Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 08. 2013. 17:12 >> 17:37

LAJMET 7.08.2013

7.08.2013

Jellko Kacin:Rekomandimi i Komisionit evropian nuk është garanci

Edhe pse komisioni evropian ditën e premte ka dhëne rekomandimin për hapjen e bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24 me Malin e Zi ,raportuesi i Parlamentit evropian për Ballkanin jugperëndimorë, Jellko Kacin, ka deklaruar se rekomandimi i Komisionit evropian megjithatë nuk është garancion se një skenarë i tille edhe do te ndoll.

Çdo rekomandim është i mire dhe inkurajues ,por kushtet për fillimin e bisedimeve duhet ti formoje shteti i Malit te Zi,respektivisht Qeveria e tij përmes ndihmës se Parlamentit ,ka sqaruar Kacin.

 

Miliq:Përgjigje Gjukanviqit,Qeveria ne krize

Kryetari i PSP Srgjan Miliq ka deklaruar ne intervistën për Radion e Malit te Zi me rastin e pohimeve te kryeministrit Gjukanoviq se ne Mal te Zi ne skene është diktaturë parlamentare ,kjo mund te jete e vërtete apo jo ,por gjithsesi Qeveria dhe njeriu i pare i saj duhet respektuar vendimet dhe konkluzionet e Kuvendit apo ne te kundërtën te jap dorëheqje ,ka deklaruar Miliq.

 

Radulloviq:Milic ne mënyre primitive vlerëson vendimet e gjyqit Administrativ

Kryetari i PSP, Srgjan Miliq, për shkak te mungesës se argumenteve ligjore ,ne mënyrë primitive vlerëson vendimet e gjyqit Administrativ ne rastin e Andrievices,ka deklaruar kryetari i këtij gjyqi ,Branisllav Radulloviq. Miliq ,sot ,duke komentuar vendimin e gjyqit Administrativ nga muaji shkurt ,sipas te cilit është refuzuar ankesa e PSP me rastin kur janë zgjedhur dhe shkarkuar funksionaret lokal te Kuvendit komunal te Andrievices,ka deklaruar për Radion e Malit te Zi se gjyqi ne fjale është turp për Malin e Zi,kur behet fjale për këtë rast. Radulloviq ka deklaruar se vendimet e gjyqin nuk kane shkuar ne interes te PSP ,për këtë arsye edhe Miliq eshte shprehur ne këtë mënyrë.

 

Qeveria duhet përmirësuar komunikimin me qytetaret

Qasja e Qeverise lidhur me temën për integrimet ne NATO është mbyllur dhe është rast i njëanshëm,për c’gje ne Mal te Zi ekziston domosdoshmëria e komunikimit te te gjitha subjekteve relevante te cilat merren me këtë ceshtje, është rekomanduar nga Qendra për tranzicion demokratik. Kjo organizatë joqeveritare sot ka prezantua propozimin e politikës praktike të procesit strategjik të komunikimit të Integrimeve Evropiane në të të cilën tregohet se kompetentët nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për qytetarët lidhur me këtë temë. Kryetarja e QDT Milica Kovaceviq,ka deklaruar se rezultatet e strategjisë komunikuese te cilat i ka miratuar Kuvendi ne V=vitin 2007,ne fushën e informimit publik nuk janë ne nivel te duhur dhe nuk kënaqin. Ajo pos tjerash ka deklaruar se te gjitha hulumtimet e deritashme qarte tregoje se një numër i qytetareve janë te pavendosur kur behet fjale për hyrjen e Mali te Zi ne NATO. Kovaceviq gjithashtu ka cekur se Ministria e mbrojtje,pastaj e punëve te brendshme dhe te jashtme nuk kane komunikuar sa duhet me qytetare lidhur me këtë teme.

 

Ne Podgorice sa u përket zjarreve situata është stabile

Ne Podgorice aktualisht nuk ka zjarre aktive ,ndërsa prej mbrem zjarrfikësit kane intervenuar ne 18 lokacione te kryeqytetit ,ka deklaruar kryeshefi i njësisë se zjarrfikësve te Podgoricës,Vidak Gjeleviq. Ai për agjencinë MINA ka deklaruar se situata aktuale ne kryeqytet është stabile. “Sot kemi pasur katër intervenime .Kemi shuar disa zjarre me intensitet te dobët ,deklaroi Gjeleviq. Ai po ashtu theksoi se kane punuar tere natën ,por për fat te mire nuk ka pasur zjarre te mëdha dhe se janë shuar ne faze fillestare.

 

Nesër Fiter Bajrami

Nesër  besimtaret e konfesionit mysliman festojnë Fiter Bajramin.

Fitër Bajrami, i njohur edhe si Bajrami i Madh, "vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame".

