Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 05. 2019. 17:53   >>  17:54

Ditari 23.05.2019

23.05.2019

Kryeministri i Maqedonisë Veriore  Zaev  sot dhe nesër qëndron në Mal të Zi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe me këtë rast do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të dy shteteve. Nga qeveria e Malit të Zi është kumtuar se pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Malit të Zi dhe të Maqedonisë veriore do të nënshkruhen disa dokumente bilaterale.  Do të organizohet edhe Forumi afaristë Mali i Zi – Maqedonia Veriore në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat, ministrat dhe afaristët e dy vendeve. Për ndryshe Zaev qëndron në Mal të Zi me ftesën e kryeministrit Dushko Markoviq.

Me ndryshimet e ligjit të pengohet autokracia në komuna

Deputetët e parlamentit të Malit të Zi diskutojnë sot për ndryshimet e ligjit për administratën lokale të cilat i kanë propozuar deputetet e koalicionit në pushtet. Me ndryshimet e ligjit është precizuar se mbledhja e parlamentit lokal duhet të përfundojë brenda afatit tre mujor prej ditës së fillimit me qëllim të menjanimit të dukurive negative në praktik. Po ashtu propozohet që nëse kryetari i Komunës nuk zgjedhet brenda afatit ligjor, kuvendi sjell vendimin për shkurtimin e mandatit me propozimin e qeverisë ose dy të tretave të këshilltarëve. Derisa deputetet e PDS pohojnë se kjo zgjidhja ligjore në të ardhmen do ta precizojë punon e parlamenteve lokale dhe se për sjelljen e tij vetëm kushtimisht ka ndikuar situata aktuale në Kotorr , nga opozita vërtetojnë të kundërtën. Nga FD i janë përgjigjur PDS se ligjin ia adapton nevojave dhe ngjarjeve momentale në komunën e Kotorrit. Në ndërkohë ,deputetët diskutuan edhe për ligjin për policinë komunale .Policia komunale do të mund të përdor si mjet të detyrueshëm sprejin e dorës me ndikim nervor , parashihet me ndryshimet e ligjit , për të cilat deputetët e Parlamentit të Malit të Zi e filluan debatin e sotëm . Qëllimi, siç theksohet , është që të futet edhe një mjet i detyrimit , i cili është më i butë nga përdorimi i shkopit  të gomës zyrtarë dhe për të cilin besohet se mund të këtë efekt më të mëdha në rastin e përdorimit të forcës fizike nga ana e subjektit në mbikëqyrje. Parashihet që shkopi i gomës mund të përdoret vetëm në rast se përdorimi i forcës fizike dhe i spreit të dorës nuk jep rezultate ose nuk e garanton suksesin. Me ndryshimet  e ligjit për policinë komunal edhe situata ndryshon kur polici komunal në u shtruarjen e detyrës mund të zbatojë autorizimet për vërtetimin e identitetit në mënyrën që përveç personit i cili ka shkelur rendin komunal , ky autorizim mund të zbatohet edhe ndaj personit i cili e pengon policin komunal në kryerjen e detyrave zyrtare , duke pasur para sysh se përvoja e ka vërtetuar këtë dukuri të shpeshtë.

Ligji për  lirinë e feve në pajtim me standardet më të larta

Propozimi i ligjit  për lirinë e feve ose të bindjeve dhe pozitën juridike të Bashkësive fetare është në pajtim me standardet më të larta të praktikës juridike bashkëkohore dhe paraqet hap të rëndësishëm përpara drejtë rregullimit adekuat të kësaj fushe, kanë vlerësuar Socialdemokratët. Në këtë parti presin se teksti i propozuar , krahasuar me ligjin në fuqi i cili daton që nga koha e RSFJ , në mënyrën  më të mirë do të korrespondojë me realitetin e Malit të Zi qytetarë shumë etnik dhe shumë konfesional , duke respektuar të drejtat dhe obligimet e barabarta të gjithë banorëve të tij. Sipas  fjalëve të Socialdemokratëve, trashëgimia kulturore , e krijuar nga të parët duhet të mbetet trashëgimi e qytetarëve të Malit të Zi .

Nesër do të prezantohet raporti për punën e mekanizmit nacional për parandalimin e torturës

Raporti i mekanizmit nacional për parandalimin e torturës për vitin e kaluar , i cili përmban rezultatet dhe rekomandimet në bazë të vizitës në burgje dhe vendet tjera ku gjenden ose mund të gjenden personat të arrestuar , do të prezantohet nesër. Siç theksohet , plani i vërtetuar i vizitave në organet , organizatat dhe institucionet në të cilat janë të vendosur të burgosurit , ose në të cilat qarkullimi është i kufizuar për vitin e kaluar është realizuar në tërësi që do të thotë se janë zhvilluar 23 vizita, prej të cilave 12 të rregullat dhe 11 vizita kontrolluese. Në konferencë , siç është paralajmëruar , do të prezantohen qëndrimet dhe vlerësimet e avokatit  të popullit për qëndrimet e policisë së rregullt dhe policisë së burgjeve gjatë vitit të kaluar si dhe rezultatet për plotësimin e rekomandimeve nga raporti i veçantë për kushtet e punës  të nëpunësve të sigurimit dhe trajtimi në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale , të cilat avokati i popullit i ka prezantuar në maj të vitit 2017.

