Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 09. 2013. 17:11 >> 18:44

LAJMET 05.09.2013

05.09.2013

Qeveria e Malit të Zi të vërtetojë propozimligjet

 

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme i ka vërtetua propozimligjet për prokurori shtetërore, gjykatat, Këshillin gjyqësor dhe Gjykatën kushtetuese që janë harmonizuar me ndryshimet e kushtetutës, të cilat i ka miratuar Parlamenti. Qeveria ligjet do t’i dërgojë në Parlament, që mbi këto do të debatojë në mbledhjen e jashtëzakonshme.

Pesë ligje nga lëmi i gjyqësorit i ka përgatitur Ministria e drejtësisë. Ndihmës ministrja e drejtësisë Branka Llakoçeviq ka vlerësuar se me amendamentet kushtetuese dhe me ndryshimet e ligjeve të gjyqësorit do të forcohet pavarësia e gjykatave dhe prokurorive shtetërore.

 

Drejtoria në falementim po përpiqet maksimalisht për të vazhduar puna në Kombinat

Drejtoria në falementim dhe menaxhmenti i Kombinatit të Aluminit të Podgoricës po perpiqën maksimalisht që kjo ndermarrje të vazhdojë me punë,përmes krijimit të kushteve që do të rezultojnë me ruajtjen e fabrikës, në të mirën e të punësuerëvet dhe ekonomisë malazeze në përgjithësi,deklaroi sot drejtori i ndërmarrjes në falementim Veselin Perishiq.

Ai tha se KAP që është në falementim, edhe krahas vështirësive dhe çmimit të ulët të aluminit në treg,po perpiqet që rregullisht ti kryejë obligimet e veta. Prioriteti i drejtorisë në falementim dhe menaxhmentit të Kombinatit në këtë kohë është që të ruajë procesin e prollimit,duke pasur parasyshë se teknologjia e punës nuk lejon çfardo ndërprerjeje,theksoi Perishiq. Të ardhurat e të punësuerëve gjithashtu,siç tha ai janë në listen e prioriteteve. Sipas fjalëve të tij nga futja e masave të dhunshme, me shumë furnizues janë nënshkruarë aranxhmane më të volitshme, gjë që ka sjedhur kurësim të mjeteve nga prollimtaria aktuale.

 

Stamatoviq ende e paqartë nëse punëtorëve të minierës së boksitit deri nesër do t’u paguhen nga 1 mijë euro

Përfaqësuesi i Qeverisë në Këshillin e drejtorëve Predrag Stamatoviq thotë se ende është e paqartë nëse punëtorëve të minierës së boksitit deri nesër do t’u paguhen nga 1 mijë euro. Mënyra e vetme që të ndryshojë situata në minierën e boksitit është që blerësi të  paguajë serish me avans mineralin.

Mirëpo, nuk mund të garantohet se kjo do të ndodhë, thotë Stamatoviq. Punëtorët e Minierës së boksitit edhe më tej bllokojnë eksportin e mineralit dhe nuk pranojnë pagesën e nga 300 eurove që i ka ofruar përfaqësuesi i ndërmarrjes hungareze Vagon Inpeks. Eksporti i mineralit, ndërkaq, mund të rifillojë nëse hungarezët punëtorëve të boksitit deri nesër do t’u paguajnë nga 1 mijë euro.

 

Tubimi i banorëve të Beranë Sellës

Pasi që nga drejtoria e policisë është paralajmëruar se zyrtarët e këtij institucioni do të ofrojnë asistencën e kërkuar për zhbllokimin e vend depozitimit të mbeturinave në Vasove vode, mbrëmë në një takim të banorëve të Beransellos u tubuan disa qindra vendas. Ata i kanë dërguar mesazh pushtetit lokal dhe atij shtetëror se nuk do të lejojnë depozitimin e mbeturinave në Vasove vode dhe se protesta e tyre nuk ka lidhje me politikë.

Kryetari i Komunës të Beranit ka thënë dje se prej 5 deri 10 njerëz i pengojnë punëtorët e komunales që ta kryejnë punën e vet. Këtu jemi tubuar që të tregojmë se sa jemi dhe t’i dërgojmë mesazh që të mos na etiketojnë politikisht, ka thënë nënkryetari i Bashkësisë lokale të Beransello, Sveto Tomoviq, transmeton Vijesti. Ai ka shtuar se banorët e Beranselles mbrojnë të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë për një ambient jetësor të shëndetshëm. Ata, të cilët nuk e dinë se si jetohet afër venddepozitimit të mbeturinave në Vasove vode, le të ndërrohen me pesë familje Peshiq, të cilët i kanë shtëpitë afër vendgrumbullimit të mbeturinave, ka thënë Tomoviq.Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Lokale, Tiho Bogovac, ka ftuar policinë dhe të gjithë të tjerët që të mos i thërrasin banorët e Beran Selles, veç e veç, sepse ky tubim i rreth 400 njerëzve ka treguar se në Beran Sello vendos populli.