 

Edhe FDI me elaborat për Komunën e Tuzit

Lidhur me debatet dhe polemika më të fundit rreth komunës së Malësisë respektivisht  Tuzit, gjegjësisht qëndrueshmërisë të kësaj komune, me një deklaratë për opinion ka dalur edhe Forumi Demokratik për Integrim. 

 

Debatet e kohëve të fundit, i kanë vënë “politik-ushtruesit” tanë që të shtrojnë pyetjen më turpëruese që tregon papjekuri politike: “A ka qëndrueshmëri ekonomike Komuna e Tuzit apo jo?”! Siç na njoftuan ata, para pak ditësh, në një takim të zhvilluar në Komunën Urbane të Tuzit, në cilësinë e kryetarit të FDI – së, Anton Lulgjuraj, i ka dorëzuar kryetarit të Komunës Urbane Fran Lulgjuraj Elaboratet për “Fizibilitetin e Komunës së Malësisë” të punuara në vitin 2009 nga “Lëvizja Atdheu na Bashkon” dhe në vitin 2012 nga vetë kjo Organizatë. FDI deklaron, bazuar në faktet e paraqitura në elaboratin e vitit 2009 se  të ardhurat e buxhetit të Komunës së Malësisë do të ishin mbi 3 milion  e 500 mijë euro, ndërsa sipas elaboratit të dytë,  buxheti i Komunës së Malësisë do ishte afro 2 milion e 300 mijë euro.  Forumi demokratik për Integrim konsideron se buxheti nuk është problem, problemi i Komunës së Malësisë ka karakter vetëm politik sepse të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët , e sidomos për shqiptarët,  në Mal të Zi u pengojnë atyre që po e mbajnë pushtetin, thuhet ndër të tjerat në kumtesën për opinion të Forumit Demokratik për Integrim me seli në Tuz.

 

Grupi Implementues i IBM-së u mblodh në Bruksel

Dje në Bruksel është mbajtur takimi i radhës i Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

 Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në të gjitha gjashtë pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të vendosen saktësisht në vijën kufitare mes dy shteteve.
“Ndërtimi i këtyre pikëkalimeve kufitare është i paraparë me Protokollin Teknik të marrëveshjes së IBM-së që është nënshkruar dhe miratuar si nga Qeveria e Kosovës, po ashtu nga ajo e Serbisë. Pikë tjetër në agjendën e këtij takimi ishte edhe raportimi mbi gjendjen aktuale në pikëkalimet kufitare në mes të dyja vendeve.

 

Nesër pritet marrëveshja për prefiksin telefonik?

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, ka theksuar se nesër do të duhej të arrihej marrëveshja rreth prefiksit telefonik për Kosovën. Sipas tij, nëse ndodh ndryshe, bisedimet mund të ndalen. ”Nesër është afati kur duhet të deklarohemi rreth propozimit të fundit, që ndodhet në tavolinë.

 Do të përpiqemi sot gjatë konsultimeve me Brukselin e Prishtinën të gjejmë një zgjidhje, por bisedime të reja nuk do të ketë”, është shprehur Ljajiq për televizionin serb “Pink”.Sipas tij, takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq varet nga rezultati i dialogut teknik për telekomunikacionin dhe energjetikën.
“Nëse s’ka marrëveshje, s’do të ketë as takim. Prandaj do të jetë e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromise”, ka deklaruar ai për ”Pink”.
Sipas tij, negociatorët kosovarë në Bruksel bëjnë gjithmonë probleme, duke dalë me kushte të reja dhe duke ndryshuar marrëveshjet paraprake.

 

Kuçi: Edhe EULEX-i do të shkojë si ICO-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka shprehur gatishmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të ligjeve të Kosovës, ndërsa për çdo vendim tjetër ai ka thënë se do t’i paraprijë konsensusi politik në bashkëpunim dhe koordinim me EULEX-in dhe faktorët e tjerë me rëndësi në Kosovë.“Republika e Kosovës çdo veprim në raport me misionet ndërkombëtare e ka bërë me koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar edhe kur ka ardhur në Kosovë, po ashtu edhe kur kanë përfunduar misionet e tyre. Kështu ishte edhe me ICO-n, kështu do të jetë edhe me EULEX-in”, ka thënë Kuçi për “Epokën e re”.Kuçi ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i ngrehin kapacitetet e tyre në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit. Në ketë kontekst, ai ka thënë se do të zvogëlohet edhe roli i EULEX-it. “I kemi ngritur kapacitetet tona dhe do të vazhdojmë t’i ngrehim mjaftueshëm për të marrë përgjegjësitë tona si shtet edhe në fushën e rendit dhe të ligjit. Pra, do të veprohet në mënyrë proporcionale duke ngritur kapacitetet tona dhe duke zvogëluar ato të EULEX-it në Kosovë”, është shprehur Kuçi.

