Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 06. 2019. 19:02   >>  19:06

Ditari 12.06.2019

12.06.2019

Në Kuvend për raportin e pakicave

Kuvendi i Malit të Zi në vazhdim të mbledhjes së sotme ka shqyrtuar raportin e Avokatit të popullit për shëndetin mendorë të fëmijëve. Gjatë debatit të zhvilluar nga deputetet është vlerësuar se Mali i Zi ende ka numër të mjaftueshëm të ekspertëve për punë me fëmijë me nevoja të veçanta. Më pas deputetet shqyrtuan raportin e Fondit të pakicave për vitin e kaluar. Deputetët vlerësuan se raporti i paraqitur është më kualitativ dhe më përmbajtësorë dhe për herë të parë ky Raport u lavdërua jo vetëm nga deputetet e shumicës por edhe nga ata të opozitës. Ata theksuan se raporti në fjalë u është prezantuar me kohë dhe siç thuhet, vitin e kaluar janë financuar 97 projekte me afro 800 mijë euro, kurse 200 mijë euro janë kthyer në buxhet.

Reformat që i ka realizuar Mali i Zi e rekomandojnë si partner të sigurte

Reformat gjithëpërfshirëse të cilat i ka realizuar Mali i Zi me qëllim të avancimit të sistemit të mbrojtjes e rekomandojnë atë si partner të sigurt të Bashkësisë ndërkombëtare, ka vlerësuar ambasadori në largim i Holandës në Mal të Zi, Heng Van den Doll. Ai ka biseduar sot në Podgoricë me ministrin e mbrojtjes, Predrag Boshkoviq dhe ka vlerësuar se Mali i Zi paraqet shembull në rajon kur janë në pyetje integrimet euroatlantike dhe reformat e realizuara. Ai poashtu ka përsëritur se Holanda do të vazhdojë me përkrahjen e saj në arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme. Nga ana tjetër, Boshkoviq potencoi rëndësinë e lidhjeve të mira mes vendeve aleate, duke shprehur besimin dy Ministrive do të fuqizohet dhe avancohet edhe më shumë. Ai poashtu theksoi se Mali i Zi me anëtarësimin në NATO ka plotësuar njërin nga qëllimet strategjike të politikës së jashtme dhe po punon me përkushtim edhe në plotësimin e qëllimit të dytë, anëtarësimit në UE, ku pret përkrahjen e mbretërisë së Holandës. 

Vendi i Gjyqit administrativ nuk e ndryshon vullnetin e shumicës në Kuvend

Vendi i Gjyqit administrativ nuk e ndryshon vullnetin e shumicës në Kuvendin e Komunës në Kotorr për shkarkimin e kryetarit të Komunës dhe të Parlamentit lokal, Vlladimir Jokiq dhe Dragica Peroviq, është kumtuar nga PDS. Gjyqi administrativ ka anuluar vendimin për shkarkimin e kryetarit Jokiq për çgjë kanë votuar këshilltarët e PDS, të PSD, Iniciativës qytetare kroate, Partisë Liberale dhe Socialdemokratët.

 

Arrestohen 11 persona për kontrabandë me migrantë

Policia e Malit të Zi shkatërroi një grup të organizuar kriminal, i cili, siç u kumtua nga Policia, kontrabandoi migrantë në disa shtete. Me këtë rast janë arrestuar 11 persona, u kumtua nga policia, ndërkohë që siç thuhet, policia malazeze në bashkëpunim me Prokurorinë speciale shtetërore në aksionin, “Azil”, shkatërroi grupin e organizuar kriminal i cili ka vepruar në disa shtete duke kontrabanduar migrantë ilegal, azilkërkues nga Shqipëria, të cilët kanë kaluar përmes malit të Zi në Bosnjë Hercegovinë, e pastaj drejtë vendeve të UE. Policia në këtë aksion disa mujorë, ka arrestuar 11 persona, kurse dy janë ende në kërkim, u kumtua nga Drejtoria e policisë.

  

Konkurs për pranimin e 80 ushtarëve me kontratë

Ministria e mbrojtjes ka shpallur sot konkursin për pranimin e 80 ushtarëve me kontratë në afatin prej 1 viti, me mundësinë e vazhdimit në 3 vite. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Malit të Zi, të mos jenë nën moshën 18 vjeç, por as mbi 25 vjeçare. Konkursi është shpallur në gazetat “Pobjeda” dhe “Dan”, si edhe në sajtin e Ministrisë së mbrojtjes, dhe i njëjti do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes. Poashtu për personat që do të plotësojnë kushtet e plotësuara me konkurs, Ministria e mbrojtjes do të organizojë verifikimin e aftësive fizike dhe shëndetësore si dhe do të bëhet verifikimi i sigurisë dhe intervista.

