Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 07. 2019. 18:27   >>  18:29

Ditari 10.07.2019

10.07.2019

Nuk shoh hapësirë për konflikt me KOS 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një intervistë dhënë televizionit BN, ka theksuar se nuk sheh kurrfarë konflikti me kishën ortodokse serbe, KOS.

Ai, mendon se do të rruhet atmosfera e mirë ndërmjet shtetit  dhe Bashkësive fetare të cilat funksionojnë në territorin e Malit të Zi. “ Ne që jemi në strukturat shtetërore nuk shohim hapësirë për një konflikt të tillë dhe nuk kemi hyrë në sjelljen e ligjit me ide të konfrontimit, por të përpiqemi të sjellim  një ligj të ri, si pjesë e sistemit të ri juridik në Mal të Zi, i cili duhet ta rregullojë ligjin nga koha e ish Jugosllavisë të vitit 1976 ose 1977. Natyrisht kur sillet një ligj i tillë me të cilin definohet raporti ndërmjet shtetit dhe kishës, atëherë pa tjetër duhet definuar edhe çështja e pronës”, ka theksuar Gjukanoviq.

Gjukanoviq, ka theksuar se kjo çështja pa dyshim ka qenë shumë problematike për kishën ortodokse serbe në Mal të Zi.

“Jemi konsultuar me ekspertët evropianë nga sfera e drejtësisë dhe ata na kanë dhënë të drejtën që ta vazhdojmë rrugën në të cilën jemi nisur dhe se kjo do të jetë në përputhshmëri me standardet juridike evropiane nga kjo fushë”, ka theksuar Gjukanoviq.

Në pyetjen nëse marrëveshja e pushteteve në Tiranë dhe në Prishtinë për pjesëmarrjen e përbashkët kur është fjala për politiken e tyre të jashtme donë të thotë “Shqipëri e madhe”, presidenti Gjukanoviq, ka theksuar se kur ndokund, dështon perspektiva evropiane atëherë lindin edhe ide të tilla të cilat në fillim nuk kanë pretekst të keq ashtu siç supozojmë ne tani.

Nesër pritje në Cetinë me rastin e ditës së shtetësisë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të organizojë pritje me rastin e 13 korrikut, Ditës së shtetësisë, nesër në Cetinë, në rezidencën e presidentit duke filluar nga ora 20. Në pritje janë ftuar përfaqësuesit e jetës politike, shkencore, kulturore afariste dhe sportive të Malit të Zi, pastaj heronjtë e popullit, ish funksionarët dhe funksionarët më të lartë të shtetit si dhe përfaqësuesit e korit diplomatike dhe përfaqësues të lartë të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, është kumtuar nga Kabineti i presidentit, Gjukanoviq.

 

Kompanitë amerikane do të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës rrugore

Përfundimi i autostradës Tivar- Bolare, ndërtimi i qarkores në qytetet bregdetare, si dhe valorizimi i aeroporteve janë projekte të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Malit të Zi, ka theksuar ministri për komunikacion dhe detari, Osman Nurkoviq, me rastin e takimit me ambasadoren e SHBA, Xhudi Rajzing Rajnke, e cila ka theksuar se ekziston interesimi që kompanitë amerikane të japin kontribut në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Mal të Zi.

Nurkoviq, me ambasadoren Rajnke, ka ndarë informatën për projektet konkrete të cila aktualisht realizohen me theks të veçantë dhe informata detaje për autostradën Tivar-Bolare, për afatin e përfundimit të pjesës së parë prej Smokovcit deri në Mateshev.

Ai ka theksuar se e konsideron shumë të rëndësishme përfundimin e pjesës së parë të autostradës për zhvillimin e mëtejmë të Malit të Zi, kurse vazhdimi i ndërtimit të dy pjesëve të tjera dhe bashkëngjitja  e saj me Serbinë, autostrada do të bëhej gjenerator i zhvillimit ekonomik të Malit të Zi, sidomos të pjesës veriore të shtetit, e cila disponon resurse të mëdha zhvillimore e që për momentin nuk janë të shfrytëzuara sa duhet. Ambasadorja, Rajnke, ka theksuar se është interesuar që tu jepet shansi kompanive amerikane të cilat tregojnë interesim të shtuar për projektet e radhës në Mal të Zi, dhe të cilat me njohuritë e veta dhe teknologjitë mund të japin kontribut në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Mal të Zi.

Mali i Zi, ka rol të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar gjithnjë e përjeton Malin e Zi, si aleatë të NATO-s, i cili ka rol vendimtarë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë, ka deklaruar ministrja britanike e mbrojtjes, Peni Mordant. “Para vetëm dy javësh, lordi Hau, sekretar shtetëror i mbrojtjes, e ka vizituar Malin e Zi,  dhe së bashku me të kanë arritur edhe dy aeroplan bombardues të tipit “Eurofajter Tajfun”. Me këtë vizitë, është vërtetuar gatishmëria e mbretërisë së bashkuar për bashkëpunim më intensiv me partnerët në Mal të Zi,  në fushën e mbrojtjes, trajtimit dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe nacionale në fushën e sajber mbrojtjes.

