Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 07. 2019. 18:45   >>  18:56

Ditari 19.07.2019

19.07.2019

Segmenti Smokovac -Mateshevë do të kushtojë 895 milion euro

Ndërtimi i pjesës prioritare të autostradës Smokovac – Mateshevë do të kushtojë rreth 895 milion euro , ka deklaruar në Kuvendin e Malit të Zi ministri i infrastrukturës Osman Nurkoviq. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD Sllaven Radunoviq ka theksuar se realizimi i këtij projekti është përcjell me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar në pajtim me dispozitat. Punimet shtesë në autostradë, siç ka theksuar Nurkoviq ,do të kushtojnë rreth 85 milion euro , gjë që ,siç ka theksuar ,është rreth 10 për qind me tepër se çmimi i paraparë i autostradës. Duke folur për situatën në Montengro Erllains , ministri Nurkoviq ka theksuar se kjo kompani mund të mbijetojë vetëm përmes një rikonstruktimi , sepse e vetme nuk mund ti paguaj borxhet. Ai ka përkujtuar se në këtë kompani janë të punësuar mbi 400 vetë dhe se shuarja e saj do të shkaktonte largimin e personelit teknik dhe të pilotëve dhe kjo , siç ka shtuar ai, do të ishte humbje e madhe dhe a pa kompensueshme.

Policia dhe mediet ta forcojnë bashkëpunimin

Duke pasur parasysh se policia, por edhe mediet punojnë në interes të qytetarëve, është e nevojshme të organizohen aktivitetet e përbashkëta të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e ndërgjegjes së qytetarëve mbi rëndësinë e respektimit të dispozitave dhe të denoncimeve për gabimet eventuale dhe veprat penale , ka theksuar drejtori i Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq në mëngjesin punues me përfaqësuesit e medieve. “Mëngjesi punues ka qenë rast për bisedë të hapur mbi sfidat në komunikim me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të mirë të cilën e realizojnë policia dhe mediet dhe me qëllim të tejkalimit të problemeve eventuale dhe me qëllim të informimit me kohë dhe të saktë të qytetarëve për temat e rëndësishme dhe aktuale, gjë që është qëllim i medieve dhe i policisë. Veloviq me këtë rast ka prezantuar strukturën e re organizative të Drejtorisë së policisë dhe rezultatet më të rëndësishme të punës të cilat i ka shënuar policia gjatë viteve të fundit”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së policisë.

Gjukanoviq i dorëzon ambasadorit Moçnik medaljen për merita

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka pritur ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Mal të Zi Mitja Moçnik në vizitën lamtumirëse dhe me këtë rast, në emër të shtetit të Malit të ZI ia ka dorëzuar Medalen për merita. Presidenti ka theksuar se kjo mirënjohje e lartë shtetërore është rezultat i bashkëpunimit shembullor ndërshtetëror dhe i përkrahjes dhe mirëkuptimit të Sllovenisë , i cili si i tillë daton që nga koha e ish Jugosllavisë dhe në veçanti ky bashkëpunim është intensifikuar në periudhën pas rivendosjes së pavarësisë së Malit të Zi , thuhet në kumtesë. Duke theksuar se lidhjet ndërshtetërore gjithmonë i krijojnë individët, ambasadorit të Sllovenisë kjo medalje i ndahet në shenjë respekti për kontributin e tij personal dhe profesional në avancimin e marrëdhënieve dhe për mirëkuptimin e nevojave të Malit të Zi që të ndërtojë të ardhmen e vetë evropiane, ka theksuar Gjukanoviq. Ambasadori Moçnik , duke u falënderuar për këtë mirënjohje , ka theksuar se është i nderuar për shkakun se vendit të vetë i ka shërbyer në Mal të ZI dhe ka kontribuar në përparimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Përmes vlerësimit se Mali i Zi meriton kujdesin e strukturave të ardhshme të Komisionit Evropian, ambasadori Moçnik ka theksuar se Sllovenia do të vazhdojë të jap kontributin e plotë për integrimit sa më të shpejtë të Malit të ZI në BE.

Vazhdon përkrahja për anëtarësimin e Malit të Zi në BE

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka pritur sot në vizitë lamtumirëse ambasadorin e Republikës së Sllovenisë Mitja Moçnik , i cili me këtë rast në veçanti ka theksuar vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Siç është kumtuar nga Kabineti i kryetarit të parlamentit, Brajoviq e ka falënderuar ambasadorin Moçnik në kontributin e tij dhënë gjatë ushtrurjes së misionit diplomatik të suksesshëm në Podgoricë , në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve të cilat kultivojnë miqësi tradicionale. Moçnik është shprehur i kënaqur me mikpritjen në Mal të Zi ,si dhe me miqësitë e krijuara në vendin tonë. Gjatë bisedimeve, në veçanti është apostrofuar vazhdimi i përkrahjes sllovene për anëtarësimin e Malit të Zi në BE , duke pasur parasysh se edhe angazhimi i tij i ardhshëm në Ministrinë e punëve të jashtme të Sllovenisë, mes tjerash do të këtë të bëjë edhe me politikën e zgjerimit, thuhet në kumtesë.

