Forumi parlamentar i Cetines
03.02.2012.

ranko_krivokapic_1110Boro Vuçiniq, si ministër i mbrojtjes, është zgjidhje logjike për funksion të drejtorit të Agjencisë për siguri nacionale, vlerësoi sot kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq.

Ai deklaroi për gazetarë ku foli në forumin parlamentar të Cetinës, se ka pas diskutime të mjaftueshme dhe opinione në këtë temë. Çështja shumë e rëndësishme e integrimeve euroatlantike është e lidhur për Ministrinë e mbrojtjes dhe për kapacitetet tona informative për të qenë partnerë kredibil, ashtu që kjo zgjidhje është shumë logjike, tha Krivokapiq.



Në pyetjen që të komentojë faktin që deputeti i Partisë Demokratike të Socialisteve Mevludin Nuhoxhiq nuk ka dashtë të marrë funksionin e drejtorit të kësaj agjencie derisa të mos ndryshohen disa kuadro dhe për këtë arsye është vendosur që të emërohet Vuçiniqi, Krivokapiq tha se detyrë e medieve është të hulumtojnë, kurse e jona është të kërkojmë zgjidhje të drejtë, gjegjësisht reale. Krivokapiq paralajmëroi se në rend të ditës së parlamentit do të vijë çështja e batalonit të shtatë.








 

Numanovic-punsimi i personave me ivaliditet

suad_numanovic_101Ministri i punës dhe përkujdesjes sociale Suad Nimanoviq i ftoi punëdhënësit që në pajtim me ligjin të punësojnë persona me invaliditet dhe ashtu të shfrytëzojnë lehtësimet tatimore, të cilat u ofron Qeveria.

Numanoviq sot vizitoi firmën Rudo Montenegro e cila merret me prodhimin dhe shitjen e pajisjeve ortopedike.

Duke komentuar prodhimtarinë e tyre, Numanoviq tha se vlera e veçantë e prodhimeve është që çdokush nga shfrytëzuesit mund të provojë një kohë mjetet dhe të vlerësojë se a mund të shërbehen me to. Ai shpreson se Qendra për punësimin e personave me invaliditet e cila do të punësojë 50 sish këtë vit të fillojne punën.









Ne Podgoric 32 cm bore

podgorica_snijeg_001Trashësia e borës sot në mëngjes në Podgoricë ka qenë 31, kurse në Zhablak 112 centimetra. Sipas informatave nga enti hidrometeorologjik i Malit të Zi trashësia e borës në Cetinë ishte 58 cm, Kollashin 56, Rozhajë 55, Shavnik 42, Plevle e Beran 35, Bjello Pole 29, Nikshiq 27 dhe Ulqin 5 cm.

Nga Lidhja Auto-Moto e Malit të Zi apelojnë në shoferë se vozitjen ta përshtatin kushteve në rrugë dhe përkujtojnë se pajisjet dimërore janë të obliguara. Drejtoria e policisë apelon në qytetarë që mos të nisën në rrugë nga Podgorica deri në Bjello Pole, përmes Kollashinit dhe Mojkovcit, sepse për shkak të kushteve klimatike është rritur riziku për jetë.










Tuz,mot i lig

podgorica_snijegTe ftohtit dhe bora, nuk e ka anashkaluar as Malësinë, ku asnjë nga shkollat nuk punojnë. Gjatë natës se mbremshme trashësia e borës u rrit edhe ne 20 cm ,kështu që e përkeqësoi situatën edhe me shume në rrugët e Malësisë.

Përveç rrugëve kryesore që janë të pastruara, makinat pastruese të borës nuk janë dukur në rrugët dytësore, kështu që komunikimi është shumë i vështirësuar .Me kete rast apelohet tek qytetaret qe te perdorin pajisjet dimrore. Reshjet e borës që vazhduan gjatë natës së kaluar në vende të ulëta në Malësi arritën edhe mbi 50 cm.

Kjo situat nuk u shkon per dore as atyre qe merren me buqesi dhe blektori pasi serat ne shume fshatra te Malesise jane demtuar apo jane ne rrezik per tu demtuar nga pesha e bores . Mirepo gjatë ditës së sotme bora u kthye në reshje shiju dhe pritet që ta përmirësojë gjendjen në terren, edhe pse meteorologët edhe më tej paralajmërojnë mot të ftohtë, por me të reshura më të pakta.









Dialogu, shans historik

anders_fog_rasmusen_4Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar të premten se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd ka rëndësi jetike.

Ai theksoi se dialogu duhet të çojë në rezultate konkrete dhe marrëveshje në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.

"Dialogu është një shans historik për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë", ka thënë Rasmussen para nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel, takim në të cilin do të diskutohet thellësisht situata në veriun e Kosovës.

