Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 06. 2019. 19:01   >>  19:11

Ditari 21.06.2019

21.06.2019

Brajoviq udhëheqë delegacionin në Sarajevë

Kryetari i kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq udhëheqë delegacionin në seancën e 6 të kuvendit parlamentar të procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore e cila mbehet në Sarajevë. Siç është kumtua nga kuvendi Brajoviq do të bisedojë në temën ,, lidhjet më të mira për një jetë më të mirë - dhe si të futen ndryshimet esenciale në procesin e bashkëpunimit në rajon,,. Është paralajmërua gjithashtu se delegacioni malazez do të bisedojë me zyrtarët e lartë të Bosnjë Hercegovinës.

Xhenet Mills – Mali i Zi ka shënua përparim

Mali i Zi ka arritur përparim të konsiderueshëm në periudhën para anëtarësimit në NATO dhe sot është aleat i besueshëm në kuadër të Aleancës, ka vlerësuar guvernatorja e shtetit amerikan Mejn, Xhenet Mills. Në qytetin Augusta me zonjën Mills ka biseduar sekretari shtetëror i Malit të Zi, Sllobodan Fillipoviq, i cili ka shprehur kënaqësi me bashkëpunimin cilësor midis Ushtrisë së Malit të Zi dhe Gardës kombëtare të shtetit Mejn, duke treguar për rëndësinë e programit të partneritetit shtetëror edhe në pikëshikim të projekteve të përbashkëta mbrojtëse.

Nuhoxhiq -Dhuna në përgjegjësinë e shtetit

Dhuna nuk është më në sferën e privatësisë por në sferën e përgjegjësisë së shtetit dhe shoqërisë në tërësi dhe se Qeveria e Malit të Zi ka ndërmarrë përpjekje intensive që të zvogëlojë numrin e rasteve të dhunës,ka deklarua ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq. Servisi social ,,Linja SOS për viktimat e dhunës seksuale ,, është hapë në qendrën për edukimin dhe stërvitjen profesionale dhe është adaptuar përmes ndihmës financiare të agjencisë turke TIKA ,ndërsa plotësimin e kushteve për fitimin e licencës e ka përkrah zyra e UNDP së. Me këtë rast Nuhoxhiq ka ftua të gjitha subjektet e shoqërisë që të kyçën në fushatë kundër dhunës seksuale dhe të ofrojnë ndihmën e domosdoshme.

Drejtoria e Policisë ka paraqitur padi penale kundër 23 personave

Drejtoria e Policisë ka paraqitur padi penale kundër 23 personave të dyshuar se kanë vulosur dokumente me të dhëna të rreme, në mënyrë që të kryejnë likuidimin e ndërmarrjeve. Policia dyshon se në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin për afro 224 mijë euro. Siç është kumtuar nga drejtoria e policisë në Podgoricë, Beran, Nikshiq, Herceg Novi dhe Plevle, tek organet kompetente janë paraqitur 20 padi penale kundër 23 personave për shkak të dyshimit të bazuar se përmes veprimit të paligjshëm i kanë shkaktuar dëm buxhetit me gjithsej 23 mijë e 950 euro. Të dyshuarit, siç është kumtuar nga Drejtoria e policisë, në rolin e themeluesve dhe drejtorëve ekzekutivë të shoqërive ekonomike, kanë vërtetuar deklarata ku thuhet se janë shlyer të gjitha obligimet, të cilat i kanë pasur këto shoqëri ekonomike ndaj kreditorëve, të punësuarve dhe Drejtorisë së tatimeve, edhe pse e kanë ditur se janë të pavërteta. Më pastaj deklaratat e këtilla me përmbajtje të pavërteta i kanë përdorur si të vërteta gjatë paraqitjes së kërkesave në Drejtorinë e tatimeve për inicimin e procesit të likuidimit të shoqërive ekonomike.

