Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 05. 2013. 17:00   >>  17:06

LAJMET 8.05.2013

8.05.2013

Kuvendi  vazhdoi mbledhjen

Kuvendi i Malit të Zi e vazhdoi sot mbledhjen e tretë të seancës së parë pranverore me rendin e ditës të së cilës ishte paraparë , mes tjerash informata për mënyrën e realizimit të konkluzioneve të Kuvendit  nga 29 shkurti  2012 me propozimin e konkluzioneve, pastaj zgjedhjet dhe emërimet si dhe propozim ndryshimet dhe plotësimet e planeve financiare për vitin 2013 të 6 trupave të pavarura rregullatorë. 

Ndërkohë Kuvendi në mbledhjen e sotme e ka zgjedhur Nikolla Fabris për vice guvernator  të Bankës Qendrore të Malit të Zi për stabilitetin financiar dhe qarkullimin pagesor. Propozimin që Fabris të zgjedhjet në këtë funksion, i cili më parë ka kryer funksionin e ekonomistit kryesor në Bankën Qendrore të Malit të Zi , para deputetëve e ka arsyetuar guvernatori Milloica Dakiq. Emërimin e tij në funksionin e ri e kanë mbështetur deputetet e koalicionit qeveritarë dhe të PSP ,kurse kundër ishin deputetët e Malit të Zi pozitiv. 

 

Danilloviq fton Partinë liberale , Partinë boshnjake dhe Forcën që ti bashkëngjiten Frontit

Funksionari i Frontit demokratik Goran Danilloviq,  ka ftuar partinë Liberal, partinë Boshnjake dhe Forcen që ti bashkëngjitën kësaj aleance politike, pasi që partitë kanë kumtuar se janë të pa kënaqura me respektimin e marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike të socialistëve. Partia boshnjake ka rekomanduar se është e pa kënaqur me realizimin e marrëveshjes së koalicionit me partinë demokratike të socialistëve , ndërkaq Partia liberale përkohësisht e ka shkëputur koalicionin për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes. Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka thënë se tani për tani nuk ka lëvizje kualitative në respektimin e marrëveshjes së koalicionit. 

 

Minatorët kanë hyrë në grevë urie

Punëtorët e Minierës së boksitit ,30 prej të cilëve në zgafellen Bioçki stan janë tash 13 ditë e kanë bllokuar hyrjen dhe prej sot nuk do të marrin ushqim dhe ujë . Ata po ashtu kanë vendosur ta ndërpresin çdo kontakt me opinionin. Punëtorët e Minierës së Bokisitit të Nikshiqit ,të cilët 13 ditë protestojnë në zgafelle nuk e kanë pranuar propozimin e Komisionit për politikë ekonomike që Qeveria ta gjejë mënyrën të sigurojë 320 mijë euro për të paguar rrogat e mbetura.

Minatorët kanë porositur se nëse Qeveria sot deri në mesditë nuk e ndryshon vendimin ata do ta bllokojnë hyrjen në zgafelle dhe do ta ndërpresin çdo kontakt me opinionin. Ata kanë rikujtuar se kërkojnë 7 rrogat e mbetura , ndërkaq për hyrje në zgafelle janë të gatshëm edhe 119 minator ,gjë që do të paraqes rrezik të madh duke pasur para sysh kushtet e vështira. Komisioni për politikë ekonomike dje i ka propozuar Qeveris që ta gjejë mënyrën që minatorëve të Nikshiqit tu paguhen 320 mijë euro, në formë të përkrahjes apo të ndihmës. 

 

Kapitujt për mjedisin jetësor  padrejtësisht të lënë pas dore

Kapitulli   për mjedisin jetësor në procesin bisedues padrejtësisht është lënë pas dore duke pasur parasysh në numrin e akteve të cilat janë te nevojshme të sillen dhe të harmonizohen ,si dhe ndikimin të cilin ato do ta kenë në ekonomin malazeze, ka vlerësuar bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me Unionin evropianë  Aleksandar Andria Pejoviq.