 

Qendra për zhvillimin e OJQ-ve fton kryeqytetin të mos miratojë disa vendime

Qendra për zhvillimin e Organizatave joqeveritare ka ftuar sot kryeqytetin që të ndalojë miratimin e disa vendimeve që kanë të bëjnë me sektorin Joqeveritarë, dhe të gjithë procesin për miratimin e këtyre akteve, siç thonë ata, ta kthejnë në vijën legale dhe legjitime. Përfaqësuesja e kësaj Qendre, në bazë të vendimit ekzistues për bashkëpunim dhe partneritetin e kryeqytetit dhe OJQ, është zgjedhur si anëtare e grupit punues për hartimin e këtyre akteve, por asnjëherë nuk ka pasur rastin që të marrë pjesë në punën e këtij grupi, me përfaqësues të kryeqytetit, ka deklaruar Drejtoresha ekzekutive e kësaj Qendre, Ana Novakoviq. 

 

Kosova shënon sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO -s 

Kosova shënon sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës.

Si datë e cilësuar historike, autoritetet në Prishtinë kanë ftuar që të marrin pjesë në këtë jubile, edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright, gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

 

THAÇI NË DITËLINDJEN E LIRISË: KOSOVA ËSHTË MBURRJA DHE KRENARIA JONË 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ua ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës.“12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka thënë se ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.“Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës”, ka thënë ai, duke theksuar se liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu.

HARADINAJ: NË 20 VJETORIN E ÇLIRIMIT, I BËJMË THIRRJE PËR PAJTIM SERBISË 

Në fjalimin e tij në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim për Serbinë.Haradinaj ka thënë se Kosova i bën thirrje Serbisë për pajtim, me qëllim që qeverisja të fokusohet në mirëqenien e qytetarëve.“Paqen e bëjnë të fuqishmit. Populli ynë don të pajtohet me Serbinë. Presidenti Vuciq duhet ta njoh Kosovën me këta kufij. Ne duhet të fokusohemi në vende pune e në qeverisje më të mirë, në luftimin e korrupsionit në vendet tona, në mënyrë që brezave tjerë tua lëmë paqen, e jo luftën për territore e kufij. I bëjmë thirrje Serbisë për pajtim, ka thënë Haradinaj.  Për shumë kohë, breza kanë vuajtur për liri. Populli i Kosovës e priste ndihmën nga zoti.  Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju president, theksoi Haradinaj drejtuar Bill Klintonit. Sot popull është i rilindur, falë jush.  Sot Kosova është atdheu i gjithë neve, i të gjithë komuniteteve. Të gjithë janë në shtëpinë e tyre”, ka thënë pos tjerash haradinaj.

VESELI: KOSOVA DO TË JETË GJITHMONË, KUDO DHE KURDO ME SHBA-TË 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në ceremoninë qendrore për 20 vjetorin e çlirimit se liria e Kosovës është meritë e dëshmorëve të UÇK-së dhe ndihmës së madhe të SHBA-së.“Sot, ne festojmë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke pasur në mesin tonë miqtë më të mëdhenj të lirisë sonë, të kombit tonë, të atdheut tonë: Presidentin Clinton, Zonjën Sekretare Albright, Gjeneralin e Shpresës - Clark, përfaqësuesit e tashëm të administratës amerikane, përfaqësuesit nga shumica e vendeve mike të Kosovës”, tha Veseli.Ai tha se bota perëndimore në krye me SHBA-të para dy dekadash shpëtian kombin shqiptar.“Ju, 20 vjet më parë, shpëtuat një komb të tërë. Shpëtuat fëmijët e pastrehë dhe të frikësuar. Prindërit e pashpresë dhe të tmerruar. Nënat, gratë, vajzat e pambrojtura. Një popull të tërë nga gjenocidi. Dhe, mbi të gjitha, i dhatë kuptim vlerave njerëzore, për të treguar se askush, asnjëherë, nuk do të shtypet, nëpërkëmbet dhe rrezikohet vetëm pse tjetri mund ta bëjë këtë dhe është më i fortë. Garant i këtij humanizmi qëndron gjithmonë vendi i lirisë dhe demokracisë në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.

Klinton, SHBAkanë ndihmuar Kosovën, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur fjalimin e tij para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ai para të pranishmëve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë ndihmuar Kosovën, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë. Clinton përmendi faktin që pasardhësi i tij në krye të SHBA-së, Xhorxh Bush, ishte ai që njohuri pavarësinë e Kosovës, përkundër që ai vinte nga një parti tjetër, nga ish-presidenti Clinton.“NATO funksionon më së miri në botë. Gjeneral Clarku ishte komandant, por ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj që mos të përsëritet. SHBA ka qenë pranë jush që 20 vite, pavarësisht se cfarë partie politike ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Pasardhësi im, Xhorxh Bush, njohi shtetin e Kosovës. Ju keni arritje, natyrisht që keni punë për të bërë, por shikoni se në cfarë keni arritur”, ka thënë ish-presidenti Clinton.

