Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 06. 2019. 18:28 >> 18:31

Ditari 17.06.2019

17.06.2019

Misioni i Komisionit Evropian në Mal të Zi

Misioni i Komisionit Evropian i cili përcjellë lëndët nga fusha e luftës kundër korrupsionit të lartë, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, prej sot qëndron në Mal të Zi.Ekspertet e pavarur gjatë vizitës në Mal të Zi do të komunikojnë direkt me përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjyqësorit. Gjatë bisedimeve ato do të shqyrtojnë lëndët konkrete për korrupsion të nivelit të lartë, krimit të organizuar, përfshirë edhe pastrimin e parave.

Mevludin Nuhoxhiq, vazhdon vizitën zyrtare në Serbi

Bashkëpunimi i policisë Malazeze dhe asaj Serbe për shkatërrimin e kriminalitetit të organizuar është kualitativ dhe në kontinuiotet, kanë vlerësua ministrat e punëve të brendshme të dy  vendeve Mevludin Nuhoxhiq dhe Nebojsha Stefanoviq dhe njëheri kanë rekomandua se kriminelët nuk janë e as që do të jenë të sigurtë as në Mal të Zi e as në Serbi. Gjatë qendrimit në Beograd Nuhoxhiq ka lavdërua bashkëpunimin e policisë kriminalistike si dhe ekipet e përbashkëta operative e që ka rezultua me burgosjen e disa personave që merren me narkotikë dhe vepra të tjera të rënda.

Mali i Zi pa besim në sistemin zgjedhor do të stagnojë në integrime

Mali i Zi pa ndërtimin e së paku besimit minimum të procesin zgjedhor do të stagnojë në integrimet europiane, kurëse sistemi politik mund të sjedhet në paralizimin e plotë, ka vlerësua kandidatja për kryetar e partisë Social Demokratike Draginja Vuksanoviq – Stankoviq.

S. Vukadinoviq për disa parti opozitare i vetmi shpëtim për mos t’u shuar është futja në koalicionin qeverisës

Analisti politik Sërgjan Vukadinoviq thotë se për disa parti opozitare i vetmi shpëtim për mos t’u shuar dhe copëtuar është futja në koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të vitit 2020.Një gjë e tillë do t’u mundësonte partive të vogla të jenë rregullatore të pushtetit dhe më lehtë të zbatojnë programin e vet, deklaroi Vukadinoviq. Ai në intervistën për Dnevne Novine tha se protestat që po mbahen gjatë pesë muajve, tregojnë se opozitën e presin coptimet dhe ndasitë të tjera. Protestat në mal të Zi më nuk mund të japin kurrfarë rezultati dhe format e luftimit jashtë institucionale nuk mund të ndryshojnë pushtetin por kjo mund të bëhet vetëm brenda sistemit institucional, theksoi Vukadinoviq.

Shoqata e malazezëve në Serbi “Krstash” uroi peshkopin e Kishës ortodokse malazeze Boris

Shoqata e malazezëve në Serbi “Krstash” uroi peshkopin e Kishës ortodokse malazeze Boris, i cili u shugurua dje në Cetinë. Në urimin e tyre thuhet se thellësisht besojnë në një të ardhme më të ndritur të Kishës ortodokse malazeze, të Malit të Zi dhe mbarë popullit malazezë.Kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak, deklaroi se e tërë pasuria e Kishës Ortodokse malazeze, pas vitit 1918, është kaluar në pronësi të Kishës ortodokse serbe.Pikërisht për këtë arsye moskthimi i kësaj pasurie shtetit të Malit të Zi do të ishte një e padrejtë historike, deklaroi Çanak për Dnevne Novine. Ai thotë se kjo pasuri që është marrë nga Kisha Serbe me shpat duhet t’i kthehet shtetit. Askush nuk e pengon Kishen Ortodokse Serbe që të ndërtoj tempujt të ri, theksoi mes tjerash Çanak.

