- Hronika
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
01. 08. 2013.
16:51 >> 09:00
LAJMET 1.08.2013
1.08.2013
Tërhiqet propozimi i rebalancit të buxhetit për këtë vit
Propozimi i rebalancit të buxhetit për këtë vit është tërhequr nga procedura parlamentare me qellim të harmonizimit të elementeve të domosdoshme të cilat duhet ti përfshi ai me qellim të forcimit të qëndrueshmërisë fiskale dhe financiare, ka theksuar ministri i financave Radoje Zhugiq.
“Propozoj që rebalancin ta tërheqim deri me sjelljen e rebalancit i cili do të përfshijë të gjitha elementet”, ka theksuar Zhugiq në mbledhjen e Këshillit parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet. Ai ka vendos të tërheq propozim rebalancin e buxhetit të sivjetmë pasi që sipas fjalëve të tij është e qartë se as propozimi i modifikuar, i cili nuk parasheh obligimin e shtetit që të paguaj borxhin e Kombinatin të Aluminit për energji elektrike, nuk do të fitojë shumicën në Parlament. Zhugiq ka miratuar sot në këtë Këshill amendamentin në propozim rebalancin e buxhetit i cili parasheh që shteti të mos paguaj borxhin për energji të Kombinatit të Aluminit.
Parlamenti shkurt për rebalanc
Parlamenti i Malit të Zi, pas tërheqjes së propozim rebalancit të buxhetit për këtë vit ka debatuar në plenum për të vetëm disa minuta.
Pasi që nga ministria e financave është kumtuar se propozimi tërhiqet nga procedura, ka pasuar reagimi i Frontit Demokratik duke kërkuar zgjedhje të reja për shkak të, siç theksojnë ata, të krizës së pushtetit. Kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq ka sqaruar se nuk mund të bjerë poshtë një akt i cili as që ishte në procedurë.
Qeveria për integrimet në UE
Qeveria e Malit të Zi sot mbajti mbledhje me të cilën miratoi plotësimin e raportit për përparimin e Malit të i në rrugën drejtë integrimeve evropiane, e në bazë të të cilit me 16 tetor Brukseli do të vlerësoj se sa është arritur përparim në integrime, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me UE, Aleksandër Pejoviq. Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi edhe raportin për realizimin e obligimeve nga marrëveshja për stabilizim dhe asocim.
Pushteti i përgjegjshëm do ta kthente mandatin
Votimi në Parlament gjatë disa ditëve të kaluara ka treguar se nuk ekziston shumica absolute për asnjë çështje të rëndësishme, dhe çdo pushtet i përgjegjshëm nga këto shkaqe do të jepte dorëheqje, kanë vlerësuar nga Mali i Zi Pozitiv.
“Është e qartë se nuk ekziston shumica absolute për asnjë çështje të rëndësishme gjë që është parë para dy ditësh përmes votimit, është parë edhe mbrëmë, por edhe sot përmes tërheqjes së rebalancit. Çdo pushtet i përgjegjshëm në rrethanat e tilla thjesht do të jepte dorëheqje dhe mandatin to tua kthente qytetarëve”, ka deklaruar për agjencinë MINA deputeti i Pozitivës Dritan Abazoviq. Ai ka theksuar se megjithatë nuk e pret një gjë të tillë nga pushteti. Abazoviq konsideron se bëhen përpjekje për të simuluar demokracinë nga partnerët më të vegjël në pushtet.
Prej sot vlejnë çmimet e reja, më të larta, për energjinë elektrike
Energjia elektrike për amvisëri me matësit dytariforë prej sot do të jetë më e shtrenjtë 2.38 për qind, kështu që një kilovat orë pa TVSH do të kushtojë 8,32 cent, ose 9,9 cent së bashku me TVSH-në të llogaritur. Faturat me çmime të reja qytetarët do ti marrin kah mesi i shtatorit.
