Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 07. 2019. 18:49 >> 18:51

Ditari 04.07.2019

04.07.2019

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi në mbledhjen e AP të OSBE

Kryetari i Parlamentit të Malit të ZI, Ivan Brajoviq e kryeson delegacionin i cili sot dhe nesër merr pjesë në seancën e 28 vjetore të Asamblesë së përgjithshme të OSBE-së në Luksenburg. Seanca me temën “Roli i parlamenteve në përparimin e zhvillimit të qëndrueshëm me qëllim të promovimit të sigurisë” , do të tubojë parlamentarë të shteteve të OSBE-s të cilët do të debatojnë për sfidat aktuale në fushën e sigurisë, ekonomisë , çështjeve politike, pastaj për mjedisin , të drejtat njerëzore dhe çështjet humanitare.  “Për kryetarin e Kuvendit të Malit të ZI do të organizohen takimet bilaterale me kryetar të parlamenteve dhe zyrtarë të tjerë të Luksenburgut dhe të Asamblesë parlamentare të OSBE”, thuhet në kumtesë. Gjatë qëndrimit në Luksenburg delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqatave të diasporës malazeze.

Përkrahja e BE nxitje e bashkëpunimit rajonal

Përkrahja dhe prania më e madhe e Bashkimit Evropianë në Ballkanin Perëndimor janë nxitje e fortë e përparimit të bashkëpunimit rajonal dhe në asocimin e kësaj pjesë të Evropës në bashkësinë e shteteve dhe të popujve të cilës ky rajon i ka takuar gjithmonë, ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Dërleviq në forumin në qytetin polak Poznanj. Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë, Dërleviq në biznes forumin në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznanj ka folur në temën  e transformimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane. “Duke pasur para sysh historinë e vetë , kulturën, ambientin shumë etnik dhe potencialet e rëndësishëm ekonomike, ky rajon është aleatë i BE në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët. Pa marr para sysh sfidat tjera, ose mu për shkak të tyre, Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e BE”, ka theksuar ai. Në këtë kontekst ,Dërleviq ka apostrofuar procesin e Berlinit, si iniciativë me të cilën është intensifikuar bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit përmes projekteve të ndryshme zhvillimore, sidomos në fushën e komunikacionit dhe energjetikës e që i kontribuojnë rritjes ekonomike dhe uljes së distancës me vendet anëtare të BE.

Markoviq nesër merr pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor

Siç është paralajmëruar nga Qeveria e Malit të Zi, Markoviq udhëton sot pas dite për në qytetian Poznanj të Polonisë me qëllim që nesër , me ftesën e kryeministrit polakë Mateush Moravjecki do të marr pjesë në Samitin e presidentëve dhe kryetareve të qeverive të vendeve anëtare të gjashtëshes Ballkaniko- perëndimore në kuadër të procesit të Berlinit. Në Poznanj do të udhëtojnë edhe ministrat për punë të jashtme , punë të brendshme dhe për shkencë Srgjan Darmanoviq, Mevlludin Nuhoxhiq dhe Sanja Damjanoviq ,si dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e ekonomisë Millan Srzentiq. Në këtë takim , siç theksohet ,do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini , komisari për zgjerim Johanez Han , përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare , të Këshillit rajonal për bashkëpunim dhe të zyrës rajonale për bashkëpunim . Samiti i gjashtë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit do të fokusohet në temat ekonomike. Siç theksohet pjesëmarrja e delegacionit të Malit të Zi është rast i mirë për promovimin e rezultateve të arritura të Malit të ZI nga samiti i mbajtur në vitin e kaluar.

 

Notat janë të rëndësishme, por po aq edhe aktivitetet e lira

Gjatë shkollimit është me rëndësi të shënohen rezultate të mira, por nuk janë më pak të rëndësishme as aktivitetet e lira , sidomos ato të cilat zhvillojnë mendimin kritik , ka vlerësuar ministri i arsimit Damir Shehoviq . Ai ka pritur sot nxënësit e shkollës fillore “Pavle Rovinski” , të cilët kanë zënë vendin e parë në garat shtetërore në Robotik dhe janë gjetur në shoqërinë e ekipeve më të mira të botës në garat ndërkombëtare të mbajtura në Liban kah mesi i muajit qershor. Në këto gara , siç është kumtuar nga Ministria e arsimit , janë prezantuar mbi 30 shtete nga 5 kontinente dhe tema  e këtij viti ka qenë “në orbit” ,kurse projekti i ekipit malazezë është vlerësuar i shkëlqyer. Shehoviq i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre suksesin e arritur dhe ka shtuar se është me rëndësi që Mali i Zi ka pasur përfaqësuesit e vetë në këto gara prestigjioze. Ai po ashtu ka shtuar se  me reformën  e arsimit përkrahja për nxënësit e talentuar është e bazuar në nivelin e sistemit përmes fondit për cilësi dhe talente.

