Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 06. 2019. 18:26   >>  18:31

Ditari 25.06.2019

25.06.2019

Mali i Zi, partner i sigurt politik dhe ekonomik

Mali i Zi, sot është vendi më stabil në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në këtë pjesë të Evropës, ka vlerësuar kryeministri Dushko Markoviq, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Azerbajxhan, duke shtuar se kjo na bën partner të besueshëm ekonomik dhe politik. Duke vlerësuar se stabiliteti është parakusht për prosperitetin ekonomik, Markoviq, në Forumin ekonomik në Bakuu, ka pohuar se anëtarësimi i Malit të Zi në  Aleancën e NATO -s, ishte sinjal për investitorët se Mali i Zi është destinacion i cili në fushën e sigurisë ofron standardet më të larta.

“Madje, në vitin e parë të anëtarësimit, kemi pasur rritje të dukshme të interesimit të investitorëve dhe numrit të turistëve nga vendet e NATO-s,”, pohoi Markoviq dhe sqaroi se gjatë dy viteve është rritur numri i të punësuarve për, pothuajse, 8%. Kryeministri malazez, rikujtoi se në Mal të Zi, aktualisht janë të angazhuar afaristë nga më tepër se 110 vende të botës e, po ashtu, janë prezent edhe brendët më prestigjozë  turistike të botës.         

 

Mali i Zi, ka përqindjen më të lartë të investimeve direkte nga jashtë për kokë banori në rajon, me gjithsej 6.5 miliardë euro të investuara nga viti 2006 deri në vitin 2018, pohoi Markoviq.

Investimet nga jashtë në Mal të Zi, janë të arsyeshme, konsideron kreu i qeverisë Markoviq, jo vetëm për shkak të politikës së qeverisë e cila me programe të ndryshme stimulon trendin e tillë por edhe përmes projekteve konkrete të cilët janë komplementare me investimet e jashtme. “Në këtë drejtim, Mali i Zi, investon intensivisht në avancimin e  infrastrukturës së vet, madje 320 milion euro janë ndarë këtë vit nga buxheti kapital e që është shuma më e madhe e investuar ndonjëherë  “Prej këtyre, më tepër se 70% janë dedikuar për investime në rajonin verior me çgjë edhe njëherë, kemi dërguar mesazhin se kjo është në prioritetet tona dhe se ashtu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme zhvillimore”, pohoi Markoviq, dhe paralajmëroi se vitin që vjen, do të lëshohet në përdorim pjesa e parë e autostradës e që paraqet të arriturën tonë më të madhe në fushën e infrastrukturës, tha ai.

 

J.Stolltenberg; Dëshmi e ndihmës së ndërsjellë mes vendeve anëtare të NATO-s

Radari i ri, të cilin NATO ia ka dhënë Malit të Zi, dëshmon se vendet anëtare të Aleancës ndihmojnë njëra tjetrën, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg. Qëllimi i NATO-s, është solidariteti, të mbrojmë dhe ndihmojmë njëri tjetrin, andaj radari i ri që po i japim Malit të Zi, dëshmon se ndihmojmë njëri tjetrin, tha Stolltenberg, në konferencën për gazetarët në prag mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, e cila fillon nesër të Bruksel.    

 

Ai, po ashtu, ka sqaruar se kjo është arsyeja, në veçanti për vendet e vogla, të jenë pjesë e NATO-s, sepse atëherë janë pjesë e familjes, të organizatës ku mbështesim dhe ndihmojmë njëri tjetrin. Kjo është e rëndësishme për Malin e Zi, por edhe për të gjithë aleatët e NATO-s, pohoi Stolltenberg. 
Në mbledhjen dyditëshe, do të marr pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

 

Nesër, në Parlament ora e kryeministrit

Kryeministri i Malit të Zi, Dushako Markoviq, do të përgjigjet nesër në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në Parlament.

Deputeti i PSD, Ranko Krivokapiq, do ta pyes kreun e ekzekutivit se çfarë do të ndërmarr Qeveria për të ndalur trendët negative në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave e të cilat, në raportine  fundit, në veçanti janë theksuar nga Komisioni Evropian.

Përfaqësuesin e PDS, Radule Novoviq, e interesojnë rezultatet konkrete dhe efektet e reformës në sistemin arsimor dhe në përgjithësi politika e qeverisë në këtë fushë.