Zgjidhjet e reja ligjore me interes për Malin e Zi

Këshilli parlamentar për mbrojte dhe siguri ka përkrahur sot ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe siguri me të cilin është paraparë se urdhrin për aksionin e aeroplanëve të vendeve partnere , të cilat e mbrojnë hapësirën ajrore malazeze , e jep presidenti i shtetit. Ndryshimet e Ligjit janë përkrahur me votat e deputetëve të koalicionit në pushtet , kurse deputetët e FD ishin kundër. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se ndryshimet e propozuara janë cilësore dhe se janë në interes të shtetit të Malit të ZI. Ai sot në mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri ka theksuar se Mali i Zi e ka aprovuar konceptin e sigurisë kolektive , mirëpo, kontrata e Atlantikut Verior nuk nënkupton humbjen e një pjese të sovranitetit. Ai ka shtuar se është formuar shërbimi informativ ushtarak dhe se do të këtë formën e Drejtorisë me qëllim që të këtë peshë akoma më të madhe. Ky shërbim, ka theksuar Boshkoviq , në asnjë segment nuk i tejkalon ingjerencat e veta. Ndërkaq, deputeti i FD Predrag Bullatoviq ka theksuar se do të votojë kundër miratimit të ligjit të propozuar, para së gjithash për faktin se kjo aleancë politike , të cilës i takon ai , përkrah konceptin se Mali i Zi nuk është dashtë të anëtarësohet në NATO.

 

Përkrahet kodeksi etik për deputetët

Këshilli ligjdhënës i parlamentit ka përkrahur sot kodeksin etik , i cili siç është arsyetuar, paraqet pako të rregullave dhe të standardeve të sjelljes së deputetëve në parlament. Kodeksi etik , siç vlerësohet, është akt i vetërregullimit dhe hap i rëndësishëm përpara në ndërtimin e besimit ndërmjet deputetëve dhe qytetarëve. Sipas propozimit , deputeti është i detyruar që funksionin e vetë ta ushtrojë, jo në mënyrë të njëanshme , pa paragjykime dhe diskriminime në raport me racën , konfesionin , gjininë , përkatësinë nacionale , moshën , orientimin seksual , statusin social dhe pronësor dhe çdo llojllojshmëri tjetër , duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut. Deputeti në kryerjen e detyrës së vetë është i obliguar që të veprojë ekskluzivisht në interes të përgjithshëm dhe publikë dhe jo për interesa personale dhe as për interesa të individëve ose grupeve të ndryshme dhe as me qëllim të arritjes së përfitimeve të drejtpërdrejta ose indirekte , thuhet në tekstin e propozuar të kodeksit për deputetët.

 

Misioni në temën e mbrojtjes të të dhënave në javën e ardhshme në Mal të Zi

Misioni Peer review në temën e mbrojtjes të dhënave dhe qasjes së lirë në informata do të qëndrojë në javën e ardhshme në Mal të ZI. “Qëllimi i misionit është që Komisionit evropianë dhe Malit të Zi ti ofrojë vlerësimin e kornizës institucionale nacionale dhe të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes të dhënave personale dhe të qasjes së lirë informatave”, thuhet në kumtesë. Nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë kanë kumtuar se misioni në Mal të Zi do të qëndrojë prej të hënës deri të premten dhe atë do ta udhëheq eksperti i pavarur nga Sllovenia. Siç është paralajmëruar , të hënën do të mbahet takimi i pestë i Këshillit të përbashkët në temën e riatdhesimit ndërmjet Malit të Zi dhe BE . Nga ky sekretariat po ashtu është kumtuar që të hënën do të prezantohen edhe të dhënat statistikore nga fusha e riatdhesimit.

 

Ramush Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga specialja

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, njofton RTKLive. Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsye e këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar. Haradinaj, ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë. Ai tutje ka shtuar se taksa do të vazhdojë të mbetet. “Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër të i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.

