Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 08. 2013. 17:52 >> 18:12

LAJMET 2.08.2013

2.08.2013.

Fisher: Nuk mjafton vetëm miratimi i amendamenteve

Ambasadori gjerman në Podgoricë, Pius Fisher tha se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në pjesën që kanë të bëjnë me gjyqësorin, është shenjë e pjekurisë politike të Kuvendit të malit të Zi.

Ai për Dnevne Novi deklaroi se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç drejt pavarësimit të gjyqësorit, që është gurthemel i çdo vendi demokratik. Fisher lavdëroi kompromisin e treguar nga koalicioni qeveritar, partia socialiste popullore dhe Pozitivja të cilët fal tij miratuan ndryshimet e domosdoshme dhe këto pas dy vjet diskutimesh. Megjithatë, miratimi i ndryshimeve nuk është i mjaftueshëm, duke vlerësuar se amendamentet kushtetuese duhet të përcjellën me ndryshmin e ligjeve, theksoi Fisher. Kuvendi me këtë ka hapur rrugë për fillimie bisedimeve në kapitujt 23 dhe 24, deklaroi mes tjerash ambasadori gjerman.

 

PSP ka vlerësuar se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është bazë e themelit të reformave

PSP ka vlerësuar se miratimi i ndryshimeve kushtetuese është bazë e themelit të reformave të legjislacionit, me çgjë formohet ambienti më i dëshirueshëm shoqëror i përparimit të përgjithshëm të Malit të Zi.

 

Deputeti nga rrallët e kësaj partie, Velizar Kallugjeroviq ka deklaruar se miratimi i ndryshimeve kushtetuese paraqet predispozitat për ndryshimet të domosdoshme në të mirë të shoqërisë malazeze. Këto ndryshime janë të rëndësishme posaçërisht për ndërtimin e shoqërisë në përgjithësi të shtetit të Malit të Zi dhe të sundimit të drejtës në këtë vend, deklaroi Kallugjeroviq.

 

Grupi punues vazhdon punën e vetë

Grupi punues për kthimin e besimit në procesin zgjedhorë do të duhej që ditën e hënë të vërtetojë projekt ligjin për regjistrin zgjedhor dhe të debatojë gjithashtu për ligjin për regjistrimin e qëndrimit dhe banimit. Anëtarët e grupit punues më parë kanë vlerësuar se ministria për punë të brendshme duhet të udhëheqin me regjistrin zgjedhorë, ndërsa Komisioni shtetërorë zgjedhor do të duhej të ketë funksionin kontrollues. Siç bëhet me dije, përfaqësuesit e bashkësive komunave të Malit të Zi e kundërshtojnë këtë propozim, duke vlerësuar se një zgjidhje e tillë do të ishte në kundërshtim me kartën evropiane, për qeverisjen lokale dhe dokumentacionin tjetër.

 

Grevë nëse zbriten rrogat

Organizata sindikale e vozitësve të trenave vlerësoi se është e patolerueshme ulja e rrogës për 20 përqind  dhe tërhoqi vërejtjen se do të organizojnë grevë nëse kompetentët nuk do ta zgjidhin këtë problem.

Sekretari i Përgjithshëm i bashkimit të sindikatave të pavarura, Sërgja Kekoviq në konferencën për shtyp deklaroi se do të tentojë të sigurojë kushte formale juridike për organizimin e grevës nëse ministria e komunikacionit heshtë në kërkesat e paraqitura në letrën dërguar ministri Ivan Brajeviq. Nëse institucionet e sistemit nuk do të veprojnë apo të pohojnë se janë ose jo të vërteta të gjitha indikacionet e nënvizuara në kërkesat e sindikalistëve, atëherë me siguri do të plotësohen të gjitha kushtet për fillimin e grevës, porositi Kekoviq. Greva e drejtuesve të trenave në mal të Zi ka qenë e paralajmëruar të organizohet me 22 korrik, por është shtyrë për shkak se nuk ishin krijuar kushtet formale juridike për mbajtjen e saj.