Mbretëria e bashkuar, vazhdon ta përjetojë Malin e Zi si aleatë të NATO -s i cili ka rolë  vendimtarë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar ajo në tekstin  e vetë autorial, është kumtuar nga ambasada britanike në Podgoricë. 

Ajo, ka theksuar se gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, është njoftuar me ministrin e mbrojtjes malazeze, Predrag Boshkoviq. “Gjatë dy ditëve kemi folur për shumë tema të rëndësishme duke filluar prej mosrespektimit të marrëveshjes për fuqinë bërthamore me rreze të mesme nga ana e Rusisë deri tek adaptimi i NATO-s,  ndaj natyrës së konflikteve aktuale.

Vendimet të cilat janë sjellje garantojnë se NATO, do të jetë i gatshëm të ballafaqohet me sfidat e ardhshme dhe do të kontribuojë në sigurinë kolektive të qytetarëve”, ka theksuar Mordant.

Janë paguar mbi gjysme miliardë euro tatime

Drejtoria e tatimpagimeve, në qershor ka inkasuar 92 milion e 641 mijë e 759 euro  ose rreth 6% më tepër se në vitin e kaluar, kurse prej fillimit të këtij viti gjithësei janë grumbulluar 536 milion e 488 mijë e 803 euro; 48.5 milion euro me tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 34  milion mbi planin e paraparë.

Siç theksohet në kumtesën e drejtorisë së tatim pagimeve, bruto pagesa e tatimeve në vlerën shtesë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti ka qenë118 milion e 427 mijë e 796 euro, ose  14 milion euro me tepër, respektivisht 13% më tepër se në vitin e kaluar . “Duke pasur para sysh sezonin turistik, të cilin e karakterizon rritja e dukshme e prodhimit të afarizmit, sidomos në sektorin hotelier dhe të shërbimeve, muajt verorë paraqesin periudhën më të rëndësishme për realizimin e të ardhurave buxhetore për shkak të vëllimit të shtuar të afarizmit , kështu që pritet që përmes aktiviteteve të shtuara gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, do të grumbullohen mbi 300 milion euro”, kanë theksuar nga drejtoria e tatim pagimeve.

 

4 milion euro shtesë për zhvillimin e Veriut

Përmes projektit të zhvillimit të zonave rurale, të cilin e realizon qeveria e Malit të Zi me ndihmën e Fondit ndërkombëtar për zhvillimin e bujqësisë, gjatë këtij viti, do të investohen 4 milion euro shtesë. Investimi, do të realizohen në 7 komuna të përfshira me projekt; Nikshiq, B. Pole, Beranë, Mojkovc, Zhablak dhe Petnjicë, në të cilat do të ndërtohen ujësjedhës të ri dhe rrugë të reja dhe do të përkrahet numër i konsiderueshëm i bujqve në pjesën që ka të bëjë me avancimin e prodhimtarisë dhe plasmanin e prodhimeve të veta. Këtë, e ka deklaruar nënkryetari i qeverisë e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Millutin Simoviq, sot në Mojkovc.

Simoviq, ka paralajmëruar se si rezultat i projektit të sivjetmë do të asfaltohen 32 km rrugë rurale, ku do të investohen 2.24 milion euro.  Në projektet e furnizimit me ujë përmes programit të zhvillimit të zonave rurale do të investohen rreth 900 mijë euro, ka theksuar Simoviq. Ai, ka shtuar se këtë vit në këto komuna për blerjen e bagëtisë dhe të pajisjeve tjera, do të ndahen rreth 850 mijë euro.

Fillon mbikëqyrja e komunikacionit nga ajri

Mbikëqyrja e komunikacionit nga ajri të cilën e realizon Drejtoria e policisë, ka filluar prej sot dhe do të zgjasë deri në fund të sezonit turistik. Aksioni me emër “Helikopteri” siç thuhet në njoftimin e policisë fillon me fluturimin e helikopterit nga heliodrumi i Qendrës Klinike në Podgoricë. Aksioni “Helikopteri” do të zhvillohet deri në fund të sezonit turistkik në kuadër të punës së shtabit për aksione operative “Vera 2019” me qëllim të dhënies së përkrahjes patrullave të komunikacionit në mbajtjen e sigurisë së komunikacionit nëpër rrugët e Malit të Zi, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Seanca  e Kuvendit, shtyhet për më 18 korrik

Këtë të enjte nuk do të ketë  parlament, pasi  seanca plenare e parashikuar të mbahet nesër me 11 korrik është shtyrë për në datën 18 korrik.

"Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare", njofton Kuvendi.

Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.