Podgorica të identifikohet si shembull pozitiv

Podgorica , si kryeqytetit i Malit të Zi , përpiqet të jetë i identifikuar si shembull pozitiv në fushën e mbrojtjes së mjedisit, të ndryshimeve klimatike dhe efikasitetit energjetik, gjegjësisht në arritjen e shkallës sa më të lartë në bashkëpunimin me të gjitha administratat lokale brenda shtetit , me qëllim të implementimit sa më efikas të kërkesave dhe politikave globale , ka deklaruar zëvendësja e kryebashkiakut të Podgoricës Sllavica Vujaçiq. Ajo , në konferencën EBRD qytetet e gjelbëria në Londër ka theksuar se , përveç , obligimeve dhe procedurave të definuar me ligj është e domosdoshme të krijohen parakushtet për zbatimin e standardeve në kontekstin më të gjerë ,gjë që është identifikuar edhe me dokumentet strategjike ndërkombëtare. Ajo ka përkujtuar se është miratuar programi i përmirësimit të efikasitetit energjetik për periudhën 2018/2020 së bashku me planin e realizimit vjetor. Ajo ka theksuar se kryeqyteti e ka identifikuar nevojën e avancimit të sektorit të komunikacionit , që të përgjigjet ndaj sfidave dhe të zbatojë standardet e pranuara nga të gjithë të transportimit të qëndrueshëm .

 

Sugjiq zgjedhet kryetar i KK të Kotorrit

Shumica e re kuvendore e ka zgjedhur në mbledhjen e sotme Jovan Sugjiq kryetar të ri Kuvendit komunal të Kotorrit. Shumicën e re kuvendore të këtij kuvendit komunal e përbëjnë 17 këshilltarë nga radhët e PDS , social demokratëve , Partisë liberale , të iniciativës qytetare kroate dhe këshilltarja e Partisë social demokratike Bruna Llonçareviq. Ata në javën e kaluar e kanë shkarkuar kryetarën e Kuvendit komunal Dragica Peroviq  dhe së shpejti pritet mbajtja e mbledhjes në të cilën për herë të dytë do të shkarkohet kryetari i Komunës Vlladimir Jokiq. Ushtruesi i funksionit të kryetarit të KK të Kotorrit Zhelko Avramoviq më parë ka deklaruar se në rend të ditës përveç zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit komunal do të jetë edhe zgjedhja e komisionit për zgjedhjet dhe emërime.

 

Rënie e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor

Në Mal të ZI ka rënë besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor , ka treguar sondazhi i Qendrës për hulumtim dhe monitorim – CeMi i cili konsideron se reforma e re zgjedhore është e vetmja mënyrë që situata të tejkalohet. Rezultatet e hulumtimit të opinionit publikë për besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor të cilin me telefon e ka realizuar kjo OJQ në mostrën prej 1054 të anketuarave prej me 25 mars deri me 8 prill , është prezantuar sot në Podgoricë. Në bazë të dhënave të hulumtimit të opinionit publik diçka më tepër se gjysma e të anketuarave 52.6 % kanë theksuar se janë të kënaqur me mënyrë se si funksionon demokracia në Mal të Zi. Hulumtuesi i politikave publike në këtë OJQ ,Nikolla Zeçeviq ka theksuar se pjesëmarrja e të anketuarave të cilët plotësisht janë të kënaqur 20.1 për qind, është pothuaj se në nivelin e vitit të kaluar. Shumica e të anketuarave , 57.4 për qind ka vlerësuar se korrupsioni është i pranishëm në sistemin politikë të Malit të Zi .

 

Hahn në Poznan: Këshilli të hapë në tetor negociatat me Shqipërinë

Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar në Poznan të Polonisë se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn ka çelur Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen në Forumin për Biznesin dhe Shoqërinë Civile, duke vendosur theksin te progresi që kanë arritur dy shtetet ballkanike.

“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mbështetem te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë realizuar reformat, në veçanti në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit në qershor të 2018”, ka thënë Hahn.

