Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 02. 2013. 16:49   >>  16:58

LAJMET 05.02.2013

LAJMET

Inkurajojnë të dhënat e janarit për mbushjen e buxhetit të shtetit

 

Të ardhurat buxhetore për muajin janar ishin 54.4 milion euro ose 11,5 për qind më të larta krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Futja e tatimimit shtesë nuk është popullor por masë e vështir nga implementimi i të cilës Qeveria nuk pret përfitime politike, por gjithësesi pret efekte në   konsolidimin financiar dhe në stabilizimin e financave publike.

Ajo që e ka detyruar  Qeverinë që të marr një hap të tillë ishte pengimi urgjent i trendit të keqësimit të parametrave fiskal në Mal të Zi, në radhë të parë të deficitit buxhetor dhe niveli i borxhit publikë.

Efektet e pakos së masave të adaptimit fiskal  janë vlerësuar në 30 milion euro dhe kjo shumë do të ndikojë dukshëm në zvogëlimin e deficitit buxhetor për vitin rrjedhës ka deklaruar për Portalin e Radio Televizionit të Malit të Zi ministri i financave Radoje Zhugiq.

Ai ka përkujtuar se qeveria në mbledhjen e kaluar e ka vërtetuar programin e punës së  Qeverisë dhe me rastin e koncipimit në radhë të parë janë bazuar në faktet se Mali i Zi gjithnjë përballet me efektet e krizës ekonomike globale, ka theksuar Zhugiq.

Bojoviq në  pritje të votave të nga disa parti parlamentare

 

Kandidati presidencial Rade Bojoviq, ka theksuar se në zgjedhjet për president të shtetit pret mbështetjen e zgjedhësve të Malit të Zi pozitiv , të Partisë social demokratike , të PDS dhe të një pjese të anëtarëve të PSP . Bojoviq ka theksuar se Mali i Zi i drejtë , kandidat i të cilit është në këtë mënyrë u drejtohet të gjithë qytetarëve pavarësisht nga përkatësia partiake ose për këndë  ka votuar deri tani.

Ai konsideron se Mali i Zi asnjë herë nuk ka pasur zgjedhje demokratike dhe të ndershme , duke shtuar se në zgjedhjet presidenciale pret edhe  obstruksione. Bojoviq ka theksuar se sot në Podgoricë ka filluar grumbullimi i nënshkrimeve për mbështetjen e tij në zgjedhjet presidenciale. 

 

Sinishtaj i dërgon letër të hapur  kryeministrit  Gjukanoviq

 

Përfaqësuesi  i koalicionit shqiptarë FORCA, Vasel Sinishtaj,  i ka bërë ftesë kryeministrit,  Millo Gjukanoviq që me autoritetin e vetë të ndikojë në organet kompetente dhe deri në fund të marsit të shpallet data e referendumit në të cilin qytetarët e Tuzit do të vendosin për statusin e kësaj Komune urbane.

Sinishtaj në letrën e hapur drejtuar kryeministrit ka theksuar se nga shpejtësia e zgjidhjes së çështjes së referendumit konsultative do të varet raporti i mëtejmë i partive shqiptare ndaj Qeverisë , pastaj ndaj ndryshimeve kushtetuese në pjesën e gjyqësorit dhe ndaj zgjedhjeve presidenciale.

Sinishtaj, ka përkujtuar se  Gjukanoviq,  në fushatën parazgjedhore ka premtuar mbajtjen e referendumit konsultativ në të cilin qytetarët e Tuzit do të vendosin se në çfarë Komune dëshirojnë të jetojnë.

Ai konsideron se kjo deklaratë e kryeministrit për momentin mbetet në nivelin e premtimeve duke theksuar se kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha nuk  pajtohet me qëllimin e Partive shqiptare që referendumi të mbahet njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale . Sinishtaj përkujton se klubi i Partive shqiptare në gusht të vitit të kaluar ia ka dorëzuar Kuvendit propozimin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial dhe njëkohësisht ka propozuar studimin e qëndrueshmërisë për Komunën e Tuzit. 

 

Rastoder bisedon nesër me ambasadorin Arens

 

Kryetari i Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë, Rifat Rastoder , do të bisedojë nesër me shefin e misionit të kufizuar vëzhgues të OSBE /ODIHR, Gert Hajnrih Arens,  për konkluzionet dhe rekomandimet nga raporti me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi të cilat janë mbajtur me 14 tetor.Në raport në të cilin është analizuar procesi zgjedhor , i paraqitur një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është theksuar se zgjedhjet janë mbajtur në atmosferë të qetë dhe demokratike. 

 

Partia Boshnjake , ende pa vendim për kandidatin persidencial

 

Partia  boshnjake ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do ta përkrah në zgjedhjet presidenciale , kurse vendimin për këtë duhet ta sjellë brenda 5 ditëve të ardhshme , ka deklaruar kryetari i Partisë Rafet Husoviq. Ai për agjencinë MINA ka deklaruar se kryesia dhe Këshilli kryesor i Partisë boshnjake do të vlerësojë se nëse kjo parti duhet të ketë kandidatin e vetë në zgjedhjet presidenciale ose të përkrah ndonjë kandidatë tjetër. Sipas fjalëve të tij është heret të flitet nëse Partia boshnjake do të përkrah kandidatin e PDS , Filip Vujanoviq.Kjo parti , siç ka theksuar ai,  gjithsesi do të ketë para sysh marrëveshjen e koalicionit të cilën e kanë  nënshkruar dy anëtarët e shumicës parlamentare dhe e cila i obligon për mbështetje kandidatit të partisë më të madhe. 

