Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 05. 2019. 17:19 >> 17:26

Lajmet 14.05.2019

14.05.2019

Punët në autostradë do të përfundohen në kohë

Bemax, si partneri më i madh i kompanisë China Road and Bridgge Corporation, CRBC, e cila e ndërton autostradën Tivar- Bolari, do ti kryejë të gjitha punët e kontraktuara brenda afatit, duke garantuar cilësinë dhe sigurinë, është kumtuar nga kjo kompani e Podgoricës. Koordinuesi për autostradën në kompaninë Bemax, Millo Muhadinoviq, ka deklaruar për Infobiro se kjo kompani i ndërton 11 kilometra tunele në fazën e parë, 7 ura dhe dy mbikalime. Sipas fjalëve të tij, në këtë moment janë përfunduar 90% të punimeve të parapara në tunele, 80% në ndërtimin e urave dhe 70-75%, të punimeve që kanë të bëjnë me vetë trasenë.

Kryetari i komisionit revizor të shtetit, Mlladen Uliqeviq, ka kumtuar se projektimi i autostradës, është bërë në bazë të standardeve më të larta nga kjo fushë, në pajtim me udhëzimet e autostradave trans-evropiane, të cilat i diktojnë standardet. Kjo, sipas fjalëve të tij, garanton se do të ndërtohet autostradë e cila do të jetë në rangun e autostradave bashkëkohore evropiane.

Markoviq, sot në Gjermani

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, udhëton sot për vizitë pune dyditëshe në Gjermani, ku do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë, të Parlamentit dhe të ekonomisë. Nga shërbimi i qeverisë për marrëdhënie me opinionin, është kumtuar se temat kryesore të takimeve me kryetarin e Bundestagut, Wolfganag Shojble, do të jenë marrëdhëniet bilaterale të Malit të Zi dhe Gjermanisë dhe vazhdimi i integrimeve evropiane, të Malit të Zi. “Mali i Zi, si vend udhëheqës në procesin e Integrimeve Evropiane, reformat të cilat i realizon si dhe perspektiva evropiane e rajonit të Ballkanit perëndimor, do të duhej të jenë temat kryesore të bisedimeve të Markoviqit në Këshillin për punët evropiane të Bundestagut”, thuhet në kumtesë.

Siç është paralajmëruar, Markoviq, do të flasë në Fondacionin Konrad Adenauer, në temën “Mali i Zi si lider në Ingerimet Evropiane”.

Bisedimet e kryeministrit Markoviq, me ministrin për ekonomi dhe energjetik, Peter Allt Majer, si dhe me përfaqësuesit e ekonomisë Federale Gjermane, dhe të Odës industriale, do të jetë rast për të biseduar mbi forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për promovimin e mëtejmë të Malit të Zi, si destinacion për investime, thuhet në kumtesë.

Zhvillimi i teknologjive të informacionit përgjigje e duhur sfidave të sigurisë

Vetëm me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mund tu përgjigjeni si duhet sfidave aktuale të sigurisë, ka theksuar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

Ai, e ka hapur sot në Budvë, konferencën për teknologjitë e komunikimit dhe informacionit, e cila mbahet në organizimin e Agjencisë së NATO-s, për komunikime dhe inforamata, organizatës së NATO-s, për shkencë dhe teknologji, të Institutit për siguri, të OJQ Aleanca e Atlantikut, e që mbahet nën patronazhin e Ministrisë së mbrojtjes.

Boshkoviq, ka theksuar se në epokën e sfidave bashkëkohore të sigurisë, natyra e të cilave i tejkalon format konvencionale, ka avancuar dukshëm dhe në vazhdimësi teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, ka pohuar ai.

Ende, pa marrëveshje për takimin e ri të opozitës

Takimi i liderëve të opozitës dhe të lëvizjes “Rezisto”, në përbërje të plotë me përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare, mund të mbahet vetëm pas kongreseve të Malit të Zi Demokratik dhe të PSD, të paralajmëruara për më 25 maj dhe 1 qershor, njofton Pobjeda. Takimi i nënshkruesve të “Marrëveshja për të ardhmen”, i cili është dashtë të mbahet dje dhe mikpritës i të cilit është Lëvizja qytetare URA, është shtyrë zyrtarisht kurse termini i ri akoma nuk është caktuar.

Disa burime të Pobjedës, nga kreu i opozitës, kanë kumtuar se nuk është aprovuar roli ndërmjetësues i liderit të Lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviq, në kontestin ndërmjet demokratëve dhe PSD, i cili ka pasuar pas shkarkimit të kryetarit të komunës, Vlladimir Jokiq.

Një burim tjetër i Pobjedës, ka theksuar se datë potenciale e mbajtjes së takimit të ri, mund të jetë në muajin qershor, kur të përfundojnë kongreset e paralajmëruara.

Projekti i parë për nënshtetësinë ekonomike

Në Ministrinë zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, tanimë është paraqitur një projekt për nënshtetësinë ekonomike, dhe ajo që më gëzon është se ky projekt është paraparë për veriun e Malit të Zi, në Kolalshin, ka deklaruar Damir Davidoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, në festivalin e 10-të, të investimeve FREI 2019, i cili po mbahet në Budvë.