 

Baza e të dhënave për dhunën në familje lëshohet në punë

Baza e të dhënave për dhunën në familje , e cila mundëson shkëmbimin e kallëzimeve dhe të lajmërimeve për dhunën në familje ndërmjet Ministrisë për punë sociale dhe Ministrisë së punëve të brendshme sot edhe zyrtarisht është lëshuar në punë. Ministri për punë dhe çështje sociale Kemall Purishiq ka theksuar se baza e të dhënave për dhunën në familje është zhvilluar pas miratimit të protokollit të ri për qëndrimin , parandalimin dhe mbrojtjen e gruas nga dhuna dhe të dhunës në familje, i cili është miratuar në shtator të vitit të kaluar. Shefi i sektorit për bashkëpunim i Delegacionit të BE Herman Shpik ka theksuar se kjo bazë  është hap i madh përpara për Malin e Zi dhe shumë i rëndësishëm për vendosjen e sistemit më të mirë të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Mal të Zi ,Daniella Gashparikova ,konsideron se progresi në luftën kundër dhunës në familje akoma nuk e ka shpejtësinë dhe forcën e duhur. Ndërkaq ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq ka theksuar se kjo bazë ka kontribuar në realizimin e tri qëllimeve kyçe – ekzistimin e statistikës unike zyrtare , përmirësimin e punës së koordinuar të institucioneve dhe në vendosjen e mënyrës unike të standardizuar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe në përshpejtimin e procedurave në mbrojtjen e viktimave.

Për BE më së tepërmi boshnjakët dhe myslimanët , kurse më së paku serbët

Boshnjakët dhe myslimanët janë përkrahësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Malit të Zi në BE, kurse të tretet janë shqiptarët , tregon sondazhi i Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Koordinuesi i qendrës Marko Pejoviq ka theksuar se kur është fjala për strukturën nacionale të përkrahjes së anëtarësimit të Malit të Zi në BE , pasojnë malazezët, kurse integrimet më së paku i përkrahin banorët të cilët deklarohen si serbë.  Nëse kjo çështje vërehet sipas rajoneve , anëtarësimin e Malit të Zi në BE më së tepërmi e përkrahin qytetarët në veri të vendit për dallim nga nga ata të cilët jetojnë në viset qendrore të shtetit. Të përkujtojmë se sondazhi i paradokohshëm i CEDM-it ka treguar se mbi 60 për qind të qytetarëve në referendum do ta përkrahnin anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

 

Shkreli kryetar i Komisionit

Luigj Shkreli është zgjedhur sot kryetar i Komisionit për  ndarjen e mjeteve për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e bashkëpunimit me diasporën – mërgimtarët. Në mbledhjen e parë të Komisionit është arritur marrëveshja për metodologjinë e punës dhe për mënyrën e vlerësimit të projekteve gjë që më detaisht e definon rregullorja.” Konkursi publikë për bashkëfinancimin e projekteve gjegjësisht të programeve në fushën e bashkëpunimit me diasporën – mërgimtarët ka hasur në interesim të madh të diasporës”, thuhet në kumtesë. Drejtorisë për diasporën i kanë arritur 61 projekte , kurse vlera e përgjithshme e mjeteve që kërkohen për realizimin e të gjitha projekteve të paraqitura është 422 mijë euro. Drejtoria herën e parë ka shpallur konkursin publikë , kurse fondi i caktuar për këtë vit dhe për këto qëllime është 100 mijë euro.