Merkel tregon çfarë ka biseduar me Thaçin, Haradinajn dhe Vuçiqin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për media të mbajtur sot në Berlin ka folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç shkruan Reuters, ajo ka treguar se janë duke i shikuar mundësitë e rifillimit të dialogut dhe se për këtë ajo ka diskutuar me liderët e të dy vendeve. “Ne duhet të shohim se si do të rifillojmë dialogun. Unë kam folur me Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj”, tha Merkel, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Merkel ka folur edhe për takimin e Parisit, duke thënë se janë duke punuar ende për një gjë të tillë.“Ne kemi ofruar një takim në Paris, dhe jemi duke punuar ende për të “, ka shtuar kancelarja gjermane.Ajo ka thënë se vendosja e taksës nga Kosova për produktet serbe ka krijuar paqartësi rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit . Merkel ka deklaruar se taksa ka zmbrapsur dialogun dhe ka mundësuar ndonjë progres dhe ka thënë se për këtë gjë kishte folur me krerët shtetërorë në takimin e 29 prillit në Berlin. Për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Beograd të hënën ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, i cili është zotuar se në bashkëpunim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, do të rinisin dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë një takim i mundshëm thuhet se do të mbahet në fillim të vjeshtës, fillim i shtatorit apo eventualisht në tetor. Në këto përpjekje për rinisjen e dialogut edhe SHBA-të janë shprehur të gatshme për implikim direkt.

Këshilltari Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara. Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Përmes një postimi në Twitter, Bolton ka thënë se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.“Ishte kënaqësi të pres ministrin Daçiq. U pajtuam se dialogu me Kosovës duhet të lëvizë përpara, pasi asnjëra palë nuk fiton nga status-quoja. Koha për të vepruar të dyja palët është tani”, ka shkruar Bolton. Ndërkohë, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ministri i Jashtëm, Daçiq ka thënë se "administrata amerikane e kupton se problemi nuk është në Beograd, por problemi qëndron në Kosovë, në autoritetet e Prishtinës". Ai duke folur për takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, tha se “gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe paqësore për problemin e Kosovës mbetet lartë në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së presidentin amerikan Donald Trump”. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga Bashkimi Evropian është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi Qeveria në Prishtinë vendosi tarifa ndaj mallrave serbe. Autoritetet serbe kërkojnë heqjen e tarifës, në mënyrë që të kthehen në tryezën e bisedimeve, por Qeveria e Kosovës thotë se pa një kornizë marrëveshje që parasheh njohjen nga ana e Serbisë, nuk do ta shfuqizojnë tarifën.

 

Shpresojmë që në tetor të hapim negociatat me Maqedoninë e V.

Kryeministri finlandez, Antti Rinne deklaroi dje në Parlamentin Evropian se presidenca finlandeze e radhës e Bashkimit Evropian shpresonte që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapnin në tetor negociatat e anëtarësimit, sipas euractiv.com. ”Për sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shpresojmë të hapim negociatat e anëtarësimit në muajin tetor”, deklaroi Rinne. Kryeministri finlandez, Antti Rinne i tha gjithashtu Parlamentit Evropian se vendi i tij do të vazhdonte negociatat edhe për një sërë çështjesh të tjera të unionit. Rinne paraqiti katër prioritetet e presidencës finlandeze që janë forcimi i BE-së si lider global në çështjen e klimës, forcimin e vlerave të përbashkëta dhe sundimin e ligjit, forcimin e konkurrueshmërisë së unionit dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve.

”Duke u mbështetur në faktet më të rëndësishme, është e nevojshme që Bashkimi Evropian t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të tij. Këto përgjigje duhet të jepen njëzëri nga unioni dhe jo nga shtete të veçanta”, theksoi Rinne. “Kjo është arsyeja që ne i morën në konsideratë këto çështje në programin tonë”, shtoi ai.

 

Gjykata vendos: Holanda 10 për qind fajtore për masakrën e Srebrenicës

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995. Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet. “Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata. Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër. Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995. Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja. Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së. Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen.

Disa të vrarë nga shpërthimi pranë Universitetit të Kabulit

Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 27 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të Universitetit të Kabulit në Afganistan. Incidenti ndodhi përderisa studentët po prisnin për të marrë pjesë në një provim. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi militantët talibanë ndërmorrën sulme ndaj një stacioni policor në Kandahar, duke vrarë të paktën 12 dhe plagosur më shumë se 80 persona. Forcat afgane të sigurisë po përballen me sulme pothuajse të përditshme nga militantët talibanë, pavarësisht përparimit të raportuar në përpjekjet nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës gati afro 18-vjeçare të Afganistanit.

