Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 07. 2019. 18:35 >> 18:37

Ditari 02.07.2019

02.07.2019

Kolegiumi për bisedime ka vërtetuar detyrimet e reja

Kolegiumi për bisedimet e Malit të Zi me BE i ka vërtetuar detyrimet e reja, qëllimi i të cilave është avancimi i procesit negociues në pajtim me faktin se vazhdimi intensiv i procesit të asocimit në BE është prioritet strategjik i Qeverisë së Malit të Zi. Theksohet se çdo muaj Kolegiumi për bisedime do të mbajë mbledhje pasi që më parë një herë në muaj të mbahen mbledhjet e Këshillit për sundimin e ligjit dhe mbledhjet e grupeve negociuese për kapituj të caktuar. “Seancat do të realizohen në pajtim me nevojat që me një dinamik të re dhe efikasitetet të sigurohen rezultate cilësore dhe konkrete si përgjigje ndaj sfidave të identifikuara”, thuhet në kumtesë. Në vazhdimin e procesit negociues nevojitet që aktiviteti të bëhet më transparentë për opinionin dhe më fuqishëm ti prezantohen të gjitha projektet Bashkimit Evropianë.

PDS e gatshme për epiken e re të zhvillimit

“Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) paraqet sot lëvizje serioze shtetërore dhe nacionale. Ajo i ka përballuar me sukses sfidat e shumta, e ka forcuar pavarësinë shtetërore dhe si asnjë herë më parë është pozicionuar në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar zëvendësi i kryetarit  të PDS, Dushko  Markoviq. Në Rozhajë është mbajtur mbledhja e Këshillit komunal në përbërje të zgjeruar në të cilën ka folur edhe zevëndëskryetari i PDS Dushko Markoviq. “Mali i Zi ka një zhvillim ekonomik dinamik dhe PDS është i vendosur vetëm për një jetë më të mirë të qytetarëve”, ka deklaruar ai. Markoviq ka folur edhe për rrethanat aktuale politike .”Jemi të aftë që të parashikojmë nevojat e kohës dhe për hir të stabilitetit shoqëror dhe prosperitetit të Malit të Zi jemi duke përgatitur ofertën e re politike e cila do të thotë shkallë më të lartë të koncensusit në skenën politike malazeze”. Në fjalimin e vetë Markoviq ka theksuar rëndësinë e investimeve të cilat ndikojnë dukshëm në zhvillimin e veriut të vendit dhe në përmirësimin e standardit jetësore të qytetarëve.

Konstituohet  këshilli i servisit publik

Kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq  ka theksuar se pret  se përbërja e re  e Këshillit të Radios dhe Televizionit të Malit të Zi (RTMZ) do të punojë  me përgjegjësi, me profesionalizëm dhe do të kontribuojë që servisi publik edhe më tepër të jetë në shërbimin e të gjitha strukturave shoqërore, gjegjësisht në shërbimin e të gjithë qytetarëve. Brajoviq e ka hapur sot mbledhjen konstituive  të Këshillit të sapo zgjedhur të RTMZ, i cili është zgjedhur  në seancën e Kuvendit të Malit të Zi me 20 qershor. Pastaj mbledhjen konstituive e ka udhëhequr  anëtari më i vjetër i Këshillit Ilia Despotoviq. Ai do ta kryesojë Këshillin e RTMZ  deri sa të zgjedhet kryetari i ri. Me 14 të muajit të kaluar  Këshilli administrativ  ka përsëritur ftesën publike  drejtuar Organizatave Joqeveritare  nga sfera e mbrojtjes  të drejtave dhe lirive të njeriut  për zgjedhjen edhe të një anëtarit të Këshillit  të servisit publik.

