Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 08. 2019. 18:53   >>  18:56

Ditari 05.08.2019

05.08.2019

Qeveria ta pranojë peticionin dhe ta  ruaj  Sinjaevinën

Përfaqësuesit e iniciativës qytetare “Ta ruajmë Sinjajevinën” dhe Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm i kanë bërë ftesë Qeverisë që ta kuptojnë me seriozitet peticionin për mbrojtjen e kësaj bjeshke, ta miratojë atë dhe interesin publikë ta vendos mbi interesat private. Aleksandar Millatoviq nga Iniciativa qytetare ka theksuar  në konferencën për gazetarët para Ministrisë së mbrojtjes se në fillim ka pasur probleme me platformën për nënshkrimin e peticionit , por ato janë mënjanuar falë reagimit të Ministrisë së administratës publike. Ai ,po ashtu ka shtuar se janë grumbulluar mbi 3 mijë e 300  nënshkrime , por në arkivin e tyre gjenden mbi 6 mijë të tjera. Presim nga Qeveria që ta kuptojë seriozisht peticionin dhe kërkojmë nga ajo që ta miratojë, ka theksuar Millatoviq. Ai ka shtuar se ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavle Radulloviq duhet ta dijë se shpallja e Sinjajevinës park i natyrës është prioritet. Ai i është drejtuar edhe kryeministrit Markoviq ,duke e përkujtuar atë se Mali i Zi është proklamuar me kushtetutë si shtet ekologjik. Ai ka theksuar se nuk do të shpenzojë shumë fjalë për ministrin e mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Ai i bënë ftesë ministrit që të heq dorë nga kjo ide e çmendur, sepse posa të fillojnë të shtënat në Sinjajevinë , aty nuk do të ketë më turistë , blegtorë dhe as jetë. Kryetari i Koalicionit për zhvillim të qëndrueshëm Aleksandar Peroviq  u ka bërë ftesë Qeverisë dhe shtetit që të mendojnë më mirë dhe interesin publik ta vendosin para interesave private.

Malazezët nuk do të gjunjëzohen para altarëve të kishës së tillë

Iniciativa e presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq që në një kishë ortodokse të bashkohen kisha serbe dhe malazeze është e pa mundur dhe zgjidhe e papranueshme, ka vlerësuar mitropoliti i Kishës ortodokse malazeze Mihaillo. Ai në deklaratën për gazetën “Pobjeda” ka theksuar se “para altarëve të kishës së tillë malazezët nuk do të gjunjëzohen”. “Çdo kishë ortodokse është depozitë e traditës e të kulturës së popullit i cili i është besuar për zhvillimin e vlerave të krishtera. Çdo kishë e tillë i është lojale shtetit dhe popullit , kisha serbi popullit serbë, ajo ruse popullit rusë e kështu me radhë” , ka theksuar Mihaillo.  Andaj ,kisha ortodokse, ka theksuar ai e cila nuk është nacionale dhe qenja e të cilës nuk është nacionale nuk ekziston në kanonin ortodoks . Të përkujtojmë, se Gjukanoviq ka ofruar platformën për zgjidhjen e çështjes kishtare, duke theksuar se formim i kishës ortodokse në Mal të Zi pa prefiks nacional do të shënonte fundin e ndarjes në mesin e besimtarëve ortodoksë.

