Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 08. 2013. 16:59 >> 17:59

LAJMET 5.08.2013

5.08.2013

U shqyrtua propozim ligji nga grupi punues

Grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor ,në takimin e mbajtur sot shqyrtoi  propozim ligjin për regjistrin unik zgjedhor si dhe ligjin për regjistrin e vendbanimit  dhe të vendqëndrimit.  Predrag Sekuliq nga PDS i cili së bashku me deputetin e PSP-së Neven Goshoviq të cilët janë të obliguar për punën në projekt ligj, ka deklaruar se duhet të miratohet akti i ri, sepse një gjë e tillë është më e lehtë se sa ndryshimi i ligjit ekzistues.

 

Anëtarët e grupit punues, më parë kanë vlerësuar se Ministria e punëve të brendshme duhet të udhëheq me regjistrin  zgjedhore, kurse komisioni  shtetëror i zgjedhjeve duhet të ketë funksion kontrollues. Përfaqësuesit e bashkësisë së komunave në Mal të Zi  e kanë kundërshtuar propozimin që regjistri  zgjedhor të jetë  në kompetencat e ministrisë së brendshme, duke vlerësuar se zgjidhja e këtillë është në kundërshtim  me kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale dhe dokumentet  e tjera.  

 

Frontit demokratik  dhe PSP, ndryshimet kushtetuese sjellin zgjidhje më kualitative

Përfaqësuesit e Frontit demokratik  dhe PSP konsiderojnë se ndryshimet kushtetuese sjellin zgjidhje më kualitative kur bëhet fjalë për gjyqin Kushtetues dhe njëherë kanë vlerësuar si të obligueshme zgjedhjen e të gjithë gjyqtarëve. Me ndryshimet kushtetuese të cilat janë miratuar në mbledhjen e Kuvendit të mbajtur me 31 korrik është paraparë që gjyqtarët e gjyqit kushtetues duhet të zgjidhen me shumicën e dy të tretave në parlament, e nëse mungon në një zgjidhje e tillë, në rrethin e dytë kërkohet mbështetja e nevojshme prej tri të pestave të deputetëve.

 

Kryetari i gjyqit kushtetues Millan Markoviq konsideron se zgjidhjet e reja kushtetuese janë sulm ndaj pavarësisë të këtij gjyqi dhe mundësojnë politizim më të madh në zgjidhjen e gjyqtarëve dhe se nuk është mirë që do të vij deri te ndërprerja e mandatit të gjyqtarëve para përfundimit të tij. Deputeti i Frontit Demokratik Sllaven Radunoviq nuk është pajtuar me Markoviq dhe ka deklaruar se çdo ndryshim qoftë ai edhe i vogël shkon në të mirën e situatës.

 

Blazhiq- me miratimin e amendamenteve në aktin më të lartë juridik nuk është kërcënuar pavarësimi i gjyqit kushtetues

Me miratimin e amendamenteve në aktin më të lartë juridik nuk është kërcënuar pavarësimi i gjyqit kushtetues, ka vlerësuar profesori Gjorgje Bllazhiq, duke potencuar se me një gjë të tillë është mundësuar që ky institucion të sjellët në nivelin shtetëror, e jo në organin ekzekutiv të partive në pushtet.

 

Gjyqëtarët e gjyqit kushtetues, pas miratimit të ndryshimeve të aktit më të lartë juridik, kanë kritikuar zgjidhjet e tilla të fundit, duke vlerësuar se me një gjë të tillë mundësohet politizimi më i madh i gjyqit dhe se me favorizimin e kuvendit, ndikohet në pavarësimin e këtij gjyqi. Me të gjitha këto nuk pajtohet, profesori Bllazhiq, sepse siç potencoi, në sistemin e ndarjes së pushtetit, secili organ duhet të ketë kompetenca të kontrollojnë tjetrin.

 

Lekiq- në zgjedhjet eventuale të  parakohshme, opozita duhet të marrë pjesë me listën e përbashkët unike

Në zgjedhjet eventuale të  parakohshme, opozita duhet të marrë pjesë me listën e përbashkët unike, të kryesuar nga Miodrag Lekiq, konsideron funksionari  i Frontit Demokratik, Andrija  Mandiq, duke shtuar se  mund të ndodhë që  qytetarët  të dalin në vendvotime në fund të këtij apo fillim vitin tjetër. 

