Më shumë orë në Podgoricë se në Bjello Pole

02.02.2012.

podgorica_snijeg_001Reshje të mëdha të borës dhe temperaturat e ulëta e vështirësojnë komunikacionin dhe krijojnë probleme në furnizimin me energji elektrike në tërë Malin e Zi, i cili është kapluar nga moti i ftohtë.

Prej mbrëmë filloi të bjerë borë në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, që solli deri në probleme të komunikacionit. Sot në mëngjes në Podgoricë trashësia e borës ishte 27 cm ose 3 cm më tepër se në Bjello Pole. Sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik të Malit të Zi më së tepërmi borë ka në Zhablak, 95 cm. Trashësia e borës në Plavë ishte 60 në Rozhaj 53, në Cetinë 4, në Kollashin 44 e kështu me radhë.

Në Ulqin trashësia e borës sot ishte 6 cm. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë reshjet e para të borës në të gjithë Komunën e Ulqinit. Sipas gazetarit tonë, trashësia e borës është shënuar deri në 20 cm në qytet por edhe 40 cm në zonat rurale ku ka shkaktuar shumë probleme qytetarëve.

Mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e Komunës së Ulqinit kurse po punohet intenzivisht në pastrimin e rrugëve në qytet dhe në aksin rrugorë Ulqin-Sukobinë, i cili për disa orë ka qenë i pa kalueshëm për automjetet. Reshjet e borës kanë zbardhur edhe Komunën Urbane të Tuzit ku trashësia e borës arrin edhe deri në 40 cm, që ka shkaktuar shumë probleme.

Mësimi nuk është zhvilluar as në shkollat fillore dhe atë të mesme në territorin e kësaj komunë urbane dhe sipas njoftimeve, ai do të vazhdohet prej të hënës nëse përmirësohen kushtet atmosferike. Autoritetet komunale po punojnë në pastrimin e rrugëve.

 

 

 

 

Shtyhen të gjitha fluturimet nga aeroporti i Podgoricës

 

aerodrom_snijegAeroplanët e Montengro Airlines, për shkak të mbylljes së aeroportin në Podgoricë, do të fluturojnë nga aeroporti i Tivatit me orar të ndryshuar të fluturimeve u kumtua nga kjo kompani.

Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Podgoricës u anuluan për shkak të borës. Ky aeroport është mbyll qysh mbrëmë kurse drejtori i tij Petar Gllomaziq theksoi se janë angazhuar ekipet në spastrimin e borës.

Gllomaziq theksoi se kompania JAT ka organizuar transportin e udhëtarëve të vet deri në aeroportin e Tivatit, sepse ai është i hapur.

 

 

 

 


Ballkani i mbërthyer nga të ftohtit siberian dhe me temperatura rekord të ulëta

 

dubrovnik_snijegPrej dy javësh rajoni i Ballkanit është i mbërthyer nga ftohtit siberian, i shoqëruar me reshje të borës dhe temperatura të ulëta rekorde, i cili shkaktoi probleme të mëdha në trafikun dhe furnizimin me energji elektrike.

Në Shqipëri bora, ngricat dhe akulli është prezentë në shumë akse rrugore dhe qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë. Raportohen komuna dhe rrugë të bllokuara dhe mungese te energjisë elektrike ne shume rrethe te vendit.

Stuhia e dëborës shkaktoi probleme trafiku në Greqi, më së shumti në pjesën perëndimore të vendit, ku shkollat dhe kopshtet për fëmijë edhe sot mbeten të mbyllura për shkak të ftohtit. Borë bie edhe në rajonet malore në Gadishullin e Peloponezit.

Derisa pjesa më e madhe e Kroacisë është e thatë, dhe dimrin e vështirësojnë vetëm temperaturat e ulëta dhe era ftohtë, prej mbrëmë reshje të borës ka përgjatë gjithë bregut të Detit Adriatik. Për shkak të borës, e cila përveç Adriatikut, bie edhe në Likë dhe Gorski Kotar, e veçanërisht për shkak të erës së fuqishme, shumë akse rrugore janë bllokuar, ndërsa disa linja të anijeve janë në ndërprerje.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror hidrometeorologjik, borë ka edhe në Metkoviq në pjesët e Neretvës ku shtresa e borës arriti 10 centimetra. Në bregdetin Ploçe ranë tre centimetra, ndërsa në Shibenik dy centimetra. Reshje të borës ka edhe në Zarë dhe në zonën e Konavel nga Dubrovniku drejt kufirit me Malin e Zi.

