Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 08. 2019. 17:37   >>  17:48

Ditari 06.08.2019

06.08.2019

EEMZ, të paguaj 354 mijë e 650 euro për incidentin ekologjik 

Rreth 355 mijë euro është shuma e përgjithshme e dëmit, si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza nga Termocentrali Plevla, dhe që si pasojë ka pasur  ngordhjen e peshqve në lumenjtë, Vezishnica dhe Qehotina. Kjo theksohet në raportin e komisionit për vërtetimin e dëmshpërblimit, të cilin e ka formuar Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në raport thuhet se dëmi i përgjithshëm mbi bazat e ngordhjes së peshqve është 289 mijë e 650 euro. Kësaj shume duhet shtuar  dhe llogaritur dëmi indirekt për 5 vitet e ardhshme e që është 65 mijë euro. Andaj, dëmi i përgjithshëm të cilin duhet ta paguaj shkaktari i aksidentit është 354 mijë e 650 euro, thuhet në raport. Komisioni ka vërtetuar se në lumenjtë Qehotina dhe Vezishnica, në gjatësi prej 16 kilometrave, pas incidentit ekologjik, nuk ka më peshq.

Mbledhja e nënshkruesve të “Marrëveshjes për të ardhmen” do të mbahet nesër në Podgoricë

Në lëvizjen “Rezisto”, konsiderojnë se është e domosdoshme organizimi i një takimi të përbashkët në mënyrë që qytetarëve tu sqarohen ngjarjet në skenën politike. Ata presin se opozita do të obligohet në takimin e përbashkët sepse kjo, siç theksojnë, në këtë moment është gjëja më e vogël që ua kanë borxh qytetarëve të Malit të Zi.

Takimi në Hotelin “Nikiq”, siç është paralajmëruar, do të jetë i hapur për mediat dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë, në faqen facebook, të lëvizjes “Rezisto 97 mijë”. Nga kjo lëvizje kanë përkujtuar se në marrëveshje shkruan se do të përpiqen së bashku për formimin e Qeverisë së unitetit qytetarë, e cila do të veprojë me mandat të përkufizuar dhe qëllimi i të cilës do të jetë krijimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në marrëveshje theksohet se nënshkruesit e sajë do të merren veshë për të gjitha format e veprimtarisë së përbashkët jashtë institucionale.

PDS, e vetmja  e interesuar seriozisht për reformën zgjedhore

PDS dhe partnerët e koalicionit, siç duket, janë të vetmit që seriozisht janë të interesuar që ambienti zgjedhor në Mal të Zi të avancohet. Opozita, këtë punë kaq të rëndësishme e shfrytëzon për akuza reciproke dhe për përfitime politike ditore, duke mos kuptuar se qytetarët këtë do ta vlerësojnë, por mos pjekurinë e tillë politike me siguri nuk do ta notojnë me një notë kaluese, ka theksuar për “Pobjedën”, Nikolla Rakoçeviq, shef i klubit të deputetëve të PDS, duke komentuar paralajmërimin e demokratëve se nuk do të hyjnë në Këshillin për reformën e legjislacionit zgjedhor pa pjesën tjetër të opozitës.

“Qëllimin tonë që ta përparojmë legjislacionin zgjedhor, me përgjegjësi e kemi treguar me punën tonë në kuadër të grupeve punuese të Këshillit dhe kemi përgatitur shumicën e zgjidhjeve, duke u bazuar në rekomandimet e partnerëve evropianë. Po ashtu, qëllimin tonë që seriozisht dhe së bashku me opozitën të punojnë në ligjet zgjedhore, e kemi treguar edhe në rastin kur i kemi aprovuar sugjerimet e të gjitha partive opozitare, të cilat kanë ofruar propozime konstruktive me rastin e formimit të Këshillit i cili do të merret me legjislacionin zgjedhor, ka theksuar Rakoçeviq.

 

Kërkohet moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla

Organizata jo qeveritare Green Home është duke përgatitur iniciativën, me të cilën do të hapeshin konteste gjyqësore për disa hidrocentarale të vogla nëse Ministria e ekonomisë nuk e aprovon kërkesën e tyre për futjen e moratoriumit në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, në bazë të koncesioneve të dhëna deri me tani. Përfaqësuesja e OJQ, Green Home, Irma Muhoviq, ka theksuar se nga Ministria e ekonomisë kanë paralajmëruar se do të punojnë në revidimin e të gjitha lejeve dhe të pëlqimeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Ajo, ka përkujtuar se, Green Home, në periudhën e kaluar ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi, një peticion me të cilin kërkojmë moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në bazë të koncesioneve të dhëna deri tani. Megjithatë, Ministria e ekonomisë ka paralajmëruar se është duke punuar në përgatitjen e ligjit të ri i cili ka të bëjë me hidrocentralet e vogla, por vetëm për ato të cilat do të ndërtohen në të ardhmen, ka theksuar Muhoviq. Në këtë mënyrë, siç ka theksuar ajo, ky ligj nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive.