 

Ai, duke rikujtuar  në raporte dhe ligje të  shumta e të cilët nuk kanë fituar shumicën e duhur në Kuvend, ka pohuar se ekzistojnë të gjitha arsyet për rënien e qeverisë, dhe se realisht duhet pritur që zgjedhjet e reja të mbahen deri në fund të këtij apo në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Presidenti i Malit të Zi, Filip VUjanoviq, ka shprehur besimin  në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së pakicës malazeze  në  Kosovë

Presidenti i Malit të Zi, Filip VUjanoviq, ka shprehur besimin  në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së pakicës malazeze  në  Kosovë, e më pas do të pasonte  shkëmbimi i ambasadorëve  mes  këtyre dy vendeve , ka thënë ai. 

 

Vujanoviq, duke u përgjigjur në pyetjen se kur do të ndodh kjo, ka pohuar se  qëndrimi i tij lidhur me këtë çështje mbetet i pandryshuar , respektivisht  duhet siguruar pozitën normative  adekuate  për pakicën nacionale malazeze , e cila do të njihej përmes përfaqësimit autentik të saj, ka sqaruar Vujanoviq.

 

Subjektet politike duhet të jenë më aktive me qëllim të rritjes ë mbështetjes të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Subjektet politike duhet të jenë më aktive me qëllim të rritjes ë mbështetjes të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, edhe pse aktualisht kjo nuk është profitabile, duke marrë parasysh pikëpamjen e mbështetjes jo të mjaftueshme kur është në pyetje një proces i tillë, konsiderojnë në Malin e Zi Pozitiv.

Ministri për punë të jashtme dhe integrimeve evropiane, Igor Llukshiq ka paralajmëruar në konferencën për gazetarët se do të pasojë forcimi i angazhimit të funksionarëve publik, politik dhe parlamentarë me qëllim të rritjes së mbështetjes së qyfterëve për integrimet në NATO.  Deputeti i Pozitivës, Dritan Abazoviq ka deklaruar se paralajmërimi i Llukshiqit gjithsesi kënaq por vihet pyetja a është dashtë një gjë e tillë të behët shumë më herët.

 

Kthehet në vend reprezentacioni Malazaz

Reprezentacioni  malazez i vaterpolos  është  kthyer  në vend, pas rezulatit fantastik të arritur në kampionatin botëror  në  Barcelonë, respektivisht medaljen e argjentë  në këtë kampionat .Ata mbrëmë,  u pritën solemnisht  nga dhjetëra mijëra qytetar   në sheshin e  Republikës në Podgoricë, ku ishte  organizuar  pritje  madhështore , pas suksesit  të arritur. Ata vlerësuan se me fitimin e vendit të dytë në kampionatin botëror,  plotësuan  premtimin e dhënë se vaterpolon  malazez do ta  rikthejnë në krye të këtij  sporti   në nivelin botëror.

 

Dje më parë, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, gjatë pritjesë  së reprezentacionit malazez  të organizuar në vilën Gorica në Podgoricë,  vlerësoi se ata me rezultatet e arritura, jo vetëm vaterpolon dhe sportin malazez në përgjithësi, por edhe emrin e Malit të Zi, e lartësuan  në nivel botëror. Ai, po ashtu, theksoi se medalja e   argjentë,  e fituar në kampionatin botëror, për çdo malazez dhe çdo qytetarë të vendit është  vlerë  shtesë  dhe e   rritë krenarinë e secilit, theksoi Gjukanoviq. 

