Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 02. 2013. 17:27 >> 17:34

LAJMET 08.02.2013

LAJMET

Hapja e kapitujve 23 dhe 24, testimi më serioz për Malin e Zi

Hapja e kapitujve 23 dhe 24 do të jenë testet e para serioze për Qeverinë e Malit të Zi kurse vonesat në hapjen e  këtyre sferave mund të shkaktojnë ndërprerjen e bisedimeve me UE, ka deklaruar shefi i delegacionit të UE në Podgoricë, Mitja Drobniç. Ai në mbledhjen e Këshillit kuvendor për integrimet evropiane , i cili ka shqyrtuar rrjedhën e deritashme të bisedimeve ka theksuar se kapitujt 23 dhe 24, për Unionin janë të rëndësishëm, sepse kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës si dhe me çështjet që kanë lidhje me kapitujt e tjerë. Pa sundimin e të drejtës nuk ka demokraci dhe as afarizëm të tregut dhe për këtë arsye unioni i jep rëndësi kaq të madhe këtyre kapitujve ka theksuar  Drobniç.

 

Keshilli i ka dorëzuar raportin Kuvendit

Këshilli për antikorrupsion ia ka dorëzuar Kuvendin raportin për marrjen kontrolluese në pyetje të kryeprokurores shtetërore, Ranka Çarapiq, dhe të ushtruesit të detyrës të drejtorit të drejtorisë për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, Vesko Lekiq,  lidhur me aferën Telekom .

Çarapiq , në marrjen kontrolluese në pyetje para dy ditësh në mbledhjen e këtij këshilli ka paraqitur informatën për  hapat të cilët i ka marr prokuroria kryesore e shtetit me rastin e dyshimeve se gjatë dhe pas procesit të privatizimit të Telekomit , në sjelljen e personave përgjegjës ka pasur shpërdorime me elemente të korrupsionit.

Çarapiq ka theksuar se nga organet legjislative të SHBA presin përgjigje lidhur me dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm  që  ka të bëjë me rastin TELEKOM.

 

Prej sot zbatimi i masave te perkoheshme

Shkalla e re e tatimit  prej 15 për qind në bruto të ardhurat mbi 720 euro , gjegjësisht neto të ardhurat mbi 482 euro do të fillojë të llogaritet   prej sot.  Shkalla e re e planifikuar e tatimit do të zbatohet në bazë të plotësimit të ligjit të cilit Kuvendi e ka miratuar me 28 janar do të zbatohet vetëm gjatë këtij viti.

Me pakon e re të krizës nga tatimimi siç theksohet në qeveri janë të mbrojtur 124 mijë të punësuar të ardhurat e të cilave janë më të ulta se ajo mesatare. Në unionin e sindikatave të lira konsiderojnë se tatimi i ri do të ndikojë negativisht në standardin e të punësuarve.

Në lidhjen e sindikatave theksojnë se tatimimi i të ardhurave mbi 480 euro është hap pozitivi përpara krahasuar me propozimin e mëparshëm.

Nga masat e reja të paralajmëruara pritet mbushje e buxhetit prej rreth 11 milion euro .

 

“Dan”; Veloviq, do te zgjedhet ne krye te Agjencise nacionale per siguri

Ish drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq është kandidat për  funksionin e shefit të agjencisë për sigurinë nacionale, shkruan gazeta “Dan”.

Veloviq në deklaratën për këtë gazetë nuk ka dëshiruar të vërtetojë por as ta demantojë këtë informatë. Ai ka theksuar se në këtë moment nuk do ti komentojë këto informata dhe se është heret të flitet për kandidimin e tijë .

 Ishte paraparë që emërimi i drejtorit të ri të drejtorisë së policisë, Vlladan Jokoviq, dhe i shefit të policisë sekrete Veloviq, të shpallën njëkohësisht në mbledhjen e qeverisë të enjten e ardhshme .

 Sipas shkrimit të gazetës DAN shefi aktual i agjencisë për sigurinë nacionale Boro Vuçiniq me siguri do të kalojë në diplomaci.

 

Më  tepër se tetë mijë zgjedhës pa nënshtetësi malazeze

Në regjistrin zgjedhor gjenden më tepër se 8 mijë zgjedhës të cilët nuk posedojnë nënshtetësinë malazeze dhe rreth 5.5 mijë me nënshtetësi  të Serbisë ka kumtuar PSP.

Nënkryetari i kësaj partie Neven Goshoviq ka kumtuar në konferencën për gazetarët se sot në ora 9 në regjistrin zgjedhor, ka pasur 8 mijë e 218 persona pa të dhëna për nënshtetësinë , si dhe rreth 5 mijë e 500 me nënshtetësi të Serbisë .

