Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 08. 2013. 17:06   >>  17:24

LAJMET 29.08.2013

29.08.2013

Uji nga burimi Banjevacë, në Beranë, shkaktar i  epidemisë masive

Instituti për shëndetësinë publike, ka kumtuar sot se uji nga burimi Banjevac në Beranë, në bazë të analizave mikrobiologjike, është vërtetuar se nuk  është  në rregull, për shkak të pranisë së bakterieve koliforne. 

Ndërkohë nga fillimi I epidemisë , ndihmën mjekësore e kanë kërkuar gjithësejt 1. 045 pacijent me simptome të barkut , prej të cilëve  69 në 24 orët e fundit.

Nga Instituti për shëndetësinë publike, po ashtu është konstatuar se  në bazë të analizave  fiziko - kimike  është konstatuar turbullimi i ujit në rritje.  

Ndërkaq, në mostrat e e ujit të klorizuar , nuk është evidentuar prania e bakterieve patogjene.

Po ashtu është theksuar se shtëpia e shëndetit  në Beranë, më 24 gusht , i  ka informuar  përfaqësuesit e Institutit për shëndetësinë publike, dhe shërbimete  tij higjeniko-epidemiologjike, lidhur me dukurinë e numrit  në rritje të qytetarëve në Beranë, me simptomet e gastroenterokolitisit.

 

Pozitivja,  kërkon normalizimin e  situatës në Beranë

Mali i Zi pozitivka  kërkuar që në Beranë përsëri të vendoset situatë e rregullt  dhe që të gjithë qytetarët të këtij qyteti tu sigurohet e drejta e garantuar me kushtetutë  e që ka të bëjë me të drejtën e të gjithë qytetarëve  për një mjedis të shëndosht  jetësor.

 Se një pushtet lokal mund të jetë deri në atë mas i  pa përgjegjshëm  që qytetarëve të vet tu kumtojë se cili është shkaku i infektimit masiv të banorëve , tregon situata më e re në Beranë, ka vlerësuar kjo parti.

Edhe pse , siç theksojnë , mijra qytetarë kanë  probleme me helmimin , për funksionarët e Komunës është më e rëndësishme të sqarojnë se ata e dinë se për se është fjala. Nëse shkak i këtij helmimi masiv është avaria në ujësjellës , kjo parti insiston që banorëve të Beranës dhe të gjithë banorëve të Malit të Zi tu sqarohet pse banorëve të kësaj komune nuk u është thënë menjherë pas avarisë , sepse pasojat në këtë rast do të ishin dukshëm më të vogla.

 

Mali i Zi i gatshëm të shkojë deri në fund në zgjidhjen e problemit me korrupsion

 Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq,  ka theksuar se Mali i Zi është i gatshëm që të shkojë deri në fund kur është fjala për zgjidhjen e problemit të korrupsionit në rajon e që është njëri ndër parakushtet kryesore për antarësim në UE. Duke vlerësuar marrëdhëniet e Malit të Zi dhe të Kroacisë , pothuajse  shëmbull më të mirë të Evropës Lindore, Vujanoviq, në intervistën për Gllobusin e Kroacisë,  ka theksuar se hyrja e Kroacisë në UE ka rëndësi të madhe për tërë rajonin. Kroacia ka treguar se përmes  raportit të përgjegjshëm dhe përkushtimit të plotë mund të arrihet ky qellim i lartë  Evropianë.

Rajoni në Kroacinë ka fituar partner të sigurtë për Integrimet Evropiane, ka shtuar  Vujanoviq. Duke folur se Mali i Zi , siç flitet mund të jetë anëtari i radhës  i UE, Vujanoviq ka shtuar se nuk është mirë dhe nuk nevoitet të jepen parashikime . Na mbetet të bëjmë ç është e mundur që sa më parë ti arrijmë standardet evropiane.  Kur do të bëhet zgjërimi i ardhshëm i UE nuk varet nga Mali i Zi dhe nga asnjë vend tjetër potencial për antarësim. Megjithatë nga Mali i Zi varet se kur do ti arrijë standardet e UE, ka theksuar mes tjerash presidenti Vujanoviq.

 

Delegacioni qeveritar në panairin e 82-të  ndërkombëtar  në Izmir

 Delegacioni i Qeverisë të Malit të Zi të cilin e udhëheq nënkryetari e ministër për shoqërinë informative dhe telekokomunikimin,  Vuica Llazoviq, merr pjesë në panairin e 82 ndërkombëtarë të Izmirit i cili ka filluar sot në këtë qytet. Nga qeveria është kumtuar se gjatë panairit,  Llazoviq do të takohet me mikpritësin , ministrin  për shkencë , industri dhe teknologji të Turqisë,  Nihat  Ergjun,   me qellim të shqyrtimit të potencialeve për avancimin e bashkëpunimit  ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë , në veçanti  në sferën e teknologjisë informative  dhe të shkencës .