Abazoviq : të gjithë në Këshillë ose të kërkohet zgjidhje më e mirë

Në Këshillin për reformën e legjislacionit zgjedhor duhet të marrin pjesë të gjithë , ose opozita  duhet të gjejë një zgjidhje tjetër , ka vlerësuar kryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq. Ai ,në intervistën dhënë mediumit “Vjesti”, ka theksuar se për këtë parti është e papranueshme të jetë pjesë e një Këshillit të cunguar për reformën e ligjit zgjedhor. “As zgjidhja më e mirë nuk donë të thotë asgjë, nëse nuk sigurohet pjesëmarrja e plotë dhe koncezusi rreth zbatimit dhe implementimit  të saj, ka theksuar Abazoviq. Ai ka theksuar se roli i Bashkësisë ndërkombëtare , në veçanti e shefit të Delegacionit të BE Aivo Orav është me rëndësi të veçantë dhe e gëzon fakti se BE është kyçur me qëllim të zhbllokimit të procesit. Duke komentuar konfliktin brenda opozitës të cilin e ka  nxitur pjesëmarrja e paralajmëruar e Demokratëve dhe e URA në punën e Këshillit për reformën e mëtejme të legjislacionit zgjedhor , Abazoviq ka thënë se këto konflikte vetëm shkojnë në favor  të PDS. “Para së gjithash , para se ta mund PDS , opozita duhet ta mund vetë vetën”, ka theksuar ai.

Nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit pa opozitën tjetër

Mali i Zi demokratik nuk do të marr pjesë në punën e Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhorë pa opozitën tjetër , duke respektuar kështu qëndrimin e BE se është i domosdoshëm koncezusi i përgjithshëm për zgjedhje të ndershme, është kumtuar nga kjo parti. Demokratët, siç theksojnë , e kanë realizuar qëllimin ,duke e rrëzuar planin e Partisë demokratike të socialistëve i cili e ka fituar përkrahjen e pa rezervë të Frontit Demokratikë. “Sikur plani i Brukselit të mos ishte aprovuar pas ofensivës së fortë dhe të argumentuar politike të Demokratëve  dhe të presionit të Bashkësisë ndërkombëtare mbi PDS, në fuqi do të kishte mbetur plani të cilin e ka propozuar Branimir Gvozdenoviq dhe të cilin e ka aprovuar FD , thuhet në kumtesë. Siç vlerësohet , plani i tillë do ti mundësonte PDS edhe një plaçkitje zgjedhore , do të thellonte krizën politike dhe do të shkaktonte jostabilitet politikë në Mal të Zi  , sepse do të ruheshin kushtet sipas të cilave pushteti nuk varet nga shprehja e vullnetit të lirë të qytetarëve.

 

Knezheviq: Tradhti e paparë e demokratëve

Hapi i demokratëve lidhur me ndryshimet e Vendimit për formimin e Këshillit për reformën zgjedhore është tradhti e paparë opozitare , ka vlerësuar njëri nga liderët e Frontit demokratik Millan Knezheviq dhe ka paralajmëruar se përfaqësuesit e kësaj aleance politike nuk do të marrin pjesë në punën e tij. Ai ka përkujtuar se në grupin punues nuk gjendet Dritan Abazoviq , por janë propozuar dy kandidatë të demokratëve. “Kështu në këtë moment grupin punës qartë mund ta vlerësojnë si Këshill i përbashkët i PDS dhe i Demokratëve”, ka deklaruar Knezhviq për gazetën Pobjeda”.

 

Seanca e shpërbërjes së Kuvendit mbahet më 22 gusht  

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.

Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Haradinaj,ka dhënë dorëheqje ngakjo pozitë më 19 korrik, meqë ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Haradinaj: Mirëpres vendimin për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit

Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës për votimin e shpërbërjes së Kuvendit.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës për votimin e shpërbërjes së Kuvendit, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu ka falënderuar deputetët që kanë vendosur të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare IPA2 me ç’rast Kosova do t’i përfitojë 90 milionë euro.

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE. Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin .

”Stuhia” mes kroatëve dhe serbëve nuk ka pushuar ende

Edhe 24 vjet pas operacionit të ashtuquajtur ”Stuhia” (5 gusht 1995) tensionet verbale midis Serbisë dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë ende të larta.

Kjo e fundit e konsideron veprim të ligjshëm çlirimin e zonave të pushtuara të vendit, ndërsa serbët e shohin atë si një tragjedi dhe një akt spastrimi etnik.