 

Cvetanoviq e Sharanoviq mohojnë fajin

Sasha Cvetanoviq nga Vranja, i dyshuar se ka vrarë Nikolla Bojoviqin dhe banori i Danillovgradit Sllobodan Sharanoviq, i dili dyshohet se ka porositur këtë likuidim, kanë mohuar fajin, ka kumtuar avokati i tyre Zoran Piperoviq.Cvetanoviq, duke deklaruar se nuk është fajtor, i ka thënë Piperoviqit se ai ka alibi se me rastin e vrasjes së Bojoviqit ka qenë në Budvë, transmeton gazeta Dnevne Novine.

Nuk e kam pyetur se kusht është alibia e tij, sepse nuk është marrë në pyetje lidhur me këto rrethana. Ia kam treguar fotografitë e publikuara në media në të cilat shihet vrasësi. Ai ka thënë se nuk është e qartë se në çfarë baze kanë konkluduar se është ai, dhe se do të dëshironte që të arrinin provat kundër dhe të deklarohet mbi dyshimet se ai është vrasës, ka thënë Piperoviq. Ai ka theksuar se nga Serbia ende nuk ka mbërritur kërkesa për ekstradim e as prova të reja kundër tij. Cvetanoviq është arrestuar më 29 gusht në Podgoricë sipas fletarrestimit ndërkombëtar të Serbisë.

 

Arrestim në Ulqin për tentim vrasjeje

Policia e Ulqinit ka arrestuar shtetasin kosovar me inicialet Sh.H. nga Ferizaj, me qëndrim në Ulqin, për shkak të dyshimit se sot ka tentuar të vrasë pesë persona. Nga Drejtoria e Policisë është kumtuar se përpunimi kriminalistik çon në dyshim se SH.H. rreth orës 1 pas mesnatës në restorantin “Stari ribar” në Ulqin nga një pushkë gjysmë automatike në drejtim të disa personave ka shtënë disa herë. Në njoftim theksohet se është plagosur qytetari i Ulqinit me inicialët S.Z. dhe katër shtetas të Shqipërisë. Ngjarjes, siç dyshohet, i ka parapri një konfrontim verbal midis të dyshuarit dhe një personi tjetër, nga njëra anë dhe katër personave të plagosur nga Shqipëria nga ana tjetër, që ka ndodhur rreth mesnatës. Dyshohet se SH.H. më pastaj ka dalë nga lokali dhe pas 15 minutash është kthyer dhe ka filluar të gjuaj nëpër drejtim të plagosurve menjëherë sa kishte hyrë në lokal, kurse më pastaj është arratisur. Policia menjëherë e ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar pas 30 minutash.  Sipas informatave paraprake, gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile, kanë thënë nga Policia.

 

Deri më tani janë paraqitur 105 subjekte politike

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte afati i fundit, janë paraqitur 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 iniciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.Prej subjekteve serbe, është paraqitur lista e përbashkët “Serbia”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, Iniciative demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Miradije Marviqi, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së KQZ-së për regjistrimin e partive.

Edhe pse Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, në pjesën veriore ka të atillë që edhe më tutje e kundërshtojnë daljen në zgjedhje. Raportohet se në pjesën veriore të Kosovës janë paraqitur mbishkrime në të cilat shkruan "JO zgjedhjeve".Subjekti politik i malazezëve në Kosovë “Forca e Re e Malit të Zi” ka dorëzuar listën e kandidatëve të saj për pesë komuna të Kosovës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit: Prishtinë, Pejë, Zubin Potok, Rahovec dhe Leposaviq.

 

Berisha ka mbledhur sot për herë të fundit kabinetin e tij qeveritar

Kryeministri në ikje Sali Berisha ka mbledhur sot për herë të fundit kabinetin e tij qeveritar, me ç,rast ka falënderuar qytetarët shqiptarë për besimin 8-vjeçar që i dhanë.Që në nisje, Berisha u shpreh se, “Kjo është mbledhja e fundit pas 2 mandatesh kjo është mbledhja e 425 në 8 vite. 

