Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 05. 2019. 18:10 >> 18:19

Ditari 24.05.2019

24.05.2019

Kriza të zgjidhet me dialog e jo me bojkot

Protesta është e drejtë qytetare , demokratike dhe evropiane , por kriza duhet zgjidhur me dialog e jo me bojkotimin e institucioneve , sepse kjo nuk shkon në favor të askujt , ka vlerësuar kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore është mbajtur sot në Podgoricë, kurse fjalët hyrëse i kanë paraqitur kryeministrat e dy vendeve Dushko Markoviq dhe Zoran Zaev. Pas mbledhjes së përbashkët , përfaqësuesit e Malit të Zi dhe të Maqedonisë veriore kanë nënshkruar marrëveshjen për shkëmbimin reciprok dhe mbrojtjen e të dhënave sekrete dhe për bashkëpunim në fushën e mjedisit. Është nënshkruar edhe protokolli për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane dhe memorandumi për mirëkuptim në shëndetësi. Zaev është i mendimit që bojkotimi është institucion i cili nuk i ndihmon askujt dhe vetëm bisedimet mbeten zgjidhje dhe japin rezultate. Kryeministri Markoviq ka theksuar se Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore kanë orientime të përbashkëta strategjike , të cilat nënkuptojnë perspektivën evropiane dhe euro atlantike dhe i promovojnë ato si të vetmën mënyrë të stabilitetit afat gjatë. Kryeministri Zaev ka theksuar se dy shtetet gjithmonë kanë qenë miq të sinqertë dhe kjo miqësi është përparuar gjithnjë e më tepër dhe si shembull shërben edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive në të cilën janë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet e përmendura më lartë. Ai është falënderuar edhe për përkrahjen të cilën Maqedonisë Veriore ia ofron Mali i Zi në rrugën e integrimeve Evropiane dhe Euro Atlantike.

Bashkëpunimi policore intenziv është kyç për stabilitetin e rajonit

Bashkëpunimi intensiv policore është me rëndësi të madhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit , ka theksuar ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq. Ai sot pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore ka nënshkruar me kolegun maqedonase Oliver Spasovski protokollin për bashkëpunime ndërmjet kryeministrive në fushën e integrimeve evropiane. Siç është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme Nuhoxhiq dhe Spasovski gjatë takimit kanë biseduar edhe për aktivitetet konkrete të cilat duhet të ndërmerren në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, migrimeve ilegale , kundër tregtisë me qenien njerëzore dhe terrorizmin. Spasovski siç theksohet në kumtesë është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet dy policie e që është me rëndësi për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale , partneritetit strategjik dhe mirëbisedimit ndërmjet dy shteteve.

MZ dhe RMV së bashku do ti ruajnë të dhënat sekrete

Ministri i mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq dhe ministrja e mbrojtjes të Maqedonisë Veriore Radmilla Shekarinska kanë nënshkruar sot në Podgoricë , në emër të qeverive të veta marrëveshjen për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të dhënave sekrete. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, marrëveshja është nënshkruar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit dhe të mbrojtjes të të dhënave sekrete ndërmjet dy shteteve dhe njëkohësisht marrëveshja do të forcojë marrëdhëniet me shtetet e rajonit dhe do të intensifikojë bashkëpunimin në zbatimin e standardeve nga kjo fushë.

Sektori i mbrojtjes i vendosur për zhvillim të vazhdueshëm

Sektori i mbrojtjes i Malit të Zi është i vendosur për zhvillimin e vazhdueshëm dhe për progres përmes modernizimit , paisjeve dhe trajnimeve, por edhe përmes plotësimit t detyrave dhe obligimeve që i përcakton agjenda e NATO-s, ka theksuar drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për politikë dhe planifikimin e mbrojtjes Ivica Ivanoviq. Ai sot në Ministrinë e mbrojtjes ka hapur takimin e rregullt vjetor të deleguarve të mbrojtjes të akredituar në Mal të Zi , në të cilin kan marrë pjesë 22 atashe. Ivanoviq ka theksuar se Mali i Zi si anëtar i aleancës do të promovojë fuqishëm politikën e NATO-s të dyerve të hapura , i bindur se e ardhmja e tërë rajonit është brenda strukturave të NATO-s dhe Bashkimit evropianë. Ai , siç thuhet në kumtesë, ka vlerësuar se rajoni tërësisht i integruar është e vetmja garanci për stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të Ballkanit perëndimor. Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi koloneli Aleksandar Pantoviq ka thkesuar se me pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet paqësore ndërkombëtare Mali i Zi është dëshmuar si partner i besueshëm dhe kredibel dhe faktor i stabilitetit ndërkombëtare . “Përfaqësuesit ushtarako diplomatikë janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura por edhe besimin e Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të jap kontribut edhe më të madh për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal” thuhet në kumtesë.