 

 

 

 

Nga temperaturat më të ulëta në disa dekada në Evropë, vdesin mbi 80 njerëz

 

poljska_snijeg3Evropa ka regjistruar temperaturat më të ulëta në disa dekada, çfarë kanë shkaktuar vdekjen e parakohshme të mbi 80 njerëzve.

Në Ukrainë, numri i të vdekurve ka arritur në 43 vetëm gjatë ditëve të fundit. Autoritetet thuhet të kenë vendosur mbi 1,700 strehime të ngrohta në gjithë vendin, duke shpërndarë pije dhe ushqim. Një punëtor i Ministrisë së Emergjencave tha se "njerëzit po vijnë këtu për t'u ngrohur dhe për të ngrënë. Nuk kam të dhëna se sa njerëz kanë ardhur, por ata po vijnë gjithë kohën".

Polonia ka raportuar për viktima të reja, që kanë çuar në 20 numrin total të të vdekurve që nga e premtja e kaluar. Shumica e tyre thuhet të kenë qenë njerëz të pastrehë. Viktima janë shënuar edhe në Serbi, Bullgari dhe Rumani.

Ndërkohë, bora e dendur ka shkaktuar vështirësi në gjithë kontinentin, nga Italia në jug deri te Turqia në lindje. Në Serbi dhe Bosnjë, helikopterët kanë evakuuar dhjetëra njerëz nga fshatrat e bllokuar.

 

 

 

 

 

Mbështetje me shumicë e anëtarësimit në NATO

 

filip_vujanovic_00001Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq deklaroi se sikur tani të ishte organizuar referendumi, banorët me shumicë do të përkrahnin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ai shtoi se mbështetja e opinionit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO është gjithnjë në rritje, theksoi Vujanoviq për televizionin e Malit të Zi. Sipas fjalëve të tij, benefiti ekonomik dhe politikë janë motivet më të forta, argumentet më të mira dhe model i sqarimit, pse Mali i Zi duhet të jetë sa më parë në NATO.

Vujanoviq pret që edhe parlamenti dhe të gjitha partitë politike të definojnë qëndrimet e veta lidhur me këtë. Ai konsideron se referendumi është më pak i paqartë nëse ekziston qëndrim i tillë.

 

 

 

 

Nuk ka shkaqe për shkarkimin e udhëheqësve në gjykata

 

igor_luksic_40Kryeministri Igor Llukshiq konsideron se nuk ka shkaqe për ndryshime kuadrovike të njerëzve udhëheqës në prokurori dhe gjyqin suprem, sepse siç theksoi rezultatet e kaluara shkojnë në favor të tyre.

Ai për gazetën "Dnevne Novine" ka deklaruar se puna e këtyre institucioneve ishte njëra ndër masat kyçe të komisionit evropianë që të propozojë hapjen e bisedimeve me Malin e Zi.

"Në këtë moment nuk shoh asnjë shkak që do të çonte drejtë ndryshimeve kadrovike" , theksoi Llukshiq. Në pyetjen nëse në PDS ekziston strategji për mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë, Llukshiq përkujtoi se kjo vetëm mund të jetë teori.

 

 

 

 


Në ekipin për bisedime edhe përfaqësuesë të shoqërisë civile

 

aleksandar_andrija_pejovic_005Qeveria e Malit të Zi miratoi propozimin për vendosjen e strukturës për zhvillimin e bisedimeve me UE. Esenca është në emërimin e delegacionit shtetëror të kolegjiumit të grupeve punuese për kapituj të caktuar, zyrën e kryenegociatorit dhe sekretariatit për përkrahje.

Kryenegociatori Aleksandër Pejoviq kumtoi se zgjidhjet personale do të jenë me konsenzus kështu që do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të Qeverisë, Parlamentit dhe të gjitha partive politike.

Pejoviq po ashtu kumtoi se është shpallë konkursi për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm për integrimeve evropiane.

 

 

 

 


Përkrahen ndryshimet e ligjit për sigurimin shëndetësor

 

dom_zdravlja_podgorica_1Këshilli kuvendor për shëndetësi, punë dhe politikën sociale përkrahu sot me votat e koalicionit në pushtet ndryshimet e ligjit për sigurimin shëndetësor me të cilin parashihet futja e sigurimit plotësues shëndetësor.