Ky ishte një operacion i kryer gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, i koordinuar nga ushtria kroate, me mbështetje ushtarake të forcave boshnjake të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, kundër ushtrisë serbe të Krajinas dhe milicive boshnjake rebele të Rajonit Autonom të Bosnjës Perëndimore.

Të paktën 400 mijë serbë u spastruan nga Kroacia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në funksion të ceremonisë për këtë përvjetor, fton autoritetet kroate të shpjegojnë se si ishte e mundur që nga 582 000 serbë të regjistruar në censusin e vitit 1981, vetëm 184 000 të tillë u deklaruan të tillë në vitin 2011.

 

Të paktën 19 persona vdesin nga një shpërthim në Kajro

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur në një shpërthim afër Institutit Kombëtar të Kancerit në Egjipt, kanë thënë zyrtarët qeveritarë.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një deklarate më 5 gusht se vetura e nisur në drejtim të kundërt është përplasur me tri makina tjera, çka ka rezultuar me shpërthim.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ky incident ka qenë i qëllimshëm.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale, janë parë shumë vetura të përfshira nga flakët, si pasojë e shpërthimit.

Ky rast ka ndodhur në distriktin El Manial të Kajros, nga i cili shihet Lumi Nil.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe brenda Institutit Kombëtar për Kancer.

 

Pakistani kundërshton vendimin e Indisë për Kashmirin

Pakistani tha se e "dënon me forcë" vendimin e Indisë për revokimin e statusit të veçantë të rajonit të Kashmirit.

Qeveria e Indisë e ka revokuar pjesën e kushtetutës që i jep status special Kashmirit, të administruar nga India, shkruan Reuters.

Veprimi ka gjasë të ngjallë trazira, pasi ndaj këtij rajoni, kanë apetite të dyja vendet.

India dhe Pakistani e pretendojnë atë rajon në mënyrë të plotë, por kontrollojnë vetëm pjesët e tij.

Mijëra trupa indiane ishin dërguar në rajon, përpara njoftimit, duke u thënë turistëve të largoheshin.

India tha se vendimi është marrë si përpjekje për të integruar plotësisht rajonin e saj të vetëm me shumicë myslimane, me pjesën tjetër të vendit.Por, Pakistani reagoi menjëherë duke e kundërshtuar vendimin."Si palë në këtë mosmarrëveshje ndërkombëtare, Pakistani do të ushtrojë të gjitha mënyrat e mundshme për të kundërshtuar këto hapa të paligjshëm", tha ministria e jashtme e Pakistanit përmes një deklarate. Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 41 trupa indiane në Kashmirin me shumicë myslimane.

Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të dyja vendet, India dhe Pakistani posedojnë armë bërthamore.

 

K.Jugore do të zhvillojë sërish stërvitje ushtarake me SHBA-në

Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se do të fillojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me forcat e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht paralajmërimeve të Koresë Veriore se këto stërvitje mund të rrezikojnë negociatat për raketat bërthamore në mes të Phenjanit dhe Uashingtonit.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore ka thënë më 5 gusht se stërvitjet do të testojnë kapacitetet e Seulit për të rikthyer kontrollin operacional të kohës së luftës.

Aktualisht, në traktatet e nënshkruara mes Shteteve të Bashkura dhe Koresë Jugore thuhet se gjenerali amerikan do të jetë në krye të komandës së të dyja forcave në rast të luftës, mirëpo Seuli ka kërkuar për një kohë të gjatë përmbysjen e këtij pozicioni.

Stërvitjet e përbashkëta vijnë pak ditë pasi Koreja Veriore ka testuar një seri të raketave me rreze të mesme.

Phenjani i ka konsideruar ato si “paralajmërime solemne” ndaj Koresë Jugore, dhe si shenjë kundërshtimi për realizim të stërvitjeve të përbashkëta me Uashingtonin.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri veri-korean, Kim Jong-un janë takuar tri herë dhe kanë realizuar dy samite, me qëllim të denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Bisedimet në Hanoi në muajin shkuar kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje, meqë Shtetet e Bashkuara insistojnë se Koreja Veriore duhet të denuklarizohet plotësisht, derisa veri-koreanët në anën tjetër kërkojnë lirim nga sanksionet ndërkombëtare.