 Në margjinat e Samitit,  Llazoviq  do  të zhvillojë disa takime bilaterale  me zyrtarët e Qeverisë turke  dhe shefat e delegacioneve të vendeve tjera pjesëmarrëse , thuhet në kumtesë. Llazoviq , siç theksohet do të takohet edhe me përfaqësuesit e kompanive turke  të cilat marrin pjesë në Panair dhe të cilat janë të interesuara për bashkëpunim dhe investime në  Mal  të  Zi.

 

PSP, shpreson në  harmonizimin e ligjeve brenda  afatit  të paraparë

 Për PSP nuk ekzistojnë dilema  se katër  ligjet nga sfera e gjyqësorit  do të  sillen në pajtim me amendamentet e miratuara  brenda afatit 45 ditor , ka theksuar  deputeti i kësaj partie Velizar Kallugjeroviq.  Është obligim i ministrisë së drejtësisë që deri me një shtator të dorëzojë  projekt ligjin  për prokurorinë  shtetërore ,  gjyqin kushtetutes, për Këshillin gjyqësor dhe për gjyet. Afati 45 ditor skadon me 14 shtator  dhe është obligim  që mbledhja e Kuvendit të mbahet me 30 gusht,  i ka deklaruar Kallugjeroviq agjencisë MINA .

Kallugjeroviq ka theksuar se , edhe pse gushti  është kohë për pushimet vjetore , kjo nuk është arsyetim  sepse fjala është për njërën prej punëve më të mëdha shtetërore. Harmonizimi i ligjit me kushtetutën është bazë për reformën e gjyqësorit i cili është element kyç për fillimin e ndërtimit të Malit të Zi si shtet i sundimit të drejtës , ka theksuar ai.

 

Ministria e drejtësisë të jetë më e përkushtuar

Ministria e drejtësisë nuk ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të mjaftueshme në hartimin e projekt ligjit  nga sfera e gjyqësorit , i cili duhet miratuar  për shkak të amendamenteve të miratuara kushtetutese  , konsideron juristi, Boris Mariq.

Sipas fjalëve të tij ministri i drejtësisë,  Dushko Markoviq,   më parë e ka bindur opinjonin malazezë se përgjegjësia është e parlamentit  dhe kur  ajo të kalojë në ingjerencat e ministrisë së tij çdo gjë do të përgatitet me kohë. Ai ka vlerësuar se ministria ka disponuar me kohë të mjaftueshme që të propozojë ligjet sepse , siç ka theksuar  zgjidhjet  e përfshira në amendamentet kushtetutese kanë qenë rezultat i debatit të gjatë publikë dhe  përafërsisht të parapara.

 

KS debaton sot raportin e kreut të OKB për Kosovën

 Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta shqyrtojë sot raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun për zhvillimet në Kosovë. Megjithëse ishte paralajmëruar se pjesëmarrës në takim do të jenë edhe kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Mbledhja e sotme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë, padyshim se do të mbetet nën hije të ngjarjeve tashmë dramatike në Siri.
Ndërkohë, seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit do të mbahet sot paradite sipas kohës në New York, ndërsa vëmendja e pjesëmarrësve gjithsesi do të përqëndrohet në mbledhjet e jashtëzakonshme pasdite apo ditëve të ardhshme. Në emër të shtetit të Kosovës do të flasë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili logjikisht pritet që të thotë atë që ka deklaruar tash disa herë muajin e fundit, se ‘ka ardhur momenti që të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë, sepse ka argumentuar ai, UNMIK-u tashmë ka mbetur vetëm si një zgjatje e politikës kundërshtuese karshi pavarësisë së Kosovës.’

 

Insistimi në neutralitet komplikon  procesin zgjedhor

 Insistimi i Serbisë që i gjithë materiali zgjedhor të pasqyrojë neutralitet ndaj statusit të Kosovës e ka komplikuar procesin zgjedhor.

Burime të gazetes Triubuna kanë shpjeguar se pika e mosmarrëveshjes në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, nuk ka qenë dukja e fletëvotimeve pasi për këtë ka ujdi, por ka qenë lista ku do të regjistrohen votuesit pjesëmarrës.

Pala serbe ka kërkuar që edhe në këtë listë të mos rezultojë fjala “republikë” dhe kjo ka shkaktuar mospajtim. Ky detaj ka bërë që i gjithë procesi zgjedhor të vihet në pikëpyetje, përfshirë këtu edhe kredibilitetin e të zgjedhurve të mundshëm në veri të Kosovës.
Problemi ka ngritur shqetësimet se mungesa e një fushate në veri nga Qeveria e Serbisë që do t`i bindte subjektet serbe të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhje, do ta ulë legjitimitetin e të zgjedhurve të mundshëm

 

Uillers, përshëndet  marrëveshjen  për  komisionin hetimor

Ambasadori amerikan në Shkup, Poll Uollers ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur mes palëve në komisionin hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit.