Ndërkaq, përfaqësuesen e klubit të veçantë të deputetëve, Anka Vukiqeviq, e intereson se a do  ndërmarr qeveria, më në fund, masat adekuate në shërimin e ambientit social dhe shoqëror, siç thotë ajo, shumë të dobët.  
Përfaqësuesi i klubit të partive të pakicave, Genci Nimanbegu, do të pyes kryeministrin se në cilën fazë ndodhet procedura për kthimin e  pronës  pronarëve në Komunën e Ulqinit në ullishtën e Valdanosit.

Siç është paralajmëruar, edhe përfaqësuesit e klubeve tjera të deputetëve kanë parashtruar pyetjet e veta për kryeministrin, gjatë seancës së nesërme, në Kuvend.

 

Gjurgjiq, ka dëshmuar në cilësinë e  dëshmitarit bashkëpunëtor

Ish drejtori i përgjithshëm i Atlas bankës, Gjorgje Gjurgjiq, është marr në pyetje në prokurorinë speciale në cilësinë e dëshmitarit në bashkëpunim, në rastin “Karbon”, njofton  e përditshmja “Pobjeda”. Gjyqi i lartë, e ka miratuar propozimin e mbrojtjes së tij dhe i ka ndarë statusin e  dëshmitarit.

Ai, ka treguar se me urdhër të kujt ka kryer veprime kontestuese dhe mënyrën se si ka ardhur deri te lëshimet në punë të cilat janë në fokus të prokurorisë.

Në lëndën në fjalë, Dushko Knezheviq, është i akuzuari i parë deri sa nën hetime janë edhe bashkëpunëtorët e  tij, Marko Nikoliq, si dhe Brankica dhe Lilana Bashoviq.

Të akuzuarit, ngarkohen me akuzën se e kanë dëmtuar ndërmarrjen “Global karbon”, për 1.9 milion euro, themelues i të cilës është IBM banka, thuhet në shkrimin e të përditshmes “Pobjeda”. 

 

Ministria do të angazhohet në mbrojtjen në vazhdimësi të Kripores

Minsitria e Tuizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, do të angazhohet që rajoni i kripores së Ulqinit, të mbrohet në vazhdimësi dhe të administrohet në pajtim me kërkesat për mbrojtjen e natyrës, është kumtuar nga ky resor.

Kriporja e Ulqinit, në mbledhjen e Kuvendit të kësaj komune, është shpallur park i natyrës, kurse nga Ministria kanë theksuar se pasi, kriporja paraqet rajon të biodiversitetit me rëndësi ndërkombëtare dhe i plotëson gjashtë nga nëntë kriteret për tu shpallur Ramsar rajon, do të dërgojë formularët Ramsar Sekretaritait të Konvncës për nominimin e këtij lokalitetit dhe regjistrimin në këtë listë. 

 

Përfundon ndërtimi i çerdhes në Tuz, në vlerë prej 1.7 milion euro

 

Përfundohen punimet në kopshtin e fëmijëve në Tuz

Punimet në kopshtin e fëmijëve, në Komunën e Tuzit, me vlerë prej 1,7 milion euro kanë përfunduar në afat të paraparë dhe, nga 1 shtatori, dyert e këtij kopshti do të jenë të hapura për më të vegjëlit.

Objektin e vizituan sot, ministri i arsimit, Damir Shehoviq me bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, si dhe drejtori i administratës të punëve publike, Reshad Nuhoxhiq.

Ministri, Shehoviq, theksoi që kopshti në Tuz është ndërtuar në kuadër të projektit me Bankën për zhvillim të Këshillit të Evropës (CED), dhe  paralajmëroi edhe disa projekte me këtë bankë.  Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, potencoi marrëdhënien e mirë me Ministrinë e arsimit, si dhe theksoi kontributin e Komunës, e cila mundësoi ndërtimin e kopshtit në pronën e sajë,  me vlerë prej 400 mijë euro si dhe lirimin nga takasat komunale lokale.

