Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 09. 2013. 17:43 >> 18:09

LAJMET 10.09.2013

10.09.2013

Grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor  ka vërtetuar sot projekt ligjin për regjistrin zgjellor

Grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor  ka vërtetuar sot projekt ligjin për regjistrin zgjedhor me të cilin është parapa që ndryshimet në regjistër mund ti bejë vetëm ai që i udhëheqë ato, e jo si deri tani Komisioni Zgjedhor i shtetit.

Deputeti i PSP Neven Goshoviq i obliguar për hartimin e projektit në një regjistër unik zgjedhor ka theksuar se është ndryshuar neni i 3 i ligjit, me të cilin parashihet se ndryshimet në regjistrin zgjedhor mund ti bejë vetëm ai i cili i udhëheqë ato e askush tjetër. Kjo e drejtë duhet ti takojë ministrisë për punë të brendshme.

 

Këshilli  akcionarë  i  KAP  do të ketë 3 anëtar

Në këshillin e akcionarëvet të KAP i cili do të ketë 3 anëtar kanë hyrë perfaqësuesit e ministrisë së financave,të kompanisë të Aluminit te Evropës Qendrore dhe të Elektroekonomisë së Malit të Zi,është vendosur sot në gjyqin afaristë të Malit të Zi.

Drejtori i ndermarrjes në falementim i KAP Veselin Perishiq ka theksuar  se këshillin e akcionarëvet, sipas ligjit për falementim e formojnë akcionarët të cilët kanë kërkesa më të mëdha ndaj kompanisë. Përndryshe intersim për KAP kanë treguar deri tani 3 kompani nga India ,Gjermanija dhe Kroacija,perfaqësuesit e të cilëvet gjatë javës do ta vizotojnë fabrikën,shkruanë gazeta,, Dnevne Novine,,.Përveç këtyre 3 firmave më  parë interesim kanë treguar  edhe  HGL nga Gjermanija,Tosh Çelik i Turqisë dhe një kompani Polake.

 

Ivanoviq-Mali i Zi mund të llogarisë në Kinën

Mali i Zi mund të llogarisë në Kinën kur është fjala për ndërtimin e sistemit për vaditje,për makinerinë bujqësore si dhe panelat solar  të cilët do ta zgjidhnin problemin e mungesës së energjisë elektrike në viset rurale,ka deklarua ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq.

Ai qëndron për vizitë zyrtare  në Kinë dhe pas takimit me ministrin e atjeshëm të bujqësisë Han Çan Fu  ka theksuar se bisedimet ishin të frytshme dhe produktive.

 

Policia sot ka arrestuar në 5 qytete të Malit të Zi 16 individ të dyshuar  për prollimin ,mbajtjen dhe shitjen ilegale të narkotikëve

Policia sot ka arrestuar në 5 qytete të Malit të Zi 16 individ të dyshuar  për prollimin ,mbajtjen dhe shitjen ilegale të narkotikëve ,në mesin e të cilëve gjendet edhe një nëpunës policor,ka kumtuar drejtoria e policisë.

Këshilltarja për mardhenjet me opinjonin Tamara Popoviq ka theksuar se arrestimet janë bërë në kuadër të aksionit  disa mujor të titulluar ,,Marta,, të cilin nëpunësit e drejtorisë së policisë e kanë realizuar në bashkëpunim me prokurorin e lartë të shtetit në Podgoricë.Sipas fjalëve të sajë ky akcion është zhvilluar në Podgoricë,Tivar,Nikshiq,Kotor e Tivat.

 

Në institucionin në Malin e Kakarriqit, prej themelimit  të tij në vitin 2008 janë shëruar rreth 200 persona

Në institucionin publik për rehabilitimin e shfrytëzuesëve të narkotikëve në Malin e Kakarriqit, prej themelimit  të tij në vitin 2008 janë shëruar rreth 200 persona, prej të cilëve gati gjysma me sukses apstenon tash disa vjet,është kumtuar nga ky institucion.Të përkujtojmë se ky institucion sot shënon 5 vjetorin e egzistencës  dhe  sipas fjalëve  të drejtorit Aleksander Radinoviq formimi i tij e ka arsyetuar  egzistencën dhe qellimin.

 

Në 24 orët e fundit diçka më pak pacient

Mjekëve në Beranë prej fillimit të epidemisë deri sot në ora 7 të mëngjesit u janë paraqitur 1 mijë e 492 pacientë me dhimbje barku, prej të cilëve 10 gjatë 24 orëve të fundit.

Shërbimi epidemiologjiko-higjienik i shtëpisë së shëndetit në Beranë në bashkëpunim me institutin për shëndetin publik të Malit të Zi edhe sot ka vazhduar me realizimin e anketimit epidemiologjik të banorëve me dhimbje barku si dhe me marrjen e mostrave nga pacientët për diagnostifikimin mikrobiologjik. Vazhdon apeli ndaj banorëve të Beranës që për pije ende të shfrytëzojnë ujin e blerë në shishe përmes masave të shtuara higjienike.