Të ardhurat minimale prej 222 euro  vonojnë

Rritja e të ardhurave minimale në 222 euro  dhe ulja e kontributeve për sigurimin shëndetësor 2% vështirë se do të mund të zbatohet prej me një korrik, siç është paraparë me propozimin e këtij ligji, sepse akoma gjendet në procedurën kuvendore, është theksuar në mbledhjen e Këshillit për ekonomi, i cili e ka përkrah propozimin e ndryshimeve të ligjit për kontributet. Përfaqësuesja e Ministrisë së financave, Bilana Peranoviq ka paralajmëruar se ky afat do të shtyhet përmes amendamentit.  Në këshill është sqaruar se pas vendimeve më të reja ngarkesat e punës do të ulen nga 67 në 64 %. Rashko Konjeviq nga Partia Socialdemokratike ka vlerësuar se  edhe kjo shifër është tejet e lartë dhe do të ishte konkurrente zbritja në 55 deri në 60 %. Ai ka shtruar pyetjen nëse Qeveria planifikon të merret seriozisht dhe në mënyrë të gjithanshme me këto ulje, por edhe ka kërkuar sqarimin pse është përcaktuar për uljen e kontributeve  për shëndetësi e jo edhe të atyre për Fondin invalidor dhe pensionist.

 

Ministria e mbrojtjes ti tërheq dispozitat kontestuese

36 Organizata Joqeveritare (OJQ) i kanë bërë ftesë Ministrisë së mbrojtjes që ti tërheq nga procedura dispozitat kontestuese të ligjit për kohëzgjatjen e të dhënave me të cilat, siç theksohet, parashihet fshehja jo kushtetuese e të dhënave nga opinioni, ka kumtuar MANS-i. Siç theksohet, Qeveria pas kritikave publike të OJQ-ve ndërkombëtare dhe malazeze, ndryshimet identike të ligjit i ka tërhequr nga procedura kuvendore, mirëpo, Ministria e mbrojtjes propozimin identik e ka shtruar në debatin publik. “I bëjmë ftesë Ministrisë së mbrojtjes që nga ndryshimet e propozuara të ligjit për kohëzgjatjen e të dhënave të fshihen dispozitat me të cilat parashihet fshehja jo kushtetutese e informatave me rëndësi publike”, shkruan në kumtesën e 36 OJQ-ve nga Mali i Zi.

 

Kriporja nominohet për rajonin e tretë Ramsar

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit e ka kandiduar kriporen e Ulqinit  për rajonin Ramsar si rajon i tretë kënetor në Mal të Zi me rëndësi ndërkombëtare. Ky vendim ka pasuar pasi që kriporja e Ulqinit, në seancën e Kuvendit komunal të Ulqinit me 24 qershor, është shpallur rajon i mbrojtur, Park natyror, në emër të Qeverisë së Malit të Zi. “Sipas rezultateve të studimit, i hartuar gjatë procesit të shpalljes Park i natyrës, kriporja e Ulqinit i plotëson 6 nga 9 kriteret që të kandidohet për regjistrim në listën ndërkombëtare Ramsar të rajoneve kënetore “, thuhet në kumtesë. Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit e ka plotësuar listën informuese Ramsar me të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim të dorëzimit në sekretariatin e Ramsarit për kandidimin e kripores së Ulqinit për rajonin Ramsar.

 

35.5 mijë të pa punësuar në Mal të Zi

Në Mal të Zi  gjatë kësaj jave janë regjistruar 35.25 mijë të pa punësuar ose 0.7 për qind më pakë se një javë më parë, tregojnë të dhënat e Entit për punësim. Shkalla e papunësisë, sipas raportit të Entit për punësim ka rënë nga 15.3,  sa që ishte në javën e kaluar në 15.2.%. Shkalla më e lartë 32.7  ishte shënuar në korrik të vitit 2 mijë kurse shkalla më e ulët në gusht të vitit 2009 kur ajo ishte 10.1 për qind. Të theksojmë se Enti për punësim prej fillimit të këtij viti ka evidentuar  6.39 mijë të punësuar. Prej fillimit të vitit janë shpallur 18.02 mijë vende të lira pune.