 

Opozita është duke humbur kohën e çmuar

Nëse nuk ekziston vullneti i qartë politikë i të gjitha subjekteve kryesore në skenën politike dhe gatishmëria për dialog dhe pëlqimi rreth minimumit të principeve, reforma e legjislacionit zgjedhor nuk mund të jetë e suksesshme dhe nuk do të çojë drejtë qëllimit përfundimtarë, respektivisht drejtë krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ka theksuar Zllatko Vujoviq, kryetar i Këshillit drejtues të Qendrës për monitorim dhe hulumtime,  CeMI. Ai, konsideron se akoma ekziston kohë e mjaftueshme që ambienti zgjedhor të avancohet deri në zgjedhjet e ardhshme, respektivisht ekziston kohë për arritjen e koncensusit. 

Ai, ka shtuar se opozita sa më parë duhet ti harmonizojë qëndrimet dhe të ndërpres mospajtimet reciproke. Në këtë mënyrë, opozita është duke humbur kohën e çmuar, gjë që siç ka theksuar ai i shkon në favor PDS. Në këtë fazë, duhet hapur qartë çështja se cilat janë interesat publike e cilat partiake, konsideron Vujoviq.

Sipas fjalëve të tij, interesi i qytetarëve të Malit të Zi, është që partitë politike, definitivisht, të tregojnë seriozitet dhe të gjejnë minimumin e pëlqimit politikë rreth kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.

Shtyhet kthimi i eshtrave të familjes Petroviq në vendlindje

Princi, Nikolla Petroviq, ka deklaruar se ka vendosur që, gjithnjë derisa Mali i Zi të mos gjejë qetësinë e brendshme, do ta shtyjë kthimin e eshtrave të familjes së tij në Mal të Zi.

Ai, ka theksuar se “është i shqetësuar për situatën dhe gjendjen sociale në vend dhe ka propozuar që eshtrat e babait dhe xhaxhallarëve të tij të varrosen në varrezat civile e jo në manastirin e Cetinës, të cilin e drejton Kisha ortodokse serbe.

Ai,  po ashtu, ka shtuar se nuk dëshiron ti komentojë mesazhet fyese të cilat ia ka drejtuar mitropoliti  i Kishës ortodokse serbe, Amfillohije. Qeveria e Malit të Zi, ka planifikuar që ti transferojë në Mal të Zi eshtrat e tre bijve të mbretit Nikollë; Danillos, Mirkut dhe Petrit  dhe të nipit të tyre Mihaillo, i cili ka trashëguar kurorën e Petroviqëve, në vitin 1921.

 

Parlamenti është përpjekur që të nënçmojë personat LGBT.

Me mosmiratimin e ligjit për partneritetin jetësor të individëve të njëjtës gjini, Kuvendi i Malit të Zi, është përpjekur që ti nënçmojë personat LGBT në vendin tonë, konsideron kryetari i Këshillit drejtues të asociacionit LGBTIQ “Queer  Montengro”, Danijell Kaleziq.

“Ky vendim edhe pse besojmë që në tetor do të ndryshoj, është përpjekje nënçmuese e parlamentit në raport me personat LGBT, në Mal të Zi.

Pa marrë para sysh këtë përpjekje për nënçmim, ne nuk do të gjunjëzohemi dhe do të kërkojmë që individët të obliguar për sistemin juridikë duhet të na e japin atë që na takon”, ka theksuar Kaleziq. Ai ka shtuar se kjo popullatë nuk ka kërkuar asnjë të drejtë më tepër se sa që u takon, duke vlerësuar se mosmiratimi i ligjit mund të reflektohet edhe në Integrimet Evropiane të Malit të Zi.