Johannes Hahn ka kërkuar që shtetet rajonale të ndjekin shembullin e Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e krizave dhe ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

 

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi: Pozicioni i BE-së në dialog nuk ndryshon

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, thotë se pozicioni i BE-së në dialog nuk do të ndryshoj.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, tha sot me udhëheqjen re të BE-së, nuk do të ndryshojë pozicioni i saj në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se është e nevojshme që negociatat të vazhdojnë me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net

“BE është një ndërmjetës në negociatat. Federica Mogherini ka deklaruar shumë herë se ajo do të mbetet e përkushtuar deri në fund të mandatit të saj, i cili zgjat deri në tetor “, tha Fabrizi.

“Nga Rumania në Finlandë distanca nuk është e rëndësishme “, tha tutje ai.

 

Bërnabiq: E rëndësishme që Engel ishte në Beograd

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq thotë se është tejet e rëndësishme që kongresisti amerikan Eliot Engel ishte në Beograd.

Ka theksuar atë që ka folur me presidentin Aleksandar Vuçiq, megjithëse thotë se kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e Kosovës

Sipas saj, vetëm me bisedime mund të arrihet deri tek zgjidhja dhe kompromisi për çështjen e Kosovës, përcjell televizioni publik.

Ajo i tha TV Pink se është takuar dhe ka biseduar shkurt me Engel në pritjen në Ambasadën e SHBA-ve dhe ia kishte përcjell përshtypjet e bisedës me Vuçiqin.

Thaçi: ShBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi ka uruar sot ditëlindjen e 243-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi tha se çdo 4 korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur.

Tutje ai theksoi se edhe pas shumë shekujsh, ShBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë.

Opozita në Shqipëri i rikthehet protestave më 8 korrik

Opozita ka caktuar datën për protestën e radhës. A2 CNN ka mësuar se opozita do të dalë sërish në protestë të hënën e 8 korrikut, në orën 20:00.

Si para, ashtu edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit opozita dhe aleatët e saj kishin konfirmuar se aksioni i tyre do të vazhdonte deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Data e mbajtjes së protestës së 10-ë të opozitës së bashkuar u vendos pas takimeve që kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi me aleatët, krerët e partisë në rrethe dhe kryebashkiakët e djathtë.

Pas takimit me krerët e degëve dhe të bashkive të djathta, Basha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 10 kombëtare.

 

Putin viziton Romën dhe Vatikanin

Presidenti rus, Vladimir Putin, po viziton Romën ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit italianë dhe gjithashtu është planifikuar të takohet me Papa Françeskun në Vatikan.

Disa analistë, kanë thënë se vizita e Putinit, mund të vendosë bazat për një vizitë potenciale të Papës në Rusi.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, njoftoi se vizita e 4 korrikut, do të përfshijë bisedime me presidentin italian, Sergio Mattarella dhe kryeministrin Giuseppe Conte.

Udhëheqësi rus kërkon të forcojë lidhjet ekonomike me Italinë e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, i cili ka shprehur admirim për Putinin, ka bërë thirrje për lehtësimin e sanksioneve të BE-së të vendosura kundër Moskës, për shkak të aneksimit të Krimesë, dhe për mbështetjen e saj ndaj luftëtarëve separatistë në Ukrainën lindore.

Putin tha në një intervistë me gazetën italiane Il Corriere della Sera se vlerëson "angazhimin e Italisë për të forcuar mirëkuptimin reciprok në zonën euroatlantike".

Rusia dhe Perëndimi janë në tensione të vazhdueshme lidhur me çështjet që përfshijnë konfliktet e Ukrainës dhe Sirisë, ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet e vendeve të tjera, dhe sulmin nervor ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin jugor britanik, Salisbury.

Përmbytje masive në Rusi, 18 të vdekur

Rajoni i Irkutsk në Rusi është përfshirë nga përmbytje masive.

Si pasojë e këtyre përmbytjeve kanë humbur jetë të paktën 18 persona.

Gjithashtu nga përmbytjet e mëdha janë dëmtuar mijëra shtëpi, biznese etj.

Autoritetet vendase janë akuzuar nga organizatat e huaja se nuk ofrojnë ndihmë të mjaftueshme për të prekurit nga këto përmbytje.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në jug dhe bregdet të Malit të  Zi  mban mot me diell dhe shumë i nxehtë, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

         Temperaturat: Podgoricë 36, H. Novi e Cetinë 33, Budvë 32, Beranë e Plavë 30, Ulqin e B. Pole 29, Plevle e Rozhajë 28, Plluzhinë 27, Shavnik 25, Kollashin 23 dhe në Zhablak 20.

            Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell , mirëpo në orët e pasdites dhe të mbrëmjes , kryesisht në viset kontinentalen do të mbajë mot i vranët dhe vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 36 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се