Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 05. 2019. 17:12 >> 17:27

Lajmet 15.05.2019

15.05.2019

Mali i Zi në rrugë të mirë drejt BE

Mali i Zi gjendet në rrugë të mirë drejt BE ,por duhet ta vazhdojë punën ,sidomos kur është fjala për sundimin e ligjit dhe sigurimin e investimeve,ka deklaruar për TVMZ deputeti i Bundestagut gjerman Kristian Shmit .Ai këtë e ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Dushko Markoviq në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin .Kemi biseduar me kryeministrin Markoviq në mënyrë detaje dhe kemi konstatuar se e ekzistojnë akoma gjëra të tjera që duhet përmirësuar ,sidomos kur është fjala për sundimin e ligjit dhe sigurimin e investimeve,ka deklaruar Shmit .Ai ka shtuar se mund të thuhet që Mali i Zi si partner i NATO -s ka bërë hap të madh përpara drejt BE .Mirëpo ,ka shtuar ai duhet të vazhdojë punën dhe Gjermania do të ndihmojë me gjithë dëshirë. Të theksojmë se sot më herët kryeministri Dushko Makroviq ka kumtuar se Mali i Zi nuk kërkon lehtësime nga partnerët e vetë , përfshirë këtu edhe Republikën Federale të Gjermanisë “Mali i Zi nuk kërkon lehtësime nga partnerët e vetë përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Ne na duhet partneriteti nga i cili do të mësojmë dhe do ti arrijmë standardet” ,ka theksuar Markoviq. Kryeministri është takuar në Berlin edhe me përfaqësuesit e fondacionit Konrad Adenauer. Me këtë rast ai ka vlerësuar se ky fondacion tash tri decenie me radhë është partner në ringjalljen e përgjithshme demokratike të Malit të Zi dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës.

Anëtarësimi në BE nuk do të thotë edhe fundi i formave

Anëtarësimi në BE nuk do të thotë përfundim i reformave, por ky është një kontiunitet të cilin duhet ta zbatojë shteti për shkak të cilësisë të jetës së banorëve të vetë e jo sipas diktimeve të Brukselit , është vlerësuar në tryezën e rrumbullakëte në Podgoricë. Ambasadorja e Bullgarisë në Mal të Zi Meglena Pllugçijeva ka theksuar se është me rëndësi shkëmbimi i përvojave , cilat janë përparësitë , mangësitë , por edhe vështirësitë në rrugën drejtë anëtarësimit në BE. Sipas fjalëve të saj , gjatë presidencës bullgare me Këshillin e Evropës , lartë në agjendën e BE kanë qenë integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimorë. Profesoresha Grordana Gjuroviq ka përkujtuar se Mali i Zi së bashku me Serbinë i ka filluar bisedimet , mirëpo ato nuk janë zhvilluar sipas dinamikës së duhur. Sipas fjalëve të saj, përvoja e Bullgarisë tregon se Malit të Zi i duhet një decenie bisedime ashtu si edhe vendeve tjera të rajonit. Anëtarësimi në BE ,konsideron ajo nuk do të thotë edhe fundi i reformave , por kjo është një vazhdimësi, kurse shteti i zbaton reformat jo me qëllim të anëtarësimit ,por për veten e tij.

 

Deputetet për ndryshimin e ligjit për ushtrinë e Malit të Zi

Ndryshimet e ligjit për Ushtrinë e Malit të Zi dhe propozim strategjinë e mbrojtjes do ta diskutojnë deputetet e Parlamentit të Malit të Zi në seancën e cila fillon nesër. Deputetet do të deklarohen për ligjet e propozuara për administratën lokale , tregtinë e brendshme, policinë komunale, për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publike ,si dhe për nëpunësit shtetëror. Deputetet do të shqyrtojnë raportet për shëndetin mendor të fëmijëve në Mal të Zi , për punën e fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, si dhe për situatën në mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen informatave. Në rend të ditës janë edhe raportet vjetore për punën e vitit të kaluar të këshillave gjyqësor dhe të prokurorisë ,si dhe për punën e prokurorisë shtetërore. Deputetet do të shqyrtojnë edhe raportet për zbatimin e ligjit mbi tubimet publike dhe për sigurinë e komunikacionit në rrugë.

