- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
13. 02. 2013.
16:33 >> 16:42
LAJMET - 13. 02. 2013.
LAJMET
Vërtetohet kandidimi i F. Vujanoviq
Komisioni zgjedhor i shtetit ka vërtetuar sot kandidaturën e Filip Vujanoviq në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen me 7 prill . Kjo është kandidatura e parë presidenciale të cilën e ka vërtetuar Komisioni zgjedhor. Agjencia MINA njofton se 8 anëtarë të Komisionit kanë votuar për vërtetimin e kandidaturës Vujanoviq, kurse 3 anëtarë nga Partia social demokrate dhe Fronti demokratikë ishin kundër. Partia social demokratike më parë ka njoftuar se do të praqes ankesë duke vlerësuar se Vujanoviq nuk ka të drejtë kushtetuese që të rikandidohet për president të Malit të Zi. Me Kushtetutën e Malit të Zi është paraparë që i njëjti person më së tepërmi mund të jetë dy herë president i shtetit. Vujanoviq në këtë funksion është zgjedhur dy herë në vitin 20003 dhe 2008, mirëpo, në mandatin e parë ishte zgjedhur kur Mali i Zi ishte në bashkësinë shtetërore me Serbinë.
Do ti motivojë zgjedhësit e vetë që të dalin në zgjedhje
Partia socialiste popullore –PSP- do ta angazhojë tërë infrastrukturën partiake për ti motivuar ithtarët e vetë që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe të votojnë për kandidatin e pavarur Miodrag Lekiq, ka kumtuar sot kjo Parti. Nënkryetari i PSP Neven Goshoviq ka përkujtuar se Këshilli kryesor i Partisë një zëri ka sjell vendimin që të përkrahet Miodrag Lekiq për presidentë të Malit të Zi dhe ka shqyrtuar të gjitha çështjet të cilat duhet të sigurojnë fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. PSP , siç ka theksuar Goshoviq në fushatën zgjedhore do të angazhojë tërë infrastrukturën me qellim që të kontaktohen tërë zgjedhësit kurse lidhje e drejtë për drejtë do të jenë organizatat vendore në të gjitha këshillat komunale dhe të qyteteve.
Kandidimin e Bojoviq deri tani e kanë përkrahur 502 qytetarë
Kandidaturën presidenciale të Rade Bojoviq deri tani e kanë përkrahur 502 qytetarë, kurse nga Mali i Zi i drejtë theksojnë se çdo ditë grumbullojnë nga 100 nënshkrime mbështetëse. Bojoviq ka theksuar në Konferencën për gazetarët se Partia e tij është optimiste sa i përket grumbullimit të numrit të mjaftueshëm të nënshkrimeve për kandidaturën presidenciale. Bojoviq ka theksuar se qëllimi është që çdo ditë të grumbullohen nga 200 nënshkrime. Ai ka theksuar se problemi me grumbullimin nënshkrimeve është mosharmonizimi i punës së Komisioneve zgjedhore komunale.
Nga legalizimi disa qindra milion euro
Legalizimi i objekteve joformale , e që në Mal të Zi ka rreth 100 mijë, , duhet të zgjasë prej 7 deri në 8 vjet , kurse shteti nga ky proces duhet të grumbullojë disa qindra milion euro, ka theksuar ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branisllav Gvozdenoviq. Ai sot në konferencën ndërkombëtare për legalizimin e objekteve jo formale ka theksuar se ky është projekt shumë i rëndësishëm i cili do të realizohet brenda disa vjetëve. Gvozdenoviq ka theksuar se në Mal të Zi me decenie të tëra janë ngritur lagje joformale për shkak të monitorimit jo adekuatë dhe mungesës së kapaciteteve kadrovike që kjo dukuri të pengohet. Ai ka theksuar se me projekt situata do të ndryshojë mirëpo ky proces do të zgjas prej 7 deri në 8 vjet . Sipas fjalëve të tij rezultate kryesore të projektit do të jenë avancimi i kushteve dhe i kualitetit të jetës në këto lagje përmes infrastrukturës së re në to.
