Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 07. 2013. 17:39 >> 18:19

LAJMET 29.07.2013

29.07.2013

Kuvendi vazhdoi punën me raportin e punës të këshillit gjyqësor për vitin e kaluar

Nuk është e mundshme reforma e pushtetit gjyqësor vetëm me ndryshimet kushtetuese por duhet siguruar supozimet esenciale për pavarësinë e gjykatës , ka theksuar kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medenica ,para deputetëve prezent në Kuvendin e malit të Zi. Ajo duke prezantuar raportin për punën e kolegjit gjyqësor për vitin e kaluar në parlamentin shtetëror , ka theksuar se shteti duhet ti forcojë institucionet gjyqësore me qellim të ruajtjes së pavarësisë së tyre. Kushtetuta , siç ka theksuar ajo është akt politik i cili ndryshohet shumë vështirë.

 

Me principet e reja për zgjedhjen e kryetarit të Gjyqit suprem dhe mënyrës së zgjedhjes të anëtarëve të kolegjit gjyqësor do të arrihen principet kyçe të pavarësisë, përgjegjësisë dhe efikasitetit të Gjykatës ka theksuar ajo. Edhe deputeti i PDS Millorad Vuletiq konsideron se raporti jep pasqyrë të qartë për punën e gjykatës. Nga ana tjetër,deputeti Vlladisllav Bojoviq ka thekusar se ende nuk ka akt vendime për rastet e korrupsionit në nivel  të lartë edhe pse kjo kërkohet nga Brukseli. Nga gjyqet e korruptuara  nuk mund të pritet zbatimi i konkluzioneve të miratuara në parlament, andaj nevojitet reformë gjithëpërfshirëse dhe rizgjedhja  e gjykatës ka precizuar ai. Kryetarja e Gjyqit kushtetutes Vesna Medenica ka theksuar se nuk ekziston konflikt ndërmjet gjyqit të apelit dhe gjyqit suprem, por çdo njëri kryen punën e vetë. Pavarësia në punën e gjykatës mund  të sigurohet vetëm me ndryshimet kushtetuese gjë që më së paku i përgjigjet koalicionit në pushtet ka vlerësuar deputetje e PSP Snezhana Jonica. Ajo ka shtuar se gjykatësit vendas duhet  të edukohen dhe të njoftohen me praktiken e Gjyqit evropianë për të drejtat e njeriut. Azra Jasaviq nga Mali i Zi pozitiv ka theksuar se partia e saj nuk do ta përkrah raportin, sepse siç ka vlerësuar gjyqet Malazeze veprojnë sipas principit të PDS. Për ndryshe Kuvendi do të deklarohet nesër për konkluzionet që kanë të bëjnë me këtë raport.

 

Nesër shqyrtimi i propozim raportit të kryetarit Koça Pavlloviq për aferën Inçizimi

Këshilli anketues për vërtetimin e fakteve lidhur me aferën Inçizimi do të shqyrtojë nesër  propozimin e raportit të kryetarit të këtij trupi Koça Pavlloviq kurse para anëtarëve duhet të gjenden edhe propozim Konkluzionet dhe rekomandimet e Partisë social demokratike.

 

Pavlloviq në mbledhjen e sotme të Këshillit anketues ka kumtuar se me postën  elektronike e ka dërguar propozim raportin të koncipuar nga ai dhe këshilltari juridik i Këshillit Veselin Radulloviq. Ai ka theksuar se paralelisht me këtë dokument ka propozuar edhe propozim konkluzionet dhe rekomandimet dhe pastaj ka propozuar që anëtarët e Këshillit për këtë dokument të deklarohen nesër.

 

Bruksel: Diskutohet progresi i arritur në procesin e liberalizimit të vizave

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizim të vizave  mes  Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, respektivisht Drejtoratit  të përgjithshëm  për çështje të Brendshme. Delegacioni nga Kosova  është  udhëheqë nga Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi si dhe koordinatorët teknik për liberalizim të vizave nga ministritë relevante.

Gjatë këtij takimi Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi informuan  zyrtarët e Komisionit Evropian për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë  u prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme dhe planet për  javët dhe muajt në vijim. Ministrja Çitaku prezantoi të arriturat në finalizimin e kornizës ligjore dhe strategjike që ndërlidhet me këtë proces si dhe me të arriturat kryesore që institucionet e Republikës së Kosovës i kanë arritur së bashku me ata të EULEX-it, Zyrës së BE-së  në Kosovë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë. Nga ana tjetër  Ministri Rexhepi informoi të pranishmit për të arriturat konkrete që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë deri më tani.Në fund të takimit palët u dakorduan për hapat e mëtejm, respektivisht  misionet  vlerësuese për monitorimin e zbatimit të kritereve për Liberalizim të Vizave, thuhet në njoftim.