Ai, ka theksuar se ftesa publike për projekte, për marrjen e nënshtetësisë ekonomike, në sferën e turizmit, është shpallur në shkurt të këtij viti dhe është e hapur deri në fund të vitit 2021. Ai, ka shtuar se realizimi i projekteve të tilla, nuk do të thotë vetëm investime të reja, por njohuri të reja, ide dhe partner të ri investues por ndoshta edhe ofreta të reja në turizëm.

Nuk ka rreziqe nga përmbytjet në Mal të Zi

Në Mal të Zi, nuk ekziston rreziku nga përmbytjet, ka deklaruar meteorologu, Dushan Paviqeviq, duke shtuar se prej të premtes që vjen pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturës. Kroacia dhe BH, janë ballafaquar ditëve të kaluara, me probleme serioze për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e dendura të përcjellura me rëra të forta.

Në pyetjen e agjencisë Mina, nëse në Mal të Zi, ekziston rreziku nga përmbytjet, ai është përgjigjur se shirat nuk mund të shkaktojnë probleme tepër serioze. Prej të premtes, siç ka theksuar ai, pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave.

Asgjë dramatike nuk pritet në mal të Zi, ditëve në vijim, ka thënë Paviqeviq,.

Haradinaj, paraljmëron mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes në Washigton

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media ka folur për procesin e bisedimeve me Serbinë.

Ai tha se në këtë proces më nuk do të ketë biseda për ndarje të Kosovës e as për lojë me kufijtë.

“Nuk mund ti paragjykojë kështu proceset. Procesi tash është në duar të sigurta. I është heq nga dora Mogherinit. Tashmë një gjë të tillë e kanë në dorë kancelarja Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron. Ka stabilitet, kjo është kryesorja”, deklaroi Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk mund të parashikojë se si mund të ecin proceset, por që nuk e përjashton edhe mundësinë që një marrëveshje përfundimtare me Serbin të nënshkruhet në Uashington.

“Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë më parë. Amerika nuk ka hequr dorë nga Ballkani. Nuk mundet askush me tërheq Amerikën nga proceset në Ballkan”, ka shtuar Haradinaj”, është shprehur ai.

Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët, se pas Samitit të Parisit, do të mbahet edhe një takim në Bruksel, dhe më pas do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrim.

Zyrtari gjerman pohon se Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke theksuar se “Shqipëria ka avancuar shumë në rrugët e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”.

Deklarata u bë gjatë takimit që ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi me të në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin. Gjatë kësaj vizite, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u prit nga Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave.

Ministri në detyrë Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.

 

Bie numri i kërkesave për azil nga Maqedonia e Veriut

Numri i kërkesave për azil nga Maqedonia e Veriut në vendet anëtare të BE-së ka shënuar ulje drastike në muajin mars të këtij vitit, në krahasim me muajt paraprak.

Nga Maqedonia ,316 persona kanë aplikuar për azil në muajin mars, ndërsa në janar dhe shkurt ky numër ka qenë 600, informojnë nga Zyra Evropiane për Azil, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa sa i përket vendimeve për marrjen e statusit të azilantit, gjendja është thuajse e njëjtë për Maqedoninë: numri më i madh i kërkesave janë refuzuar, pasi vendi cilësohet si i sigurt.

Në mars zyrat për azil të BE-së kanë refuzuar 454 kërkesa të shtetasve të Maqedonisë, ndërsa vetëm gjashtë personave ju është miratuar statusi i azilantit.

Ndryshe, kërkesat më të mëdha për azil në BE janë nga Siria, Venezuela dhe Afganistani. Shtatë vende tjera që gjithashtu kanë kërkesa të mëdha për azil janë Iraku, Kolumbia, Nigeria, Pakistani, Irani, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

 

D.Tramp, itërheqvërejtjen Iranit nëse synon interesat e SHBA

Presidenti i SH.B.A.-së Donald Trump paralajmëroi të hënën se Irani do të “vuante shumë” në qoftë se ai synonte interesat e SHBA, pasi Uashingtoni të vendosi një aeroplanmbajtës dhe më shumë luftëtarë të aeroplanit në një kohë të tensioneve në rritje me Teheranin.

Komentet e Trump erdhën pasi Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se katër anije tregtare ishin sabotuar të dielën, pranë emirit të Fujairahut, vetëm jashtë ngushticës së Hormuzit. Irani kërkoi të distancohej nga incidenti, raporton “Reuters”, transmeton lajmi.net.

Uashingtoni u tërhoq vitin e kaluar nga një pakt i vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive globale që kishin për qëllim rindërtimin në planet bërthamore të Teheranit. Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Iranit, duke thënë se ajo donte të zvogëlonte eksportet e saj të naftës në zero.

Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo anulloi të hënën një udhëtim në Moskë dhe u ndal në Bruksel për të shkëmbyer informacion mbi kërcënimet “shkallëzuese” nga Irani me aleatët dhe zyrtarët e NATO-s, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA për Iranin.