Rasmussen ka bërë të ditur se në takim do të shqyrtohen edhe rrethanat e sigurisë në Kosovë , "ku vitin e kaluar kishte shpërthim të sërishëm të dhunës", transmeton Zëri.

Ai ka potencuar domosdonë e forcimit të angazhimeve të përbashkëta të KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë, duke thënë se "atëherë Kosova mund të synoj në të ardhmen integrimin në strukturat euro-atlantike dhe kthej shpinën të kaluarës dhe konflikteve".

Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shteteve që kontribuojnë në kuadër të KFOR-it, e që nuk janë pjesë e NATO-s.









Presidentja Jahjaga takoi Kryeparlamentaren e Bavarisë

atiftete_jahjaga_1Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi në Mynih kryetaren e Kuvendit të Bavarisë, zonjën Barbara Stamm.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Stamm biseduan për zhvillimet në Kosovë si dhe për identifikimin e fushave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Landit të Bavarisë.

Presidentja Jahjaga, e cila po merr pjesë në Konferencën e 48 të të Sigurisë në Mynih, e falënderoi zonjën Stamm për kontributin e Gjermanisë për lirinë, shtet ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e kapitalit gjerman dhe garantimin e sigurisë në Kosovë me praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR it.

Presidentja Jahjaga tha se me ndihmën dhe përpjekjen e miqve të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Gjermania si dhe të vullnetit e punës së popullit të Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe përbën një rrëfim suksesi.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka arritur progres në zbatimin e Planit Ahtisaari dhe theksoi se si shtet i pavarur dhe sovran, Republika e Kosovës garanton zbatimin dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare.








AAK kërkon nga qeveria strategji integruese për veriun

pristina_1001Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa konkret drejt integrimit të veriut të Kosovës dhe konsolidimit të pushtetit lokal atje.

Anëtari i kryesisë Besnik Tahiri, në një konferencë për media, tha se pas miratimit në Kuvend të rezolutës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, ka ardhur koha që të ketë një strategji integruese për veriun dhe veprime konkrete atje. Ai tha se qëndrimi i partisë së tij është i qartë se për veriun duhet të ketë zgjidhje që buron nga Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisarit.

 










Takim serbo-kroatë-boshnjak mbi krimin e organizuar

sarajevo_jahorinaPresidentët e Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë janë takuar në Jahorinë të Bosnjes, për të diskutuar format e luftimit të krimit të organizuar që ka pllakosur rajonin.

Zhelko Komshiq, kryesuesi aktual i presidencës trepalëshe të Bosnjes tha se bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar është "interes i veçantë i të tri shteteve".

Që të tre liderët pritet të diskutojnë edhe fitimin e fondeve të BE-së për t'i përdorur në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Ata po ashtu pritet të diskutojnë ndryshimin e procedurave kufitare me Kroacinë, pasi që ajo t'i bashkohet bllokut evropian më 2013. Serbia dhe Bosnja po ashtu aspirojnë anëtarësimin, por ende nuk kanë marrë as statusin e kandidateve.









Rusia akuzon BE-në për "ndërhyrje në punët e brendshme"

moskva_snijeg_1Rusia e ka akuzuar shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrinë Eshton, se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Aleksandër Lukasheviq, në një fjalim të mbajtur të mërkurën para Parlamentit Evropian, tha se Eshton po përpiqej "ti jepte mësime" autoriteteve ruse.

Në fjalimin e saj, Eshton ka kërkuar nga qeveria ruse të angazhohet në dialogun me opozitën dhe të përcaktojnë "një agjendë për ndryshime".

Ajo, po ashtu, ka kërkuar nga autoritetet, që të rishikojnë vendimin e tyre për refuzimin e regjistrimit në garën për zgjedhjet presidenciale të liderit opozitar, Grigori Javlinski. Lukasheviq tha se vlerësimet e Eshtonit mbi zgjedhjet e ardhshme, në të cilat kryeministri Vladimir Putin do të garojë për një mandat të tretë, ishin "tendencioze".








Rreth 20 viktima të reja në Siri

sirija_sukobTë paktën 19 njerëz kanë vdekur, në mesin e tyre edhe fëmijë janë vrarë të premten në rrethinën e Damaskut, kur forcat qeveritare sulmuan zonat në të cilat u mbajtën së fundi protesta anti-qeveritare.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve DPA nga aktivisti sirian Omar Idlbi.

Ndryshe, forcat siriane kanë qëlluar për vdekje një person në Hama, ndërsa shpërndan protestën e cila shënonte 30 vjetorin e masakrës së vitit 1982 të kryer nga trupat besnike të babait të presidentit Bashar Al Asad.









