Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 07. 2019. 19:09 >> 19:20

Ditari 12.07.2019

12.07.2019

Manifestimi qendror do të mbahet në Danillovgrad

Nesër në Mal të Zi shënohet 13 korriku Dita e shtetësisë. Manifestimi qendror me rastin e Ditës së shtetësisë të Malit të Zi dhe të kryengritjes së popullit malazez do të mbahet nesër në sheshin e qytetit në Danillovgrad. Në solemnitet do të flasin kryeministri Dushko Markoviq, kryetarja e Komunës Zorica Kovaçeviq dhe kryetari i Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ dhe antifashistëve të Malit të Zi, Zuvdia Hoxhiq. Dita e shtetësisë kremtohet në shenjë kujtimi në 13 korrikun të vitit 1878 kur Mali i Zi në kongresin e Berlinit është njohur si shtet i pavarur, si dhe në shenjë kujtimi në 13 korrikun e vitit 1941 kur populli i Malit të Zi e filloi kryengritjen kundër fashizmit. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në pritjen e organizuar mbrëmë me rastin e Ditës së shtetësisë në Cetinë ka theksuar se Mali i Zi sërish është shtet i pavarur, shtet ekonomikisht i qëndrueshëm dhe me perspektiv i cili tani më bënë një jetë evropiane dhe me optimizëm real e sheh të ardhmen e vetë evropiane. Ai ka theksuar se 13 korriku i vitit 1878 dhe i vitit 1941 me rëndësinë e vet, rezultatet, vlerat dhe mesazhet e përjetshme e kanë përcaktuar rrjedhën e historisë malazeze. “Falë këtyre kufitarëve historik por edhe guximit të gjeneratave të sotme, Mali i Zi përsëri është shtet i pavarur i njohur nga Bashkësia ndërkombëtare dhe bashkësi stabile shumë nacionale”, ka theksuar Gjukanoviq.

Dorëzohen çmimet e 13 korrikut

“Veprimtaria krijuese e cila mbetet si investim për gjeneratat e ardhshme askurrë nuk mund të shpërblehet sa duhet”, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq me rastin e ndarjes së çmimit të 13 korrikut si mirënjohje më e lartë shtetërore laureatëve të sivjetmë. Brajoviq sot në vilën “Gorica”, çmimet ua ka dorëzuar laureatëve, Dragan Peroviq, historian, profesorit Bozhidar Shekullarac dhe shkrimtarit Pavle Goranoviq. Ai fituesve të këtij çmimi u ka rekomanduar se ua lenë në amanet çmimin e 13 korrikut që ta ruajnë dhe ta mbrojnë atë veprat e tyre edhe në të ardhmen dhe me krijimtari akoma më të mirë.“Sepse, veprimtaria krijuese e cila mbetet si investim për gjeneratat e ardhshme askurrë nuk mund të shpërblehet sa duhet”, ka theksuar Brajoviq. Ai ka shtuar se sot përkulemi më pietet viktima të cilat e kanë vendosur jetën e vetë në mbrojtje nga e keqja më e madhe e njerëzimit, nga fashizmi. Historiani Dragan Peroviq, në emër të fituesve të çmimit, e ka falënderuar jurinë që ka bërë zgjedhjen që veprat e tyre me vite të mbajnë dekoratën e çmimit më prestigjioz të shtetit. Ai ka shtuar se ky çmim paraqet kurorën e punës shumë vjeçare të përpjekjeve dhe të dëshirave që në njëfarë mënyre të kontribuohet në jetën kulturore të Malit të Zi.

Do të punojnë 5 shtëpi të shëndetit

Objektet shëndetësore Blloku 5, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Zetë do të punojnë gjatë tri ditëve të ardhshme, është kumtuar nga shtëpia e shëndetit në Podgoricë. Mjekët e zgjedhur për të rritur do të punojnë në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konikë, gjatë ditëve të festës prej orës 7 deri në ora 21. Gjatë ditëve të festës në objektet shëndetësore në Tuz dhe në Zetë do të punojnë prej orës 7 deri në ora 15, thuhet në kumtesë. Ndërkaq mjekët e zgjedhur për fëmijë do të punojnë në Nova Varosh 24 orë pandërprerë. Qendra për diagnostifikim laboratorik në objektin shëndetësor, Blloku 5, do të punojë gjatë ditëve të festës prej orës 7 deri në ora 21.

E diela dhe e hëna ditë pushimi

Ditë pushimi me rastin e Ditës së shtetësisë së Malit të Zi do të jenë e diela dhe hëna, është kumtuar nga Ministria për punë dhe çështje sociale. Në bazë të ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera, Dita e shtetësisë kremtohen me 13 dhe 14 korrik.“Pasi që dita e dytë e festës është të dielën, ditë pushimi për këtë festë shtetërore do të jenë e diela dhe e hënë”, thuhet në kumtesë. Theksohet se organet shtetërore dhe organet e administratës lokale, institucionet publike, ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë veprimtaritë me interes publikë janë të detyruara që gjatë ditëve të festës të sigurojnë kryerjen e punës ndërprerja e të cilës mund të këtë pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shtetin.