 

Drejtoria e tatimeve publikon listën e zezë

Drejtoria e tatimeve ka publikuar listën e zezë të re të 200 debitorëve tatimorë, të cilët kanë borxh 71.15 milionë euro, nga të cilat 24.34 milionë euro janë përfshirë me riprogramimin e borxheve tatimore. Në listën e re të drejtorisë së tatimeve dhe ministrisë së financave, duke u bazuar në muajin prill, gjenden 200 debitorë tatimorë, kryesisht për mospagesë të TVSH-së, tatimit në fitim, në qarkullim të patundshmërive dhe për koncesione. Në listën aktuale gjenden 60 debitorë me borxh prej 24.34 milionë eurove, të cilëve u është lejuar riprogramimi i borxhit tatimor në pajtim me ligjin për riprogramim. Vendimi për riprogramim u është hequr 29 debitorëve, të cilët gjithsejt kanë borxh 17.96 milionë euro. Listën e udhëheq kompania Vektra Jakiq me borxh prej 7.65 milionë e pasuar nga Vektra Montenegro me 4.58 milionë euro borxhe. Për tatime dhe kontribute më së shumti ka borxh Montenegro Erlajns, përkatësisht 20.46 milionë euro, kurse pason miniera e thëngjillit me 5.13 milionë borxhe.

 

Komisioni i Venecias për lirinë e besimeve

Komisioni i Venecias në mbledhjen e sotme plenare shqyrton propozim ligjin mbi lirinë e besimeve dhe bindjeve dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. Në mbledhje, siç është paralajmëruar nga Qeveria, merr pjesë delegacioni i Malit të Zi, të cilin e udhëheq ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Mehmet Zenka, si dhe drejtorja e përgjithshme e Drejtorisë për raporte me bashkësitë fetare, Zhana Filipoviq. Në platformën, të cilën e ka miratuar Qeveria e Malit të Zi në prag të mbledhjes së sotme, theksohet se me përtëritjen e pavarësisë shtetërore në vitin 2006, Mali i Zi ka fituar të drejtën dhe obligimin që në territorin e vet të rregullojë korpusin e të drejtave dhe lirive fetare, gjegjësisht të normojë pozitën e bashkësive fetare dhe relacionet e tyre me shtetin. Në nivel kushtetues këtë e ka bërë në vitin 2007, kurse në nivel ligjor akoma është në zbatim ligji mbi pozitën juridike të bashkësive fetare që është miratuar në vitin 1977. Me propozimligj për lirinë e feve që e ka miratuar Qeveria e Malit të Zi parashihet që të gjitha bashkësitë fetare, midis të cilave edhe Kisha Ortodokse Serbe, duhet të dëshmojnë se para vitit 1918 kanë qenë pronarë të pronës kishtare, në të kundërtën do t’u merret.

Vuçiq ka deklaruar se shpreson se nuk do të ketë tentim për uzurpim të pronës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se shpreson se nuk do të ketë tentim për uzurpim, siç ka thënë, të pronës serbe në Mal të Zi.Në do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, kurse ata le të bëjnë punën e vet. Sa i takon malazezëve që fyejnë serbët, nuk kam fjalë, kjo është e tmerrshme, ka thënë Vuçiq në Minsk. Ai ka theksuar se nuk është i gëzuar që disa zyrtarë serbë përdorin fjalor që nuk guxojnë ta përdorin, kur flasin mbi Malin e Zi.

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto më i madh se vitin e kaluar

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i Malit të Zi në çerekun e parë të këtij viti ka qenë 876.5 milionë euro, kurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 839.8 milionë euro.Këto janë të dhëna të përllogaritjes paraprake të prodhimit të përgjithshëm bruto për çerekun e parë të këtij viti, të cilat i ka publikuar Monstat-i. Shkalla reale e rritjes së prodhimit të përgjithshëm bruto në çerekun e parë të vitit 2019 ka qenë 3 përqind, ka kumtuar Monstati. Midis shteteve evropiane, Mali i Zi ka marrë vendin e 13-të për nga shkalla e rritjes reale të prodhimit të përgjithshëm bruto.

 

Qeveria gjermane ka bërë me dije se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris

Qeveria gjermane ka bërë me dije për Dojçe velen se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris. Në përgjigjen e shkurtër për Dojçe Uellen një zëdhënëse e qeverisë gjermane, tha ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime. Më parë media kosovare kishte raporutar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë. Vuçiq këmbëngul se dialogu nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën - edhe pse thirrje për heqjen e saj kanë bërë edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara.