 

Nesër për emërimin e anëtarëve të Këshillit

Këshilli administrativ , siç është kumtuar, nesër do të vazhdojë procedurën për emërimin e anëtarëve të këshillit të RTMZ. Përbërjes aktuale të këshillit të RTMZ mandati i skadon me 19 qershor. Ftesa publike propozuesëve të autorizuar për kandidatët në këtë funksion u është dërguar kah fundi i janarit. Nga një kandidat e propozojnë universitetet në Mal të Zi , akademia e shkencave dhe arteve të Malit të Zi,institucionet nacionale të kulturës dhe OJQ nga fusha e kulturës etj. Të përkujtojmë se anëtarë të këshillit nuk mund të jenë deputetët dhe këshilltarët, individët të cilët i zgjedhë, i emëron ose i vendos parlamenti, kryetari i shtetit ose qeverisë,të punësuarit në RTMZ dhe as funksionarët e partive politike.

Dorëzohet peticioni lidhur me ndërtimin e mini-hidrocentraleve

Përfaqësuesit e OJQ “Green Home”, në bashkëpunim me disa OJQ nga Mali i Zi ia kanë dorëzuar sot Kuvendit të shtetit mbi 6 mijë e 300 nënshkrime me të cilat kërkohet ndalimi afat gjatë i ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Mal të Zi . Përfaqësuesit e qytetarëve nga disa komuna të Malit të Zi i kanë ftuar institucionet kompetente që menjëherë të ndalojnë ndërtimin e të gjitha hidrocentraleve të filluara përmes mesazhit se me jetën e tyre do ti mbrojnë lumenj në të cilët është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve. Natasha Kovaçeviq nga organizata “Green Home “ ka përkujtuar se parlamenti evropianë në muajin nëntor ka vlerësuar se pjesa më e madhe prej 80 hidrocentraleve të vogla në Mal të Zi nuk janë planifikuar dhe nuk janë ndërtuar në pajtim me investimet dhe të drejtën evropiane. Romeu Gutiq nga Plava ku tani më janë ndërtuar dy hidrocentrale dhe janë paraparë edhe 4 të tjera ka theksuar se ajo që ka ndodhur është krim i vërtetë ekologjik ndaj natyrës në këtë zonë.

 

Arrestohen nëpunësit e lartë të Atllas Bankës

Nëpunësit e lartë të Atllas Bankës Marko Nikoliq dhe Dijana Zeçeviq janë arrestuar në kuadër të hetimeve të cilat zhvillohen për shkak të manipulimeve në këtë bankë , i është vërtetuar jo zyrtarisht TVMZ nga Drejtoria e policisë. Nikoliq ka qenë drejtor i Atllas Bankës ,kurse Zeçeviq ka qenë zëvendëse e drejtorit ekzekutiv për mjete dhe qarkullimin parësorë në vend. Arrestimi në Podgoricë ka pasuar për shkak të dyshimit në malverzimet kontestuese të rreth 3 milion euro depozitime të Aeroporteve të Malit të Zi të cilat gjenden në Atlllas Bankën, njofton TVMZ. Të theksojmë se Nikoliq edhe më parë ka qenë i arrestuar në hetimin e Prokurorisë speciale të shtetit mbi gjoja larjen e parave dhe afarizmin jo ligjor të Atllas grupit.

 

Thaçi shprehet i zhgënjyer nga mosuniteti i BE-së kundrejt Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se është befasuar për të keq kur ka mësuar që për takimin e mbajtur në Berlin ditë më parë me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk kishte koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai i bëri këto komente në një takim me ambasadorët dhe shefat e zyrave dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, në të cilin ka shprehur zhgënjimin e tij se si në takimin e Berlinit nuk ka pasur unitet në vendet e Bashkimit Evropian rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Si të arritur të këtij takimi, Thaçi ka përmendur dakordimin e Kosovës dhe Serbisë që, pas insistimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, të mbahet takimi i ardhshëm në Paris, më 1 korrik. Përveç kësaj, ai ka thënë të ketë mirëpritur kthimin e vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës në çështjet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.“Vlerësoj lart vullnetin e mirë të kancelares (Angela) Merkel dhe këmbëngulësinë e presidentit Macron që çështjet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara”, ka thënë ai. Sa i përket kërkesës për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se ky proces duhet të finalizohet me një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja shtetet. Sa i përket taksës, që aktualisht përmendet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si bllokuese e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, Thaçi ka thënë se kjo masë duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Haradinaj shpreson se Finlanda do të jetë zë i Kosovës në BE

Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian.

Kështu deklaron kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka zhvilluar një takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky takim siç njofton Haradinaj është zhvilluar me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjendën evropiane të Kosovës.“Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal”, ka theksuar Haradinaj.

 

Hahn: Pres rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hanh ka thënë se “Reforma në Drejtësi në Shqipëri duhet të shpërblehet”.I pyetur për kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn theksoi se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë, transmeton TCH.