 

Bie përkrahja për grupet ekstremiste në veri

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës vlerësuan sot në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, se ka rënë përkrahja e qytetarëve për strukturat ekstremiste në veri. Arrestimi i dy serbëve të dyshuar për krime në veri dhe bllokada e rrugëve në Rudare, kanë qenë dy nga ngjarjet kryesore, për të cilat u fol në takimin e Komitetit lokal për siguri publike. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se incidentet e fundit në veri po shkaktohen kryesisht nga pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”. ”Bllokadat ishin kryesisht me kamionë dhe me automjete, por fatmirësisht numri i pjesëmarrësve në këto bllokada ka qenë shumë i vogël. Shihet qartë se kriminelët nuk kanë përkrahje as nga vetë popullata serbe. Për momentin këto rrugë janë të zhbllokuara dhe ka lëvizje të lirë”, theksoi ai. Ndërsa, Kryetari i Komunës, Avni Kastrati u fokusua në pengesat që janë duke u bërë sa i përket rindërtimit në veri. Ai tha se si pasojë e hapjes së një grope në rrugën në Kroin e Vitakut nga strukturat ilegale është dëmtuar edhe kanalizimi.
Sa i përket situatës në jug të qytetit, u tha se nuk ka ndonjë problem serioz, përveç telasheve në trafik ku ka ngarkesë të madhe gjatë këtyre ditëve.

 

Kosova nikoqire e programit inovativ veror për fenë dhe politikën e jashtme

Fondacioni i Besimit Tony Blair Faith Foundation dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Balkan Institute dhe Universitetin e Prishtinës sot nisin një program veror dy-javor mbi “Fenë dhe politikën e jashtme: Shqyrtimi i rolit të fesë në transformimin konfliktuoz dhe post-konfliktuoz”, që do të mbahet prej 5-17 gusht. Programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukraina.

Sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme në mesin e ligjëruesve do të jenë profesor Miroslav Volf nga Universiteti Yale, profesor Ivo Vanac nga Universiteti Yale dhe nga Zagrebi, ambasadori Zamir Akram, ish-ambasador i Pakistanit pranë Kombeve të Bashkuara dhe ligjërues në Geneva School of Diplomacy, dhe Obrad Saviq nga UniversitetiSingidunum. Charlotte Keenan, kryeshefe ekzekutive pranë Tony Blair Faith Foundation, deklaroi se programi bashkon studentët me profesionistë, diplomatë, si dhe udhëheqës rajonalë dhe ndërkombëtarë. ”Programi do të pajisë pjesëmarrësit me njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për të kuptuar dhe analizuar rolin e fesë në kontekst të situatave konfliktuoze dhe post-konfliktuoze.Ndërsa Petrit Selimi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme deklaroi se programi veror është edhe një hap përpara në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për nxitjen e dialogut ndërfetar në Kosovë.

 

SHBA: Për shkak të terrorit - 19 misione diplomatike të mbyllura

Shtetet e Bashkuara thonë se 19 ambasada dhe konsullata në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, janë mbyllur deri më 10 të këtij muaji, për shkak të shqetësimeve për sulme të mundshme  terroriste. Disa prej këtyre misioneve diplomatike ishin mbyllur dje, ndërsa disa të tjera, që poashtu ishin mbyllur dje, pritet të rihapen gjatë ditës së sotme, përfshirë ato në Bagdad, Kabul dhe Algjeri. Ligjvënësit në Uashington, të cilët ishin informuar për kërcënimet, për sulme terroriste të al-Kaidës gjatë muajit Gusht, thanë se raportimi i inteligjencës ishte në mesin e raporteve më serioze, që ata e kanë parë prej sulmeve të 11 Shtatorit të vitit 2001. Shtetet e Bashkuara dhe Interpoli, poashtu, kanë publikuar alarm global të sigurisë për udhëtarë. Këto masa paraprake po ndërmerren pasi qindra militantë të al-Kaidës kanë ikur nga burgjet në nëntë shtete, gjatë muajit të kaluar, përfshirë edhe burgjet në Irak, Libi dhe Pakistan.

 

Assad: Kundër kryengritësve në Siri me “grusht të hekurt”

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se nuk do të ketë dialog politik me kryengritësit dhe ka bërë thirrje që kundër tyre të bëhen sulme me “grusht të hekurt”. Këto komente ai i bëri mbrëmë gjatë iftarit në kryeqytetin Damask. Duke i cilësuar kryengritësit si “terroristë”, Assad tha se “asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të mendoj se terrorizmi mund të trajtohet nëpërmjet politikës”.