 

Rezultat pozitiv në transformimin e shoqërisë

Mali i Zi ka realizuar përparim real dhe konkret në procesin e transformimit shoqëror dhe të integrimeve evro-atlantike , ka vlerësuar drejtorja e zyrës së agjencisë amerikane për zhvillimin ndërkombëtarë – USAID , Kozinski Fric. Këshilltari i kryeministrit për politikë të jashtme, Nebojsha Kallugjeroviq,  është takuar sot me Fric dhe me ambasadoren amerikane  në  Podgoricë, Sju Kej Braun. Zhvillimi i suksesshëm i Malit të Zi është rezultat i përpjekjeve në planin e konsolidimit të proceseve reformiste dhe vërtetim i marrëdhënieve shumë vjeçare ndërmjet Malit të Zi dhe USAID-it, ka theksuar  Fric. Në kumtesë thuhet se dy anshëm është konstatuar se falë bashkëpunimit të suksesshëm Mali i Zi i ka realizuar qëllimet e synuara dhe se USAID e ka plotësuar mision e vetë. 

 

Serbia emëron të dërguarin e vet në Kosovë

Serbia ka emëruar të dërguarin e saj të parë në Kosovë, shefin e deritashëm të ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçeviq.
Zyrtarët serbë thanë se Paviçeviq është emëruar zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë.
Paviçeviq tha se puna e tij ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Ai hodhi poshtë përshkrimin e postit të tij si “diplomatik”, duke thënë se puna e tij është që të punojnë për interesat kombëtare serbe.
Paviçeviq ka thënë për agjencitë serbe te lajmeve se e pret një “punë e vështirë”.
Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të vendeve përkatëse në Prishtinë e Beograd është rezultat i marrëvshjes së arritur në takimin e kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel.
Kosova ka emëruar ambasadorin Lulzim Peci në këtë post.

 

Kreu i OKB,  vlerëson lart progresin në dialogun Kosovë – Serbi

Situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, përveç veriut të Kosovës, ku qëkur ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, ka pasur disa incidente të dhunshme. Ky është vlerësimi më i përgjithshëm për situatën e sigurisë në Kosovë në raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, për Kosovën. Raporti përfshin periudhën nga 16 tetori 2012 deri më 15 janar të këtij viti.
Në raport, vlerësohet lart progresi i arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përkatësisht Kosovës dhe Serbisë, duke specifikuar se dialogu është ngritur nga niveli teknik në atë politik dhe tani në të janë të përfshirë dy kryeministrat, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Daçiq i Serbisë.
Në raport theksohen edhe incidentet që kanë ndodhur para se të fillojë zbatimi i IBM-së dhe protestat e serbëve, vendosja e barrikadave në rrugë dhe pengesat e tjera që i janë bërë zbatimit të kësaj marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ky raport pritet të shqyrtohet nga anëtaret e KS te OKB ne sesionin e caktuar më 22 shkurt, njoftoj sot Ambasadori i Korese Kim Suk, në cilësinë e kryesuesit të KS të OKB për muajin shkurt.

 

Mirënjohje e lartë për  mbështetjen  amerikane

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërdguar një mesazh urimi Xhon Kerit (John Kerry), me rastin e emërimit në postin e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Hoxhaj ka shprehur përgëzimet dhe konsideratat më të larta për personalitetin e sekretarit Keri, i cili do të udhëheqë politikën e jashtëm të SHBA-ve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëset më të fuqishme, përkushtimi i pakufishëm i të cilave, do të çmohet gjithnjë, ndërkohë që Kosova vazhdon të tejkalojë sfidat dhe të arrijë progres më të madh. Angazhimi ynë për integrim evropian dhe anëtarësim të plotë në komunitetin ndërkombëtar është i palëkundshëm dhe gjithnjë e më i fuqishëm, duke u bazuar në mbështetjen e SHBA-ve”, thuhet në mesazhin e urimit.
Ai po ashtu thekson angazhimin e Republikës së Kosovës për realizimin e interesave të qytetarëve të saj si dhe për të kontribuar me konstruktivitet në avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

 

 

Grupi ndërkombëtar I punës shkëmben inforamcionet lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë, për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të caktuara për më 23 qershor. Kryetarja dhe zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin ftuar për të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet dhe për të ofruar një pasqyrë të veprimtarive më të fundit të organit të administrimit të zgjedhjeve. Pjesëmarrësit i shprehën KQZ-së mbështetje të vijueshme për zbatimin e paanshëm të kornizës zgjedhore. Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet është një forum i përfaqësuesve të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Shqipëri, i cili mblidhet periodikisht përpara zgjedhjeve për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet. Një nga qëllimet kryesore të Grupit të Punës është të bashkërendojë projektet e bashkësisë ndërkombëtare të lidhura me zgjedhjet, për të shmangur dublimin dhe për të maksimizuar efikasitetin e tyre.