 

Rama ftesë Bashës: Dialog pa kushte

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ju drejtua sot pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzim Basha, duke e ftuar atë për t’u ulur së bashku në një dialog pa kushte. Që në krye të letrës së tij të shkurtër, të bërë publike përmes Facebook-ut, zoti Rama thekson se “dialogu është e vetmja rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve”.Më pas ai bën menjëherë të qartë se nuk mirëkupton zgjedhjet politike të opozitës, vendimin e saj për të djegur mandatet apo dhe “bojkotin e paprecendentë të zgjedhjeve dhe shantazhin mbi vendin e mbi qytetarët se opozita nuk do t’i lejojë ata të votojnë në 30 qershor”, shkruan kryeministri. Rama thekson se pavarësisht kësaj, asgjë nuk e pengon që të ftojë drejtuesin e opozitës për t’u ulur në Tryezën e dialogut pa humbur kohë. Dialogun –thekson  Rama - s’mund ta pengojnë as pozicioni, sipas tij, ekstrem i opozitës në lidhje me zgjedhjet vendore, dhe as pamundësia e tij, po ashtu ekstreme – thekson ai - në lidhje me datën kushtetuese të zgjedhjeve, të cilat vë në dukje kryeministri, opozita mund t’i vështirësojë, por nuk ka asnjë shans që t’i ndalojë të zhvillohen. Sipas tij , “jeta politike nuk mbaron në 30 Qershor” , prandaj ai e fton  Bashën “në një dialog pa kushte, në kushtet kur Shqipëria e shqiptarët, nuk meritojnë përkeqësimin e një situate politike krejt të pakuptimtë, e cila po u kushton në mënyrë krejt të pamerituar”, shkruan kryeministri duke u shprehur megjithatë, se ka shumë pak shpresë se ftesa e tij do të merret parasysh.

Veseli: Kriminelët dhe ata që fshehën krimin, duhet të përgjigjen para drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas videove të publikuara në media, i kanë pasur këto video qe 6 vite dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor, raporton lajmi.net.“Gjatë kësaj jave, disa media kanë publikuar video-materiale nga një rast i krimit të organizuar, ku është apostrofuar emri im nga protagonistët e incizimit, të cilët janë të dyshuar për krime të fajdesë, mashtrimit dhe krime të tjera të rënda. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëj asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast. Ky është një rast klasik i mashtrimit dhe i manipulimit, për çfarë jam i bindur se edhe organet e hetuesisë dhe të drejtësisë kanë qenë në dijeni me kohë”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli në konferencë për media. Ai i siguruar se nëse del vetëm një indikacion i përfshirjes së tij në këtë aferë, është i gatshëm të japë menjëherë dorëheqje, por shtoi se kur të sqarohet e vërteta e kësaj ngjarje, dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale.“Ky është morali im. Ky është besimi im jetësor. Kjo është politika ime. E them me siguri të plotë: emri im është keqpërdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, ka thënë Veseli. Kreu i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar të sqarohen disa çështje, që mund të ngritën natyrshëm nga ky rast dhe që ka të bëjë edhe me funksionimin e organeve dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

 

Ndalohen 52 migrantë në kufirin Hungari-Serbi

Të mërkurën në mbrëmje pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh. Ata u dërguan në një qendër ndalimi për azilkërkues, transmeton Radio Televizioni i Serbisë. Migrantët nuk posedonin dokumente personale por që të gjithë e kanë deklaruar veten me origjinë afgane.Vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpesh janë përdorur si tranzit për të kaluar në Evropë nga migrantët e Lindjes së Mesme. Për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të kontrollit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ditë më parë 50 oficerë, 16 makina patrullimi dhe një furgon që vijnë nga 12 vende anëtare të BE u vendosën përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi.

 

Holanda dhe Britania nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Në Holandë dhe Britani të Madhe nisën sot votimet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të votojnë në ditët në vazhdim, ndërsa i tërë procesi do të përfundojë më 26 maj. Mbi 400 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 751 eurodeputetë. Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur po rritet mbështetja për nacionalistët dhe popullsitë, që duan t'i frenojnë përgjegjësitë e BE-së, ndërsa fuqitë tradicionale, si Franca dhe Gjermania, këmbëngulin se uniteti është opsioni më i mirë përballë sfidave ekonomike dhe të sigurisë. Sondazhet e opinionit parashohin rritje të dukshme të forcave nacionaliste. Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Evropian prejse ato kanë nisur të mbahen në vitin 1979.Pjesëmarrja thuhet se ka rënë me vite, ndërsa rekordin e ulët e ka shënuar në vitin 2014, me 43%.

 

Sulm në Somali; ish-ministri i Jashtëm në mesin e të vrarëve

Një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, vrau së paku nëntë persona, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Hussein Elabe Fahiye. Zyrtarët thanë se 13 vetë të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Al Shabab. Shpërthimi i makinës bombë ndodhi në një postbllok të sigurisë pranë pallatit presidencial. Al Shababi, grup i lidhur me Al Kaidën, kryen shpesh sulme që shënjestrojnë zyrtarët dhe hotelet që frekuentohen nga të huajt.Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë. Ambasadori i Somalisë në Kombet e Bashkuara, Abukar Dahir Osman, shprehu keqardhje për vrasjen e ish-ministrit të Jashtëm."Ne jemi më të vendosur për të luftuar kërcënimin e terrorizmit ndërkombëtar", tha ai.