 

Cilësi e mirë e ujit të detit në plazhe

Rezultatet e analizës të cilësisë së ujit të detit në 100 plazhe publike në vend, kanë treguar se në 95% të plazheve cilësia e ujit të detit ka qenë e klasës së parë, kurse në 5% të plazheve e klasës së dytë, ka deklaruar drejtori i Institutit për biologjinë e detit, Mirko Gjuroviq. Ai, në programin e mëngjesit të  RTVMZ, ka theksuar se është i kënaqur me rezultatin e cilësisë së ujit në plazhet e Malit të Zi. Analizat, siç ka theksuar ai, bëhen në plazhet prej Ulqinit deri në Hrceg Novi,  çdo 15 ditë.

Ai, ka sqaruar se fakti që uji në disa plazhe është e cilësisë së dytë, kjo nuk donë të thotë se larja në det nuk është e sigurt. Në disa lokalitete kemi pasur edhe rezultate të këqija, duke përmendur këtu Beçiqin, ku uji vetëm një ditë ka qenë i cilësisë së keqe, mirëpo, situata menjëherë është përmirësuar”, ka theksuar ai.

I.Daçiq; Nëse hiqet taksa, Bollton viziton rajonin deri në fund të gushtit

“Nëse hiqet taksa, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton mund ta vizitojë rajonin në fund të gushtit”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas Daçiç, vizita e zyrtarit amerikan do të ishte një lëvizje pozitive për zhvillimet në Ballkan edhe nëse Prishtina heq taksën ndaj mallrave serbe.

Daçiç thotë se gjatë vizitës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur rastin që të takohet me John Bolton, me të cilin thotë se ka biseduar edhe për çështjen e Kosovës.

Por bazuar në situatën aktuale politike në Kosovë, ku shteti është duke u qeverisur nga një qeveri në dorëheqje në krye me Ramush Haradinajn, heqja e taksës deri në formimin e një qeveri të re është e pamundur.

 

D.Wilson;Vendimet momnetale mund të dëmtojnë vet qëllimet e Serbisë  

Vendi i cili shkon në Bashkimin Evropian, nuk duhet të pranojë armatim nga Moska, ka thënë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik Demond Wilson me rastin e dërgimit të tankeve ruse për Serbinë.

I pyetur se a po dërgon Serbia sinjale Perëndimit me këtë dhe si e sheh furnizimin me armë, Wilson ka thënë se kjo është e dëmshme dhe e papërgjegjshme dhe se kjo është përpjekje që të dobësohet normalizimi.

“Rruga e Serbisë në BE është përmes normalizimin të marrëdhënieve me Kosovën, e jo nëpërmes të armatimit rus, jo nëpërmes të armatimit nga Moska. Derisa marrëdhëniet me Kosovën janë çështje hapur, do të shohim përpjekjet e Rusisë, do të shohim lojërat e Serbisë, gjithë këto marrëdhënie kontroverse”, ka thënë Wilson. Ai ka vlerësuar se vendimet momentale mund të dëmtojnë vet qëllimet e Serbisë.

Wilson gjithashtu ka theksuar se aspak nuk i pëlqen situata mediatike në Serbi.

 

I.Mustafa; Nuk jam kandidat për kryeministër

Lideri i zgjedhur për herë të tretë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër dhe se partia do të zgjedhë një person që e “bën më së miri këtë punë, dhe natyrisht që ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të qytetarëve.” Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq, dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje por ky qëndrim mund të ndryshojë dhe varet se si veprojnë partitë tjera.

Mustafa thotë se bisedimet me Serbinë duhet t’i udhëheqë kryeministri në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”, ka thënë Mustafa.

 

E.Hoxhaj; Kërcënimet e Serbisë, gjithnjë e më të shpeshta

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili ka thënë se Rusia, si partner strategjik i Serbisë, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të shumëfishtë.

“Mesazhet kërcënuese nga ana e Serbisë po bëhen më të shpeshta. Sot, gjenerali, Mojsilloviq tha se e kanë mbështetjen e Rusisë për Kosovën. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-s?”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Gjenerali serb, Millan Mojsilloviq, i cili ka qëndruar për vizitë në Moskë të Rusisë, i tha të përditshmës serbe, Veçernje Novosti, se “kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse, se si po veprojmë në lidhje me Kosovën".

"Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri, por në të gjithë Kosovë”, ka thënë Mojsilloviq.

 

Serbia, kërkon ekstradimin e Morinës

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi 1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Siç bëhet e ditur nga gjykata, ministria ka dorëzuar gjithë dokumentacionin lidhur me procedurën e ekstradimit të Tomor Morinës, të cilit më 25 korrik, iu caktua masa e paraburgimit.