 

Nuk ka zjarre aktive

Në rrethin e Podgoricës sot nuk pasur aktivizime të zjarreve, mirëpo gjatë natës ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në 5 lokacione duke shuar disa zjarre të vogla, deklaroi komandanti i njësitit të zjarrfikësve të Podgoricës Vidak Gjeleviq.Ai për agjencinë Mina tha se prej mbrëmë në orën 19 deri sot në 7 të mëngjesit ka pasur disa shpërthime zjarri të intensitetit të vogël. Sipas tij shpërthime të zjarrit ka pasur edhe në territoret e komunës Urbane të Tuzit dhe Gollubovcit. Në të gjitha këto lokacione, zjarri nuk ka shkaktuar dëme materiale.

 

Daçiq Serbia është para dyerve të Bashkimit Evropian

Kryeministri serb dhe kryetari i partisë socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot në Beograd se Serbia është para dyerve të Bashkimit Evropian.

 Sidoqoftë, Daçiq ka thënë se kështu siç është Serbia tani, pa ndryshuar nuk mund të bëhet pjesë e BE-së.“Një Serbi e këtillë, nuk do të hyjë në BE pavarësisht se kemi punuar shumë, dhe kemi arritur rezultate konkrete. Ne nuk kemi gënjyer, kur kemi thënë se këto nuk mjaftojnë për të hyrë në BE, dhe në mënyrë që Serbia të bëhet një shtet normal, asaj i duhet ndoshta edhe sakrifica më e madhe. Nëse duam ndryshime, dhe të ndryshojmë vetveten”, ka thënë Daçiq para socialistëve serbë.

 

Daçiq nuk mund të votojë në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, e përjashtoi mundësinë që kryeministri serb, Ivica Daçiq, ta shfrytëzojë të drejtën e votës në Kosovë më 3 nëntor. Jevtiq  tha  se Daçiqi është i lindur në komunën e Prizrenit,por ai nuk është banor i asaj komune,kështu që Ligji nuk ia mundëson atij pjesmarrjen në zgjedhje lokale të nëntorit. Ndryshe, sipas Ligjit për Zgjedhjet, thuhet se votuesi ka të drejt të votojë vetëm në komunën ku ai, apo ajo, janë të regjistruar si qytetarë të përhershëm, përveç nëse përcaktohet ndryshe me anë të Ligjit.

 

KQZ mblidhet për ndarjen e mandateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur të mblidhet sot rreth mesditës me pikën e parë e parë të rendit të ditës , miratimin e projekt-vendimit për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike për 12 Zonat Zgjedhore.

Mbledhja e KQZ për mandatet vjen një ditë pasi Partia Socialiste dorëzoi në Kolegj kërkesën për ndarjen e mandateve në kushtet kur KQZ nuk ka kuorumin e duhur për të ndërmarrë këtë vendim. Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shpallja e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore në fushatë për zgjedhjet e 23 Qershorit.

 

Në Bruksel u diskutua për sigurinë

Gjatë tri ditëve të fundit në Bruksel janë mbajtur takimet e radhës të grupit punues për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht për çështjet e sigurisë.

 

Temë kryesore e këtyre takimeve ishte diskutimi mbi planin e integrimit të individëve të komunitetit serb nga pjesa veriore e Kosovës, të cilët duan të integrohen në strukturat e Policisë së Kosovës dhe mbi vazhdimin e konsolidimit të drejtorisë së Policisë së Kosovës për pjesën veriore, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar nga delegacioni kosovar, dërguar nga Brukseli. Delegacioni kosovar konfirmoi se Kosova është duke i përmbushur me kohë dhe drejt të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja për normalizim dhe plani për zbatim.

 

Obama nominon një femër në krye e forcave ajrore

Presidenti amerikan Barak Obama ka nominuar ish asistenten e sekretarit të mbrojtjes sekretare të Forcave Ajrore. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zonja LI Xhejms është zgjedhja e Obamës për zëvendësimin e Majkell Donlej i cili është pensionuar në qershor.

Nëse konfirmohet nga Senati, Xhejms do bëhet një nga femrat e pakta që do shërbejë si udhëheqëse e lartë civile e një prej degëve të forcave të armatosura të SHBA-ve. Ajo do të jetë femra e dytë që do shërbejë si sekretare për Forcat Ajrore.