 

VUÇIQI KONFIRMON TAKIMIN KOSOVË-SERBI NË BERLIN

Presidenti i Serisë Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar takimin në Berlin në mes palës kosovare dhe asaj serbe. Vuçiq theksoi se i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka qëndruar dje në Berlin në një takim përgatitor për një samit të mundshëm në Paris, por se pas këtij takimi është shprehur i sigurt se samiti i Parisit nuk do të mbahet. "Unë personalisht dërgova Marko Gjuriq në atë takim," tha Vuçiq për gazetarët në Minsk, ndërsa shtoi se ky takim nuk ishte sekret por "ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht".

 

HARADINAJ FTON QYTETARËT TË MOS BIEN PRE E PROVOKIMEVE NGA SERBIA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme. Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq. Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve, theksoi Haradinaj.

MUSTAFA PRANON RAPORTIN E DASH-IT PËR TRAFIKIM ME QENIE NJERËZORE

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa në takim me Oliver Mains, Zyrtar Politik pranë Ambasadës së SHBA-ve, ka pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore.Në këtë raport janë theksuar nëntë rekomandime të cilat i referohen nevojave për rritjen e efikasitetit në parandalimin, luftimin e trafikimit me qenie njerëzore si dhe kujdesin për viktimat e trafikimit.Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të rangohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, por raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.Rrjedhimisht sipas raportit Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.Ministri Mustafa ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar se në koordinimin me ministritë dhe institucionet tjera shtetërore, do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASHI-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

 

Rama: Zgjedhjet do të mbahen

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar. E qartë, është zgjidhja që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe patjetër edhe shumica dërmuese e popullit shqiptar, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë të politikanëve, janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedh në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë detyrë të paraqiten para popullit. Kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike,potencon Rama. Zgjedhjet do të mbahen në gjithë Shqipërinë. Ata që përpiqen ta pengojnë janë gabim, luajnë me zjarrin sepse djegin veten në raport me ligjin dhe ligjet janë të qarta, zgjedhjet kanë një administratë zgjedhore, kanë një gjykatë zgjedhore dhe bazuar edhe në opinionin e kahershëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, çdo problem i kujtdo me zgjedhje adresohet në Gjykatën Speciale Zgjedhore dhe askund tjetër. Kështu që, janë përpjekje të dëshpëruara të cilat nuk kanë asnjë shans që të përmbysin bazën e rregullave të bashkëjetesës demokratike. Nuk është problemi se unë insistoj që të shkojmë në zgjedhje, unë insistoj që të respektohet Kushtetuta dhe e drejta e popullit për të zgjedhur,theksoi pos tjerash Edi Rama.

Basha ftoi sot të gjithë shqiptarët në protestë

Kryedemokrati Lulzim Basha ftoi sot të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e sotme në Tiranë të thirrur nga opozita në orën 20.00.“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjithë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Evropa! Shqipëria si Evropa”, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën me video. Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin. “Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët.Dukunia e hienave u demaskua Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Partisë Demokratike.

 

Përfundon seanca pa marrëveshje

Ka përfunduar seanca e samitit evropiane pa ndonjë marrëveshje për personat që duhet të caktohen në postet kryesore të institucioneve evropiane në Samitin e liderëve të 28 vendeve të Bashkimit Evropian. Bisedimet, të cilat u mbajtën në Bruksel për këtë çështje, vijuan deri në orët e para të mëngjesit të së sotëm pa ndonjë kandidat. Një tjetër samit do të mbahet në datën 30 qershor, gati dy ditë para seancës së parë plenare të deputetëve të rinj të Parlamentit Evropian. Këtë viti ndryshojnë drejtuesit e gjitha posteve kryesore të institucioneve evropiane. Posti më i rëndësishëm për t’u vendosur është ai i presidentit të Komisionit Evropian, një rol që që nga viti 2014 është luajtur nga ish kryeministri i Luksemburgut Zhon Klod Junker. “Po shoh se nuk qenka e lehtë për të më zëvendësuar”, ka thënë Junker në e para të së ditës së sotme. Përveç zëvendësimit të Junkerit dhe presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk, liderët duhet gjithashtu të vendosin për presidentin e ri të Bankës qendrore Evropiane si dhe për zëvendësuesin e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme Federika Mogerini.