 Gjithashtu, Komuna, do të përfundojë të gjitha punimet në aksin rrugor përreth kopshtit. "Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Ministrinë dhe në ndërtimin e shkollës në Dheun e Zi. Jemi mirënjohës Ministrisë së arsimit dhe qeverisë së Malit të Zi për partneritet kur është fjala për projekte të tilla, në Komunën tonë", u shpreh Gjeloshaj.( Shërbimi për informim i Komunës)  

 

I.Meta; 30 qershori nuk ekziston ligjërisht, zgjedhjet janë imagjinare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përsëriti vendimin e tij për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë.

“Kjo vendimmarrje, përveç të tjerave, synon t’iu krijojë palëve një mundësi reflektimi dhe hapësirë për të dialoguar për zgjidhje në funksion të interesit kombëtar dhe agjendës së përbashkët evropiane të Shqipërisë”, tha Meta në një konferencë për media.

Ai tha se data 30 qershor nuk ekziston më ligjërisht për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato janë imagjinare.

Konferenca e presidentit Meta vjen pasi një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i Shqipërisë e njohu datën 30 qershor si ditë të zgjedhjeve, pasi të pesë anëtarët e tij e rrëzuan kërkesën e një partie të vogël për t’u çregjistruar nga listat zgjedhore.

Meta tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet dhe se ka vendosur të zhvillojë një proces të paligjshëm.

Presidenti tha se ky organ nuk ka kompetenca të vlerësojë vlefshmërinë kushtetuese të vendimit të tij.

 

L.Basha; Më 30 qershor nuk ka zgjedhje

Kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur se në 30 qershor nuk ka zgjedhje, pasi zgjedhjet nuk mbahen pa opozitën.

Në këtë drejtim ai tha se ky është një standard ndërkombëtar dhe europian, ku nënvizoi se procesi zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor.

“Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Dekreti i Presidentit është i qartë! Qartësisht ka dekretuar që nuk ka zgjedhje dhe se janë të paligjshme. Nuk mund të bësh aktivitete elektorale pa zgjedhje, këto aktivitete që po mbahen janë të paligjshme”, u shpreh Basha.

Deklarata e tij u mbajt pas takimit që pati në selinë blu me të ngarkuarën me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-One.

Në këtë drejtim shtoi se as ka komentuar dhe as kam ndërmend të komentoj takimet me përfaqësuesit e huaj.( noa. al)

 

I.Daçiq; serbia nuk mund të njohë Kosovën në gjithë territorin e saj

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar në Beograd se nuk është reale që vetëm SHBA-ja të përfshihet në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe se nuk mund ta marrë me mend që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovën në gjithë territorin e saj, transmeton Koha.net.

Tani për tani  nuk ka paralajmërime për ndonjë ndryshim të formatit dhe nuk është paraparë përfshirja e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që vetëm SHBA-ja mund të përfshihet e jo edhe dikush tjetër, kjo është joreale”, citon “danas” të ketë thënë Daçiç pas takimit me shefen e diplomacisë norvegjeze Ine Eriksen Soreide.

Ai ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi shumë të madhe që të arrihet një zgjidhje kompromisi porse ajo zgjidhej nuk mund të kuptohet se Serbia do ta njohë Kosovën në gjithë territorin e saj. ( Ora news. tv)

 

Vazhdojnë bisedimet në përgatitje të takimit të Parisit në një datë tjetër

Javën që lamë pas u bë e ditur përfundimisht se takimi i Parisit i planifikuar të mbahet më 1 korrik të këtij viti, nuk do të mbahet. Mbajtja e këtij takimi ishte caktuar qysh më 29 prill, në ditën kur ishte mbajtur Samiti i Berlinit.

Ky takim i cili pritej që t’i bënte bashkë palën kosovare dhe atë serbe dhe që konsiderohej si një tentativë për të riaktivizuar procesin e dialogut i cili tash e sa kohë është “ngrirë”, u shty për një afat të pacaktuar.

Se a pritet të mbahet ky takim në ndonjë datë tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Në një përgjigje për Telegrafin nga zyra e kancelares gjermane, kanë thënë se bisedimet përgatitore të mëtejshme janë të nevojshme.

Po ashtu nga Qeveria Federale e kancelares gjermane Angela Merkel, nuk kanë dhënë detaje se cilat ishin arsyet kyçe që quan në anulimin e këtij takimi.