 Uollers ka thënë se marrëveshja është një hap para, por ka shtuar se nuk o të thotë se me këtë janë zgjedhur të gjitha problemet.

Ai ka thënë se vendit i duhet edhe shumë punë për të bërë, me theks të veçantë ligji për mediat dhe listat zgjedhore.

 

Forcat e marinës  mbretërore  vazhdojnë stërvitjet në Shqipëri

Në një kohë kur forcat Perëndimore po maten për të sulmuar Sirinë, forcat e Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe vazhdojnë stërvitjen në Shqipëri.
Marina Mbretërore do të stërvitet në Mesdhe dhe në vendet e Gjirit në tre muajt e ardhshëm. “Luanët shqiptarë” do të shohin nga afër stërviten e komandos 42 të Marinë Mbretërore për të qenë gati për të reaguar në çdo ngjarje në botë.
Koloneli, Kevin Oliver tha se, “Shqipëria ka disa vende shumë të bukura për stërvitje që janë përdorur nga grupi ynë. U jemi shumë mirënjohës për përdorimin e tyre dhe për mundësinë për të punuar me forcat shqiptare ku ndamë eksperiencat”, ka thënë ai.

 

Washingtoni nuk do të lejojë paralizën në OKB

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do të lejojnë “paralizën diplomatike” në OKB që të pengojë përgjigjen ndaj sulmit me armë kimike në Siri.
Diplomatë nga pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit filluan dje bisedimet mbi projekt-rezolutën e paraqitur nga Britania për një sulm të mundshëm ushtarak.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Shtetet e Bashkuara nuk shohin mundësi për një zgjidhje me kompromis si rezultat i kundërshtimit të Rusisë ndaj çdo veprimi domethënës.
Zonja Harf tha se qeveria siriane nuk mund të vazhdojë të fshihet pas rusëve.

Ajo tha se Uashingtoni do të konsultohet me aleatët, ndërkohë që analizon opsione të ndryshme për reagim kundër Sirisë.
Ministria e Jashtme ruse tha dje se do të ishte e parakohëshme të ndërmerreshin veprime të OKB-së kundër Damaskut para se inspektorët e armëve kimike të përfundojnë misionin e tyre në Siri.

 

Ekspertët e OKB , sërish fillojnë hetimin për prëdorimin e armëve kimike në Damask

Një ekip i ekspertëve të armëve të OKB-së është larguar nga hotel i tyre në Damask dhe është nisur drejt vendit ku dyshohet që forcat qeveritare siriane kanë përdorur armë kimike, raporton Reuters.

Kjo është dita e tretë që ekipi i ekspertëve të OKB-së do e vizitojë vendin ku i kanë kthyer sytë e gjitha bota në pritje të verifikimit të sulmit që shumë shtete perëndimore janë të bindur se ka ndodhur.
Aktivistët dhe mjekët në zonën e kontrolluar nga rebelët kanë thënë se gjashtë veturat e konvojit të OKB-së pritet ta vizitojnë vendin e sulmit në periferinë lindore Ghouta të kryeqytetit sirian, Damask.

 

Përfaqësuesit e Ligës arabe, paralajmërojnë miratimin e rezolutës

Ministrat nga Liga arabe planifikojnë që javën e ardhshme të mbajnë mbledhje në Kajro, në të cilën do të pranojnë rezolutën, e cila e akuzon presidentin sirian, Bashar al Asad për sulmin e javës së kaluar me armë kimike në afërsi të Damaskut.
Përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të Ligës të martën e akuzuan haptazi Asadin për sulmin. Insistimi që ajo të bëhet edhe në nivel më të lartë në takimin i cili planifikohet për datën 2 dhe 3 shtator, është i Arabisë Saudite dhe Katarit, të cilat i mbështesin kryengritësit në luftën qytetare siriane.
Fqinjët e Sirisë - Iraku dhe Libani, së bashku me Algjerinë, sipas të gjitha gjasave do të votojnë kundër apo të përmbahen. Anëtarësia e Damaskut në LA është ngrirë.

 

Neser , mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me vransira të ndryshueshme  por i that. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

Temperaturat:  Podgoricë 29 gradë,  Budvë 28,  Tivar e H. Novi 27,  Ulqin e Tivat 26,  Beranë e Nikshiq 25,  Cetinë e Plavë 23,  Shavnik  22, Rozhaj 21,  Plevle 20, Kollashin 19 dhe në Zhablak 17 g.

Për nesër në jug dhe Bregdet parashihet të mbajë  mot kryesisht i kthjellët, kurse në Veri me vransira të ndryshueshme  dhe në orët e pasditës  vende - vende me reshje të dobëta e kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mengjesit  prej 7 deri në 21 , kurse më e larta e ditës prej  18 deri në 31 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се