Trump tërheq vendimin për sulm ndaj Iranit

Gazeta New York Times raportoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kishte miratuar sulme ushatarake kundër Iranit, por befas e kishte anuluar vendimin. Sulmet ishin miratuar si jhakmarrje ndaj rrezimit të një aeroplani pa pilot të SHBA-së, nga ana e forcave iraniane. Gazeta tjetër, The Times, raportoi se ka pasur “diskutime intenzive” në Shtëpinë e Bardhë, dhe se zyrtarët ushtarakë dhe diplomatikë po prisnin një sulm ushtarak. Sipas Times, në këto diskutime u përfshinë zyrtarët kryesorë të sigurisë kombëtare të presidentit Trump dhe liderët e Kongresit. Zyrtarët i thanë gazetës, se Trump fillimisht kishte miratuar sulme ndaj disa objektivave iraniane, duke përfshirë radarë dhe bateri raketash.

Raportimet thanë se sulmet do të zhvilloheshin pak para agimit, më 21 qershor, për të minimizuar rrezikun ndaj personelit ushtarak iranian ose civilëve. Një zyrtar i lartë i administratës tha se operacioni ishte në proces në fazat e hershme të tij, kur u pezullua. Ai ka thënë për The Times, se aeroplanët ishin në ajër dhe anijet luftarake ishin të pozicionuara por asnjë raketë nuk ishte gjuajtur në kohën kur arriti urdhëri për të mos sulmuar.

Senati amerikan ka votuar për të bllokuar shitjen

Senati amerikan ka votuar për të bllokuar shitjen me vlerën e miliarda dollarëve të armëve tek Arabia Saudite, ndërkohë që muajin e shkuar presidenti Donald Tramp anashkaloi kongresin në një përpjekje për të vijuar me këtë shitje, duke e justifikuar atë me kërcënimet që mbretëria po përballet nga rivali i saj Irani. Presidenti u zotua të vërë veton, duke e lënë marrëveshjen për shitjen pezull. Ndërsa edhe dhoma e përfaqësuesve e cila kontrollohet nga demokratët pritet ta bllokojë transaksionin, analistët thonë se është gati e sigurt që Kongresi nuk do të ketë votat e nevojshme për të dalë mbi veton e Presidentit. Përveç shitjes së armëve Arabisë Saudite, marrëveshja me vlerën e 8 miliardë dollarëve, parashikonte gjithashtu shitjen e armëve Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordianisë.

 

Tre rusë dhe një ukrainas të dyshuar për rrëzimin e aeroplanit MH17 në Ukrainë

Kryeprokurori holandez, Fred Westerbeke, ka shpallur akuzat ndaj katër të dyshuarve, të cilët do të akuzohen për vrasje, për rolin e tyre në rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines, më 2014 në Ukrainë, kur humbën jetën 298 pasagjerë. Westerbeke tha në një konferencë më 19 qershor se rusët Sergei Dubinsky, Igor Girkin dhe Oleg Pulatov, së bashku me ukrainasin Leonid Kharchenko, do të gjykohen në Holandë për krimet e tyre. Ndaj tyre është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar. Rusia mohoi përfshirjen në këtë rast. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov nuk pranoi gjetjet e prokurorëve. Ai tha se Rusisë nuk iu dha "mundësi për të marrë pjesë" në hetim.

 

Sot në orën 17 e 45 ka fillua vera

Për banorët e hemisferës veriore vera këtë vit fillon sot në orën 17 e 45 minuta. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon dimri, ka bërë me dije shoqata astronomike “Rugjer Boshkoviq”. Solstici i verës është dita më e gjatë dhe nata më e shkurtër e vitit. Për banorët e hemisferës veriore vera fillon në atë moment kur orientimi i pjesës veriore të tokës është më së afërmi me diellin.

Nesët mot me diell dhe i nxehtë

Sot mban mot kryesisht i kthjellët, vende-vende me vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat në orën 13: Podgoricë 32, Tivar, Herceg Novi, Cetinë e Ulqin 29, Nikshiq 28, Plevle 27, Kollashin 26 dhe në Zhablak 23 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë, në orët e pasdites në viset kontinentale vende-vende me zhvillim të vranësirave të dobëta deri mesatare. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 36 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се