Futja e sigurimin plotësues shëndetësor, si formë e sigurimit vullnetarë shëndetësor ka për qëllim se përveç kontributit që janë mjete burimore të financimit për sigurimin e obligueshëm shëndetësor të fitojnë edhe mjete, "private" drejtë për drejtë nga personat e siguruar.

Ligji i ri siç vlerësohet do të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare dhe në përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore të banorëve.

 

 

 

 


Presin ndryshime rrënjësore

 

uprava_policije_logo_n1Në drejtorinë e policisë gjatë ditëve të ardhshme presin ndryshime kuadrovike kurse në rend të parë cak do të jenë shefat në shumë paralele të ndara dhe njësi organizuese të drejtorisë.

Siç shkruan gazeta "VJESTI", ndryshimet formalisht kanë filluar para 15 ditësh kur është shpallë konkursi për 4 ndihmës drejtor kurse deri në gjysmën e shkurtit do të dihet se kush në këtë pozitë do ti zëvendësojë Dragosllav Miniq, Millovan Periq, Vesko Vukadinoviq dhe Millan Tomiq.

Ndryshimet janë paralajmëruar brenda drejtorisë së policisë ku do të ketë rotacione për shkak të rezultateve të dobëta, para së gjithash profesioniste. Udhëheqësi aktual i njësisë në Podgoricë, Predrag Ashanin, i cili në këtë pozitë është prej vitit 2005 nuk do ta ushtrojë më këtë funksion.

 

 

 

 

 

Forumi parlamentar i Cetinës për ekologji

 

vladin_dom-cetinjeForumi parlamentar i Cetinës, në të cilin do të diskutohet për mbrojtjen e mjedisit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm do të mbahet nesër në Cetinë.

Përveç anëtarëve të Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikimin hapësinor, në forum do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe ekspertët nga fusha e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Është paralajmëruar se tubimin do ta hap kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq. Fjalët hyrëse do ti paraqesin shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi Leopolld Maurer, ministri për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm, Predrag Sekuliq dhe drejtori i fondacionit "Konrad Adenauer", Henri Bohnet.

Forumin e organizon Kuvendi i Malit të Zi në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer dhe OJQ Green Home.

 

 

 

 

 

Ftesë qytetarëve për aksione konkrete

 

vanja_calovic03Banorët e Malit të Zi duhet të dalin në protesta për ti treguar qeverisë se kërkojnë aksione konkrete e jo gjepura e premtime, ka rekomanduar drejtorja ekzekutive e rrjetit për afirmimin e sektorit joqeveritarë MANS, Vanja Qalloviq.

Përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, të MANS-it dhe të Unionit Studentorë kanë paralajmëruar mbajtjen e protestës së re me 18 shkurt pasi që nuk u janë plotësuar kërkesat e prezantuara në tubimin e 21 janarit.

Qalloviq theksoi se do të ishte bukur ti besohet kryeministrit Llukshiq se për të qytetarët janë në vendin e parë dhe tjetër kush nuk e intereson, mirëpo atë e demantojnë aksionet personale.

 

 

 

 


Të shtyhen çkyçjet nga rrjeti elektrik për shkak të motit të lig

 

epcg_119Sindikata e Bashkuar e Institucioneve shtetërore të Malit të Zi e ftoi Elektroekonominë që për shkak të motit të lig të shtyjë çkyçjen e qytetarëve nga rrjeti për shkak të faturave të pa paguara.

Sindikata e Bashkuar e institucioneve shtetërore e fton edhe kryeministrin Llukshiq që ta përkrah këtë iniciativë dhe atë t'ua sugjerojë udhëheqësve në elektroekonomin e Malit të Zi.

 

 

 

 

 

 

NATO edhe për Kosovën

 

nato_02Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, në takimin dyditësh, i cili ka filluar sot, do të diskutojnë edhe për situatën në Kosovë, ku "gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të tensioneve, por gjendja momentale është e pandryshueshme", thanë burime të aleancës në Bruksel, para takimit.

Ministrat e shteteve anëtare të NATO-s dhe të vendeve partnere në misionin paqeruajtës KFOR në Kosovë, pritet të fokusohen në zhvillimet në Kosovë edhe nesër paradite.

Megjithatë, temë kryesore e takimit dyditësh, do të jenë operacionet e NATO-s në Afganistan.

 

 

 

 

 

 

Veriu sfida më e madhe e Kosovës

 

samuel_zbogarSfida më e madhe e Kosovës është integrimi i popullatës serbe në veri, ka thënë përfaqësuesi i porsaemëruar i BE së për Kosovën Samuel Zhbogar.