 

Beogradi shpërndan kuvendet e 4 komunave serbe

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë sot kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në njoftimin e ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme. Qeveria e Serbisë, në seancën e sotme, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ky mekanizëm, i cili ka për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, parashihet me Marrëveshjen për Normalizim të Marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.

 

Vazhdon bllokada në vendkalimin kufitar Bllacë

Vazhdon edhe sot të mbetet i bllokuar në tërësi qarkullimi i makinave në vendkalimin kufitar Bllacë. Kamionët transportues dhe autobusët e shoqatës “Malamatrans” kanë bllokuar korsitë për hyrje dhe dalje në Maqedoni, në shenjë revolte ndaj embargos së mallrave të vënë nga autoritetet kosovare. Për momentin qytetarët e Kosovës, por dhe ata të Maqedonisë për të qarkulluar po e shfrytëzojnë vendkalimin kufitar të Glloboçicës.Mediat proqeveritare në Maqedoni kanë thënë se Shkupi është i gatshëm, të vërë në zbatim edhe regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, me të vetmin qëllim pezullimin e embargos.

Kurse, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës edhe sot thanë se janë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të gjitha vendet, por përsëritën se masat a ndërmarra ndaj Maqedonisë janë bërë me qëllim të balancimit të veprimeve të qeverisë maqedonase. Ministri i Financave, Besim Beqaj shprehu keqardhje për bllokimin e tërësishëm të kufirit nga ana e Maqedonisë, por theksoi se qeveria e Kosovës gjithnjë do ta ruajnë identitetin shtetëror, interesin e qytetarit dhe të ekonomisë vendore. ”Qeveria e Kosovës ka qenë e shtyrë të marrë vendim për bllokimin e mallrave me origjinë nga Maqedonia, si kundërpërgjigje ndaj masave të marra nga qeveria maqedonase, fillimisht për bllokimin e miellit dhe më pas edhe për pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve”, ka theksuar Beqaj.

 

Gruevski mbledhje urgjente për krizën me Kosovën

Qeveria e Maqedonisë ka nisur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën e krijuar lidhur me embargon dhe ‘luftën’ tregtare me Kosovën. Zyra e shtypit e qeverisë informon se mbledhja në orën 11.00 është thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç mësohet ka disa opsione për të vendosur lidhur me situatën e krijuar me vendin fqinj, pas vendosjes së embargos së plotë nga pala e Kosovës për prodhimet e Maqedonisë si dhe nga ana tjetër, vendosjen e taksës kufitare për shtetasit e Kosovës nga ana e autoriteteve të Shkupit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha theksoi se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit të Ekonomisë, Valon Saraqini, pas takimit të djeshëm në Prishtinë më ministrat homolog të Kosovës.“Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit Saraqini, se çfarë është diskutuar dhe ka dalur si vlerësim nga takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministren dhe ministren e tregtisë dhe industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila”, ka theksuar zëdhënësi Hoxha.

 

Giffoni: Kosova është pjesë e shoqërisë evropiane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael L.Giffoni. Pasi u falënderua për pritjen, ambasadori Michael L.Giffoni, theksoi se periudha sa shërbeu në Kosovë përbën vite të rëndësishme të zhvillimeve në Ballkan dhe rrugëve të këtij Rajoni drejt Bashkimit Evropian,duke shprehur njëkohësisht kënaqësinë që ka qenë edhe pjesëmarrës i lindjes dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Ndërkaq,duke falënderuar kryekuvendarin Krasniqi për bashkëpunimin,theksoi se Kosova do të ketë vazhdimisht përkrahjen e Italisë.”Si shtet ne kemi nevojë për stabilitet në Kosovë. Megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e BE-së, ajo është pjesë e shoqërisë evropiane. Kur të sigurohet perspektiva e Ballkanit do të kemi një Evropë të vërtetë”, tha në fjalën e tij ambasadori i deritashëm i Italisë në Kosovë, Michael L.Giffoni.

 

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

Njëqindedyzet deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, kanë bërë sot betimin. Kryetar i Kuvendit  është zgjedhur Ilir Meta nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila është në koalicion me Partinë Socialiste."Kuvendi i ri duhet të çojë përpara agjendën evropiane dhe duhet të lëmë pas frymën konfliktuale", ka thënë Meta, raportojnë mediat në Tiranë.

Po sot, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka mandatuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për krijimin e qeverisë së re.

 

Irani “nuk heq dorë” nga programi bërthamor

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se “qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga e drejta e popullit për program bërthamor”. Ai i ka bërë këto komente  sot, në një takim me klerikët.