 

Serbia dhe Bullgaria, ulin tensionet e disa ditëve më parë

Disa ditë pas porosive të ashpra, të cilat shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ia kishte dërguar kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov, për shkak të qëndrimeve të kundërta për Kosovën, Serbia dhe Bullgaria i kanë ulur “shtizat” dhe i kanë vënë pikë tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Bullgarisë, Borisov dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nga samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Jahorinë të Bosnjë e Hercegovinës, kanë dërguar porosi se të gjitha mosmarrveshjet janë sqaruar. Menjëherë pas kësaj, nga kabineti i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, është komunikuar se deklarata e Borisovit për Kosovën është “interpretuar gabimisht”. Borisov dhe Bërnabiq, para kamerave në Jahorinë kanë porositur që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të mira dhe nuk ka nevojë për tensione. Ndonëse, sikurse edhe me vendet tjera fqinje, burimi i problemit mbetet qasja e ndryshme ndaj Kosovës, marrëdhëniet diplomatike të Serbisë dhe Bullgarisë, deri më tash, sipas vlerësimeve të autoriteteve, kanë qenë relativisht të mira. Të dyja vendet janë pjesë e disa organizatave dhe marrëveshjeve rajonale, të cilat përfshijnë edhe Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Pakti për stabilitet, Iniciativa e Evropës Qendrore dhe Organizata për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi.

 

 

Autoritetet ndalojnë hyrjen e ministrit Vulin, në Kosovë

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj.

Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se, vet kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim, pasi “qeveria e Serbisë e di se çdo lloj vizite në Kosovë është e ndaluar për Ministrin e Mbrojtjes”.

Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast.

Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me histori të përbashkët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që vendi të kremtojë bashkë me Bullgarinë datat e rëndësishme historike të lidhura me Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, Shën Kliment të Ohrit, Shën Naum dhe mbretin Samuill. Deri në fund të këtij viti komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet e historisë dhe arsimit duhet t’i zgjidhë çështjet e përbashkëta historike të lidhura me Kryengritjen e Ilindenit dhe Goce Dellçevin.

Shkupi përkrah propozimin e komisionit për shqyrtimin e materialit mësimor të lidhur me Mesjetën në librat shkollore bullgare për klasën e gjashtë dhe në ato maqedonase për klasën e shtatë deri në fundin e vitit 2019. Gjatë kremtimeve të përbashkëta duhet të shpjegohet e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët dhe kjo të bëhet publikisht, bëri thirrje qeveria maqedonase.(BNR)

 

Vendet evropiane, i bëjnë thirrje Iranit të respektoj marrëveshjen bërthamore

Vendet evropiane, që janë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin, i bën thirrje Teheranit të tërhiqet nga hapat e fundit për të rritur nivelin e uraniumit të pasuruar.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 9 korrik, Gjermania, Britania, Franca dhe Bashkimi Evropian shprehën "shqetësim të thellë se Irani nuk po përmbush disa nga angazhimet e tij, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015".

Irani njoftoi më 8 korrik se kishte pasuruar uraniumin, përtej nivelit të pastërtisë prej 3.67 për qind, të lejuar sipas marrëveshjes, duke kaluar nivelin 4.5 për qind.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve "të veprojnë me përgjegjësi drejt uljes së tensioneve të vazhdueshme".

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

 

Anulohet një takim i zyrtarëve të lartë Amerika  dhe Britanik

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka treguar respekt ndaj kryeministres, dhe Britanisë së Madhe.

Komentet vijnë, pasi presidenti Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch si një njeri “shumë budalla”.

Presidenti, kritikoi edhe kryeministren në largim, Theresa May, duke thënë se ajo kishte injoruar këshillën e tij për Brexit-in.Ndërkohë, është anuluar një takim i planifikuar i sekretarit britanik të Tregtisë ndërkombëtare, Liam Fox me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në SHBA. E gjithë kjo përplasje mes zyrtarëve amerikanë dhe britanikë vjen pasi të dielën u publikuan dokumente të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në SHBA, e quante administratën e Trumpit, të “paaftë”.Ndërkohë qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.

 

SHBA, të veprojnë lidhur me vrasjen e gazetarit saudit , Khashoggi

Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar, paralajmëroi një eksperte e Kombeve të Bashkuara.

"Heshtja nuk është opsion. Duhet të veprojmë", tha Agnes Callamard. Hetimet e saj konstatuan se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll ka qenë "një ekzekutim jashtëgjyqësor". Callamard, raportuese e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, tha se Khashoggi është "vrarë brutalisht" brenda konsullatës më 2 tetor. Raporti i saj 101-faqesh, i publikuar në qershor, konstatoi se ka "dëshmi të besueshme" se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë janë individualisht përgjegjës për vrasjen e Khashoggit. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, ka jetuar në SHBA dhe ka shkruar për gazetën Washington Post. Ai është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut.

Temperaturat: Tivar 27 gradë, Budvë e Petrovac 26, Ulqin 25, Podgoricë e H. Novi 24, Cetinë 21, Beranë, B. Pole e Plavë 17, Plluzhinë, Shavnik e Andrijevicë 16, Plevle, Nikshiq e Kollashin 15 dhe në Zhablak e Rozhaj 13 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë, nga drejtimet veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 19, kurse më e larta e ditës. prej 17 deri në 31 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се