivat. Por, sipas saj, vazhdimi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të ndodhë vetëm atëherë kur të përafrohen qëndrimet e të dyja palëve rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal.
Moti i lig ka bërë që Kuper të anulonte vizitën e paraparë për javën e kaluar në Prishtinë.
Ministrat e Evropës Juglindore takohen në Beograd
Në Beograd sot zhvillohet takimi informal ministerial i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në këtë takim do të marrin pjesë shefat e diplomacive nga Greqia, Turqia, Kroacia, BeH, Mali i Zi dhe Maqedonia, por nuk konfirmohet pjesëmarrja e Shqipërisë.
Në këtë takim, i cili mbahet me ftesë të kryesuesit aktual Serbisë, pritet që ministrat e vendeve pjesëmarrëse të shqyrtojnë gjendjen në rajon dhe përparimin drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Riker: Ndava me kënaqësi eksperiencat me Bashën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington, u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës Ndihmëssekretari i Shtetit për Europën Pilip Riker.
Në këtë takimi Basha e ka folur për projektet e tij në krye të Bashkisë për ta bërë Tiranën një qytet atraktiv për investime. Gjatë bisedës, Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanseve të punësimit. Ndërsa lidhur me vizitën e tij, Basha tha se do të prezantojë potencialet që ofron Tirana për investime por edhe lehtësitë që ofron Bashkia për ata që zgjedhin Tiranën si destinacion të planeve të tyre të investimit, njofton Bashkia e Tiranës.
Tirana, theksoi Basha në këtë takim, mirëpret investitorët amerikanë në përpjekjen për një Tiranë të shekullit të 21. Riker ka vlerësuar projektet e zotit Basha si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar si kusht për mirëqenien e qytetarëve të saj.
Besimi: Nga pranimi i Maqedonisë në NATO përfitojnë të gjithë
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi konsideron se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë se Greqia e ka shkelur marrëveshjen kohore do të mund të shfrytëzohet si impuls pozitiv për zgjidhjen e kontestit të emrit, diçka prej së cilës do të përfitojnë të dy vendet, por edhe NATO ja.
Besimi, mbrëmë i cili në Nju Jork u takua me ndihmës sekretarin e përgjithshëm për operacione paqeruajtëse Edmond Mulet dhe me zëvendësambasadoren e SHBA së në Organizatën botërore Rozmari di Karlo, me të cilën ka biseduar për bllokadën e Maqedonisë në integrimet euroatlantike, thotë se kjo temë është në mënyrë të pashmangshme e imponon temën për zgjidhjen e kontestit rreth emrit dhe vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.
Ukrainë: 30 të vdekur nga acari
Të paktën 30 persona kanë vdekur nga të ftohtët në Ukrainë, ku temperaturat kanë rënë në minus 33 gradë celsius, raporton Reuters.
Ministria e Emergjencave ka thënë se viktimat ishin të pastrehë. Thuhet se 500 njerëz kanë kërkuar ndihmën shëndetësore.
Ukriana po përjeton dimrin më të ftohtë në 6 vjetët e fundit. Temperaturat në ish shtetin sovjetik zakonisht nuk bien nën minus 15 gradë celsius.
Për dy ditë, 180 të vrarë në Siri
Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri thanë se më shumë se 180 njerëz janë vrarë në rrethinat e Damaskut që nga e diela si rezultat i një aksioni të ushtrisë siriane ndaj dezertorëve të ushtrisë.
Trupat qeveritare kanë përdorur tanke ndërsa raportohet se janë arrestuar qindra persona.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 100 persona janë vrarë të hënën, ndërsa 80 të dielën.
Nuk ka pasur konfirmime nga burime të pavarura për shkak të kufizimeve që u ka bërë mediave regjimi i Bashar Al Asadit.
Nga një aeroplan pa pilot vriten 11 militantë në Jemen
Njëmbëdhjetë militantë, përfshirë disa liderë të Al Kaidës raportohet të jenë vrarë gjatë sulmeve ajrore të natës së mbrëmshme në Jemen.
Sipas banorëve lokalë, një aeroplan i paidentifikuar pa pilot ka qëlluar militantët, ndërsa po udhëtonin me dy makina në lindje të qytetit Loder në jug të Jemenit.
Një lider fisnor tha se të paktën katër nga të vrarët kanë qenë liderë lokalë të Al Kaidës.
Rasmusen thotë se NATO largohet nga Afganistani më 2014
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca ushtarake i mbetet besnike planit që të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane në fund të vitit 2014.
Megjithatë, ai pranoi se faza finale e tranzicionit, që përfshin provincat dhe distriktet, do të fillojë në mesin e vitit 2013. Komentet e tij vijnë pas atyre të presidentit francez, Nikolas Sarkozi, i cili tha se Franca do ta përshpejtonte daljen dhe kërkoi nga NATO që të mbarojë misionin luftarak në vitin 2013.
Që kur filloi faza e tranzicionit një vit më parë, një numër qytetesh dhe zonash afgane kanë marrë përsipër sigurinë nga forcat ndërkombëtare.
|