Rohani ka thënë se vendet perëndimore duhet ta kuptojnë se do të arrijnë “shumë pak sukses përmes sanksioneve dhe presionit” kundër Iranit. Ai ka thënë se nëse Perëndimi përdor “gjuhën e logjikës, arsyes dhe të mirëkuptimit” në negociatat bërthamore, Teherani është i gatshëm për “gjuhë të urtësisë, maturisë dhe logjikës”. Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, do të takojë këtë muaj në Nju Jork shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për të rifilluar bisedimet mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit. Perëndimi dyshon se ai ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Republika Islamike hedh poshtë akuzat.

 

Rice: Aksioni në Siri s’do të ishte luftë

Këshilltarja për siguri kombëtare e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se asnjë veprim ushtarak në Siri “nuk do të jetë një tjetër luftë”. Duke folur në Uashingon, Susan Rice ka thënë se Shtetet e Bashkuara “duhet të marrin masa me kujdes dhe përgjegjësi” për të degraduar kapacitetin kimik të Qeverisë siriane, pas sulmit të dyshuar kimik më 21 gusht.

Ajo ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë përpjekje për një rezolutë politike të OKB-së për luftën civile në Siri. Administrata Obama tenton të bindë ligjvënësit dhe publikun skeptik se sulmet e kufizuara janë në interes të sigurisë kombëtare dhe nuk nënkuptojnë angazhim të stërzgjatur të SHBA-së në një luftë të huaj.

 

Obama: Propozimi rus për Sirinë, pozitiv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se propozimi i Rusisë, që Siria të dorëzojë të gjitha armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar, është një “zhvillm me mundësi pozitive”, por ka shfaqur shqetësimin se ideja mund të përdoret si taktikë bllokuese.

Në një intervistë për programin “News Hour”, Obama ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, në lidhje me propozimin në fjalë. Komentet vijnë në kohën kur ligjvënësit amerikanë po debatojnë nëse duhet t’i jepet autorizimi administratës Obama, për të kryer operacione ushtarake kundër caqeve të Qeverisë siriane, e cila besohet se ka kryer sulm kimik. Me shfaqjen e propozimit për dorëzimin e armëve kimike, udhëheqësi i shumicës në Senat, Harry Reid, ka shtyrë votimin për autorizim, të planifikuar për  nesër.

 

Baku i "ndalon" vizitën delegacionit amerikan

Një vizitë e një delegacioni amerikan në Azerbajxhan është shtyrë deri pas zgjedhjeve presidenciale të vendit, të parapara për 9 tetor. Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Baku i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vizita, e cila do të udhëhiqej nga zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Thomas Melia, është shtyrë me kërkesë të Qeverisë së Azerbajxhanit. Arsye për vendimin nuk janë dhënë. Delegacioni pritej të arrinte në Baku  ditën e djeshme, për të vëzhguar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale. Ambasada Amerikane ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se do të vazhdojë të monitorojë mjedisin parazgjedhor në Azerbajxhan dhe të inkurajojë zgjedhje të lira dhe të drejta.

 

Iran: 44 të vdekur nga ndeshja e autobusëve

Së paku 44 njerëz e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy autobusëve në jug të Teheranit. Sipas mediave iraniane, përplasja ka ndodhur pasi njëri nga autobusët ka dalë në korsinë e kundërt, për shkak të një gome të shfryrë. Më shumë se 20,000 njerëz humbin jetën në aksidente rrugore çdo vit në Iran.

 

Human Rajt Woç : Regjimi sirian ka kryer sulmin

Human Rajt  Woç ka thënë se provat sugjerojnë “fuqishëm” se sulmi i 21 gushtit me armë kimike në Siri është kryer nga forcat qeveritare.


Organizata për të drejtat e njeriut, me seli në SHBA, ka thënë se ka arritur në këtë konstatim, pasi ka analizuar të dhënat nga dëshmitarët, mbetjet e armëve që janë përdorur në sulm dhe të dhënat mjekësore për viktimat.
Raporti thotë se agjenti sarin ka shumë gjasa që të jetë përdorur në sulm.
Ai është lëshuar në kohën kur administrata Obama kërkon miratimin e Kongresit për operacione të mundshme ushtarake kundër regjimit sirian, për shkak të sulmit kimik. Administrata Obama është duke shqyrtuar po ashtu propozimin e mbështetur nga Rusia, i cili kërkon nga Siria që të dorëzojë të gjitha armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar.

 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.Temperaturat në orën 14; Petrovac 31,Tivar 30,Podgoricë e Budvë 29,H.Novi 27,Ulqin e Andrievicë 26,Beranë,Plevle,cetinë.B Pole e Tivat 25,Nikshiq 24,Kollashin ,Plavë e Rozhajë 23,Shavnik 22 dhe Zhablak 19 gc. Për nesër metereologët parashohin mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta të shiut.Do të frykë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i i veriut. Temperatura e mëngjesit do të sidhet prej 9 deri në 20 kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се