 

OSBE: Të konsituohen sa më shpejt Qeveria e Kuvendi i Shqipërisesë

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Uilton, ka vlerësuar përfundimin e procesit zgjedhor dhe ka kërkuar konsituimin sa më të shpejtë të organeve të reja. “Ne, tani, presim me dëshirë që të bashkëpunojmë me Parlamentin dhe Qeverinë e re, të cilat shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara agjendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës.

 

Një demokraci funksionale, e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime, mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend”, ka thënë Uilton. “Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”, ka shtuar ai.


Vriten 62 rebelë në Siri

Së paku 62 rebelë janë vrarë në një pritë nga ushtria siriane. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se sulmi ka ndodhur pranë qytetit Adra, në lindje të Damaskut.

 “Së paku 62 njerëz kanë rënë martirë, shumica nga ta të rinj”, thuhet në deklaratën e grupit, raporton BBC.
Agjencia shtetërore e lajmeve Sana nuk ka dhënë numrin e viktimave, por ka thënë se rebelët kanë qenë nga grupi al-Nusra Front, i cili ka lidhje me Al-Kaidën.

 

Egjipt, dështojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës

Presidenca e përkohshme e Egjiptit ka njoftuar se përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike, e krijuar pas përmbysjes së Mohammed Morsit nga pushtetit, kanë dështuar. Presidenti i përkohshëm i vendit, Adly Mansour dhe përkrahësit e tij në ushtri kanë biseduar lidhur me krizën e krijuar me diplomatët amerikanë, evropianë, nga Katari dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 


Më shumë se 250 persona janë vrarë si pasojë e trazirave politike, që pasuan rrëzimin më 3 korrik nga pushteti të ish-presidentit Morsi.
Dy senatorë amerikanë, që po merrnin pjesë në këto bisedime, kanë bërë thirrje për ndërmjetësimin e Vëllazërisë Myslimane.
Ndërkohë sot gjatë ditës, ministri holandez i punëve të jashtme, është diplomati i fundit që do të takojë sot gjatë ditës, homologun e tij egjiptian, kryeministrin dhe presidentin.

 

Zjarr masiv në aeroportin e Nairobit

Një zjarr masiv ka shkaktuar mbylljen e aeroportit ndërkombëtar të Nairobit “Jomo Kenyatta”, i cili është njëra nga qendrat më të mëdha të transportit në Afrikë.
“Përveç aterimeve emergjente, të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aerportit janë anuluar”, ka thënë Mutea Iringo, zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Kenias.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë. Deri më tash, nuk është raportuar për viktima.

 

Përmbytje në Rusi

Ministria për Situata Emergjente në Rusi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Amur të vendit.
Ministri Vladimir Puchkov ka arritur në zonë për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Deri më tash janë përmbytur mbi 300 shtëpi, ndërsa janë evakuuar rreth 1,500 banorë.
Parshikuesit e motit kanë thënë se shirat do të vazhdojnë deri të premten.
Puchkov ka thënë se ekipeve emergjente, të cilat punojnë në zonë, u duhen përforcime.

 

Virusi H7N9 bartet nga njeriu në njeri

Hulumtuesit kanë raportuar rastin e parë të transmetimit nga njeriu në njeri të llojit të ri të gripit të shpendëve, i cili është shfaqur në Kinë.The British Medical Journal raporton se një grua 32-vjeçare është infektuar pasi është kujdesur për babanë e saj dhe se të dy ata kanë ndërruar jetë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë provë se dikush ka marrë virusin H7N9 në mënyrë tjetër, pos nga kontakti direkt me shpendët, transmeton BBC. Megjithatë, ekspertët nuk besojnë se virusi ka zhvilluar aftësinë për t’u përhapur lehtë midis njerëzve.Deri më 30 qershor, në lindje të Kinës, janë raportuar 133 raste me virusin H7N9 dhe 43 vdekje.

 

Nesër mot shume i nxehte

Ne Mal te Zi mban mot me diell dhe shume i nxehte .Frynë re e dobët deri mesataren nga drejtimet e ndryshme Temperaturat:Podgorice 38,H:Novi,Budve e Nikshiq 36,Petrovac,Tivat ,Cetine e Shavnik 35,Ulqin ,B.Pole ,Beran e Andrievice 35,Plevle ,Mojkovac e Rozhaje 33,Kollashin e Plave 32,Tivar 31 dhe ne Zhablak 29 g. Për nëse metereologet paralajmërojnë mot me diell dhe shume te nxehte. Do te fryje ere e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do te sillet pre 10-26 ,kurse me e larta e ditës prej 31 deri ne 42 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се