Pritet shtrenjtim i duhanit
Akcizat më të larta për prodhimet nga duhani, të cilat parlamenti i ka miratuar të martën, mund të ndikojnë në rritjen e çmimit të cigareve, prej 7 deri në 12 cent për kuti, tregojnë analizat dhe vlerësimet e ministrisë së financave, kur dhe sa do të rritet çmimi i cigareve varet nga politika afariste e Kompanive të duhanit të cilat shesin “brende” në tregun e brendshëm dhe të cilat për momentin nuk dëshirojnë të publikojnë politiken e vetë të çmimeve.
Disa zjarre të vogla nën kontroll
Në rajonin e Podgoricës edhe sot në mëngjes ishin aktiv disa zjarre më të vogla, ka deklaruar komandanti i shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Radiomir Pjeshiq, duke shtuar se zjarri afër burimit në Konik dhe në parkun e Zllaticës janë nën kontroll.
Ai ka shtuar se për momentin objektet nuk janë të rrezikuara dhe se nuk ka viktima në njerëz. Ai po ashtu për agjencinë MINA ka theksuar se pret që gjatë ditës të zvogëlohet intensiteti i erës kështu që kushtet për shuarjen e zjarreve do të jenë më të mira.
Pezullohet zbatimi i marrëveshjes?
Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është pezulluar përkohësisht. Si rezultat i këtij pezullimi, nuk do të ketë lëvizje në drejtim të shpërbërjes së strukturave paralele të sigurisë, edhe as krijimit të gjykatave të reja, të paktën deri në shtator, shkruan “Tribuna”.
Kriza qeveritare në Serbi, pushimet verore por edhe problemet e Kosovës me Ligjin për Amnistinë kanë bërë që intensiteti i zbatimit të bjerë, derisa ngecja e palëve në energjetikë dhe telekomunikacion ka bllokuar edhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Lehtësuesit e dialogut presin që më 8 gusht të vendosin nëse palët do të takohen në nivel teknik edhe një herë para se të dy kryeministrat të takohen më 28 gusht. Pala serbe duhet që të nisë në drejtim të Brukselit qëndrimet e veta rreth draftmarrëveshjeve të propozuara për energjetikën dhe telekomunikacionin.
Marrëveshja e Brukselit po sjell rezultate konkrete
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, tani veç ka sjell rezultate konkrete si integrimin e gjyqësisë dhe policisë në sistem të institucioneve kosovare, si dhe pajtimi për zgjedhjet e 3 nëntorit.
Zhbogar, po ashtu, tha se fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, është rezultat inkurajues për procesin integrues të Kosovës për në BE.
Lirohet qarkullimi në rrugën Prishtinë – Leposaviq, në Rudar
Rruga magjistrale Prishtinë – Leposaviq, e cila ishte bllokuar në Rudar, në veri të Mitrovicës, është liruar për qarkullim mbrëmë pas orës 20. Serbët lokalë kanë larguar përkohësisht nga rruga mjetet që i kishin vendosur, në shenjë proteste ndaj arrestimit të dy bashkëkombësve të tyre.
Protestuesit e kanë marrë vendimin për zhbllokim pas lirimit nga arresti të Sllobodan Repiq, por kanë kërkuar që të lirohet edhe Zharko Veselinoviq, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Përndryshe, ata janë kërcënuar se do të bllokojnë përsëri qarkullimin në rrugë, madje jo vetëm në Rudar, por në të katër komunat me shumicë serbe në veri. Nënkryetari i komunës paralele të Zveçanit, Dragisha Milloviq, thotë se serbët e veriut të Kosovës do të vendosin përsëri barrikada dhe do të protestojnë paqësisht në rast se përsëritet praktika e “arrestimit të pabazë” të tyre.
Rama takim me ministrat e rinj
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me ministrat e rinj. Takimi i zhvilluar në selinë e PS zgjati rreth një orë, ndërsa temat e diskutimit mësohet se kanë qenë sfidat që e presin kabinetin e ri qeveritar dhe punësimin në administratë.