Fundoset varka me migrantë, jo larg brigjeve të Libanit

Në fundosjen e varkës jo shumë larg brigjeve të Libanit janë zhdukur pesë persona.

Agjencia zyrtare libiane e lajmeve NNA lajmëroi se varka u fundos jo shumë larg nga Tripoli, ndërsa migrantët që gjendeshin në të tentuan që në mënyrë ilegale të kalojnë në Qipro.

Varka në të cilën gjendeshin tetë shtetas të Sirisë u fundos, ndërsa nuk kaloi shumë larg brigjeve. Tre persona arritën të shpëtojnë ashtu që notuan deri në breg, ku gjenden nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të Forcave Detare të Libanit.

I paditur është fati i pesë personave tjerë.

Bejruti për një kohë të gjatë ka bërë thirrje që refugjatët sirianë të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre, ndërsa ndihmë pret nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Pompeo, takon sot presidentin rus, V.Putin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të takojë sot presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi.

Këto do të jenë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se temat që do t'i diskutojnë Putin dhe Pompeo, do të përfshijnë kontrollin e armëve, krizën në Venezuelë, konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe Iranin.

Të gjitha këto janë fusha ku SHBA-ja dhe Rusia janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

"Pikënisja kur diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë është të pranojmë sinqerisht se Rusia ka ndërmarrë një sërë aksionesh agresive dhe destabilizuese në skenën globale", tha një zyrtar i lartë i i Departamentit të Shtetit, i cili foli në kushte anonimiteti.

Orë policore në Shri Lanka për shkak të dhunës ndaj myslimanëve

Shri Lanka vendosi orë policore në gjithë vendin për shkak të rritjes së dhunës kundër myslimanëve.

Xhamitë dhe dyqanet e myslimanëve u bënë shënjestra të sulmeve, por nuk ka raporte për viktima.

Në disa qytete, policia qëlloi në ajër dhe përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Tensionet janë në rritje prejse militantët islamikë sulmuan kisha dhe hotele, muajin e kaluar në Shri Lankë, duke vrarë mbi 250 njerëz.

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, bëri thirrje për qetësi, duke thënë se trazirat aktuale i dëmtojnë hetimet e sulmeve që ndodhën të Dielën e Pashkëve.

Myslimanët përbëjnë afro 10% të 22 milionë banorëve të Shri Lankës, të cilët janë kryesisht budistë sinhalezë.

 

Sonte mbrëmja e parë gjysmëfinale në Eurosong

Sonte do të mbahet mbrëmja e parë gjysmëfinale në Eurosong,e që këtë vit mbahet në Izrael. Përfaqësuesi i Malit të Zi, grupi D-mol, do të dali në skenë me numrin rendor 2, dhe pritet me mjaft interesim paraqitja e këtij grupi simpatik të cilët kanë paralajmëruar se do të japin maksimumin për tu kualifikuar në mbrëmjen finale të kësaj garë.

Përfaqësuesit e Malit të Zi, në garën për këngën më të mirë në Eurovizion, kanë ftuar diasporën malazeze dhe të gjithë ata që e pëlqejnë këngën e tyre jashtë kufijve të Malit të Zi, që ti përkrahin dhe të votojnë sonte për përfaqësuesin e Malit të Zi.

Fitore radhës e basketbollistëve të Ulqinit

Basketbollistet e Ulqinit në ndeshjen e fundit të Erste ligës, luajtën mbrëmë në parketin e vet me skuadrën e Jedinstvos . Në këtë takim lamtumirës nga tifozët për këtë sezon, e mundën skuadrën mysafire nga Bijello Pola, me rezultat 99:71. Rikujtojmë se basketbollistët e Ulqinit triumfuan ndaj Jedinstvos edhe në ballafaqimin e parë . Rezultati përfundimtar mes këtyre dy skuadrave këtë sezon është në favor të ulqinakëve. Të përzgjedhurit e trajnerit Vujaçiq, sezonin e sivjetshëm në Erste ligën malazeze mes gjashtë skuadrave më të sukseshme në Mal të Zi, e përfunduan në vendin e parafundit. Edhe pse ulqinakët nuk arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale ata janë të kënaqur , pasi ia dolën të realizojnë synimin e përcaktuar në fillim të sezonit.Në gjysmëfinale të kësaj ligë u kualifikuan katër skuadrat më të mira; Buduqnosti, Sutjeska, Mornari dhe Llovqeni.

Përgatiti, Gj.Gjonaj, gazetar i RMZ

 

Nesër, mot i ngjashëm

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me të reshura të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare veriore dhe lindore.

Temperaturat; Budvë e Ulqin 23 gradë, Tivar e Herceg Novi 21, Podgoricë 18, Petrovac 16, Plavë e Cetinë 13, Bjello Pole e Shavnik 10, Beranë, Andrijevic, Kollashin e Nikshiq 9, Rozhajë 8, Plevlë e Plluzhinë 7 dhe në Zhablak 2 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe, kohë pas kohe, me të reshura të shiut e bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende – vende, deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 21 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се