 

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme e vetmja zgjidhje në Kotorr”

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mënyra e vetme dhe e drejtë për tejkalimin e krizës politike në Kotorr , ka vlerësuar kryetarja e Kuvendit komunal Dragica Peroviq. Ajo për agjencinë Mina ka deklaruar se në këtë mënyrë të gjithë “dashamirësve” politikë dhe apolitikë të Kotorrit do tu mbyllej goja . Ajo konsideron se e vetmja rrugë e drejtë është që Kuvendi komunal legal i Kotorrit me 33 këshilltarë të sjell vendimin për shtyrjen e realizimit të vendimit të cilin e ka sjell e ashtuquajtura shumicë kuvendore deri sa të sillet vendimi i gjyqit administrativ . Sipas fjalëve të saj tani në provim janë kapacitetet demokratike të të gjitha partive në veçanti të PDS.

VESELI: TRIBUNALI SYNON ZBARDHJEN E KRIMEVE TË GJENOCIDIT SERB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim një grup studentësh përfaqësues të të gjitha universiteteve publike.Të njëjtit, ditë më parë dolën hapur në mbështetje të propozimit të kryeparlamentarit për themelimin e një Tribunali për Krimet serbe në Kosovë. Për këtë mbështetje, Veseli edhe i falënderoi studentët duke thënë se iniciativa e tij synon zbardhjen e krimeve të gjenocidit serb dhe vënien e kriminelëve përpara drejtësisë ndërkombëtare. “Bashkëbisedimi me të rinjtë gjithmonë është frymëzues dhe produktiv. Kosova ka ecur përpara, çdo herë që të rinjtë kanë marrë rolin që natyrshëm u takon, rolin e transformimit dhe zhvillimit”, shkroi Veseli.

HARADINAJ: KOSOVA DO T’I BASHKOHET EVROPËS DHE BOTËS EUROATLANTIKE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fillimit të ndërtim-zgjerimit të rrugës regjionale R 107 qendrore në Deçan, tha se infrastruktura e lehtëson jetën, rrugët e urat lidhin njerëzit, e bëjnë jetën më të shpejtë, më të saktë, janë nevojë ekonomike, mirëqenie. “Autostrada e Dukagjinit është autostradë jo vetëm e shqiptarëve kudo në Ballkan, por është autostradë e Evropës, sepse ajo lidhë vendbanime në Evropë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fillimit të ndërtim-zgjerimit të rrugës regjionale R 107 qendrore në Deçan. Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo zonë ka qenë një tokë e djegur, e shkatërruar dhe minuar, por edhe zonë e lavdisë, me njerëz të aftë të kësaj treve nëpër breza. Ajo që na bën të ecin përpara, është fakti i kthimit në hartën ekonomike, që do të thotë se infrastruktura na bën më atraktiv për sipërmarrësit, për investitorët, për vende të punës. Kryeministri Haradinaj, më tutje, në fjalën e tij në këtë ceremoni, tha se infrastruktura nxjerrë në pah vlerat tona, edhe ato njerëzore e kombëtare, vlerat e lirisë, memorialet dhe gjithë ato vende të shenjta që nderohen, por gjithashtu nxjerrë në dritë edhe resurset tona si dhe mundësitë ekonomike,pohoj Haradinaj.

THAÇI: JAM I TMERRUAR ME KEQPËRDORIMET E EMRAVE TË PERSONALITETEVE PUBLIKE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar rastet e fundit ku janë të arrestuar edhe disa persona, ka thënë se është i tmerruar me mashtrimet, përgojimet dhe keqpërdorimet e personaliteteve publike. Thaçi pas akademisë përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri, tha se nuk mund të flet në emër të asnjë partie por drejtësia duhet ta kryej punën e vet.“E para, unë s’mund të flas në emër të asnjë partie, jam President i Republikës së Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë punën e vet. Unë jam i tmerruar me mashtrimet dhe përgojimet dhe keqpërdorimet e emrave të personaliteteve publike tash e një kohë të gjatë, e kësaj radhe edhe me të Kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, i cili shquhet edhe për pastërtinë e tij, edhe për moralin dhe etikën e tij të punës. Organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet, sepse tek e fundit nga ajo që shihet deri më tani dhe që është e konstatuar edhe nga të gjithë, Kadri Veseli është veç një viktimë e këtij maskarallëku”, tha ai.