Thaçi publikon draft-rezolutën që ua dërgoi deputetëve për miratim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bërë publike draft-rezolutën që ia ka dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës. Thaçi u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sipas tij është obligim që të mbështeten dhe realizohen kërkesat e tyre. Ndryshe deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së djeshme mbajtën një seancë të jashtëzakonshme ku u diskutua gjendja e shqiptarëve në Luginë, si dhe kërkesat e tyre në drejtim të institucioneve të vendit. Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre, ka përfundua Thaçi në draft – rezolutë.

Deklarata kushtetuese e 2 korrikut, moment kthese historike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka thënë se kjo deklaratë është një moment kthese në rrugëtimin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se së bashku me delegatët që ishin pjesë e asaj ngjarje kanë evokuar përjetimet e asaj kohe dhe zhvillimet aktuale. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi. Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 korrikut.

 

LDK-ja dhe VV-ja pa ndonjë arsye po e bllokojnë Kuvendin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka akuzuar partitë opozitare, LDK-në dhe VV-në se pa ndonjë arsye po e bllokojnë punën në Kuvendin e Kosovës. Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila nuk arriti të marr vendim për mbajtjen e seancës së ardhshme për mungesë kuorumi. “Siç po e shihni në çdo seancë edhe sot në mbledhjen e kryesisë opozita VV dhe LDK në kundërshtim me kushtetutën dhe rregullat që ka rregullorja e kuvendit në përputhje me autorizimin qytetar të votave nuk duan t’i kryejnë punët e tyre si deputetë në organin më të lartë në kuvend”. “Secili deputet është i obliguar që të  kryej punët e veta sepse paguhet për të. Sot e panë që nuk ka shumicë absolute vetëm për një anëtar kryesie mund të prishet kourumi dhe e lëshuan mbledhjen dhe pozita nuk mundi të marr asnjë vendim. Ne po e shqyrtojmë mundësinë për mbajtjen e seancës për ditën e enjte në ora 10 vazhdimin e seancave të papërfunduara dhe do përpiqemi maksimalisht si koalicion i grupeve parlamentare dhe qeverisës në përputhje me kushtetutën t’i kryejmë vendimet tona”, theksoi Haliti.

 

Haradinaj kërkon linjë hekurudhore Prishtinë- Durrës

Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit. Ky projekt u cilësua i një rëndësi e veçantë pasi e lidhë Kosovën me shtetet e rajonit. Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili foli për rëndësinë e këtij projekti duke shtuar se infrastruktura është parakusht i zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se Kosova ka ngecur në infrastrukturën hekurudhore. Për këtë, shefi i ekzekutivit kërkoi linja të veçanta hekurudhore për në Shqipëri dhe Mal të Zi. “Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë i domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Hardinaj. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se ky projekt është i rëndësisë së veçantë dhe premtoi dhe linjat tjera të cilat pritet të implementohen në vitet në vazhdim.

 

Ulen tarifat e romingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së romingut për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira midis operatorëve të këyre vendeve. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka. Ai tha se në bazë të Marrëveshjes, çmimet do të jenë 90 për qind më të lira në tërë Ballkanin Perëndimor. Nga sot, tarifat janë zbritur por brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021)”, ka shkruar Lluka në Facebook. Marrëveshja, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte nënshkruar në Beograd më 4 prill. Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

 

Kriza vazhdon! Në tetor të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale!

Dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe fitores në shumicë të PS, presidenti shqiptar Ilir Meta vazhdon të këmbënguli se vendi gjendet në krizë e cila duhet zgjidhur. ” Zgjedhjet ishin socialiste, fitorja e tij është skandal, as 10 përqind të votave nuk ka marrë, le të mbushë kutitë gjithë ditën” tha Meta në konferencën për shtyp sot paradite. Duke sulmuar kryeministrin Rama dhe komunitetin ndërkombëtar që e ka përkrahur, presidenti Meta tha: “Unë nuk dua që të humbë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe lojëra ambasadash, kemi 30 vite që jemi bërë gazi i botës”. Meta propozoi si zgjidhje të krizës që më 13 tetor, datë e dekretuar prej tij për zgjedhjet lokale, të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato për president:“Vendi kërkon një zgjidhje dhe unë kam dhënë vazhdimisht zgjidhje. Zgjidhja ime, më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për Presidentin, edhe unë do të kandidoj për President”, tha Meta. “Të votohemi nga populli, nuk do asgjësojmë demokracinë se kemi frikë nga populli”, tha ai duke ju referuar edhe kundërshtarit të tij socialist. Meta akuzoi kryeministrin Rama se “kërkon të asgjësojë institucionet, ta kthejë vendin në juntë”, deklaratë e forte kjo e bërë edhe më parë prej tij ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. “Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur vendin tim. Unë do të bëj çdo gjë për të mbrojtur demokracinë që fituam në 30 vjet. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Protestat në Hong Kong u përshkallëzuan nga frika e Kinës autoritare

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, e dënoi, siç tha, “përdorimin ekstrem të dhunës” nga protestuesit, që sulmuan dhe vandalizuan parlamentin e këtij territori ditën e djeshme. Aktivistët e pushtua Këshillin Legjislati për orë të tëra, pasi u larguan nga një protestë paqësore.Trazirat, në fakt, pasuan protestat paqësore që zgjasin me javë në Hong Kong dhe janë nxitur nga një projektligj për ekstradimin.Shefja ekzekutive e Hong Kongut mbajti një konferencë për media pasi policia i dëboi protestuesit nga Këshilli Legjislativ, duke përdorur gaz lotsjellës.“Veprimet e atyre që hynë në Këshillin Legjislativ duhet t’i dënojmë seriozisht, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme sesa sundimi i ligjit në Hong Kong", tha Lam. Qeveria e ka pezulluar ligjin që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, por protestuesit duan që ai të shfuqizohet plotësisht dhe kërkojnë nga Lam që të japë dorëheqje. Dje ishte përvjetori i dorëzimit të Hong Kongut nga Britania nën sundimin kinez, në vitin 1997. Dita zakonisht shënohet me një marshim, por ngjarja e këtij viti përkoi me atmosferën e protestave kundër ligjit për ekstradim, i cili, sipas kritikëve, mund të ketë në shënjestër disidentët politikë.

 

Merkel kërkon kompromise nga të gjithë

Liderët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë konsultimet maratonike, për emërimin e udhëheqësve të institucioneve kryesore të bllokut 28 anëtarësh. Mospajtime të thella po i shoqërojnë këto diskutime, pjesërisht për shkak të rivalitetit të Francës dhe Gjermanisë për emrat e rinj, dhe poashtu për shkak të mospajtimeve brenda grupeve politike që janë të përfaqësuara në parlamentin evropian. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi të martën, se të gjithë duhet të bëjnë kompromise gjatë procesit të emërimit të udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së. “Të gjithë duhet ta kuptojnë, se duhet të zhvendosen pak nga pozicionet. Pastaj do të ketë një mundësi për të arritur marrëveshje”, tha Merkel. Liderët e BE-së, nuk arritën të zgjidhnin emrin e kandidatit për të kryesuar Komisionin Evropian, organin kryesor ekzekutiv të BE-së, pas diskutimeve që kanë filluar të dielën në Bruksel. Disa përfaqësues të vendeve anëtare kanë thënë se një vendim mund të merret gjatë ditës së sotme.