 

Shtëpia e bardhë u vendos në rrethim për shkak të një pako të dyshimtë

Shtëpia e Bardhë u vendos “në rrethim” për shkak të një hetimi për një paketë të dyshimtë aty pranë, sipas raporteve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, paketa ishte në Penn Avenue aty pranë dhe zyrtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së thanë se ishin “duke iu përgjigjur një incidenti që përfshinte një paketë të dyshimtë”.

Ndërkohë një numër gazetarësh në Uashington e përshkruan rezidencën si të mbyllur dhe thanë se po mblidheshin në një dhomë informimi të hënën pasdite.

Ndërsa në një përditësim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, i postuar në Twitter, është thënë: “Zyrtarët e Divizionit të Shërbimit Sekret janë duke iu përgjigjur një incidenti që përfshin një paketë të dyshimtë të vendosur në Pennsylvania Ave.

Shërbimi më vonë tha se paketa ishte deklaruar si jo e rrezikshme. /Telegrafi/

 

Izraeli, SHBA dhe Rusia, diskutojnč situatčn nč Lindjen e Mesme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë për qëllim largimin e forcave iraniane nga Siria.

Ai tha se kështu do të krijohej stabiliteti në Lindjen e Mesme.

“Ne do të dëshironim të shohim një Siri paqësore, të sigurt dhe stabile”, deklaroi Netanyahu, duke bërë thirrje për heqjen e të gjitha forcave të huaja, të cilat kanë arritur në Siri pas vitit 2011.

Në Jerusalem po zhvillohen bisedime ndërmjet këshilltarëve të lartë të sigurisë nga SHBA-ja, Rusia dhe Izraeli.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, tha se Uashingtoni ishte ende i gatshëm të fliste me Iranin.

Takimi, të cilin kryeministri Netanyahu e quajti të pashembullt, po mbahet në një kohë të tensioneve në ngritje mes SHBA-së dhe Iranit.

 

B.Johnson; Nëserefuzohen kërkesat e  tij, Britania largohet nga BE

Kandidati kryesor për kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se në rast të zgjedhjes si kryeministër, do të kërkojë një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku.

Mirëpo, ai paralajmëroi se nëse BE-ja refuzon kërkesat e tij, atëherë Britania do të largohet pa marrëveshje më 31 tetor.

Kriza trevjeçare e Brexit-it mund të thellohet tutje, pasi premtimi i Johnsonit për të lënë BE-në pa marrëveshje mund të ngjallë reagime të ashpra në parlamentin britanik, deputetët e së cilit, kanë kundërshtuar daljen e vendit nga BE-ja, pa një marrëveshje.

BE-ja ka refuzuar të rinegociojë Marrëveshjen e Tërheqjes të arritur në maj të nëntorit të kaluar me qeverinë britanike.

Parlamenti britanik e ka hedhur poshtë tri herë këtë marrëveshje.

 

KE, voton pro kthimit të Rusisë në këtë organ

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi për kthimin e Rusisë në këtë dhomë pas një pauze trivjeçare.

Votimi u zhvillua në orët e para të së martës, pas disa orëve debat në Strasburg.

Këshilli i Evropës është organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent.

 

Në vitin 2014, Rusisë iu hoq e drejta e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si ndëshkim për ankesimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

Rusia u përgjigj në vitin 2016 me bojkotimin e Asamblesë, ndërsa nga viti 2017 refuzoi të paguajë kontributin e saj vjetor prej 33 milionë eurosh në Këshill.

Rusia kërcënoi se do ta linte tërësisht Këshillin e Evropës nëse delegacioni i saj nuk kthehet dhe nuk voton, këtë javë, për sekretarin e ri të përgjithshëm.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot, në Ml të Zi mban mot kryesisht i kthjellët, vende vend eme vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 13;

Podgoricë 34 gradë, Herceg novi 33, Ulqin 32, Tivar 30, Cetinë 29,

Nikshiq 28, Plevlë 25, Kollashin 24 dhe në Zhablak 19 gradë.

Për nesër, meteorologët parashohin, në jug dhe pjesët qendrore të vendit, mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, kurse në veri me vranësira mesatare, në orët  e paditës he të mbrëmjes janë të mundshme të reshura të dobëta të shiut dhe bubullimë.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut, e cila në orët e pasditës do të dobësohet.

Temperatura e mëngjesit prej 14 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 37 gradë celsius. 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се