SAMITI I PARISIT DO TË JETË NJË PIKË KTHESE PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj me kancelaren Angela Merkel do t’i shërbejë Kosovës për ta adresuar agiendën e integrimeve evropiane dhe liberalizimin e vizave. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se Samiti i Parisit do të jetë një pikë kthese nga të du shtetet për t’iu rikthyer tryezës së dialogut përmes së cilës do të synohet potencialisht arritja e një marrëveshje. Duke folur për zhvillimet në vend, Kryeziu ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosja po synojnë krjimin e një blloku opozitar i cili jep indikacione për bashkërendim të aktiviteteve dhe politikave për periudha kohore më të gjata, e jo vetëm në mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale.Nëse iniciativa e opozitës ka sukses, Kryeziu ka theksuar se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin këtë vit.

 

Veseli ka dorëzua kallëzim penal për mashtruesit që ia përdorën emrin

Kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal për një grup mashtruesish e fajdexhinjve që ia përdorën emrin në veprimtaritë e tyre.“ Kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

 

Daçiq: Synimi im është që askush të mos e njohë më Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha se puna e tij është që të sigurojë, që asnjë vend tjetër të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. “Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë. Sipas tij, Serbia po tregohet e sukesesshme në të bindurit e vendeve të tjera, që të tërheqin njohjen e Kosovës, por shtoi Daçiq, një gjë e tillë i shqetëson disa vende perëndimore.

Daçiq po ashtu tha se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e sukesesshme, pasi ka njoftuar shtatë vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë. “Afrika për ne është shumë e rëndësishme sepse në Kombet e Bashkuara ka 53 anëtarë”, ka thënë Daçiq. Ai tha se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por tha se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit. Sipas të dhënave zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 vende të botës. Në mesin e tyre janë edhe 13 shtete, për të cilat autoritetet e Serbisë pretendojnë se e kanë tërhequr njohjen.

Kryeministrja britanike Theresa May do të dorëhiqet më 7 qershor

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se do të japë dorëheqje më 7 qershor, duke hapur rrugën për një kryeministër të ri të Britanisë së Madhe. Në një deklaratë emocionale May tha se ajo kishte "bërë më të mirën" për të respektuar rezultatin e referendumit për daljen e Britanisë nga BE-ja. Ajo shprehu "keqardhje të thellë" se nuk kishte qenë në gjendje të përfundonte procesin e Brexit-it. Megjithatë ajo tha se një kryeministër i ri është "në interesin më të mirë të vendit". May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi disa deputetë të partisë së saj dolën kundër planit të ri të Brexit-it, të cilin May tha se do ta dërgojë për votim në parlament. Që nga janari i këtij viti, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tri herë marrëveshjen e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Britania është dashur të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars por kryeministrja, Theresa May, nuk arriti të bindë ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së. Megjithatë ajo arriti të marrë pajtimin e BE-së për shtyrjen e afatit të Brexit-it deri më 31 tetor, datë kjo kur Britania duhet të dalë nga BE-ja me ose pa marrëveshje.

Trump: Huawei “i rrezikshëm” pjesë e marrëveshjes tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se çështja e kompanisë Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, pavarësisht se kompania e telekomunikacioneve është Lufta tregtare SHBA-Kinë. Kjo luftë tregtare është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënime për më shumë veprime në të ardhmen. Uashingtoni e ka vendosur kompaninë kineze Huawei në listën e zezë tregtare. SHBA-ja thotë se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare,ndërsa Pekini akuzon SHBA-në për "ngacmimin" e kompanisë. "Huawei është shumë e rrezikshme", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Në ndërkohë ministria e Jashtme e Kinës denoncoi komentet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili tha se shefi ekzekutiv i Huawei po gënjen lidhur me lidhjet e kompanisë së tij me Qeverinë e Pekinit. Sekretari Pompeo ka deklarua dje se shefi ekzekutiv i Huawei ishte duke gënjyer lidhur me lidhjet e kompanisë së tij me Qeverinë e Pekinit dhe ai besonte se më shumë kompani amerikane do të prishnin lidhjet me gjigantin e teknologjisë. Ai tha se Huawei paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

SHBA-ja shton akuzat kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara paraqitën akuza të reja penale kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, duke e akuzuar atë për shkaktimin e dëmit të madh ndaj Shteteve të Bashkuara duke publikuar mijëra dokumente të klasifikuara. Aktakuza e re me 18 pika, është ngritur nën Aktin e Spiunazhit, duke akuzuar Assange për udhëzimin e një analisti të zbulimit të Ushtrisë së SHBA-së për të nxjerr materiale të fshehta. Rrjedhja e materialeve ishte një nga komprometimet më të mëdha të informacionit të fshehtë në historinë e SHBA-së. Aktualisht Assange është në paraburgim në Londër pasi u arrestua në muajin prill në Ambasadën e Ekuadorit, ku ai ishte fshehur për disa vjet. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e tij. "Asnjë aktor i përgjegjshëm, gazetar apo tjetër, nuk do të publikonte me qëllim emrat e individëve që ai ose ajo e dinte të ishin burime konfidenciale, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve të mëdha", tha në një deklaratë Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers. Akuzat e reja në bazë të ligjit të spiunazhit shkojnë përtej akuzës fillestare të bërë publike muajin e kaluar. Ajo e akuzoi atë për komplot me analisten e ushtrisë, Chelsea Manning.