Largohem për të mirën e Kishës
Papa Benedikti i XVI ka theksuar sot , në drejtimin e parë opinionit pas paralajmërimit të tërheqjes nga ky funksion , se është i vetëdijshëm për rëndësinë e vendimit të vetë por edhe për faktin se i mungon forca fizike dhe shpirtërore. Ai ka theksuar se është i bindur se Kisha katolike do ta ketë përkrahen e Zotit dhe të besimtarëve edhe për kundër të gjitha vështirësive, njofton Rojters. Nga shumë besimtarë të cilët e kanë përshëndetur me ovacione të gjata, Papa ka kërkuar që të luten për të dhe për Kishën. Krerët kishtarë Papën e ri do të zgjedhin në të ashtuquajturën konklve e kardinalëve pasi që Papa edhe zyrtarisht të largohet nga ky vend. Papa Benedikti i XVI do të jetë Papa i parë që nga viti 1415 i cili jep dorëheqje . Papa i atëhershëm Grguri i XII kishte dhënë dorëheqje me qellim të zgjidhjes së mospajtimeve rreth drejtimit me kishën e cila sot ka rreth 1.2 miliardë besimtarë në tërë botën.
Nesër mot me vranësira të ndryshueshme
Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht vranët , vende vende me reshje të shiut në jug dhe me borë në veri dhe viset e larta. Fryn erë mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore. Temperaturat: Tivart 13, Tivar, Ulqin, B. Pole e Beranë 11, Podgoricë 10, Budvë 9, H. Novi , Kollashin e Shavnik 8, Plavë, Plevle e Mojkovac 7, Rozhaj 6, Nikshiq 5, Cetinë 3 dhe në Zhablak 0 g. Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 15 g. C.
Krimi dhe korrupsioni mbajnë Kosovën larg liberalizimit të vizave
Mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit paraqiten si pengesat kryesore për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Në raportin e fundit, Komisioni Evropian i kërkon Kosovës që të bëjë hapa konkret në luftimin e dukurive negative në mënyrë që të ecë drejt liberalizimit. Po ashtu, aty përmendet si pengesë në këtë proces edhe migrimi ilegal, reformat në drejtësi dhe çështje tjera që ndërlidhen edhe me legjislacionin. Një delegacion i Komisionit Evropian, po qëndron në Prishtinë me ç’rast i ka dorëzuar qeverisë raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.
Raporti është vlerësuar se njeh disa përparime por njëherësh evidenton edhe shumë ngecje të cilat e mbajnë ende Kosovën larg liberalizimit të vizave.
Me gjithë punën dhe ngecjet në këtë proces, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar në takimin me delegacionin evropian se qeveria e tij dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bëjnë çmos që t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që edhe kosovarët të lëvizin lirshëm dhe pa viza brenda zonës Shengen.
Drecun: Institucionet në veri do të forcohen
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se institucionet serbe në Kosovë nuk do të shpërbëhen.
“Nuk ka largim të institucioneve derisa nuk arrihet marrëveshje e plotë për çështjen e Kosovës. Nëse arrihet marrëveshje sipas platformës sonë, atëherë do të formojmë bashkësinë e komunave autonome serbe”, ka thënë Drecun, transmetojnë mediat serbe.
Ai është zotuar se Beogradi do t’i forcojë institucionet serbe në Kosovë, pasi “ato janë e vetmja mënyrë për të mbijetuar serbët”.
Faktori ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht presion Serbisë që të shuajë strukturat e saj të sigurisë dhe drejtësisë nga veriu i Kosovës.
Këto struktura pritet të diskutohen edhe në takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me atë të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do të zhvillohet më 19 shkurt në Bruksel.
Data për Serbinë “varet nga dialogu”
Për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin qershor, Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, ka deklaruar sot në Beograd raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.“Raundi i pestë dhe i gjashtë i bisedimeve midis kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi nuk është për fotografi, por që të dyja palët të tregojnë se janë të përkushtuara për të ardhmen”, ka thënë Kacin.
Thaçi dhe Daçiq kanë zhvilluar deri më tash katër raunde bisedimesh. Takimi i radhës është paraparë për 19 shkurt.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.
Shkup: Opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale
Opozita maqedonase përfundimisht ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Vendimi është marrë tre ditë para skadimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale që janë paraparë të mbahen më 24 mars.
Vendimi i këtillë i LSDM-së ka pasuar një deklaratë të një dite më parë nga kryeministri Nikolla Gruevski se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Gruevski për krizën politike në vend akuzoi opozitën, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që për shkak të kësaj, Maqedonia të marrë raport negativ nga KE-ja apo edhe të humb statusin e shtetit kandidat.
Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me drejtorin e drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino, ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai po ashtu ka theksuar se bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës, do të dëmtojë rëndë procesin e eurointegrues të Maqedonisë.