 

Unioni i Punëdhënësve - vendimi i ri ligjor  do të ketë efekte negative

Vendimi i ri ligjor i cili parasheh që dita e diel të jetë ditë pushimi do të ketë efekte negative, vlerësohet nga Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi.       Nga kjo organizatë thuhet se efektet negative do të jenë të pashmangshme për disa subjekte afariste nëse nuk punojnë të dielave. Filip Llazoviq nga Unioni i punëdhënësve të Malit të Zi thotë se i kupton efektet pozitive për një numër të punësuarve, por për disa Qendra afariste efektet do të jenë në dem të tyre. Ai përmendi  Qendrën tregtare Delta Siti apo Qendrat tjera të mëdha të cilat qarkullimin më të madh e kanë të dielave.

 

Tahiri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët i ka informuar për masat që po ndërmerr Ministria e Drejtësisë në adresimin e gjetjeve të Raportit të Vendit të Komisionit Evropian. Ministri Tahiri ka theksuar se Raporti ka vlerësuar progresin në reformat legjislative dhe po ashtu hapat e ndërmarra në konsolidimin e sistemit të drejtësisë.Përveç ndryshimeve normative, ministri Tahiri ka theksuar se raporti flet edhe për rritjen e numrit të stafit gjyqësor në prokurori dhe gjykata, përfshirë edhe në Prokurorinë Speciale,ka thënë ministri Tahiri.

Hoxha - Për Kosovën, Procesi i Integrimit Evropian nuk është një alternativë, por është rruga

Për Kosovën, Procesi i Integrimit Evropian nuk është një alternativë, por është rruga që ne kemi zgjedhur dhe ne duhet të kryejmë detyrat tona për të shënuar progres.Kështu tha ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ambasadorët e vendeve të BE-së, ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues tjerë, në diskutimin rreth Raportit për Vendin 2019.Hoxha e cilësoi Raportin si avancim në procesin integrues, dinamikën e të cilit e konsideron se do të duhej përshpejtuar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev paralajmëroi ndrysime në Qever

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev paralajmëroi ndryshime në Qeveri dhe në udhëheqjen e institucioneve publike.Zaev tha se shkarkimin e tetë ministrave dhe më shumë se 20 drejtorëve të institucioneve publike do të bëhet në vend të  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri maqedonas pas mbledhjes së Këshillit Qendrore të Partisë Socialdemokrate që u mbajt në Ohër, deklaroi se nuk ka arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse është në pyetje marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Kompromisi politik në Ballkanin Perëndimor duhet të shpërblehet

Kompromisi politik në Ballkanin Perëndimor duhet të shpërblehet, deklaroi Komisari evropian për bisedime dhe fqinjësi Johanës Han në prag të nbledhjes së Këshillit të ministrave të BE-së. Në bazë të rrethanave që Këshilli I BE-së mund të shtyjë përsëri vendimin mbi nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Han i ftoi sot ministrat e Bashkimit Evropian që sa më parë të nisin procedurën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm për tërë rajonin. Ministrat e jashtëm të BE-së në takimin e nesërm në Luksemburg pritet të marrin rekomandime dhe konkluzione mbi hapat e mëtejmë ndaj vendeve të cilat gjenden në proces të anëtarësimit në BE.

Palmer SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport shumë të ngushtë partneriteti mes NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës.Gjatë qëndrimit në Sarajevë ai tha se SHBA-ja e mbështetë B-H në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike.  Diplomati amerikan tha se SHBA dhe Rusia kanë qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe në Bosnje-Hercegovinë. „Themeli i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor është mbështetja e integrimeve euroatlantike. Kjo do të thotë anëtarësim në BE dhe në NATO për të gjitha vendet e Ballkanit, që duan të anëtarësohen. Rusët kanë qëllime të tjera në Ballkan. Ata duan të shohin rajonin e ndarë me një nivel të lartë të tensioneve. Rusët në vitin 2016 kanë sponsorizuar përpjekjet për puç në Mal të Zi. Kanë punuar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kanë bllokuar rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka dëshmi për të besuar se Rusia do të donte diçka tjetër në B-H",tha Palmer.

Taulant Balla ka konfirmuar zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla doli sot në një konferencë për mediat, ku konfirmoiar zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, e cila sipas tij është dorëzuar sot në Kuvend. Sipas Ballës, anulimi i datës 30 qershor dhe mos caktimi i një date tjetër, i mohon të drejtën sovranit për të qenë i tillë dhe ky është një hap që zhbën autoritetin sovran. “Nëpërmjet këtij akti të Presidentit,-tha deputeti i PS-së,- është shënuar dalja përtej kompetencave”.