Qeveria e Maduros po forcon lidhjet me Rusinë, Kinën dhe Kubën

Qeveria e presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, është duke fuqizuar aleancën me Kubën, Kinën dhe Rusinë, për të tejkaluar krizën shëndetësore që është krijuar si pasojë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Venezuelës, Carlos Alvarado. Banorët e Venezuelës janë përballur me zvogëlim të ilaçeve dhe pajisjeve tjera shëndetësore për vite të tëra, pasi ky shtet është përfshirë në kaos ekonomik dhe konflikt politik. Zyrtarë opozitarë kanë thënë se keqmenaxhimi i ekonomisë dhe korrupsioni qeveritar kanë shkaktuar këtë gjendje, pavarësisht pse Maduro u vë fajin vetëm sanksioneve amerikane. Në asamblenë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, Alvarado ka thënë se sanksionet perëndimore kanë ndikuar në bllokimin e aseteve në vlerë të 5 miliardë dollarëve. Sipas tij, një shumë e tillë do të mbulonte nevojat mjekësore të Venezuelës për gjashtë vjetët e ardhshme. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump nuk ka përjashtuar aksione ushtarake për të larguar nga pushteti, atë që edhe dhjetëra shtete tjera e konsiderojnë qeveri jolegjitime në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara, bashkë me disa vende evropiane dhe shtete të Amerikës Latine kanë njohur liderin opozitar, Juan Guaido si president të përkohshëm të këtij vendi. Megjithatë Maduro konsiderohet se kontrollon shtetin, meqë ka edhe përkrahjen e ushtrisë. Kriza në Venezuelë ka detyruar 3.7 milionë persona të largohen nga shtëpitë e tyre nga viti 2015, është thënë në një raport të Kombeve të Bashkuara.

 

Pakistani teston një raketë balistike

Pakistani njoftoi  se ka testuar një raketë balistike e aftë për të bartur armë bërthamore në një distancë deri në 2400 kilometra. Pakistani transmetoi një video të raketës e cila u ngrit në ajër dhe më pas u ul në një vendndodhje të panjohur në det."Shaheen II është një raketë që plotëson nevojat strategjike të Pakistanit drejt ruajtjes së stabilitetit të në rajon", tha ushtria pakistaneze në një deklaratë.Raportet mes Pakistanit dhe Indisë janë përshkallëzuar kohët e fundit pas disa përleshjeve të armatosura në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime. Pavarësisht testimit të raketës bërthamore, Pakistani sinjalizoi gatishmërinë për të hapur bisedimet paqësore me Indinë. Të mërkurën, ministri i jashtëm pakistanez Shah Mehmud Qureshi bisedoi me homologun e tij indian, në margjinat një takimi të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek."Ne nuk flasim me hidhërim, ne duam të jetojmë si fqinjë të mirë dhe të zgjidhim çështjet tona", tha ai pas takimit. Të dyja vendet posedojnë armatim bërthamor.

 

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika në Tiranë në Ministrinë e arsimit

Këshilli Kombëtar Shqiptarë gjatë disa muajve të kaluar ka vizituar pothuajse te gjitha shkollat e e mesme në Mal te Zi ne te cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, në mënyre që të njoftohen me kërkesat dhe nevojat e nxënësve tanë për orientimet të cilat do të pasojnë pas përfundimit të shkollës së mesme. Pas kësaj pjese, KKSH tani do te realizoje edhe disa takime me zyrtaret e lartë të ministrive përkatëse të arsimit te Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, e poshtue edhe të Malit të Zi në mënyre që tu lehtësoje atyre regjistrimet eventuale ne Fakultetet dhe shkolla të larta përkatëse dhe sipas nevojës që kanë shprehur ata gjatë anketimeve. Kështu ne këtë kontekstë, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, në të cilin u mirëprit nga ministrja Besa Shahini me bashkëpunëtorë. Ai në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, së bashku me disa nga anëtarët e Komisionit për Arsim, diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi. Në këtë takim u trajtua çështja e kuotave në Universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në Universitete për kandidatët nga trojet si procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme, pastaj të nevoja për kuota të veçanta për studime postdiplomike në institucionet publike, përshpejtimi i procedurave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë por edhe shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, lektura shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj.

Senad Gilaj, gazetar i RMZ

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Jug dhe Bregdet mban mot me vranësira të ndryshueshme, kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore.

         Temperaturat: Podgoricë 24, Tivar 23, Ulqin 22, H. Novi e Budvë 21, Bjello Pole 20, Beranë e Plluzhinë 19, Kollashin e Shavnik 18, Cetinë, Nikshiq, Plevle e Plavë 17, Rozhajë 15 dhe në Zhablak 10 g.

         Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pas ditës vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 24 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се