 

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Çeçeni

Grupi ekstremist Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm në rajonin rus të Çeçenisë, në të cilin u vra një zyrtar i policisë. Të hënën, një person i panjohur hodhi një granatë në stacionin e policisë në qarkun Açkoi Martan, ndërsa theri një polic për vdekje. Sulmuesi u vra më pas nga policia. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, njoftoi grupi i inteligjencës SITE, i cili gjurmon aktivitetin online të organizatave xhihadiste. Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e dënoi sulmin dhe u zotua se do të rrisë përpjekjet kundër terrorizmit. Sulmet ndaj policisë dhe autoriteteve në Çeçeni kanë vazhduar me vite prejse Rusia ka përmbysur një qeveri separatiste çeçene në luftën e dytë shkatërruese pas-sovjetike. Luftërat kanë prodhuar një kryengritje islamike që është përhapur nga Çeçenia në provinca të tjera, kryesisht myslimane të Kaukazit të Veriut.

 

Franca i bën thirrje Iranit të ulë menjëherë nivelet e uraniumit të pasuruar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Iranit të "zvogëlojë menjëherë" rezervat me uranium të pasuruar, një ditë pasi Teherani njoftoi se kishte shkelur kufizimet, në kuadrin e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, për t'u hakmarrë ndaj sanksioneve të reja amerikane. Përmes një deklarate, Macron i bëri thirrje Iranit "që menjëherë të anulojë këtë tejkalim dhe të abstenojë nga çdo masë tjetër që do të dëmtonte detyrimet bërthamore". Të hënën, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se Irani tani kishte tejkaluar kufirin në rezervat e uraniumit të pasuruar. Këtë, e konfirmoi edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB). Agjencia tha se inspektorët e saj kanë verifikuar se kufiri prej 300 kilogramësh është tejkaluar.

Së paku 15 të vdekur nga shirat në Mumbai

Shirat e furishëm lanë së paku 15 njerëz të vdekur në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, ndërsa shkaktuan ndërprerje masive të transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror. Viktimat pësuan kur një mur u rrëzua mbi to, në orët e hershme të së martës, pas reshjeve të vazhdueshme për dy ditë. Shumica e tyre ishin punëtorë ndërtimtarie. Autoritetet e shpallen të martën ditë pushimi dhe kërkuan nga njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Zyrtarët e Departamentit të Motit konfirmuan se këto janë reshjet më të mëdha të shiut në Mumbai në dekadën e fundit. Ata thanë se shiu nuk pritet të ndalet së shpejti. Mumbai, i cili është qendër financiare e Indisë, ka aeroportin e dytë më të ngarkuar në këtë vend. Deri më tani, dhjetëra fluturime janë anuluar, ndërsa zyrtarët e hekurudhave kanë njoftuar po ashtu se trenat në disa drejtime nuk do të qarkullojnë.

 

Afganistani është "laborator për terroristët"

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përshkroi Afganistanin si "laborator për terroristët", duke thënë se nëse SHBA-ja e tërheq ushtrinë e saj nga ky vend, ai do të duhet të lërë atje një "prani të madhe të inteligjencës"."Unë e quaj atë Harvard për terroristët", tha Trump për Afganistanin, teksa iu referua një universiteti prestigjioz. Trump i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan Fox News. Intervista u realizua para sulmit që ndodhi të hënën në Kabul, ku militantët talibanë vranë së paku gjashtë vetë dhe plagosën mbi 100. Trump po ashtu tha për Fox News se ai dëshiron t'i tërheqë trupat amerikane nga Afganistani. Por, shtoi se është i shqetësuar se pa praninë amerikane atje, Afganistani do të përdorej si bazë për sulmet terroriste në SHBA. Lufta në Afganistan ka gati 18 vjet që ka nisur. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një proces negociatash me talibanët për t'i dhënë fund konfliktit.

 

Nesër mot me temperaturë tropikale

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat: në Podgoricë 37 gradë, Cetinë, Nikshiq e Plevle 34, Plluzhinë 33, Kollashin, Beranë e Rozhaj 32, H. Novi, Budvë, Plavë e B. Pole 31, Ulqin 30, Tivar 29, dhe në Zhablak 28 gradë.

        Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në  39 g. c.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се