Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 07. 2013. 16:25   >>  16:36

LAJMET 30.07.2013

30.07.2013

Problemi mund të zgjidhet nëse ekziston vullneti politik

Mali i Zi sot nuk do të kishte probleme me Kombinatin e Aluminit sikur të kishte ekzistuar vullneti politik dhe gatishmëria që të pranohen propozimet e Qeverisë së mëparshme për zgjidhjen e kësaj çështje, ka theksuar ministri për punë të jashtme e ish kryeministër Igor Llukshiq.

Ai ka theksuar se qeveria në krye të cilës gjendej ai, ka propozuar zgjidhje që ishin në pajtim me konkluzionet parlamentare nga shkurti i vitit të kaluar të cilat kanë paraparë opsione të ndryshme për shfuqizimin e kontratës me pronarin rusë në KAP. Ai në konferencën e sotme për gazetarët ka theksuar se njëra prej detyrave më kryesore të Qeverisë, paralelisht reformave në planin e ndërtimit të kapacitete gjegjëse të sigurisë është komunikimi i drejtë për drejtë me qytetarët lidhur me kuptimin e procesit të integrimeve të Malit të Zi në NATO. Ai ka shtuar se momenti aktual i përparimit drejtë strukturave euro-atlantike kërkon dialog më intensiv publikë në këtë temë.

                   

Parlamenti do të debatojë nesër për amendamentet kushtetuese

Deputet e parlamentit të Malit të Zi do të diskutojnë nesër për amendamentet e propozuara në Kushtetutën e Malit të Zi që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe ligjin kushtetues për zbatimin e tyre. Është paralajmëruar se në mbledhje do të marr pjesë edhe shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi Mitja Drobniç. Këshilli kushtetues, amendamentet i ka miratuar njëzëri me votat e përfaqësuesve të koalicionit në pushtet dhe të PSP opozitare dhe Malit të Zi Pozitiv, kurse kundër ishte Fronti Demokratik.

 

Parashihet që kryetarin e Gjyqit suprem ta zgjedh dhe shkarkojë kolegji gjyqësore me shumicën e dy të tretave me mandat 5 vjeçar. PSP dhe Mali i Zi Pozitiv kanë kërkuar që kuvendi të zgjedh dhe të shkarkojë kryetarin e Gjyqit suprem. Po ashtu parashihet që kryeprokurori i shtetit të zgjedhet me shumicën e dy të tretave, kurse në rrethin e dytë eventual me përkrahjen e tri të pestave të deputetëve.  Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese  duhet të votojnë dy të tretat, respektivisht 54 deputetë që do të thotë se ato nuk mund të miratohen pa përkrahjen e PSP dhe të Malit të Zi Pozitiv.

 

Ka përfunduar debati për akcizat

Në Kuvendin e Malit të Zi sot ka përfunduar debati për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për akcizat me të cilat është paraparë rritja e akcizës specifike në cigare  prej 30 në 35 cent për një kuti.

 

Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit është paraparë ulja e shkallës proporcionale nga 36 në 35 %  të çmimeve të shitjes me pakicë të cigareve  dhe se prej një janar të vitit 2015 nga lista e prodhimeve me akcizë të hiqet kafeja. Me ndryshimet e ligjit është propozuar që pohuesve bujqësorë tu mundësohet kthimi i tërë akcizës së paguar në derivate të naftës, përmes plotësimit të kushteve të parapara. Ministri i financave Radoje Zhugiq ka sqaruar se fjala është për harmonizimin  e përpunimeve të duhanit dhe masave pozitive që kanë të bëjnë me kthimin e akcizave të paguara për prodhuesit bujqësorë.

                                                                                                                                                    

I propozohet parlamentit miratimi i të plotësimeve ligjore

Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet i ka propozuar parlamentit që ti miratojë plotësimet  e ligjit për Tatimin në Vlerën Shtesë me të cilat nga kjo pagesë do të liroheshin lojërat e fatit. Heqja e TVSH-së në sferën e lojërave të fatit e kanë propozuar deputetet e PDS Zoran Jeliq dhe Zoran Vukçeviq në bazë të iniciativës të cilën e kanë përkrahë mbi 18 mijë qytetarë dhe iniciues formal të cilit janë dy OJQ.