Aprcoviq zgjedhet kryetar i Kotorrit

Kryetari i Këshillit komunal të PDS të Kotorrit Zelko Aprcoviq është zgjedhur sot kryetar i kësaj komune. Ai në mbledhjen e sotme në të cilën kane marrë pjesë 17 këshilltarë të shumicës së re kuvendore, të cilën e përbëjnë PDS, Socialdemokratët, Partia Liberale, Iniciativa Qytetare kroate dhe Bruna Llonçareviq, është zgjedhur njëzëri. Pas zgjedhjes, Aprcoviq ka deklaruar se atë që nuk është realizuar në vitin e kaluar, do të përpiqet që ti realizoje gjatë mandati te tij, transmeton portali i RTMZ. Ai po ashtu ka përsëritur se në mbledhjen e ardhshme do të miratohet buxheti i komunës. Të gjithë të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme do të marrin ftesën që të vinë dhe të bisedojmë për të ardhmen e Kotorrit, ka shtuar Aprcoviq. Këshilltarët e Kuvendit komunal të Kotorrit kanë shkarkuar për herë të dytë me 8 korrik Vlladimir Jokiqin nga funksioni i kryetarit të Komunës Kotorr. Po ashtu në funksionin e kryetarit të Kuvendit komunal të Kotorrit është zgjedhur Jovo Sugjiq, pas shkarkimit të ish kryetares Dragica Peroviq.

Nënshkruhet vendimi për shpalljen e parkut të natyrës ”Kriporja e Ulqinit”

Sot, në prezencën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegut, ministrit të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Pavlle Radulloviq, shkëlqesisë së saj ambasadores së Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp, shkëlqesisë së tij ambasadorit të Republikës së Gjermanisë në Mal të Zi dr. Robert Veber, ndihmës ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Sasha Radulloviq, drejtoreshës së përgjithsme të Drejtorisë për Ambientin Jetësor Ivana Vojinoviq, kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, nënkryetares Hadixha Gjoni, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Ilir Çapuni firmosi Vendimin për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”, e cila u miratua në Kuvendin Komunal më 26 qershor 2019, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online. Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni kujtoi të pranishmit historikut e këtij vendimit nga momenti kur ajo ishte vetëm kërkesë programore e disa partive politike shqiptare për të vijuar me miratimin e Planit Hapsinor në Parlamentin e Malit të Zi me të cilin kjo zonë mbrohet, e deri te përpilimi i këtij vendimi nga komisioni 13 anëtarësh dhe miratimit i tij në Kuvendin Komunal. Në fund kryetari i Kuvendit në veçanti përshëndeti këshilltarët e Kuvendit Komunal për rolin konstruktiv gjatë tërë këtij procesi, komisionin, Qendrën për Mbrojtjen e Zogjve dhe shoqatat e tjera të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar dhe kanë vulosur një pakt për të ardhmen e Kripores. Së fundmi Çapuni shtoi se ky vendim e bën Kriporen një hapësirë unike, me simbolikë unike, që na mundëson që ardhmërisë dhe fëmijëve tanë t’i flasim me buzëqeshje dhe kokëlartë.

Votat i kemi siguruar në qershor, në tetor ka zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka deklaruar se muaji tetor do të jetë muaji kur në Kosovë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Deda thotë se që nga muaji qershor janë siguruar votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, dhe thotë se me të përfunduar zgjedhjet e brendshme në LDK, do të procedohet mocioni në Kuvend. Për rrëzimin e qeverisë, sipas deputetit Deda, nuk do të jenë determinuese votat e Listës Serbe, pasi që siç tha ai edhe pa këtë parti politike, tashmë janë siguruar mbi 61 deputetë që do votojnë pro rrëzimin të kësaj qeverie. “Unë shpresoj që në tetor do të mbahen zgjedhjet e reja. Pa Listën Serbe janë më shumë se 61 deputetë, kështu që votat e Listës Serbe nuk do të jenë përcaktuese për rrëzimin e qeverisë”, tha Deda. Kurse, sa i përket qeverisë Haradinaj, Deda tha se ajo është qeveri e skandaleve, duke shtuar se ikja e të rinjëve drejt vendeve perëndimore tregon qartë për gjendjen në të cilën tashmë është vendi. Kurse, për presidentin Thaçi, Deda thotë se tashmë ai nuk është relevant në aktualitetin e sotëm politik. Kjo për shkak se sipas Dedës, në momentin kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në dialogun Kosovë-Serbi, presidenti s’ka asnjë rol tjetër përveç atij këshillues.