Me tej, Hahn deklaroi se Komisioni Europian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Europian për çeljen e negociatave.

SHBA-ja dhe Rusia me paralajmërime të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në SHBA.“Nëse do të këtë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”, tha Pompeo. Sekretari Pompeo po qëndron në Soçi të Rusisë ku takoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Ndërkohë, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave joqeveritare ruse, me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë. Megjithatë të dy shefat e diplomacisë u angazhuan për përmirësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë.Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha pas takimit se shpreson në “përmirësim të plotë” të raporteve ndërmjet dy vendeve, transmeton REL.Këto janë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Kriza në Sudan: Ushtria dhe opozita pajtohen për tranzicionin e pushtetit

Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit kanë njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje me aleancën e opozitës për një periudhë tranzicioni tre-vjeçar të pushtetit.

Këshilli Ushtarak Kalimtar tha se në bazë të marrëveshjes aleanca e opozitës do të këtë dy të tretat e vendeve në një Këshill legjislativ.

Sudani është qeverisur nga Këshilli Ushtarak që nga rrëzimi nga pushteti dhe arrestimi i presidentit, Omar al-Bashir.

Protestat që çuan në rrëzimin e tij kanë vazhduar me kërkesën për qeverisje të plotë civile.

Disa orë përpara se të bëhet njoftimi për marrëveshjen e fundit, të paktën pesë protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë vdiqën në përleshjet që ndodhën në kryeqytetin Kartum.

Këshilli Ushtarak fajësoi për dhunën grupet e protestuesve të pakënaqur me marrëveshjen e tranzicionit.

 

Serbia dhe Sllovenia në mesin e vendeve finaliste të Eurovizionit

Dhjetë vende, përfshirë Serbinë dhe Slloveninë, janë kualifikuar për natën finale të Festivalit Evropian të Këngës "Eurovizion".

Në gjysëm-finalen e parë të festivalit morën pjesë 17 vende mirëpo për në finale u kualifikuan vetëm këto vende: Australia, Islanda, Çipro, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Estonia, Çekia, San Marino dhe Sllovenia. Gjysmë finalja e dytë do të mbahet më 16 maj nga e cila edhe 10 vende tjera do të kalojnë në finalen e festivalit që mbahet më 18 maj në Tel Aviv të Izraelit. Shikuesit dhe juritë profesionale në të gjitha 41 vendet pjesëmarrëse do të zgjedhin këngën fituese. Asnjë vend nuk mund të votojë për garuesit e vet. Eurovizioni u mbajt për herë të parë në vitin 1956 me qëllim të bashkimit të popujve të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.Sot, festivali ka një audiencë të kombinuar botërore prej rreth 200 milion njerëz. Në këtë festival kanë nisur karrierën edhe grupe muzikore dhe këngëtarë me famë botërore, siç është grupi ABBA apo këngëtarja Celine Dion. Të theksojmë këtu se anëtarët e grupit D Mol , përfaqësues të Malit të Zi në Eurosong , pasi që nuk u kualifikuan në finale , kanë theksuar se në skenë kanë dhënë ç është e mundur , duke shtuar se megjithatë ndihen si fitues.

Bora ka befasuar Malin e Zi në mes të Majit

Qe nga fillimi i muajit maj në Mal te Zi mban mot jostabil , me reshje te shiut dhe temperatura te ulëta për këtë periudhë të vitit. .Reshjet e shiut që e kapluan vendin ditëve të fundit janë mirëpritur nga bujqit, por reshjet e shiut mund ta shtyjnë mbjelljet pranverore për disa ditë.

Ndërkaq,pjesën veriore të Malit të Zi, mbrëmë moti i ka befasuar me borë, edhe atë në Berane, Andrievicë, Plavë dhe Zhablak.

Në Zhablak ka vazhduar të bie borë, derisa temperaturat në qytet në ora 7 të mëngjesit kanë rënë në zero, kanë njoftuar mediet lokale.

Gjatë ditëve në vijim pritet mot jostabil me të reshura të dendura, derisa sipas vlerësimeve të meteorologëve, stabilizimi i kohës dhe rritje të temperaturave do të priten mbas ditës së premte.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët . Frynë erë e dobët deri mesatare, në Bregdet kohë pas kohe e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Ulqin e Tivar 20, Podgoricë e Budvë 19, H. Novi 17, Plevle 14, Biello Pole e Beranë 13, Cetinë, Nikshiq, Kollashin e Rozhajë12, Plluzhinë e Shavnik 11, ,Plavlë 9 dhe në Zhablak 7 g. C

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 22 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се