          

Amnisti edhe për vrasësit

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë, ka përkrah sot me votat e koalicionit në pushtet amendamentin e qeverisë në ligjin për amnisti, me të cilin është paraparë se amnistimi vlen edhe për vepër të rëndë penale të vrasjes. Më parë PSP ka propozuar  ndryshimet e ligjit për amnisti me të cilin amnistimi ishte paraparë për të gjitha veprat penale me përjashtim të vrasjeve. Deputetët e PDS dhe PSD  përmes  mbështetjes së amendamentit të qeverisë për ligjin për amnisti, kanë vërtetuar se në kuvend nuk zbatohet vullneti i qytetarëve por dominojnë interesa tjera, ka vlerësuar Sllavica Shqekiq, motra e funksionarit të vrarë policorë Sllavolub Shqekiq. Të përkujtojmë këtu se të burgosurit disa ditë kanë bërë grevë duke kërkuar ndryshimet e ligjit për amnisti.

 

Mali i Zi e hap ambasadën në Kosovë

Radovan Miljaniq do të jetë i ngarkuari i me punë në Ambasadën e Malit të Zi që sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme, ka dorëzuar letrat e emërimit në këtë pozitë. Letra i është dorëzuar ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili thotë se edhe Kosova së shpejti do e emërojë përfaqësuesin e vet në Malin e Zi.

 

Kryediplomati kosovar gjatë takimit thuhet se ka vlerësuar “bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve duke shprehur vullnetin për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi në shumë fusha”.
Ndërkaq, në komunikatën e Ministrisë për punë të jashtme të Kosovës thuhet se i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq, është shprehur se do të punojë në “fuqizim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve”.

 

Zbatimi i marrëveshjes në veri mbetet sfida kryesore

Në raportin e tij më të fundit mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, raport që ju dha RTK-së nga burime në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, i vlerëson hapat pozitivë të ndërmarr nga Prishtina dhe Beogradi që çuan ‘në marrëveshjet historike dhe në një progres fundamental drejt normalizimit të marrëdhënieve.

 

Ai përgëzon udhëheqjet politike në Prishtinë dhe Beograd që treguan siç thotë ‘angazhim serioz dhe të palëkundur gjatë dialogut.’ Raporti do të shqyrtohet në një seancë të veçantë të Këshillit të Sigurimit më 29 gusht nën kryesimin e Argjentinës, takim ku pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

                                                                                                                                                Prishtina

Serbëve në veri një autonomi e gjerë

Në veri të Kosovës vërtet duhet të shkohet drejt një autonomie të gjerë, thotë shefi i diplomacisë belge Didie Rejnders, i cili pak para se Brukseli të vendosë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë ishte dërguar në Beograd si përfaqësues i lartë evropian të sjellë ofertat dhe kërkesat.
“Sidomos kemi biseduar lidhur me atë sesi do të organizohen forcat e sigurimit. Por Prishtina duhet ta thotë fjalën e vet”, thotë Didie. Sipas shefit të diplomacisë belge para se të hyhet në përgjigje në çdo pyetje që gjendet mbi tavolinë në kuadër të dialogut, të dyja palët fillimisht duhet të zbatojnë marrëveshjen që e kanë arritur”, tha ai. “Së pari do të kërkojmë që marrëveshja të zbatohet në mënyrë të prekshme në terren. Kjo nënkupton edhe një autonomi të caktuar, por në kontekstin në të cilin Prishtina duhet të pyetet për organizimin e territorit të gjthëmbarshëm”, tha Didie për gazetën “Veçernje Novosti”.

 

Beogradi dënon arrestimet e serbëve në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dënuar arrestimet e fundit të serbëve në veri të Kosovës dhe ka vlerësuar se ato e vështirësojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. Vulin ka kërkuar që Zharko Veselinoviqi, i cili u arrestua të hënën, të lirohet nga arresti dhe të lejohet që në liri të mbrohet nga akuzat eventuale.