 

Krasniqi: Marrëveshja u votua në Kuvend me pakon e ligjeve

Me seancën e 31 korrikut përmbyllet sesioni pranveror i punimeve të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë pritet të shqyrtohen një varg projketligjesh që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe projektligje që kanë dalur nga Marrëveshja e 19 prillit.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e cila u votua në Kuvend ka pasur pakon e ligjeve që do të ndryshoheshin dhe jo krejtësisht është ditur se çka po votohet në atë rast. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi duke komentuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për t’ia përshtatur marrëveshjes së arritur në Bruksel. Ai këto komente i ka bërë derisa u pyet rreth Projektligjit për vetëqeverisje lokale që e parasheh formimin e Asociacionit të serbëve të veriut, e që, sipas tij, Asociacioni nuk mund të shpërbëhet nga institucionet e vendit por vetëm me vetëdëshirë dhe me 2/3 të votave të anëtarëve të saj.Kjo marrëveshje  është votuar dy herë. Herën e parë i ka marrë 89 vota, ndersa herën e dytë  84 vota  kështu që  mund të thuhet se Kuvendi  realisht ka votuar gjithë pakon e ligjeve që është brenda marrëveshjes dhe  poashtu  nuk është ditur çka përmban ajo marrëveshje”, tha Krasniqi.

 

Azilkëkërkuesit nga Kosova në SHBA

Sipas shënimeve mbi shtetësinë e azilkëkruesve të dhënat nga Departmenti i Sigurisë Kombëtare për vitet 2009, 2010 dhe 2011, për këto tri vjet Amerika u ka njohur kërkesën për azil gjithsej 72 shtetasve nga Kosova, mirëpo nuk thuhet se sa janë refuzuar dhe deportuar.

Për të fituar të drejtën e strehimit, azilkëkruesit duhet të dëshmojnë se kanë kërcënim real keqtrajtimi në vendin e tyre, që bazohet në kombësinë e tyre, racën, fenë, klasën shoqërore, grupimin politik si dhe disa faktor të tjerë. Por cili ka qenë motivi i keqtrajtimit që e deklarojnë kosovarët kur pohojnë kërcënimin në Kosovë nuk është e qartë.“Ka që ankohen se janë në shënjestër nga pushtetarët e sotëm, ish pjesëtarë të UÇK-së që gjoja i ndjekin këta si ‘paqësorë’. Apo se janë fëmijë të martesave të përziera, se nuk janë ‘puro’ shqiptarë apo se janë pjesëtarë të ndonjë grupi pakicë, zakonisht romë, të diskriminuar dhe kërcënuar nga shumica shqiptare në pushtet.Në prill të vitit 1999, në kulmin e luftës dhe ndjekjeve të shqiptarëve nga Kosova, SHBA deklaruan se do të pranonin 20 mijë refugatë kosovarë. Atëbotë në Amerikë erdhën pak më shumë se dhjetë mijë, ndërsa pas çlirimit të Kosovës një e treta e tyre vendosi të kthehej në vendlindje.

 

Ban Ki Mun jep raportin e vetë tre mujor për situatën në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun në raportin e vetë tre mujor për situatën në Kosovë i ka ftuar pushtetin  në Beograd dhe në Prishtinë që të bëjnë përpjekje dhe të zbardhen fatet e personave të humbur dhe të shndritën të gjitha krimet e luftës.

Në raport,i cili përfshin përudhen 23 prill deri me 15 korrik u jepet përkrahje përpjekjeve me qellim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo vlerësohet se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me parë duhet zgjidhur çështjet e rënda të trashëguara nga lufta.

 

Pas të shtënave në plazhin e Vlorës tre të vrarë

Tre vetë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat, që kanë shpërthye  dje, në një plazh në pjesën jugore të bregdetit të Shqipërisë, ka njoftuar policia.

 

Një person kishte hapur zjarr me armë automatike kundër pushuesve në një plazh privat në qytetin e Vlorës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, u tha reporterëve shefi i policisë lokale Artan Çuku. Të vrarë janë një grua 50 vjeçare dhe dy të rinjë të moshës 17 dhe 20 vjeçare, ndërsa një person tjetër është plagosur, raporton AFP-ja nga Tirana. Raportohet se dëshmitarët ende po pyeten nga policia.

Sipas policisë motivet e këtij sulmi janë të paqarta.

 

Irak: Numri i të vrarëve arriti në 48

Nga një valë e sulmeve me makina-bombë në Bagdad dhe rreth tij, janë vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur më se 220 të tjerë.