Duke iu drejtuar qytetarëve, Berisha tha se dy ishin qëllimet e tij si kryeministër në 8 vite, integrimi euroatlantik dhe Shqipëria vend i zhvilluar. Para 8 vitesh sipas tij, integrimi ishte një çështje e ngrirë për Shqipërinë. Ai akuzoi qeverisjen e para tetë viteve se vendosnin interesat personale para atyre kombëtare, se ushqenin konsolidimin e sistemit të korrupsionit dhe se nuk luftonin krimin e organizuar. “Të dashur qytetarë shpreh mirënjohje për besimin që na dhatë në 8 vite. Që ditën e parë dhe gjer më sot dy kanë qenë objektivat, qëllimet e të gjitha qëllimeve. Me bindjen më të thellë se ato ishin interesat më jetike të çdo fëmije, burri, gruaje apo të moshuari.Ato ishin dhe mbeten, integrimi në BE dhe Shqipëria vend i zhvilluar, tha Berisha.

 

Sot në Rusi fillon samiti i Grupit të 20 vendeve me ekonomi të zhvilluara

Sot në Rusi fillon samiti i Grupit të 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar dhe në zhvillim, në qytetin verior, Shën Petersburg. Grupi 20, që përbënë 90% të fuqisë botërore ekonomike, shpreson se do të arrihet marrëveshja për rritje të ekonomisë, tregti, transparencë bankare, dhe për luftimin e evazionit fiskal. Pritet që presidenti amerikan, Barak Obama, do ta shfrytëzojë këtë samit, për ta paraqitur rastin për aksion ushtarak, për ta ndëshkuar Sirinë për sulmin e dyshuar me armatim kimik.

Gjatë qëndrimit në Rusi, Obama nuk do të mbajë takim me presidentin rus, Vlladimir Putin, për shkak se Moska i ka dhënë azil të përkohshëm, ish-kontraktonit të inteligjencës amerikane, Eduard Snouden.

 

Sirianët po përgatiten për më të keqen

Sirianët po përgatiten për më të keqen, në pritje të sulmeve ajrore amerikane, të cilat është e qartë se do të ndodhin shumë shpejtë. Shumë sirianë janë kapur dorë për dore duke krijuar kështu mburoja njerëzore përpara shënjestrave të mundshme ushtarake dhe politike të vendit të përfshirë nga konflikti gati trevjeçar. Të mërkurën, paneli për punë të jashtme i Senatit Amerikan i ka vënë vulën miratimit të tij për ndërhyrjen ushtarake në Siri. Sidoqoftë objektivat kryesore të sulmeve të Amerikës mbeten të paqarta. Por kompromisi duket të jetë ndëshkimi i Assadit për sulmet me armë kimike dhe degradimi i tij në publik.

 

200 të lënduar në ndeshjen e 100 veturave në Britaninë e Madhe

Dyqind persona janë lënduar kur më shumë se 100 vetura janë përfshirë në një ndeshje zinxhir në Kent të Britanisë së Madhe. Besohet se fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e mjegullës së dendur. Gjashtë nga 200 të lënduarit mësohet se kanë pësuar lëndime të rënda.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e dukshmërisë së vogël dhe mjegullës së dendur.
Në vendngjarje kanë dalë forcat policore dhe zjarrfikësit.

 

Në numrin e ri të kohës javore mund të lexoni

Në numrin e ri të të përjavshmes Koha Javore, përveç artikujve mbi ngjarjet më të rëndësishme të javës mund të lexoni: Në rubrikën vështrime dhe opinione: Frank Shkreli sjellë shkrimin e titulluar “Drejt fitores”, Bernard Borhard dhe Hajredin Kuçi “Të drejtat, përgjithësitë dhe interesi publik”, Muhamed Nika “Askush nuk u bë profet në vendin e vet”; në kulturë: Hajrullah Koliqi “Bashkëjetesa ndërfetare”, Gjekë Gjonaj “Dashamir i mikëpritjes”, Anton Gojçaj “Nxjerrje në dritë e punës 50 vjeçare”, Toni Ujkaj “Art me sistem shenjash origjinale”; në mozaik Ali Gjeçbritaj “Në maja të shkencës Gjermane”  dhe Toni Ujkaj “Vepra të rëndësishme historiografike”, si dhe artikuj të tjerë.

 

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët.Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme.Temperaturat në orën 13: Podgoricë, Herceg Novi e Ulqin 29, Tivar 28, Nikshiq 26, Plevle 23 dhe në Kollashin e Zhablak 19 gradë.

Edhe për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 31 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се