Organizata iraniane për Energji Atomike do të prezantojë disa masa për pasurim të uraniumit

Agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se organizata shtetërore, që është përgjegjëse për instalimet e energjisë, planifikon të heqë dorë edhe nga disa obligime për të cilat paraprakisht është pajtuar sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të nënshkruar me fuqitë botërore. Agjencia e lajmeve Tasnim ka raportuar se Organizata iraniane për Energji Atomike do të prezantojë disa masa për pasurim të uraniumit dhe prodhim të ujit të rëndë, afër zonës bërthamore, Arak. Këto raportime vijnë pas deklaratave të presidentit iranian, Hasan Rohani se shteti i tij do të vazhdojë të mos përmbushë të gjitha obligimet e marrëveshjes bërthamore, derisa shtetet tjera të tregojnë shenja “pozitive” të marrëveshjes.

 

Izraeli ka emëruar një rajon në Lartësitë Golan si pjesë të territorit të tij

Izraeli ka emëruar një rajon në Lartësitë Golan në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje ndaj vendimit të Trumpit për të njohur këtë zonë si pjesë të territorit të Izraelit. Gjatë ceremonisë, Netanyahu ka prezantuar një shenjë me mbishkrimin, Lartësitë Trump, duke e konsideruar presidentin amerikan “shok të mrekullueshëm” të Izraelit. Trump ka publikuar fotografi të ceremonisë në rrjetin social, Twitter dhe ka falënderuar “shtetin e Izraelit për këtë nder të madh”.

 

Në Nigeri së paku 30 njerëz u vranë nga një sulm vetëvrasës

Së paku 30 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në verilindje të Nigerisë, bënë të ditur zyrtarët. Sipas Ajencisë për Menaxhimin e Emergjencave, edhe 40 të tjerë u plagosën. Bombarduesit i shpërthyen eksplozivët jashtë një salle ku tifozët e futbollit po shihnin një ndeshje në televizor. Grupi xhihadist Boko Haram u fajësua për sulmin, ndonëse ai nuk e mori përgjegjësinë.

 

“Refleksione” të Mujës në QKI “Malësia” në Tuz

QKI “Malësia” në Tuz në kaudër të programit të vet të paraparë për muajin qershor, ka zhvilluar disa aktivitete. Një nga aktivitet e rrallës është edhe ekspozita e piktorit të njohur shqiptar nga Mali i Zi, Qazim Muja. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club" dhe kjo Qendër për kulturë, siç na njoftuan, do të organizojnë të enjten ekspozitën figurative, të titulluar, "Refleksione" të piktorit Qazim Muja. Për pikturat e tij, kritikët dhe piktorët shprehen se “magjepsja e piktorit Qazim Muja nga kaltërsia e detit është e shprehur në tablotë emblematike, të cilat mbajnë titullin “Refleksione”. Në spektrin e gjerë të ngjyrave mbizotëron ajo blu në gjithë nuancat e sajë. Blu, ngjyra që njëmendëson detin dhe qiellin. Teknika e përdorur është vaji dhe akriliku, shpeshherë dhe teknika e kombinuar. Në dallim nga ciklet e mëhershme të krijimtarisë së Mujës, ku kryesisht dominojnë imazhet dhe motivet mitologjike, në këtë cikël ndjehet fort ndikimi i piktorit francez Cezanne që bëhet shumë i qartë në stilin e ngarkuar dhe dinamikën e formave gjeometrike”. Përndryshe, në javën e kaluar në këtë Qendër për kulturë u mbajt edhe një ekspozitë e dy piktorëve malazez, Angjellka Lumoviq dhe Teodor Zhivaleviq, Veliçki, e cila ka qenë e hapur për publikun deri në fundjavë.

përgatiti, Senad Gilaj

 

Nesër mot i ngajshëm me të sotmin

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare dhe i kthjellët. Frynë erë e lehtë deri e mesme kryesisht nga drejtimet e verilindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Podgoricë e Ulqin 34, Tivar e Herceg Novi 30, Cetinë 28, Nikshiq 27, Kollashin 25, Plevle 24 dhe në Zhablak 18 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, por vende-vende janë të mundshme edhe reshje të shitu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 33 gradë.

DITARIN e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се