 

Ai ka vlerësuar se Koalicioni  Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe forcat opozitare janë “dështim që nuk mund ta luajnë asnjë rol” në zgjidhjen e krizës në Siri. Sipas tij, konflikti në Siri mund të zgjidhet vetëm pasi terrorizmi të çrrënjoset. Presidenti Bashar al-Assad tha se Siria duhet të vendos se a do të jetë “shtet i qeverisur nga ligji apo shtet ku autoriteti u takon vjedhësve dhe banditëve”. Deri tash në konfliktin në Siri janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

 

Itali: Protestë e mbështetësve të Berluskonit

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, kanë protestuar në Romë kundër dënimit ndaj tij për mashtrim tatimor.
Gjykata më e lartë në Itali, të Enjten, e ka mbështetur dënimin me katër vjet burg, që është shëndrruarë  në një vit, për Berlusconin, i cili është edhe pronar i disa organizatave të mediave në Itali. Ky ishte dënimi i parë i plotfuqishëm kundër tij, megjithë  që ka pasur një varg të proceseve gjyqësore. Duke folur mbrëmë para mbështetësve të tij, Berlusconi, 76 vjeçar, ka përsëritur  se është i pafajshëm dhe tha se do të vazhdoj ta mbështesë koalicionin e partisë së tij të qendrës së djathtë dhe Partinë Demokratike të qendrës së majtë, të kryeministrit Enrico Letta.
Pritet që Berlusconi dënimin e tij ta vuaj nën arrest shtëpiak ose duke bërë punë shërbyese në komunitet

 

Afganistan: Sulm vdekjeprurës me bombë në treg

Nga një sulm me bombë në tregun e kafshëve në qytetin Kandahar, në pjesën jugore të Afganistanit, sot janë vrarë së paku katër civilë dhe janë plagosur  afro 22 vetë. Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Javed Faisal, tha se ekplozivi  ishte i fshehur në një karrocë dore dhe shpërtheu në kohën kur tregu ishte i mbushur me njerëz. Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

 

Raportohet se Burns është takuar me një zyrtar të Vëllazërisë Myslimane

Një zyrtar i lartë amerikan raportohet se është takuar me një zyrtar të lartë të Vëllazërisë Myslimane. Raportimet nëpër media e kanë cituar një zyrtar anonim i cili thotë se zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns, është takuar të hënën në burg me Khairat el Sahter, zëvendës shefin e Vëllazërisë Myslimane. El Shater është i akuzuar me bashkëpunim në vrasjen e protestuesve anti-Morsi.

 

Burns ka qenë së bashku me ministrat e jashtëm të Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe me të derguarin e BE-së. Diplomatët po bëjnë përpjekje që t’i japing fund konfliktit në mes të ushtrisë egjiptiane që përkrahet nga qeveria dhe protestuesve që përkrahin presidentin e larguar nga pushteti prej ushtrisë, Muhammad Morsi. Gjithashtu të hënën, dy senator, Lindsey Graham dhe John McCain pritet të shkojnë sot në Egjipt  për bisedime me qeverinë ushtarake dhe grupet opozitare.

 

Me 10 gusht pritet të hapet Panairi i librit në Ulqin

Nën organizimin e Qendrës për kulturë,mbështetur nga Komuna  e Ulqinit, kësaj të shtune, me 10 gusht pritet të hapet Panairi i librit në Ulqin. Panairi i këtij viti pritet të zgjojë interesim shumë më të madh se vitin e kaluar pasi, sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në këtë panair e kanë konfirmuar një numër i madh i shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, por edhe nga vendet tjera të rajonit. Panairi i librit mbahet në shëtitoren e Plazhit të vogël në Ulqin dhe do të jetë i hapur deri me 16 gusht. 

 

Edhe nesër  mot i nxehtë

Në Mal të Zi sot po mban mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14: në Podgoricë e H.Novi 40 gradë,  Budvë 38, Ulqin 37, Cetinë 35, Nikshiq e B.Pole 34, Beranë 33, Plevle, Plavë e Rozhajë 32, Tivar 31, Kollashin e Mojkovac 30 dhe në Zhablak 27 g.c.

Edhe për nesër paralajmërohet mot shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 28, kurse më larta e ditës prej 29 deri në 41 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се