Do t'i japim fund Qeverisë korruptive të Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar strukturave angazhim maksimal. "Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen" është shprehur ai. Pas mbledhjes Basha tha se beteja e opozitës për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar të Edi Ramës vazhdon, transmeton Oranews. “Njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës, vëmendja jonë drejt ndryshimit të ekonomisë së shqiptarëve. Vota iu takon qytetarëve, do i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës. Prioriteti ynë është ndryshimi i kësaj qeverie me anë të votë së lirë dhe të ndershme. Nuk jemi në këtë betejë për karriget tona, ato i dorëzuam, jemi këtu për interesin e qytetarëve”, tha lideri i opozitës shqiptare.

Presidenca Rumune dha rekomandime pozitive për Shqipërinë

Është mbajtur ceremonia e mbylljes së Presidencës Rumune në Këshillin e BE, ku morën pjesë ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ambasadori rumun në Tiranë, Mirçea Perpelea. Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, pavarësisht klimës së vështirë politike që është përballur. Pjesë të agjendës së saj, Presidenca Rumune ka pasur edhe çështjen e zgjerimit, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Soreca në fjalën e tij falënderoi Rumaninë, edhe për faktin se shteti rumun, në kohën që ka kryesuar Këshillin e BE ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë. Ndërkaq, ambasadori rumun në Shqipëri, Perpelea deklaroi se Rumania ka punuar për zgjerimin e mëtejshëm të BE, si dhe është përpjekur të jetë afër vendeve që duan të aspirojnë për integrim të plotë në Bashkimin Europian.

Qeveria e re greke (nuk) do të kontestojë marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut

Qeveria e re greke e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis nuk do të ndryshojë politikën e jashtme dhe evropiane. Gjatë kohës në opozitë Mitsotakis kundërshtonte Marrëveshjen me Shkupin. “Më pak tatime dhe më shumë investime”, ka premtuar Kyriakos Mitsotakis gjatë fushatës parazgjedhore. Politikani konservator ka premtuar se më së largu në gusht do të nxjerrë në parlament një propozim për tatime. Mbështetësit e tij u gëzohen shkurtimeve të tatimeve. Në Greqi nuk priten befasi të pakëndshme nga Mitsotakisi. Kryeministri do të zvogëlojë së pari të dhënat e shtetit e më pas priten hapa që mundësojnë përmirësimin e gjendjes në vend, thotë Kyrtsos për DW. Greqia në gusht të vitit 2018 ka dalë prej programit ndërkombëtar të shpëtimit financiar. Greqia ka normalizuar raportet me vendin fqinj në veri dhe ka hapur rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në kohën sa ishte në opozitë, Mitsotakis fliste kundër marrëveshjes, por duke lënë të hapur mundësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse rrugë tjetër nuk ka.

Turqia filloi vendosjen e sistemeve ruse S-400

Ministria turke e Mbrojtjes tha se dërgesa e parë e sistemit mbrojtës raketor rus, S-400, arriti në Turqi, vend anëtar i NATO-s, një zhvillim që mund të përshkallëzojë tensionet me Shtetet e Bashkuara që kanë paralajmëruar sanksione ndaj Ankarasë. Dërgesa e parë arriti në bazën ajrore Murted, afër Ankarasë, thuhet në një njoftim të ministrisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë punimeve të G20-tës muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë sanksione ndaj Ankarasë për shkak të blerjes së sistemet S-400. Presidenti Trump tha se Turqia nuk ishte trajtuar në mënyrë të drejtë, por ai nuk i përjashtoi sanksionet. Shtetet e Bashkuara thonë se sistemet S-400 nuk përputhen me rrjetin e mbrojtjes që përdor NATO-ja dhe mund të vënë në rrezik avionët luftarakë F-35. Marrëveshja me Rusinë, e para marrëveshje e tillë ndërmjet Rusisë dhe një vendi anëtar të NATO-s, ka nxitur shqetësime se Turqia po orientohet më afër sferës së ndikimit të Moskës. Turqia ka refuzuar t’i nënshtrohet trysnisë amerikane, duke ngulur këmbë se zgjedhja se çfarë pajisjesh mbrojtëse të blejë, është çështje e sovranitetit të saj.

SHBA do të nisë dëbimin masiv të imigrantëve të paligjshëm

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen. Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë "miliona" banorë të paligjshëm nga SHBA-ja. Operacioni pritet të nisë më 14 korrik, pasi u shty muajin e kaluar. Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës. Mbështetësit e të drejtave të imigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha. Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori kriminale.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 30 gradë, Tivar e Budvë 29, Herceg Novi 28, Ulqin 27, Cetinë 25, Bijello Pole 24, Nikshiq e Beranë 23, Plevle 22, Kollashin e Rozhaj 21 dhe në Zhablak 18 gradë. Për nesër para ditë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse gjatë pas ditës dhe në orët e mbrëmjes i vranët dhe vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryj erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 30 gradë celsius.

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се