 

Viti shkollor fillon me 2 shtator

Viti shkollor në Mal të Zi do të fillojë me 2 .shtator dhe do të përfundojë me 12 .qershor të vitit të ardhshëm, është paraparë me kalendarin shkollor për vitin 2019/2020. Nga Ministria e arsimit kanë kumtuar se viti shkollorë për nxënësit e viteve përfundimtare , do të përfundojë me 20 .maj. Ata ,po ashtu kanë sqaruar se puna edukativo- arsimor organizohet në 4 cikle klasifikuese. Sipas kalendarit shkollor, pushimi dimëror do të fillojë me 31. dhjetor dhe do të përfundojë me 26. janar , kurse pushimet verore  do të fillojnë me 13. qershor dhe do të zgjasin deri me 1. shtator.

SHKA “Besa”, vazhdon traditën ,“Logu i Bjeshkës 2019”

Të shtunën e kaluar, më 3 gusht, në bjeshkën e bukur të Koritës, u mbajt manifestimi  tradicional “Logu i bjeshkës”, të cilin e organizon SHKA “Besa”, nga Trieshi. Ky manifestim, mbahet ditën e “Shën Shtjefnit”, që ndryshe njihet edhe si “festa e bjeshkatarëve”. Ngjashëm, sikur viteve të mëparshme, edhe këtë vit, kishte ardhur këtu një numër i konsiderueshëm i bashkëvendësve tonë, në veçanti mërgimtarëve të cilët pikërisht, në këtë periudhë të vitit vizitojnë vendlindjen, të dashurit dhe të afërmit e tyre. Ata, kishin ardhur këtu ti kalojnë disa orë së bashku, në flladin e njohur të bjeshkës dhe për të përcjellur programin e përgatitur nga SHKA “Besa”. Pas fjalës përshëndetëse në emër të organizatorit, moderatorja, ftoi në skenë anëtarët e kësaj shoqërie, të cilët interpretuan disa pikë të zgjedhura nga repertori i tyre i pasur folklorik. Si rëndom, ajo që pasuron përmbajtjen e përgjithshme të përgatitur, është dalja në skenë e bukurosheve të veshura në veshjen tradicionale, xhubletën, e që është qëllimi kryesor i këtij manifestimit, të mos harrohet kjo vlerë e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore dhe kombëtare. Edhe pse, numri i bukurosheve pjesëmarrëse është gjithnjë e më i vogël, prapëseprapë, vetë paraqitje e tyre në skenë dëshmon vullnetin  e brezit të ri në ruajtjen dhe kultivimin e  vlerave të trashëguara nëpër shekuj, ashtu siç është edhe i gjithë manifestimi i organizuar me këtë rast. Edhe pse  pjesëmarrja e vajzave të veshura në xhubletën e bukur, viteve të fundit nuk ka  karakter garues, interesimi i vajzave për tu paraqitur në skenë, edhe pse modest, vazhdon gjithnjë, ashtu që ky është kontributi më i madh në ruajtjen e vazhdimësisë së kësaj tradite të bukur, siç ishin logjet, aq të njohura në trevat tona. në pjesën argëtuese të programit të përgatitur, publiku pati rastin të argëtohet me disa valle   dhe  këngë të interpretuara nga këngëtarët , Marija Lajçaj,  Arton Nikprelaj e tjerë.

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Nesër mot i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

  Temperaturat e shënuara në orën 14; Podgoricë e Tivar 31, H. Novi e Budvë 30, Ulqin 29, Petrovac e Plevle 28, Cetinë 27, B, Pole , Beranë e Andrievicë 25, Shavnik, Plavë e Rozhajë 24, Kollashin 23, Plluzhinë 22 dhe në Zhablak 19.

          Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 35 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се