Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 06. 2019. 18:17   >>  18:24

Ditari 24.06.2019

24.06.2019

Mamadov -Mali iZi dhe Azerbajxhani janë miq të mëdhenj

Mali i Zi dhe Azerbajxhani janë miq të mëdhenj,një gjë të tillë më së miri e vërtetojnë vizitat e shumta dhe intensive të zyrtarëve malazez në këtë vend,ka deklarua Novruz Mamadov,kryetari i qeverisë së Azerbajxhanit. Ai i ka thënë kryeministrit Dushko Markoviq, i cili qëndron për vizitë zyrtare në këtë vend, se edhe Azerbajxhani si investues më i madh në Mal të Zi ka ambicie që të ketë edhe më shumë. Bashkëbiseduesit janë të mendimit se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më intensiv, posaçërisht në fushën e Turizmit, edhe pse në Mal të Zi çdo vit ka më shumë turistë nga ky vend. Me vendosjen e kurorës në përmendoren e themeluesit të Azerbajxhanit modern, Hejdar Alijev, kryeministri Dushko Markoviq e ka filluar vizitën zyrtare në këtë vend. Me këtë rast kryeministri Markoviq dekëlaroi se Mali i Zi me potencialet e veta modeste i përkushtohet paqës dhe stabilitetit dhe përkrah sovranitetin e pavarësinë e vendeve partnere në mesin e të cilave është edhe Azerbajxhani ka shtuar Markoviq. Të rikujtojmë se kryeministri Markoviq ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku është pritur me nderime më të larta shtetërore.

Derleviq - Bashkangjitja UE është synimi më i fort zhvillimet ekonomik

Bashkangjitja Unionit Evropian është synimi më i fortë i zhvillimet ekonomik, për ç,gjë të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor kanë interes që të qëndrojnë në këtë rrugë,përmes pranisë më të madhe të UE dhe mardhënjeve përgjegjëse ndaj rajonit,ka rekomandua bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drljeviq. Derleviq ka marrë pjesë në konferencën ministrore mbi Ballkanin Perëndimor, e cila në Stokholm ka tubuar përfaqësues të Komisionit Evropian dhe ministra të punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të vendeve të rajonit. Anëtarësimi në BE është treguar si një nga nxitësit më të fuqishëm të zhvillimit ekonomik, stabilitetit dhe paqes dhe për këtë arsye të gjithë kemi interes që këtë proces ta vazhdojmë. Investimet në stabilitet dhe prosperitet të rajonit në të vërtetë janë investime në siguri dhe në të ardhme të Bashkimit Evropian, gjegjësisht të Evropës në tërësi, ka thënë Dërleviq.

Mali i Zi në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi jep kontributin e vetë në luftën kundër migrimeve ilegale dhe terrorizmit

Mali i Zi në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi jep kontributin e vetë në luftën kundër migrimeve ilegale dhe terrorizmit,ka deklarua nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin, duke potencuar se njohja e mirë dhe zbatimi i normave juridike vendase dhe atyre ndërkombëtare është linja vendimtare nga mbrojtja e këtyre fenomeneve. Ai e ka bërë këtë prononcim në hapjen e konferencës së kryetarëve të Gjykatave supreme dhe prokurorëve të përgjithshëm, “Terrorizmi ndërkombëtar dhe migrimet ilegale” që mbahet në Budvë. Njohja e mirë dhe zbatimi me përpikshmëri i normave juridike të brendshme dhe ndërkombëtare nga gjykatësit dhe prokurorët është linjë kyçe e mbrojtjes nga migrimet e rrezikshme ilegale dhe terrorizmi, ka thënë nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin. Ai gjithashtu ka theksua se suksesi i kësaj lufte varet nga efikasiteti i bashkëpunimit të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare por edhe nga vetë efikasiteti i brendshëm dhe gatishmëria e secilit shtet. Ne në Mal të Zi me seriozitet jemi duke punuar në të dy drejtimet dhe se në mënyrë aktive jemi duke marrë pjesë në iniciativat e shumta ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe jem duke zhvilluar kapacitetet e sigurisë së shtetit,ka theksua Pazhin.