Ai ka përkujtuar se ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe të deputetëve përmban dispozitën që personi i regjistruar në regjistrin zgjedhor, por pa të dhëna   për nënshtetësinë ose me nënshtetësinë e njërës prej republikave të ish RSFJ ,  mbetet në regjistër vetëm nëse deri me 31 dhjetor të vitit 2012 ka dorëzuar të dhënat për posedimin e nënshtetësisë malazeze.

 

Brajoviq,   në  vizitë  pune në Ulqin

Ministri për komunikacion në Qeverinë e Malit të Zi,  Ivan Brajoviq,  me bashkëpunëtorët qendroi sot në Komunën e Ulqinit. Gjatë kësaj vizite ata u njohën me rrejdhën e deritashme të punimeve në ndërtimin e urës së Port Milenës , si njërit prej objekteve më të rëndësishëm të infrastrukturës në këtë komunë.

Kompetentët kanë pohuar se   kanë mbetur për tu realizuar  edhe  disa nga punët  përfundimtare , pas së cilave ura e sapo ndërtuar  do të vihet në funksion.

 Në bisedimet e zhvilluara në  këtë Komunë,  u vlerësua rëndësia e realizimit të këtij projekti , në veçanti  për qytetarët vendas e që do të ndihmojë dukshëm avancimin e potencialeve turistike  të kësaj komune.

 

Daçiq  paralajmeron  zgjidhjen e çeshtjes se  strukturave paralele

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, por ka bërë të ditur se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet. Daçiq në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe BE-në e SHBA-në, dëshirojnë që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.

Kryeministri serb Daçiq po qëndron këto ditë për vizitë në Uashington, ku pritet të takohet me zyrtar të lart të shtetit amerikan. I pyetur se çfarë pret nga Uashingtoni kur është fjala për Kosovën, Daçiq ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakulare në këtë fushë. “Është e qartë që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia edhe më tutje është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në ato kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjenden modalitetet  për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele”, ka thënë Daçiq.

 

Thaçi  shpreson ne pranimin e shpejte te Kosoves ne OKB

Kryeministri i Kosovës  Hashim Thaçi tregohet optimist për normalizimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për gazetën vjeneze “Die Presse”, e cila është botuar në numrin e sotëm, ai shpreson për pranimin e shpejtë të Kosovës në OKB. Prishtina dhe Beogradi të shtyrë nga trysnia e Bashkimit Evropian  po  përpiqen për normalizim të marrëdhënieve fqinjësore përmes dialogut, megjithatë, partneriteti mes tyre po krijohet mbi një shtresë shumë të hollë akulli.

Ne jemi njohur ndërkohë nga rreth 100 shtete  të botës, në mesin e tyre janë dhe vendet me të fuqishme botërore. Kosova do të bëhet një shtet i respektuar dhe krenar, anëtar i OKB-së, NATO-s dhe BE-së. Ka vështirësi në Këshillin e Sigurimit para së gjithash nga Rusia. Mirëpo, tashmë ne kemi filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe me këtë zvogëlohen arsyet e Rusisë që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Pavarësia e Kosovës është një storie suksesi, sepse ajo ka stabilizuar rajonin,theksoi pos tjerash hashim Thaçi.

 

Shpërthim  i fuqishem ne veri  te  Mitrovicë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një mjet ka shpërthyer në automjetin e një qytetari të përkatësisë serbe, për të cilin autoritetet e rendit thonë se për të dytën herë është cak i sulmit. Në një komunikatë për shtyp, policia e Kosovës ka njoftuar se 38 vjeçari, punëtor i furrës së bukës “Mini Pani”, ka njoftuar “për shpërthim të fuqishëm të regjistruar në veturën e parkuar para lokalit në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës”.

 Policia njofton se vetë furra e këtij qytetari, ka qenë në janar të këtij viti, cak i sulmit të armatosur nga persona të panjohur.

 

OKB: Nga sulmet amerikane janë vra shumë fëmijë

Nga sulmet  e shumta amerikane janë vra shumë  fëmijë ,njofton Komiteti për të drejtat  e Fëmijëve duke sqaruar se viktimat ishin pasojë “sidomos e mungesës së raportuar të masave parandaluese dhe përdorimit jo përkatës të forcës” Ky komitet, me seli në Gjenevë, ka shprehur “shqetësim të thellë se, në fakt, numri i viktimave në mesin e fëmijëve është dyfishuar nga viti 2010 në vitin 2011”.