Materialet e klasifikuara, të publikuara nga Wikileaks, përfshinin emrat e njerëzve që ndihmuan forcat amerikane në Irak dhe Afganistan dhe diplomatë të SHBA.

 

Trump dhe Pelosi përfshihen në fyerje personale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kanë shkëmbyer fyerje duke vënë në dyshim stabilitetin mendor të njëri tjetrit. Ky shkëmbim i pazakontë i sulmeve personale shpërfaq përkeqësimin e raporteve midis Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë. Ishte Pelosi ajo që fillimisht e akuzoi presidentin Trump për “shpërthim emocional”, pasi ai e lëshoi pas disa minutash një takim me udhëheqësit demokratë në Shtëpinë e Bardhë.

Ata shkuan në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një projektligj të infrastrukturës për të financuar ndërtimin e urave, autostradave dhe projekteve të tjera. Por, presidenti Trump me të dalur nga takimi tha se nuk do të diskutonte mbi një legjislacion të tillë derisa demokratët e kongresit të ndalonin hetimet ndaj tij. Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kërkoi më pas që “familja dhe ndihmësit” e presidentit Trump të ndikojnë te ai për “të mirën e vendit”, duke e akuzuar atë për “mospërmbajtje emocionale”. Presidenti Trump iu përgjigj duke thënë se zonja Pelosi është e “çmendur”. Përplasja vjen në kohën kur Trump po ballafaqohet me pengesa ligjore për të mbajtur të dhënat financiare të tij larg duarve të hetuesve të Kongresit.

 

Të përkrahet shkollimi i të rinjve për punë në shërbimin policor

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka pranuar dje, me kërkesën e tij, kryetarin e Këshillit për kontrollin qytetar të punës së policisë, mr.sci Aleksandar Sasha Zekoviq.Siç është kumtuar, në këtë takim është biseduar per sigurinë e qytetarëve të Tuzit, komunikimin dhe bashkëpunimin e komunës së Tuzit me Drejtorinë e policisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të qytetarëve të Tuzit kur është fjala për sjelljen e policisë dhe zbatimin e kompetencave policore si dhe për bashkëpunimin e mundshëm të Këshillit dhe komunës së Tuzit.Bashkërisht është vlerësuar nevoja që të vazhdohet me aktivitetet lidhur me pjesëmarrjen efikase të banorëve lokal, në veçanti te shqiptarëve, në përbërjen dhe punën e policisë e që është në pajtim me standardet vendase dhe atyre ndërkombëtare.Në këtë drejtim, është theksuar nevoja në mbështetje të shkollimit në vazhdimësi të pjesëtarëve shqiptare dhe pakicave tjera e të cilët janë të kualifikuar për punë në polici dhe punët tjera të sigurisë.Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, ka vlerësuar rekomandimet e Këshillit që komuna e Tuzit, të inkurajoj interesimin e të rinjve nga treva e Malësisë, për arsimimin policor dhe punën në polici, përmes programit motivues të stipendimit, si mënyra e vetme për arritjen e qëllimeve afatgjatë për pjesëmarrje adekuate të pjesëtarëve të pakicave në organizatën policore.Siç është paralajmëruar, deri në vitin 2020, do të fillohet me programin e stipendimit, me qëllim të rritjes së interesimit për të rinjtë nga Malësia, për punë në sektorin e sigurisë.

Po ashtu, është biseduar edhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të komunikimit ndërmjet banorëve lokal dhe Drejtorisë së policisë, në veçanti, në zonat kufitare, në mënyrë që edhe atje të permirësohet gjendja dhe për rritjen e angazhimit në punën e policisë kufitare të banorëve shqipfolës.Bashkërisht është shprehur besimi se puna e shërbimit policor në Tuz do të rregullohet në pajtim me zgjidhjet të vlefshme për të gjitha komunat e pavarura në Mal të Zi.

Përgatiti, Gjokë Dukaj, gazetar I RTMZ

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet e perëndimit.

Temperaturat: Podgoricë 25, Ulqin e Tivar 22, Budvë 21 , Nikshiq 20, H. Novi , b. Pole e Plluzhinë 19, Beranë, Cetinë e Plavë 18, Plevle e Kollashin 17, Rozhaj 14, dhe në Zhablak 12 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale të gjata me diell dhe në orët e pasditës vende vende me reshje të mundshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mengjesit prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 15 derri në 26 g. c.

 

 

Ditarin e pergatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се