Firmoset në Athinë marrëveshja TAP mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë
Një ditë pas firmosjes nga kryeministri Berisha, marrëveshja mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për gazsjellësin TAP, është firmosur në Athinë. Nga pala shqiptare ka qenë zv. kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitri Avramopulos, dhe ministri italian i Ekonomisë, Corrado Passeri. Marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e këtij projekti me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë. Projekt TAP, veçanërisht për Shqipërinë, paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit. Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në Detin Kaspik, në Evropën Perëndimore.
Polici vrasës i Los Anxhelosit dyshohet së është djegur
Një polic në jug të Kalifornisë, ish-pjesëtar i Policisë së Los Anxhelosit, është i dyshuar për vrasjen edhe të një polici tjetër, duke e dërguar në katër numrin e viktimave. Policia ka bërë të ditur se, Kristofer Dorner besohet se është fshehur në një kasolle në kampin Big Bear, në malet që gjenden në lindje të Los Anxhelosit.Zyrtarët thanë se i dyshuari ka qenë i përfshirë në një shkëmbim zjarri me policinë, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër. Një xhirim, i bërë nga helikopteri, tregon se kasollja, ku është fshehur i dyshuari është djegur. Ende nuk dihet për fatin e të dyshuarit. Policia ka filluar ndjekjen e Dornerit për afro një javë, pasi besohet se ka përgatitur një sulm në shenjë hakmarrjeje kundër stafit policor, që kishte larguar atë nga puna para pesë viteve.
Rusia vazhdon të furnizojë Sirinë me armë
Eksportuesi shtetëror i armëve të Rusisë ka thënë se Moska vazhdon të dërgojë armë në Siri dhe nuk e ka ndërmend të ndalojë, pavarësisht luftës civile në këtë vend.
Drejtori i kompanisë Rosoboronexport, Anatoly Isaikin, ka thënë se dërgesat përfshijnë sisteme për mbrojtje anti-raketore dhe asgjë që mund të përdoret si armë sulmuese.
Ai po ashtu ka thënë se eksportet nuk shkelin ligjin ndërkombëtare ose rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rusia, furnizuesi kryesor me armë i Sirisë, është kritikuar nga vendet e Perëndimit dhe ato arabe për mbështetjen e regjimit sirian.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet konflikt.
Afganistan: Raportohet se nga sulmi i NATO-së, janë vrarë civil
Zyrtarë lokalë afganë theksojnë se një sulm ajror i NATO-s në lindje të Afganistanit ka vrarë 10 civilë, përfshirë pesë fëmijë.
Guvernatori i Provincës Kunar, Fazlullah Wahidi tha se Forca Ndihmëse e Sigurisë Ndërkombëtare të NATO-s (ISAF) sulmoi në ditën e mërkurë pa i informuar paraprakisht autoritetet lokale.
Ai tha se të paktën katër luftëtarë talebanë u vranë në sulm, që ka ndodhur në fshatin Chaugam.
Zëdhënësi i ISAF-it, Major Adam Wojack tha se ai ishte në dijeni të një incidenti që "përputhet" me raportin nga Kunar, por tha se ai nuk mund të konfirmojë numrin e vdekjeve apo të viktimave civile.
Inspektor të IAEA-së vizitojnë Iranin
Zyrtar të Agjencisë për Mbikëqyrje Bërthamore të OKB-së, janë duke mbajtur bisedime me zyrtarë të Iranit në Teheran. Pak para takimit të së mërkurës, Ministria jashtme e Iranit sugjeroi se inspektorët mund të lejohen të vizitojnë kampin ushtarak të Parçinit nëse Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) janë në gjendje të bien dakord mbi një "marrëveshje të plotë", në të cilën do të njiheshin të drejtat bërthamore të Iranit. IAEA ka thënë se beson se në Parçin kanë ndodhur aktivitete relevante për zhvillimin e mundshëm të armëve bërthamore. Irani mohon se është duke bërë çfarëdo lloji të përpjekjeve të krijimit të armëve bërthamore. Shefi i inspektorëve të IAEA-së, Herman Nakaerts, u zotua se “agjencia do të punojë shumë” për të zgjidhur dallimet e saj me Iranin në lidhje me mbikëqyrjen e programit bërthamor të Teheranit. Vizita IAEA-së bëhet para 16 shkurtit, datës kur pritet të fillojnë bisedimet midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, që do të mbahen në Kazakistan.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Radios
Sot është Dita Ndërkombëtare e Radios. UNESCO ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron. Trembëdhjetë shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.
Коментари0
Остави коментар