Sipas zyrtarëve të Irakut, së paku 11 sulme me bomba i kanë goditur nëntë qarqe të kryeqytetit Bagdad, një ka ndodhur në lagjen Mahmudija, ndërsa ka pasur shpërthime në Kut, Samava dhe Basra, që gjenden në pjesën jugore të këtij vendi. Zyrtarët thonë se deri tash ka raporte për 48 të vrarë dhe 226 të plagosur, nga së paku 17 eksplodime. Por, ka shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet. Një Grup për monitorim në Irak thotë se më se 800 njerëz janë vrarë në këtë vend, nga dhuna në muajin Korrik.

Kjo dhunë e ka ri aktualizuar frikën për konflikte sektare ndërmjet shumicës shiite dhe pakicave sunite e kurde në Irak.

 

Në Uashington, sonte rinisin bisedimet izraelito palestineze

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se bisedimet për paqe  mes  palestinezëve dhe izraelitëve pritet të rinisin sonte vonë në Uashington. Departamenti i shtetit e ka bërë publik njoftimin dje pas bisedave që sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka pasur me liderët izraelitë dhe ata palestinezë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki ka thënë përmes një deklarate se Kerry personalisht “ka dërguar  ftesë që palët të nisin drejt Uashingtonit ekipe me zyrtarë të lartë negociatoresh  kështu që edhe formalisht të vazhdojnë negociatat  e drejtëpërdrejta për statusin final”. Psaki ka thënë se Izraeli do ta dërgojë ministren e drejtësisë, Tzipi Livni dhe Yitzhak Molcho, ndërsa palestinezët do të dërgojnë kryenegociatorin  Saeb Erekat dhe Muhammad Shtajeh. Njoftimi për bisedime të reja është bërë pasi kabineti qeveritar i Izraelit dje lirojë 104 të burgosur  palestinezë. Bisedimet  izraelito – palestineze u ndërprenë në vitin 2010 kur Izraeli refuzojë që të ndalojë ndërtimin e shtëpive të banimit për izraelitët në Bregun Perëndimor.

 

Pakistan - së paku 18 persona e kanë humbur nga konsumimi i alkoolit

Së paku 18 persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike të helmuara në Pakistan.

 

Personat në fjalë i kanë konsumuar pijet e helmuara në dy ndeja të ndara dje në Faisalabad, njëra ndejë e festimit të një ditëlindjeje dhe tjetra një takim privat i mbajtur më herët gjatë javës. Javed Ahmed Khan, zyrtar i lartë i policisë në këtë qytet i ka thënë agjencisë së lajmeve franceze, AFP se më shumë se 20 persona janë ende pa vetëdije nëpër spitalet lokale.

Policia ka informuar se shumica e viktimave kanë vdekur pasi janë kthyer në shtëpitë e tyre. Shitja dhe konsumimi  publik i alkoolit në Pakistan është i ndaluar pasi konsiderohet se është në kundërshtim me parimet e Islamit. Shumë persona të varfër përgatisin alkool të lirë në shtëpitë e veta.

 

Itali: Autobusi bie në humnerë, 36 persona e humbën jetën

Ekipet e shpëtimtarëve në Itali kanë thënë se kanë nxjerrë së paku 36 trupa të pajetë nga një autobus i cili ka rënë në një humnerë në jug të këtij shteti. Agjencitë e lajmeve të Italisë kanë raportuar se dje një autobus ka përplasur disa vetura duke dal jashtë  rrugës, dhe pasi e ka goditur rrethimin e rrugës ka rënë 15 metra poshtë në afërsi të fshatit Avellino, fshat ky që gjendet 160 kilometra në jug të Romës. Policia ka thënë se duket që shoferi e ka humbur kontrollin mbi autobusin. Shoferi është njëri nga viktimat që e humbën jetën në këtë aksident. Së paku 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e autobusit. Në këtë autobus që ishte në drejtim të Napolit, kishte 50 persona të cilët ktheheshin nga një vend peligrinazhi në rajonin jugor të Campanias.

 

Edhe nesër mot tejet i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe shumë i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe perëndimore .

Temperaturat: Podgoricë 37, Plevle, Kollashin, Shavnik e Mojkovac 36, Nikshiq e Cetinë 35, Budvë, B. Pole e Beranë 34, Rozhaj 33, Plavë 32, Ulqin e H. Novi 31, Tivar 30 dhe në Zhablak 29 g.

Nesër në jug dhe Bregdet parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, kurse në veri me vranësira dhe vende vende me reshje e bubullimë, kryesisht në orët e pas ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 26, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 39 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се