 

Kërkes  për zgjedhje të parakohshme parlamentare 

Në Maqedoni, LSDM-ja opozitare insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Fronti opozitar, kërkoi sot edhe një herë nga kryeministri Gruevski që mbështetjen e popullit për të cilën flet vazhdimisht, ta dëshmojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Jani Makraduli nga LSDM-ja tha se nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, paralelisht me ato lokale, atëherë përgjegjësia për pasojat bie mbi kryeministrin Gruevski.

 

Mbështetje publike për kontrollin e armëve

Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se ka mbështetje publike për kontrollin e armëve të madha dhe vendi ka një detyrim për të vepruar.Presidenti përhapi mesazhin e tij për kontrollin e armëve në Mineapolis, në shtetin verior të Minesotës. Obama i bëri thirrje popullit amerikan për të mbajtur presion mbi Kongresin për të miratuar hapat për të mbrojtur qytetarët.Ai bëri thirrje për kontrollin e shitjeve të armëve dhe ndalimin e armëve të stilit ushtarak me shumë fishekë.Disa mbështetës për mbajtjen e armëve thonë se qeveria duhet të përqendrohet në zbatimin e ligjeve ekzistuese të armëve, në vend që të krijojë ligje të reja.

 

Lirohet fëmija i rrëmbyer në Alabama

Policia në shtetin amerikan të Alabamës sulmoi bunkerin ku mbahej peng një fëmijë 5-vjeçar, duke e çliruar fëmijën dhe duke lënë të vdekur rrëmbyesin.Rrëmbyesi një 65-vjeçar, e kishte mbajtur fëmijën për gati një javë pasi e rrëmbeu nga autobusi i kopshtit dhe vrau shoferin e autobusit.FBI-ja tha se negociatat me rrëmbyesin u përkeqësuan dhe policët ndërhynë nga frika se fëmija ishte tepër në rrezik.Policia thotë se sulmoi strehimin e nëndheshëm pasdite e së hënë për të shpëtuar fëmijën 5 vjeçar. Burimet policore thonë se djali nuk është dëmtuar fizikisht dhe tani ndodhet për kontroll në një spital lokal.Policia nuk ka thënë se si vdiq rrëmbyesi apo cili kishte qenë motivi i rrëmbimit.

 

Lideri opozitar sirian i bën thirrje regjimit të presidentit Asada për dialog

Udhëheqësi i opozitës së Sirisë i ka bërë thirrje regjimit të presidentit Bashar al-Asad që t'i përgjigjet ofertës së tij për dialogun për paqe. Ahmed Moaz al-Khatib, kreu i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, tha se është menduar që t’i japë fund gjakderdhjes në Siri dhe t’i ndihmojë “regjimit që të largohet në mënyrë paqësore”.Ai i tha kanalit arabik Al-Jazeera se “topi tani është në oborrin e regjimit. Ata ose do të thonë po ose jo.”Ofertën për dialog, Khatib e bëri fillimisht në javën e kaluar.Ai tha se ishte i gatshëm të bisedojë me regjimin me kusht që ata të lirojnë rreth 160 mijë të burgosur.Muajin e kaluar Asad tha se është i gatshëm të takojë grupet opozitare, por përjashtoi grupet si Koalicionit Kombëtar i Khatibit, për shkak të mbështetjes që iu kanë dhënë kryengritësve të armatosur, të cilët kërkojnë ta përmbysin regjimin e Damaskut.

 

Takim ndërkombëtar për Malin

Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare do zhvillojnë takim për të kordinuar përpjekjet, të cilat kanë për qëllim zbatimin e stabilitetit afatgjatë në Mali, ku forcat franceze dhe ato maliane po luftojnë kundër kryengritësve islamikë. Takimi i sotëm (e martë) në Bruksel do të sjellë së bashku një grup ndërkombëtar “mbështetës” për Malin, ku përfshihet Unioni Afrikan, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Afrikës Perëndimore. Zyrtarët thanë se rreth 45 delegacione pritet të marrin pjesë në takim, duke përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Banka Afrikane për Zhvillim. Trupat franceze të mbështetur nga forcat ajrore ndërhynë në Mali në muajin janar, pasi që qeveria maliane kërkoi ndihmë për mposhtjen e kryengritësve që zunë qytetet veriore.

 

Nesër, mot i vranët gjatë ditës me të rreshura

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare , në veri vende vende e fortë jug-lindore.

Temperaturat: Budvë 15  gradë, Ulqin 14, Podgoricë, Tivar , Tivat e H. Novi 13, Cetinë  11, Rozhaj 10, Kollashin 8, Plavë 6, Beranë, Nikshiq, Plevle e Zhablak 5 dhe në Bjello  Pole 3 gradë .n Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe gjatë ditës me reshje të dobëta. Në orët e mbrëmjes parashihet të reshura me intensive në jug me shi kurse në veri dhe viset e larta me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore . Temperatura e mëngjesi t prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 14 g. c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се