"Qëllimi im është që ta sjellë sa më shumë BE në në Kosovë si dhe Kosovën sa më afër BE së", ka thënë ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë në një intervistë për agjencinë sllovene të lajmeve STA. "Duhet të tejkalojmë situatën ekzistuese ku serbët në veri janë të frikësuar nga Kosova" dhe shumica shqiptare "nuk ka qasje në veri", ka thënë Zhbogar.

"Kjo është sfida më e madhe që duhet ta tejkalojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, mbase duke bërë nga një hap të vogël", ka thënë Zhbogar.

 

 

 

 

 

Situata jostabile ndikon në dialogun Beograd Prishtinë

 

ban_ki_mun_4Situata potencialisht jostabile e Kosovës ndikon në dialogun Beograd Prishtinë nën kujdesin e BE së, si dhe në bisedimet për perspektivën evropiane të mbarë rajonit, ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm i KB së Ban Ki mun,në raportin më të ri për Kosovën.

Ai ka shtuar se pozita status kuo nuk mund të jetë rrugë drejt zgjidhjes së përhershme të problemit të Kosovës.

Në dokumentin, i cili më 8 shkurt do të prezantohet në Këshillin e Sigurisë së KB së, theksohet se edhe pse janë zvogëluar tensionet në periudhën e fundit, edhe më tej mbetet shqetësimi për shkak të situatës jostabile dhe rrezikut të vazhdueshëm nga provokimet dhe eskalimet e tensioneve ndëretnike.

 

 

 

 

 


Veriu, rrezik për dialogun Kosovë - Serbi

 

beograd_pristinaNë raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), pos tjerash, theksohet se situata e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, rrezikon ndaljen e dialogut të ndjeshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe e kërcënon stabilitetin e brendshëm të Kosovës dhe procesin kandidues të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Më tutje në rekomandimet e grupit theksohet se përpjekja e Prishtinës për ta kontrolluar gjithë territorin e shtetit të ri, e veçanërisht kufijtë e vet me Serbinë, dhe vendosmëria e serbëve të veriut të Kosovës për të rezistuar, mund të prodhoj më tepër viktima.

Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet ta inkurajojnë Beogradin, që ta pranoj qeverinë në Prishtinë si të barabartë, bile edhe pa njohje formale, por nuk duhet të pritet që kjo do ta detyronte bashkëpunim lokal në veri të Kosovës, thuhet në raportin më të ri të GNK-së.

 

 

 

 

 

Referendumi në veri i çon serbët mbrapa

 

slobodan_petrovic_01Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ka deklaruar se mbajtja e referendumit në veri të Kosovës nuk është në interesin e qytetarëve dhe nuk çon drejt përparimit.

Referendumi, tha ai, nuk është për interesin e përgjithshëm, por sipas tij, ai është në interesin e atyre liderëve lokalë të cilët duan ta konfirmojnë pozicionin e tyre prej lideri.

Petroviq u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij serbë që të vlerësojnë me arsye se cili është interesi i tyre, duke thënë se gjithsesi organizimi i referendumit "nuk çon përpara, por mbrapa", tha Petroviq në intervistë për shërbimin serb të "Zërit të Amerikës".

 

 

 

 

 

Serbia të pajtohet me faktin se Kosova është e pavarur

 

nikolas_berns_00Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nikolas Bërns, ish-nënsekretar amerikan i Shtetit, aktualisht profesor në "Harvard Kennedy School".

Lidhur me dialogun teknik të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin nuk ka shumë optimizëm për ndonjë rezultati, Bërns konsideron se "është pozitive që Kosova dhe Serbia të bisedojnë". Megjithatë, ai është i mendimit se do të jetë e "rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur". Kjo, sipas tij, do të ishte "hapi i parë elementar që duhet të ndërmerret".

Duke komentuar paralajmërimin për fillimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe nëse nëse veriu i Kosovës vazhdon të jetë vatra kundërshtuese e shtetësisë, Bërns vlerësoi si pozitive faktin që Kosova ka arritur deri në këtë pikë duke thënë se "ky është një proces normal".

Ndërkaq, për situatën në veri të vendit ai thotë se "është shqetësuese", sepse sipas tij, ka "disa qarqe që u japin merita atyre, të cilët ende mendojnë për Kosovën në mënyrën e vjetër dhe nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës".