Shqyrtimi i politikave që i prekin fëmijët, nga ana e Kombeve të Bashkuara bëhet çdo katër vite, dhe raporti lidhur me këtë çështje, u publikua në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet debat i ashpër lidhur me politikën për sulmet me aeroplanë pa ekuipazh.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, tha se nuk ka njohuri për këtë raport të Kombeve të Bashkuara dhe se do ta shikoj atë.

 

Shpërthime të fuqishme në Bagdad

Zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë në Irak thonë se sot nga disa shpërthime të makinave-bomba në kryeqytetin Bagdad dhe në pjesën qendrore të Irakut, janë vrarë së paku 26 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Në një treg të shpezëve në Bagdad nga dy eksplodime janë vrarë 13 vetë dhe plagosur 30 të tjerë.  13 vetë të tjerë janë vrarë nga dy eksplodime në tregun e perimeve në qytetin Hilla, në jug të Bagdadit, po ashtu me popullatë shumicë shiite. Raportohet se këto ishin sulmet e fundit në valën e një dhune aktuale në Irak.

Duket se sulmet janë të ndërlidhura me krizën politike dhe javëve të protestave të sunitëve, në territoret e banuara me popullatë shumicë sunite, që kërkojnë përmbysjen e kryeministrit Nuri al-Maliki.

 

Luftime të  ashpra  rreth  kryeqytetit  Sirian

Raportohet se lufta është duke u intensifikuar rreth kryeqytetit sirian Damask. Raportet thonë se përplasje dhe granatime të rënda u zhvilluan të dje  në rrethe të kontrolluara nga luftëtarët e opozitës, ndërsa forcat besnike të Bashar al-Asad po përpiqen për ti qetësuar ato. AFP raporton se forcat qeveritare kanë rimarrë Karnazin, një qytet strategjik në autostradën Damask-Aleppo. Luftimet kanë ndodhur pasi  Organizata për Bashkëpunim Islamik ka bërë thirrje për "dialog serioz" midis opozitës dhe zyrtarëve të regjimit. Raportohet se  Irani, Libani dhe Iraku kishin planifikuar  formulimin final të komunikatës nga takimi  në Kajro.

 Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Leon Panetta ka pranuar për herë të parë se Pentagoni kishte propozime të mbështetura për të armatosur rebelët sirianë, por Shtëpia e Bardhë e kishte kundërshtuar idenë.

 

Morsi: t’i jepet fund tragjedisë në Siri

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për “dialog serioz” në mes të Qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve, në mënyrë që të ndalojnë luftën e vazhdueshmë në vend.

 Duke folur gjatë mbylljes së samitit dy-ditor të enjten, presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi tha se “të gjithë pajtohemi se është e nevojshme që të përshpejtohet procesi për t'i dhënë fund kësaj tragjedie, të cilën është duke e përjetuar populli sirian”.

Kjo organizatë 57 antarëshe, mbështetë iniciativën e Egjiptit, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite që të bëjë ndërmjetësimin e bisedimeve në mes të regjimit te presidentit Bashar al-Asad dhe opozitarëve. Me këtë hap tentohet t’i japin fund luftës dy-vjeçare ku kanë humbur jetën të paktën 60 mijë njerëz.

 

SHBA në mbështetje të planit për luftëtarët opozitar

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mbështetur një plan, i cili parasheh ofrim të armatimit për luftëtarët opozitar në Siri, ka thënë gjenerali Martin Dempsey në seancën e djeshme  të komitetit të Senatit.
Ofrimi i armatimit për rebelët kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka qenë temë e një debati brenda administratës shtetërore. Shqetësimet rreth armatosjes së grupeve që kanë lidhje me Al-Kaidan, kanë kufizuar gatishmërinë amerikane për ndihma humanitare. Presidenti Obama disa herë më parë e ka përsëritur se ai dëshiron të shohë një zgjidhje politike dhe jo ushtarake, të krizës në Siri.

 

Nesër, mot i vranët  me të reshura

 Në Jug dhe Bregdet të malit të Zi mban mbajti mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë, kurse në veri i vranët dhe vende vende me të reshura të dobëta të borës. Fryn erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore. Temperaturat: H. Novi, Budvë e Tivat 12 gradë, Tivar 10, Ulqin e Podgoricë 9, Cetinë 5 , Nikshiq 2, Beranë, B. Pole, Plavë e  Shavnik 1, Kollashin,  Rozhaj  e Mojkovac -1, Plevle -2 dhe në Zhablak -6. g.c. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët , në bregdet me reshje të shiut, kurse në viset qendrore dhe veriore me borë dhe sokllot.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 10 g.c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се