Gjatë përleshjeve me policinë në Egjipt vriten 2 protestues

kairo_protesti1Policia në qytetin verilindor të Suezit në Egjipt ka vrarë dy persona sot, gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Protesta po mbahet pas vdekjes së 74 njerëzve në dhunën e së mërkurës që pasoi një ndeshje futbollistike. Zyrtari shëndetësor, Muhamed Lashin, konfirmoi se viktimat janë vrarë me plumba. Dhunë është regjistruar edhe në Kajro, ku policia egjiptiane ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, që po marshonin drejt Ministrisë së Brendshme.

Dëshmitarët thanë se mijëra portestues brohoritnin sllogane kundër Këshillit ushtarak në pushtet dhe mbushën rrugët përreth ministrisë. Televizioni shtetëror tha se 628 njerëz janë lënduar në përleshjet në Kajro, shumica nga ta për shkak të thithjes së gazit lotsjellës. Trazirat shpërthyen më 1 shkurt në mes të tifozëve të ekipeve rivale të futbollit më qytetin Port Said. Nga dhuna vdiqën 74 njerëz dhe u lënduan më shumë se 1 mijë të tjerë. Megjithatë, në Egjipt nuk po ndërpritet vala e zemërimit. Më shumë se 10.000 vetë vërshuan në Kajro për të demonstruar kundër ushtrisë.








Mbi 100 të vdekur nga anija e fundosur

brod_imigrantiZyrtarët e marinës australiane thanë se më shumë se 100 pasagjerë, që ishin në anijen e mbingarkuar, e cila u përmbys të enjten në ishullin Papua Guinea e Re, mund të jenë të vdekur.

Autoritetet thanë se afër 246 pasagjerë janë shpëtuar nga anija e fundosur, e cila u përmbys të enjten.

Më shumë se 360 njerëz raportohet të kenë qenë në bord në anijen japoneze, e cila ishte licencuar të bartte vetëm 310 udhëtarë.

Tri anije tregtare të ndihmuara nga aeroplanë dhe helikopterë, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm.

Shumica e njerëzve në anije ishin nga Papua Guinea e Re, disa nga ta studentë universiteti.








Paneta hedh poshtë raportin për sulmin izraelit kundër Iranit

leon_paneta_1Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka hedhur poshtë një raport të një gazete amerikane, ku thuhet se ai beson se Izraeli po planifikon sulm ushtarak, mbase që në pranverë, kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Një koment i publikuar të enjten në "Uashington Post", thekson se Paneta beson se ka "shumë të ngjarë" se Izraeli do të godasë Iranin në prill, maj ose qershor, që duket të jetë koha, kur Izraeli beson se Irani do të ketë sasi të mjaftueshme të uraniumit të pasuruar për të filluar punën në ndërtimin e armës bërthamore.

Gazeta shkruan se edhe Paneta edhe presidenti Barak Obama i kanë thënë Izraelit se një sulm i tillë do të përmbyste sanksionet ekonomike dhe masat tjera joushtarake, që kanë për qëllim të bëjnë presion mbi Iranin për të hequr dorë nga programi i dyshuar bërthamor i tij.









Kina lavdëron vizitën e kancelaren gjermane Merkel

hu_jintaoPresidenti kinez, Hu Xhintao, ka nxjerrë një bilanc pozitiv të bisedimeve me kancelaren gjermane Merkel në Pekin. Kjo vizitë do ta forcojë besimin dhe mirëkuptimin midis dy vendeve, tha Hu.

Në bisedë me Hu Xhintaon, Angela Merkel theksoi se në Gjermani ka nisur viti kulturor i Kinës dhe sivjet Kina është vendi partner i Panairit të Hanoverit. Kancelarja e informoi Hunë edhe për takimin e saj të djeshëm me kryeministrin Ven Xhiabao, ku ajo pati bërë reklamë për besim në Bashkimi Evropian.

Me konceptet e saj për më shumë disiplinë buxhetore dhe për aftësi më të madhe konkurruese BE-ja ka zgjedhur rrugën e duhur, tha ajo. Ven u bëri thirrje evropianëve për ta luftuar shpejt krizën e huave. Kina po shqyrton një përfshirje më të madhe në fondet e shpëtimit të euros EFSF dhe ESM nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pekini ka rezervat më të mëdha të valutës në botë.



 

 

Izdvajamo


Građanski protesti su vid izražavanja nezadovoljstva radom Vlade, a parlamentarna opozicija, nevladin sektor i sindikalna udruženja zajedno mogu napraviti pritisak da izvršna vlast konačno počne da obavlja posao kako treba, ocijenio je poslanik Socijalističke narodne partije, Vasilije Lalošević.