 

 

 

 


Merkel në Kinë

 

angela_merkel.08Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur ë Kinë, ku nga zyrtarët e këtij vendi ka kërkuar të ushtrojnë presion ndaj Iranit, për të qenë "më i hapur dhe më transparent".

Merkel ka takuar presidentin kinez, Hu Gjintao, dhe kryeministrin Uen Xhinbao, për të diskutuar përpjekjet për sanksione të reja kundër Teheranit, për shkak të programit të tij bërthamor". Kina ka hezituar të mbështesë thirrjet e qeverive perëndimore për kufizime të reja ndaj Republikës Islamike, përfshirë edhe embargon e naftës. Pekini është njëri nga blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane.

Gjatë vizitës së saj treditore në Kinë, Merkel pritet të diskutojë edhe për Sirinë dhe krizën në Eurozonë. Kancelarja gjermane po shoqërohet nga një delegacion i madh i biznesit.

 

 

 

 

Autokolona e Ban Ki-Munit sulmohet me këpucë

 

gaza_11Protestuesit palestinezë kanë hedhur këpucë dhe objekte të tjera në drejtim të autokolonës së Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun.

Sulmi ka ndodhur pasi Ban ka hyrë në Rripin e Gazës për të vizituar palestinezët. Të hedhësh këpucë në drejtim të një personi, konsiderohet si shenjë e madhe e mosrespektimit në kulturën islame.

Protestuesit janë të zemëruar për atë që e shohin si dështim të botës për të ndihmuar palestinezët e burgosur në Izrael.

Vizita e Banit vjen një ditë pasi shefi i OKB-së i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahur, të lehtësojë kufizimet për Gazën, e cila është subjekt i një bllokade izraelite.

 

 

 

 

 

ANEB sërish në Iran për bisedime

 

teheran_110Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka bërë të ditur se do të mbajë raundin e dytë të bisedimeve me Iranin në lidhje me programin e tij bërthamor.

Delegacioni i ANEB-it ka përfunduar të martën bisedimet treditore në Teheran. Agjencia ka thënë se takimi i ri do të mbahet më 21-22 shkurt në kryeqytetin e Republikës Islamike.

ANEB thotë se ka shumë punë për të bërë për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare rreth programit atomik të Iranit. Raporti i kësaj agjencie, i publikuar në muajin nëntor, ka vërtetuar të dhëna, sipas të cilave, Teherani po punon në krijimin e armëve bërthamore. Akuzat hidhen poshtë nga Republika Islamike.

 

 

 

 

 

Misioni luftarak në Afganistan përfundon më 2013

 

leon_paneta_1Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka thënë se trupat e SHBA-së dhe të shteteve të tjera në Afganistan do të përfundojnë misionin e tyre luftarak në vitin 2013 dhe do të kalojnë në forca trajnimi për qeverinë afgane më 2014. "Shpresojmë se deri në pjesën e dytë të vitit 2013 do të bëjmë tranzicionin nga roli luftarak në atë trajnues, këshillues dhe ndihmues", u ka thënë Paneta gazetarëve.

"Kjo ishte ajo që bëmë në Irak dhe kjo do të jetë ajo që do të përpiqemi të bëjmë edhe në Afganistan", ka shtuar shefi i mbrojtjes. Trupat amerikane janë tërhequr nga Iraku dhjetorin e vitit të kaluar.

 

 

 

 


Nga fundosja e anijes në Papua Nju Guinea, mbi 100 të zhdukur

 

kanbera_australijaMbi 100 udhëtarë bëhet e ditur të jenë zhdukur pas fundosjes së anijes në Papua Nju Guinea. Operacionet e kërkimit janë në zhvillim e sipër, ndërkaq janë shpëtuar 219 udhëtarë.

Rreth 350 udhëtarë raportohet të kenë qenë në bord në kohën e incidentit. Zyrtarët thonë se është ende herët për të caktuar shkakun e fundosjes.

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, e ka përshkuar incidentin si një "tragjedi të madhe" që ka gjasë të rezultojë "me humbjen e shumë jetëve". Papua Nju Guinea është një shtet në Oqeani.

 

 

Izdvajamo

Nemoj da zovem direktora policije i ministra unutrašnjih poslova da te uhapse danas zbog ove prijetnje, rekao je Raško Konjević u utorak u telefonskom razgovoru Čedu Popoviću kao odgovor na Popovićevu izjavu da će o Konjeviću objaviti „neke podatke" i „izaći s nekim papirima", piše Pobjeda.