 

Miratohet buxheti dhe disa propozim-vendime të rëndësishme

Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal të Tuzit, u miratua edhe buxheti për pjesën e mbetur të vitit 2019, në shumë 1.680.000 euro. Nga kjo shumë, për shpenzime operative janë paraparë 1.2 milionë euro, kurse pjesa tjetër për investime kapitale. Në seancën e djeshme, u miratuan edhe mbi 30 pika të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit lokal. Shpenzimet operative në këtë Buxhet, përfshijnë të ardhurat bruto të të punësuarve, të ardhurat e tjera personale, shpenzimet për material, shpenzimet për shërbime, mirëmbajtje, shpenzimet e tjera dhe transfertat, kurse afro 500 mijë euro janë paraparë për investime kapitale, respektivisht projekte, siç janë; ndërtimi i disa shtigjeve për vrapim dhe ecje, rekreacion, Hartimin e disa zgjidhjeve ideore për disa projekte madhore siç janë tribuna e stadiumit të KF “Deçiq”, por edhe për mirëmbajtjen dhe mini investime për rrugët lokale, hartimi i projektit kryesorë për rekonstruksionin e udhëkryqit, rrethrrotullimit te kisha katolike në Tuz, rregullimin e sheshit të qytetit dhe disa projekte dhe investime tjera si edhe blerja e automjeteve zyrtare për nevojat e organeve të sapoformuara, siç janë Administrata e të ardhurave publike lokale, Policia komunale, Drejtoria për ndërtim, pronë dhe investime, sekretariate dhe shërbime. SO Tuzi

përgatiti, Senad Gilaj

Tuzi fiton targa me shkurtesën TZ

Duke filluar prej sot qytetarët, e Komunës së Tuzit edhe zyrtarisht do të kenë targat e veçanta të regjistrimit të automjeteve me shkurtesën TZ. Ky është rezultat pasi që në bazë të ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi , prej me një shtator Tuzi është Komunë e plotë . Ndërrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të reja do të bëhet gradualisht , pra me rastin e regjistrimit të automjetit.

 

Mbrëmje artistike kushtuar piktorit Gjelosh Gjokaj

Nesër mbrëma në galerinë e QKI “Malësia” në Tuz, fondacioni “Gjelosh Gjokaj” organizon mbrëmje artistike kushtuar këtij mjeshtri të madh e të njohur botërisht të pikturës dhe të grafikës, Gjelosh Gjokaj, të quajtur “Ngjarje dekadash” . Për këtë mbrëmje organizatorët kanë paraparë dy aktivitete. Së pari në galerinë e QIK “Malësia” do të hapet ekspozita e pikturave dhe e grafikave të piktorit Gjokaj duke filluar nga ora 20. Më pas, aktiviteti i dytë do të zhvillohet në sallën e QIK-ut ku do të përformojë sopranoja e njohur nga Shqipëria Inva Mula nën përcjelljen e maestro Genc Tukiqi. I tërë ky aktivitet është mbështetur edhe nga Komuna e Tuzit. Të përkujtojmë se Gjelosh Gjokaj u lindë në vitin 1933 në fshatin Milesh, Malësi e Madhe. Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë , studioi në Akademinë e Artëve në Beograd ku edhe u diplomua në vitin 1963. Një vit më pas Gjokaj themelon degën e grafikës në shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Në periudhën 1964-1969 punoi profesor në shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe së bashku me Mulliqin ishte njëri nga nismëtarët e themelimit të Fakultetit të Artëve Pamore ku e udhëhoqi degën e grafikës. Nga viti 1969 deri në vitin 1983 ai punoi dhe jetoi në Romë. Nga viti 1983 jetoi në Augsburg të Gjermanisë, kurse në vitet e fundit të jetës i kthehet vendlindjes së tij , Mileshit , i cili kishte lënë vulë aq të thellë në jetën e tij. Ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës. Gjokaj ishte laureat i Çmimit “Urdhri i Namit të Artë” i akorduar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi , fitues i çmimit “13 korriku” , fitues i çmimit “Kritikët Zgjedhin “ - Bollaffid Arte Moderna , Torino , Itali (1975). Gjokaj ishte anëtar nderi dhe laureatë i çmimit tradicional të “Art Club “- it, por edhe i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve tjera prestigjioze artistike të Gjermanisë , Italisë e gjetiu. Gjelosh Gjokaj ka lënë pas vetes si trashëgimi kulturore mbi 3 mijë vepra të çmuara artistike. Gjokaj u nda nga jeta me 25 shtator të vitit 2016 dhe është varrosur pranë shtëpisë në Milesh, të cilën ai e kishte ndërtuar para disa vitesh.

Pjeter Lucaj

Nesër mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore. Temperaturat: Podgoricë33, H. Novi e Budvë 29, Beranë, Nikshiq, Tivar e Cetinë 28, Plevle , Ulqin , Kollashin e Shavnik 27, Bijello Pole 26, Plavë e Rozhajë 24, dhe në Zhablak 21 .g.

Edhe për nesër në viset qëndro dhe jugore parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, kurse në veri në orët e pas ditës me vranësia të ndryshueshme dhe vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 36 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се