 

SHBA - Ja mbyll ambasadat në shtetet islamike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin ambasadat dhe konsullatat në vendet islamike nëpër botë të dielën, pasi kanë marrë kërcënime të specifikuara.
Zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se ata janë duke ndërmarrë masa  “të mjaftueshme dhe të kujdesshme”.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, ka cituar informacione që flasin për kërcënim të objekteve të SHBA-ve jashtë territorit amerikan. Ajo ka thënë se disa objekte diplomatike mund të mbesin të mbyllura më shumë se një ditë.

 

Vazhdojnë protestat pro morsit në Egjipt

Përkrahësit e ish-presidentit që u largua nga pushteti nga ushtria egjiptiane, Mohammad Morsit nuk i kanë pranuar thirrjet që t’i japin fund protestave të tyre.
Demonstruesit pro-islamist në dy rajone të Kajros, kanë vazhduar qëndrimet gjatë gjithë natës duke nxitur mbajtjen e protestave edhe gjatë ditës së sotme megjithë thirrjet e qeverisë për ndërprerjen e tyre.

 

Kerry paralajmëron ndalimin e sulmeve të aeroplanëve pa pilot

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se sulmet me aeroplanë pa pilot kundër militantëve në Pakistan do të përfundojnë  “shumë shpejtë”. Kerry, duke folur për një televizion pakistanez mbrëmjen e së enjtës, ka thënë se programi i Washingtonit me aeroplanë të tillë “do të përfundojë atëherë kur ne kemi eliminuar pjesën më të madhe të kërcënimit”.

 

“Ne jemi shumë mirënjohës ndaj popullit të Pakistanit, ne jemi shumë mirënjohës për qeverinë dhe i kuptojmë ndjenjat e fuqishme rreth përpjekjeve tona. Mirëpo Pakistani tani përballet me rreziqe shumë serioze si Lashkar e Taiba, Tehrik e Taliban, Al Kaeda, rrjetin Haqqani sepse këta hedhin në erë njerëz nëpër xhami, tregje etj, ka thënë Kerry.

 

Ahmedinexhad paralajmëron "stuhi" shfarosëse ndaj Izraelit

Presidenti në largim, Mahmud Ahmedinexhad, tha sot se një stuhi rajonale është në rrugë e sipër që “shkul me rrënjë” Izraelin, rivalin kryesor të Iranit në rajon. Këto komente kërcënuese i në një tubim në Teheran . Edhe presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, i cili pritet të nis detyrën të dielën, gjithashtu ka bërë komente kërcënuese ndaj Izraelin.

 

Vaterpolistët nesër mbrëma në finale me Hungarinë

Vaterpolistët e përfaqësueses së Malit të Zi u kualifikuan për në finale të kampionatit botërorë që po mbahet në Barcelonë,pasi që mbrëmë mposhtën Italinë me rezultat 10 me 8. Ndeshjën finale me reprezentacionin e Hungarisë Mali i Zi do ta luaj nesër mbrëma.Poashtu ditën e nesërme do të luhen edhe ndeshjet për vendin e tretë ndermjet Kroacisë dhe Italisë si dhe ndeshjet për vendin e 5 dhe të 7 të.

 

Sonte hapet edicioni i 21-të i Kalimerë Poetike

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizon prej sonte deri me 4 gusht, manifestimin tradicional “Kalimera Poetike”. Edicioni i sivjetshëm, i 21-të me radhë, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe nga vende të tjera.

Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, shkrimtari slloven Slavko Pregl dhe shkrimtari Mehmet Kraja, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.  “Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. Ky manifestim i shërben po ashtu pasurimit të ofertës turistike të Ulqinit gjatë sezonit turistik.  “Kalimera Poetike” mbahet në kuadër të Festivalit “Skena Verore” – Ulqini 2013, që u hap mbrëmë në Kala të Ulqinit me ekspozitën e piktorëve shkodran dhe do të zgjasë deri me 20 gusht.

 

Nesër kthjellët dhe shumë nxehtë, deri në 39 gradë

Në Mal të Zi mban mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Frynë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Podgoricë e Ulqin 36, H. Novi 35, Nikshiq 31, Cetinë 30, Tivar 29, Plevle 28, Kollashin 25 dhe në Zhablak 22 gradë

Për nesër meteorologët parashikojnë mot të kthjellët dhe shume të nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 28  deri në 39 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се