Ai në tryezën e rrumbullakët Sfidat në implementimin e UE të rregulloreve në lëmin e mjedisit jetësor, ka thënë se kapitullin 27 i mjedisit jetësor është nën hijen e kapitujve 23 dhe 24 të cilët kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës. Nënkryetari i Odes ekonomike të Malit të Zi Ivan Saveliq ka thënë se mbrojtja e mjedisit jetësor paraqet një nga politikat më të kërkuara në UE në procesin e bisedimeve  për anëtarësim.

 

Ndryshimi i Kushtetutës jo real deri në fund të qershorit

Ndryshimi i Kushtetutës në pjesën që kanë të bëjnë me legjislacionin nuk është real të pritet deri në fund të muajit qershor , për faktin se ky proces zgjat dy vite dhe se ende nuk janë harmonizuar të gjitha modelet , konsideron deputeti i Partisë socialiste popullore Velizar Kallugjeroviq.

I pyetur se sa e mirë do të ishte për shtetin që ky proces të mos përfundojë deri në fund të seancës pranverore të Parlamentit duke pasur para sysh se ndryshimet e Kushtetutës janë t rëndësishme për hapjen e kapitujve më të rëndësishëm të bisedimeve, Kallurgjeroviq ka thënë se afatet janë të rëndësishme mirëpo, më e rëndësishëm se kjo është zgjidhja kualitative .përfundimtare. 

 

Thaçi e Dacic do të ritakohen gjatë majit

Mediat e Beogradit citojnë deklaratën e kryeministrit serb, Ivica Dacic, i cili ka thënë se me kryeministrin e Kosovës do të takohet sërish në gjysmën e dytë të majit.

Ai po ashtu është shfaqur i bindur për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton “Koha”.Në këtë rrugë ai si kriter kryesor ka përmendur çështjen e Kosovës dhe vënien në jetë të marrëveshjeve të arritura.

 

Zbogar: Jo vetëm Beogradi, por edhe Prishtina të bisedojë me veriun

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të vendosin komunikimin me serbët në veri dhe të mos ia lënë gjithë punën e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit në atë pjesë vetëm Serbisë.
Zbogar, ka inkurajuar Prishtinën zyrtare që të provoj t’i bindë serbët e veriut se marrëveshja Prishtinë – Beograd është në të mirën e tyre.


Këto komente, zyrtari i lartë evropian i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa. Zbogar është shprehur i bindur se Kosova dhe Serbia do të dakordohen rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit midis kryeministrave Thaçi e Daçiq.
Fillimisht presim marrëveshjen rreth planit dhe më pas edhe zbatimin e në praktikë, ka thënë Zbogar.  

 

Bosnja e Hercegovina s'ka kërkuar ende ekstradimin e Kelmendit

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, nuk ka marrë kërkesë nga Bosnja e Hercegovina, për ekstradimin e Naser Kelmendit, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Irina Gudeleviq, zëdhënëse e EULEX-it.„EULEX-i nuk ka marrë kërkesë nga Bosnja e Hercegovina për ekstradimin e zotit Kelmendi“, ka thënë ajo.


Në këtë mision, nuk janë duke i komentuar hetimet që po zhvillohen në këtë rast, të paktën jo deri në seancën dëgjimore, e cila pritet të mbahet të enjten.Policia e EULEX-it e ka arrestuar Kelmendin të martën mbrëma, në bazë të urdhërit të prokurorit të EULEX-it nga zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi i kishte skaduar paraburgimi 48 orësh.
Sipas misionit evropian, Kelmendi është nën hetime për krim të organizuar.

 

Rasmusen:Vullnet politik për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen deklaroi se është e mundur zgjidhja e kontesti të emrit midis Shkupit dhe Athinës. Por sipas tij, kjo zgjidhje mund të arrihet nëse do të ketë vullnet të mirë politik midis dyja palëve.
Rasmusen këtë e deklaroi me rastin e dëshmisë së tij në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, ku ai shprehu porosi inkurajuese për Maqedoninë dhe Greqinë, përfundimisht për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit.
“Ne jemi të përgatitur për të nisur negociatat paraqasëse menjëherë sapo të arrihet zgjidhja për kontestin e emrit. Unë inkurajoj të gjitha palët e involvuara të japin gjithçka dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen.