Lideri i së majtës shpalli dje emrat e kabinetit të ri të qeverisës, që merr detyrën në muajin shtator.
Snowden fiton azil të përkohshëm
Avokati rus Anatoly Kucherena që përfaqëson Edward Snowden, tha se autoritetet ruse i kanë dhënë atij dokumente të emigrimit që i mundësojnë largimin nga aeroporti moskovit, ku ka qëndruar tash e pesë javë.
Sipas RIA Novosti, Snowden tashmë është larguar nga aeroporti, pasi iu aprovua kërkesa për azil të përkohshëm nga autoritetet e emigrimit.
1,057 irakian u vranë në korrik
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak thotë se 1,057 njerëz janë vrarë në këtë shtet gjatë korrikut, duke e bërë kështu muajin më të përgjakshëm në pesë vitet e fundit. Emisari i OKB-së Gyorgy Busztin ka publikuar këto të dhëna të enjten, ndërsa i ka bërë thirrje prijësve politik që të “ndërmarrin urgjentisht veprimet e nevojshme për të ndal gjakderdhjen e pakuptimtë”, dhe të parandalojnë shtetin të zhytet në një konflikt sektarian. Shifrat më të larta të vdekjeve në Irak ishin në prill të vitit 2008, kur 1,428 veta ishin vrarë në kohën kur shteti po dilte nga konflikti ndërmjet të shiitëve dhe sunive. Vëzhguesit ndërkombëtar thonë se frustrimi ndaj qeverisë dominuese shiite dhe forcave të sigurisë në mesin e pakicës sunite arabe, është shkaku kryesor i shtimit të dhunës këtë vit. Prej vitit të kaluar kanë shpërthyer protestat në Irak, pasi sunitët janë të pakënaqur me trajtimin e tyre.
Në Ulqin nisë festivali Skena Verore
Për të 25 herë me rrallë sonte në Ulqin, nën patronatin e Komunës dhe organizimin e Ndërmarrjes publike Qendra Kulturore, hapet Festivali ''Skena Verore 2013''. Sipas fjalëve të organizatorëve, edhe këtë vit “Skena” do të jetë e pasur me programe të llojllojshme, sepse, për 20 net me radhë në Kala, qytetaret e Ulqinit dhe mysafirët e shumtë do te kenë mundësi të përcjellin ekspozita të ndryshme, mbrëmje muzikore, mbrëmje letrare, shfaqje teatrore etj. “Skena Verore” do të hapet sonte me ekspozitën e piktorëve nga Shkodra në Kullën e Ballshajve, por më parë do të bëhet hapja solemne që është paraparë për në ora 21 e 30.
“Skena Verore- Ulqini 2013” do të pasojnë me tri netët e kalimerës poetike me poetet e njohur, Kim Mehmetin, Sllavko Pregëll dhe Mehmet Kraja. Ne netët në vazhdim do të jetë një program i pasur me poetë, aktor, muzicinetë, dramaturg e ansamble të ndryshme, kurse mysafir të “Skenës “ së sivjetme janë asamble teatrore nga Tirana, Beogradi, Prishtina, Podujeva, Prijepola, Kollashini etj. Manifesti zgjatë deri me 20 gusht e që do të mbyllet me mbrëmjen e sopranos Gjylie Pelingu me mysafirët.
Edhe nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë
Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë mesatare, vende vende e fortë, nga drejtimet veriore.
Temperaturat në orën 14: në Podgoricë 36 gradë, Ulqin 35, Herceg Novi e Budvë 34, Tivat 32, Cetnë 31, Tivar, Nikshiq, Bijello Pole e Beranë 29, Plavë, Plevle e Plluzhinë 27, Mojkovac 26, Kollashin 25 dhe në Zhablak 21 g.
Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pasdite vende vende e fortë nga drejtimet veriore.
Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 38 g.c.
Коментари0
Остави коментар