Zyrtari më i lartë i Qeverisë së Serbisë i ngarkuar me Kosoven ka tërhequr vërejtjen se situate edhe “mund të dalë jashtë kontrollit”. Ky reagim ka pasuar arrestimin e dy serbëve në fshatin Rudar afër Zveçanit, në veri të Mitrovicës, në një aksion të përbashkët të policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.  Deri më tash është publikuar vetëm identiteti i Zharko Veselinoviqit, vëllait të Zvonko Veselinoviqit, njërit prej kryesorëve të krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

 

Veteranët s'verifikohen për shkak të zgjedhjeve

Procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së, i filluar në nëntorin e vitit të kaluar, do të shtyhet pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të këtij viti, nga frika se partive në pushtet ky proces do t’u kushtojë me humbje të votave. Në konkursin e shpallur për aplikim për veteranë të luftës në Kosovë kanë konkurruar rreth 60 mijë veta, ndonëse menjëherë pas përfundimit të luftës në vend, ishte thënë se në luftë të drejtpërdrejtë të UÇK-së kanë marrë pjesë rreth 23 mijë ushtarë. Procesi i verifikimit të veteranëve fillimisht ishte paraparë të përfundojë brenda 5 muajsh, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh as pas 8 muajve.“

 

Përplasen trenat, një vdes 44 lëndohen

Të paktën një person ka vdekur, dhe 44 të tjerë janë lënduar, nga ndeshja frontale e dy trenave në kantonin Vaud të Zvicrës. Sipas autoriteteve 5 viktima nga ky aksident hekurudhor janë në gjendje të rëndë.
Mediet lokale raportojnë se në momentin e aksidentit, njëri prej trenave ishte duke u larguar nga stacioni për në drejtim të Laussane, kurse tjetri nga drejtimi i kundërt po bëhej gati të ndalej në stacion.

 

Pozitiv takimi i parë Izrael-Palestinë

Kryenegociatorja izraelite Tzipi Livni, e ka quajtur si “pozitiv” disponimin për rihapjen e bisedimeve paqësore me palën palestinezë në Washington, pas tri vjetësh që kur ishin bllokuar.“Atmosfera ishte pozitive”, i tha ajo radios publike izraelite sot në mëngjes, pas darkës së përbashkët me homologët negociator palestinez që u shtrua nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Sipas saj, rihapja e bisedimeve nuk po bëhet si “përgjigje ndaj presionit amerikan, por për shkak se ato janë në interes të të dyja palëve.”

 

12 të vrarë nga bombardimet e ushtrisë siriane

Më shumë se 12 persona janë vrarë sot ne mëngjes kur forcat qeveritare siriane kanë bombarduar besimtarët që largoheshin nga xhamia pas faljes së mëngjesit, njoftojnë aktivistët opozitar. Predhat thuhet se kanë goditur pranë xhamisë Al-Houssami në Dablan, në krahinën qendrore Homs, dhe se përveç viktimave edhe 30 njerëz të tjerë janë të lënduar rëndë, tha Omar Homsi, një aktivist i bazuar në Homs. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se gjatë konfliktit 28 muajsh në Siri, më se 100,000 njerëz janë vrarë.

 

Florida - 15 zhduken nga shpërthimi në depon e gazit

15 persona llogariten si të zhdukur ndërsa dhjeta shtëpi janë evakuuar, pas një seri e eksplozioneve dridhi një depo të gazit në Florida, njoftojnë sot mediet amerikane. Gazeta Orlando Sentinel, duke cituar zyrtarë lokal, shkruan se 24 njerëz ishin duke punuar në turnin e natës në Blue Rhino, që është një biznes për magazinimin e gazit propanë, kur nisën shpërthimet. Shpërthimet kanë shkaktuar flakë të mëdha, të cilat zjarrfikësit po mundohen t’i shuajnë edhe gjate ditës se sotme.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm për nesër

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët jugore dhe perëndimore.

Temperaturat: në Podgoricë e H. Novi 36 gradë, Beranë 34, Tivat, Ulqin, Kollashin e Bijello Pole 33, Budvë e Shavnik 32, Tivar, Cetinë e Nikshiq  31, në Rozhaj 30, Plavë 29, Plevle 28 dhe në Zhablak 23 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i ngjashëm për të sotmin, diçka më i fresket. Do të fryjë erë mesatare vende vende më e fortë nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 26, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 36 g. c.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се