 

Moskë: John Kerry u takua me veprimtarë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është takuar sot me aktivistët udhëheqës për të drejtat e njeriut në Rusi, në periudhën e shqetësimeve për goditje të autoriteteve ruse kundër grupeve të shoqërisë civile.
Takimi u zhvillua në rezidencën e Ambasadorit amerikan në Moskë.
Në mesin e aktivistëve ishin Lyudmila Alekseyeva, nga Grupi i Helsinkit, pastaj kryesues të grupeve Memorial, Human Rights Watch, Agora dhe Greenpeace.Gjatë javëve të fundit, autoritetet e Rusisë i kanë marrë në pyetje grupet joqeveritare dhe kanë kërkuar harmonizimin e dokumenteve me një ligj kundërthënës, i cili kërkon që këto organizata të deklarohen si “agjentë të jashtëm”, nëse fondet e tyre vijnë nga jashtë.

 

Itali, incident i rëndë në portin e Gjenovas, 3 të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë llogariten të zhdukur pas përplasjes së një anijeje me kullën e kontrollit në Gjenova të Italisë. Sipas raporteve, një pjesë e kullës së kontrollit ka rënë në ujë, pas goditjes nga anija e mallrave Jolly Nero. Në kohën e fatkeqësisë në kullën e kontrollit ndodheshin rreth 10 persona.
Dhjetëra ekipe shpëtimi dhe zhytësish janë duke kërkuar në ujërat e asaj zone, për të gjetur trupat e 7 personave të tjerë. Në kullë kishte edhe një ashensor, i cili ka përfunduar në det.
Zjarrfikësit, policia, karabinierët dhe kapitaneria janë duke koordinuar forcat për lehtësimin e kërkimeve dhe për të verifikuar nëse brenda ashensorit mund të ketë pasur ndonjë person.
Bilanci është bërë edhe më i vështirë nga fakti që, pikërisht në atë moment, ishte edhe momenti i ndryshimit të turneve të personelit të kapitanerisë së portit. Incidenti, i cili ndodhi brenda portit, në momentin e daljes së anijes, dyshohet se do të mund të jetë shkaktuar nga një avari e papritur e dy motorëve të anijes.

 

Nigeri, sulmon Boko Haram, 55 të vdekur

Ekstremistët e Boko Haram kanë sulmuar masivisht qytetin e Bamas në veri-lindje të Nigerisë duke shkaktuar të paktën 55 të vrarë. Në mesin e viktimave janë 22 policë, 14 roje burgu, dy ushtarë dhe 13 militantë ekstremistë islamikë. Objektivi i sulmit të militantëve të Boko Haram ishte burgu u zonës ku mbaheshin të izoluar dhjetëra radikalë. Gjatë aksionit të Boko Haram, janë liruar të paktën 105 prej tyre, një pjesë e dënuar me vdekje për aktivitetin e tyre terrorist në vend.
Sulmet e Boko Haram erdhën pas publikimit të një raporti për abuzime me të drejtat e njeriut të ushtrisë nigeriane që lufton ndaj militantëve në veri të vendit.

 

Meksikë: Shpërthen cisterna e gazit, 9 të vdekur

Shpërthimi i një cisterne gazi në Mexico City, ka shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave dhe lëndimin e 13 të tjerëve .Sipas departamentit të sigurisë qytetare të Meksikos, numri i viktimave mund të rritet. Pamjet e transmetuara në televizion, tregojnë dëmet e shkaktuara si pasojë e shpërthimit i cili ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së martë.
Mediat raportojnë se shpërthimi që ka ndodhur në magjistralen ndërmjet Mexico Cityt dhe Pachucas mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë përplasjeje, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

 

Nëse mot i ndryshueshëm

Në Mal  të Zi mban  mot me vranësira mesatare, në pjesët veriore vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë.  Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e perëndimit. Temperaturat: në H. Novi 27, Podgoricë e Budvë 26, Ulqin, Tivar e Petrovac 25, Cetinë e B. Pole 23, Nikshiq, Plevle e Beranë 22, Shavnik, Andriecë e Rozhaj 20, Mojkovac e Plavë 19, Kollashin 14 dhe në Zhablak 12 g. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me interval të diellit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet  veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 6 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 27 g. c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се