Gjykata penale gjithashtu njoftoi se i ka lejuar një delegacioni të ambasadës së Kosovës që të vizitojë Morinën, i cili ndodhet në burgun e Shkupit.

Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 viteve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

 

Përfaqësuesit e tri etniteteve u dakorduan për të formuar qeverinë qendrore

Udhëheqësit rivalë serbë, kroatë dhe boshnjakë të Bosnjës ranë dakord për të formuar një qeveri qëndrore, 10 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Krerët e tri partive më të mëdha etnike të vendit, nënshkruan një marrëveshje mbi parimet kryesore për formimin e qeverisë, në një takim të ndërmjetësuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje.

"Kjo marrëveshje siguron kushtet për formimin e kabinetit qendror brenda 30 ditëve të ardhshme", tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës ndër-etnike tripalëshe të Bosnjës, njëherësh kreu i Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Por, ai paralajmëroi gjithashtu, se nëse marrëveshja nuk zbatohet brenda afatit të rënë dakord, "kjo do të thotë që Bosnjë Hercegovina është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike, dhe se sovraniteti i saj do të vihet në dyshim".

Formimi i kabinetit qendror është bllokuar nga anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës, të cilët kishin këmbëngulur që kryeministri serb, i cili do të vijë nga rradhët e SNSD-së, duhet të zotohet se do të vazhdojë rrugën e Bosnjës drejt integrimit në NATO.

Serbët e Bosnjës nuk e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO, e cila bombardoi pozicionet e tyre, si dhe aleatin e tyre Serbinë, gjatë luftërave ballkanike të viteve 90-ta.

 

J.Stoltenberg; Bota gjithnjë e më e pasigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “po e shohim një botë më të paparashikueshme dhe më të pasigurtë”.

Duke folur në Qendrën për Studime Strategjike në Universitetin Victoria të Zelandës së Re, ai tha se së bashku me konkurrencën midis fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria në internet janë sfidat e tjera kryesore me të cilat përballet NATO-ja.

“Interneti po e ndryshon në thelb natyrën e konfliktit, sikurse revolucioni industrial që e ndryshoi natyrën e konfliktit të para Luftës së Parë Botërore”, tha Stoltenberg.

Ai gjatë fjalimit fajësoi Rusinë për shkeljen e traktatit të vitit 1987 për armët bërthamore, duke vendosur raketa të reja, një pretendim që Moska e mohon.

Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara braktisën paktin, në mënyrë që të fillojnë një garë të re për armët.

Duke folur për vatra të tjera të krizës në botë, Stoltenberg tha se prania e aleancës në Afganistan është për të siguruar që vendi "nuk bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë".

 

BE, përjashton mundësinë për bisedime të mëtejshme për Brexit

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk ka asnjë bazë për bisedime të mëtejshme për procesin e Brexitit, ndërsa Britania e Madhe vazhdon të këmbëngulë, për të bërë ndryshime në marrëveshje.

Negociatorët e BE-së u thanë diplomatëve evropianë, se ndryshimet e sugjeruara nga qeveria e re në Londër, të tilla si çështja e kufirit irlandez, ishin të papranueshme.

Një zëdhënës i qeverisë britanike, tha se ata shpresonin që BE-ja do të rimendonte refuzimin e saj për ndryshime në marrëveshje.

Bitanikët thanë se BE-ja "duhet të ndryshojë qëndrimin e saj", pasi marrëveshja e zonjës May (ish-kryeministrja britanike Theresa May) nuk do të kalojë në Parlament në formën e saj aktuale.

 

Kina, paralajmëron ashpër protestuesit në Hong Kong

Kina ka nisur një paralajmërim të ashpër ndaj protestuesve në Hong Kong, duke thënë se do të dështojnë tentimet e tyre për të luajtur me zjarr.

Një zëdhënës i zyrës së politika të Kinës në Hong Kong, u ka thënë protestuesve “të mos nënvlerësojnë vendosmërinë e qeverisë qendrore”.

Ai ka pretenduar se mbrapa dhunës në qytet qëndrojnë forcat anti-kineze.

Protestat në Hong Kong janë duke u mbajtur për nëntë fundjava, duke kundërshtuar qeverisjen aktuale.

Të hënën, liderja e këtij vendi, Carrie Lam ka paralajmëruar se qyteti është në “prag të një situate shumë të rrezikshme”.

Në adresimin e saj të parë për media në dy javë, ajo ka akuzuar aktivistët se kanë përdorur projektligjin për ekstradim vetëm si arsyetim për arritje të synimeve të tyre.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 36 g. c.

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се