Nuhoxhiq - bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve globale të sigurisë nuk ka alternativë

Ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq ka deklarua se bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve globale të sigurisë nuk ka alternativë. Që ta luftojmë me sukses terrorizmin, kriminalitetin e organizuar dhe migrimin ilegal është e domosdoshme që gjithnjë të punojmë në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis policisë, prokurorisë dhe gjykatave, si dhe në edukim të kuadrove, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq. Kryetarja e Gjykatës Supreme Vesna Medenica ka rekomanduar se sistemi gjyqësor i Malit të Zi do të vazhdojë të punojë për shkurtimin e zgjatjes së procesit, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me vepra penale të terrorizmit, të cilat kanë prioritet. Shqipëria ka marrë masat e saj ligjore e teknike për të goditur këdo që synon të bashkohet me terroristët ose që rekruton luftëtarë kundër njerëzve të pafajshëm. Kështu theksoi Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Arta Marka, në Konferencën treditore të Kryetarëve të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit, që po zhvillohet në Budvë.

Kuvendi i Kotorrit do të mbetet i mbyllur derisa të deklarohet Qeveria e Malit të Zi

Kuvendi i Kotorrit do të mbetet i mbyllur derisa të deklarohet Qeveria e malit të Zi dhe Prokuroritë kompetente mbi shkresën e udhëheqësisë së kësaj komune, ka deklaruar kryetari i Komunës, Vlladimir Jokiq. Ai së bashku me kryetaren e Kuvendit të Kotorrit, Dragica Peroviq, i kanë mbyllur hapësirat e parlamentit lokal, pasi ishte paralajmëruar mbledhja për të cilën dyshohet se është caktuar në mënyrë të paligjshme. Të rikujtojmë se Jokiq ka ftuar kryeministrin Dushko Markoviq që ta shpërndajë Kuvendin komunal të Kotorrit dhe të formojë Këshillin që do ta udhëheqë këtë komunë derisa të konstituohej përbërja e re. Nga ana tjetër, Këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratëve, Partisë Liberale, Iniciativës qytetare kroate dhe Bruno Llonçareviq gjatë ditës do të deklarohen mbi situatën më të re në Kotorr, ka thënë kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Kotorr, Zhelko Aprcoviq.

THAÇI: RAJONI MUND TË DESTABILIZOHET NËSE NUK KA MARRËVESHJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij hyrëse në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës, prandaj është e domosdoshme që të jemi unikë në këtë proces.“Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet kohore të qarta, objektivat precize, garancat dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-së dhe BE-së. Nuk kam kurfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk po lëvizin fare. “Përkundër inciativave të fundit për ta zhbllokuar dialogun, rezultati është zero.“Të gjithë ne që jemi këtu, e dimë që nuk mund të presim edhe njëzet vjet të tjera, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë raporteve në mes nesh dhe Serbisë. Koha nuk është aleati ynë. Status Quo në këto raportet tona me Serbinë është e paqëndrueshme. Këtë e dëshmon shumë qartë edhe hulumtimi i juaj, sipas të cilit mbi 91% e të anketuarave janë kundër status quos”, ka thënë presidenti Thaçi.

HARADINAJ: VEPRIMET E IRANIT TË GABUARA, KOSOVA QËNDRON PËRKRAH SHBA-VE

Kryeministri i Kosovës Ramush Harainaj, i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Iranit dhe ShBA-ve. Haradinaj thotë se Kosova qëndron përkrah të drejtës së ShBA-ve për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, ndërsa veprimet e Iranit i cilëson të gabuara. “Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, kudo dhe kurdoherë”, shkruan kryeministri Haradinaj.

Kolegji lë në fuqi vendimin e KQZ-së

Me shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, i cili kërkoi që partia e tij të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji lë në fuqi vendimin e KQZ-së, që do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Kolegji Zgjedhor, me trupë gjykuese të përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Shkerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, shqyrtoi kërkesën e kryetarit të partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë seancës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se i qëndron vendimit të marrë për të mos pranuar kërkesën e Beqirit. KQZ tha se dekreti i presidentit është i pavlefshëm dhe në shkelje të ligjit. “Partia Uniteti Kombëtar është regjistruar, kemi miratuar fletët e votimit dhe renditjen e partive në këto fletë. Fletët janë printuar. Kërkesa e Beqirit është e pabazuar në ligj dhe duhet rrëzuar. Legjislatori nuk e ka parashikuar tërheqjen me ligj. Heqja e një partie automatikisht do sillte asgjësimin e fletëve të votimit. Ky precedent do të banalizonte zgjedhjet”, u shpreh përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Olsi Peto.

Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të rinisur bisedimet me Korenë Veriore

Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të rinisur bisedimet me Korenë Veriore pothuajse menjëherë pasi Penjani të japë shenja se dëshiron të diskutojë denuklearizimin, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo. Duke folur para gazetarëve, Pompeo ka thënë se ai shpreson që letra e dërguar nga presidenti amerikan, Donald Tramp për liderin verikorean, Kim Jong-un, do të “përbënte një bazë të mirë për ne, për të vazhduar diskutimet e rëndësishme me verikoreanët për denuklearizim” të Gadishullit Korean. Media shtetërore në Korenë Veriore e ka përshkruar letrën e Trampit si të “shkëlqyeshme” derisa Kim është cituar të ketë thënë se ai do të “shqyrtojë seriozisht” përmbajtjen. Zyrtarët amerikanë dhe ata verikoreanë, nuk kanë bërë të ditur përmbajtjen e letrës. Më 12 qershor, Tramp ka thënë se ka pranuar “një letër shumë të mirë dhe personale”, nga Kimi. Përndryshe, Koreja Veriore ka kryer deri më tani gjashtë testime bërthamore dhe pretendon të ketë zhvilluar bomba të vogla bërthamore, që kanë kapacitet të përfshihen në raketa me rreze të gjatë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim i ka humbur zgjedhjet lokale në Stamboll

Partia turke në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka humbur zgjedhjet lokale në Stamboll. Kandidati i partisë kryesore opozitare, Ekrem Imamoglu fitoi 54 për qind të votave. Ai kishte fituar edhe zgjedhjet lokale të mbajtura në muajin mars, të cilat u anuluan, pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tajip Erdogan u ankua për parregullsi zgjedhore. Kundërshtari i tij, nga partia në pushtet, Binali Jildirim ka pranuar humbjen dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka përgëzuar fituesin e këtyre zgjedhjeve. “Uroj që rezultatet e zgjedhjeve të jenë në dobi të Stambollit. Vullneti kombëtar është shfaqur edhe njëherë. Unë përgëzoj Ekrem Imamoglu, i cili fitoi zgjedhjet”, ka shkruar ai në Tuiter. Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu tha se: “Po hapim një faqe të re në Stamboll. Në këtë faqe, do të ketë drejtësi, barazi dhe dashuri”, u shpreh ai. Sipas rezultateve, Imamoglu udhëheq me mbi 775 mijë vota, që shënon një ngritje të madhe krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në muajin mars, ku ai kishte fituar me një diferencë prej 13 mijë votash.

Majke Pompeo në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit, Majke Pompeo, arriti në Arabinë Saudite, në kuadër të një turneu në Gjirin Persik. Pompeo, i cili do të qëndrojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se synon ndërtimin e një "koalicioni global" kundër Iranit. Ai tha se koalicioni do të përfshinte jo vetëm shtetet e Gjirit, por edhe vende në Azi dhe Afrikë që "janë të gatshme t'i kundërvihen", siç u shpreh ai, mbështetësit më të madh të terrorizmit në botë. Pompeo përsëriti edhe deklaratat e presidentit amerikan, Donald Tramp, se Uashingtoni është i gatshëm të negociojë me Teheranin pa parakushte, në përpjekje për të qetësuar tensionet. Tensionet janë rritur prejse Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike.

 

Ekspozita fotografike “Colours of Albania” në Tuz

Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi organizon sot në Tuz Ekspozitë fotografike “Colours of Albania” në Tuz. Qëllimi i kësaj ekspozitë është promovimi i Shqipërisë, nëpërmjet publikimit të imazheve. Lidhur me këtë ekspozitë Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, për portalin “malësia.org”, është shprehur se ekspozita “Colours of Albania” është një ekspozite e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria, që tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi, të cilat ja vlen t’ia rrëfesh tjetrit. “Fotografitë janë në vetvete rrëfenja të ngrira në kohë dhe një kujtesë nga kapja e një çasti të ikur përgjithmonë, diçka që kurrë nuk mund të përsëritet dhe kjo është pikërisht ajo çka e bën fotografinë, një formë unike arti. Veçantia e kësaj ekspozite qëndron te dëshira për të arritur jo vetëm një audiencë te gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme”, theksoi Kurtezi. Ekspozita do të mbahet sot, me 24 qershor, me fillim në ora 20, në QKI “Malësia” në Tuz.

përgatiti, Senad Gilaj

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot mban mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut. Temperaturat në orën 13: Podgoricë 28, Tivar 27, Ulqin 26, Herceg Novi 24, Cetinë e Nikshiq 22, Plevle 21, Kollashin 20 dhe në Zhablak 16 gradë.

Në viset jugore nesër pritet mot i kthjellët me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me reshje të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut. Temperatura e mëngjesit prej 13 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 35 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се