OLBRIGHT: NE I THAMË JO DËBIMIT, JU DO TË JENI NË NATO

Medelein Albright ka mbajtur fjalimi në tubimin për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.“Lufta në Kosovë ka qenë një luftë barbare, ne e mbizotrum se aleanca ishte e fort dhe ja dolëm se ishte e drejtë, fushata jonë ishte e vendosur në bazat e drejtësisë, sepse populli shiqptar po largohje dhe dëbohje edhe përgjigja jonë ishte JO”, tha ajo. Ajo ka treguar kohën kur ishte në kamp ku ishin dëbuar mbi 20 mijë shqiptarë“Më kujtohet një tok me shumë pluhur, ku ishin 20 mijë të dëbuar, dhe një fëmijë po e mbanete letrën që dëshironte të kthehej në Kosovë dhe i thash se kur të ktheheni NATO do të jëtë aty për të garantuar një jetë normale.Kosova ishte më në fund e lirë.Koha kishte ardhë të filloj një kohë e re për Kosovën dhe për rajonin",tha Albright.

 

Meta ka ripërsëritur  se zgjedhje në Republikën e Shqipërisë “nuk ka

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ripërsëritur të martën se zgjedhje në Republikën e Shqipërisë “nuk ka dhe nuk do të ketë pa dekretin e presidentit”.

Këto komente presidenti i bëri gjatë një konference për media, ku shtoi se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të mbahen vetëm ne momentin kur të krijohet klima politike për të bërë një gjë të tillë. “Vendimi është marrë pas retorikave të dy palëve politike. Të dy palët e kishin shpallur 30 qershorin si ditën e betejës së tyre finale. Presidenti i Republikës siguron të gjithë qytetarët që zgjedhjet do të bëhen në një datë të mëvonshme, duke respektuar afatet. Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë bashkërisht Kushtetutën dhe të bien dakord për një datë të re ku do të marrin pjesë të gjithë. Presidenti është i gatshëm të marrë vendime të rëndësishme për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm”, shtoi presidenti Meta.

Mijëra protestues kanë dalur në rrugët e Hong Kong-ut

Mijëra protestues kanë dalur në rrugët e Hong Kong-ut duke shprehur zemërimin për një projektligj që do të lejonte ekstradimin në gjykatat në Kinë të personave të akuzuar për krime.Protestuesit, disa të veshur me maskë fytyre dhe helmeta, bllokuan rrugët kyçe rreth ndërtesave qeveritare.Policia u angazhua për të shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz llotsjellës."Kjo sjellje ka tejkaluar fushëveprimin e tubimeve paqësore", tha policia e Hong Kongut."Ne i bëjmë thirrje protestuesve të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe ne do të përdorim forcën e duhur”,tha policia.Matthew Cheung, administrator ekzekutiv i Hong Kongut, u kërkoi protestuesve të ndalonin zaptimin e rrugëve kryesore dhe të shpërndaheshin sa më shpejt që ishte e mundur. Ai tha se projektligji i propozuar synon ekstradimin vetëm të të arratisurve të përfshirë në krime të rënda.Kritikët e projektligjit përmendin përdorimin e supozuar të torturës në sistemin gjyqësor kinez.

Pas këtyre zhvillimeve, Këshilli Legjislativ në Hong Kong e ka shtyrë leximin e dytë të projektligjit.

 

Shtetet e Bashkuara sanksionojnë një kompani irakiane

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar një kompani irakiane, që i ka ndihmuar Gardës Revolucionare të Iranit, për t’iu ikur sanksioneve, duke kontrabanduar armë në vlerë të qindra miliona dollarëve.Përmes një deklarate më 11 qershor, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndëshkimet shënjestrojnë Kompaninë e Burimeve të Pasurisë së Jugut në Bagdad dhe dy zyrtarë të kësaj kompanie, që pretendohet të kenë ndihmuar në operacionet financiare.“Departameti amerikan i Thesarit është duke marrë hapa për të ndalur rrjetin e kontrabandimit të armëve, që janë përdorur nga disa grupe në Irak”, ka thënë Sekretari i këtij Departamenti, Steven Mnuchin.“Sektori financiar i Irakut dhe sistemi i gjerë ndërkombëtar duhet të ashpërsojnë masat mbrojtëse, kundrejt këtyre taktikave të Iranit”, ka shtuar Mnuchin.

 

Edhe nesër mot me diell

Në Mal të zi po mban kot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 32 gradë, Tivar, Plevle, Kollashin, Budvë, Shavnik, Bijello Pole e Petrovac 30, Beranë, Cetinë, Plluzhinë e Rozhajë 29, Nikshiq, Herceg Novi, Ulqin, Andrijevicë e Plavë 28 dhe në Zhablak 25 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temepratura e mëngjesit prej 11 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 36 gradë celsius.

 

Ditarin e pergatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се