Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 08. 2019. 18:06 >> 18:14

Ditari 08.08.2019

08.08.2019

Miratohet vendimi për vendosjen e bustit të Gj.K.Skenderbeut

Kuvendi i Komunës së Tuzit, me votat e këshilltarëve të pranishëm, miratoi vendimin për ngritjen e monumentit përkujtimor, kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në oborrin e shkollës fillore në Triesh, donacion i bashkëvendësve tonë nga “Fondacioni Trieshi”, në SHBA. Këshilltarët, po ashtu miratuan edhe propozim vendimi mbi ndryshimin e vendimit për themelimin e Këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punës së komunës të sapoformuar të Tuzit, pastaj  vendimi për qasjen e hartimit të Planit strategjik për zhvillimin e kësaj komune si dhe bëri plotësimin e Vendimit të mëparshëm për emërimin e këshilltarëve të cilët marrin pjesë në lidhjet martesore.

Pas një debati jo të gjatë, u miratuan edhe dy propozim-vendime, lidhur me Këshillin organizativ dhe këshilltarët për lidhjet martesore, ndërsa lidhur me qasjen e hartimit të Planit strategjik për zhvillimin e Komunës së Tuzit, të propozuar nga kryetari i Komunës, Nikë Gjeloshaj, për, u deklaruan vetëm këshilltarët e shumicës, ndërsa 6 këshilltarët e opozitës të cilët ishin prezent në seancë, ishin të përmbajtur.

Për ndryshe, me Planin strategjik, përcaktohet gjendja ekzistuese e zhvillimit të njësisë së qeverisjes lokale, qëllimi, zhvillimi dhe strategjia me prioritete  për realizimin e tyre  si dhe masat dhe udhëzimet për planin strategjik. Hartimi i planit strategjik, sipas këtij vendimi, bëhet në bazë të rregullores mbi metodologjinë për hartimin e planit, ndërkohë që i lihet kryetarit të Komunës të emërojë koordinatorin dhe grupin punues për hartimin e tij. Plani, sillet në periudhën 7 vjeçare, kurse afati për propozimin e tij, është 6 muaj. Mjetet për hartimin e Planit strategjik, do të sigurohen nga buxheti i komunës dhe nga donatorët.

Përgatiti, Senad Gilaj

 

Për projekt kapitale mbi 150 milion euro

Qeveria e Malit të Zi, nga buxheti kapital në vitin 2020, ka paraparë vazhdimin e realizimit të disa projekteve kapitale, tani më të filluara në veri të vendit, me vlerë  mbi 150 milion euro, përmes mundësisë që të fillohen edhe projekte të reja. Ministria e financave, ka theksuar se janë të pavërteta, tendencioz dhe qëllimkëqija, pohimet e publikuara në disa media se Qeveria, gjoja për 12 komuna, nuk ka paraparë të investojë asnjë euro, të ndara nga buxheti kapital për vitin 2020. “Përkundrazi, Qeveria, në vitin rrjedhës me buxhetin kapital  për komunat e përmendura, ka ndarë mbi 22 milion euro, për realizimin e projekteve me vlerë të përgjithshme, prej 150 milion euro, realizimi i të cilave do të vazhdojë në periudhën e ardhshme duke pasur para sysh se fjala është për projekte disa vjeçare”, thuhet në kumtesë.

 

Në pritje të ndryshimit të qetë të pushtetit

As përkrahësit më të vendosur të PDS, para disa muajsh, kur nëpër rrugët e Podgoricës kanë  protestuar dhjetëra mijëra qytetarë, as që kanë mund të paramendojnë se mbrëmë do të shohin pamjen e liderit të  Lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviq, metë cilin nuk dëshirojë të bisedojë asnjë lideri i opozitës, me përjashtim të Janko Vuçiniq, deputet i vetëm i partisë së vogël popullore, shkruan Portali analitika. Në takimin, të cilin e kishte ftuar, Peroviq, nuk ka marrë pjesë as,  Aleksa Beçiq,  edhe pse ekziston simpati ndërmjet Lëvizjes “Rezisto” dhe Demokratëve. Takimi i mbrëmshëm edhe njëherë  ka treguar se “Marrëveshja për të ardhmen”,  të cilën e kanë nënshkruar  39 deputetët e opozitës, nuk obligon më askënd. Peroviq, megjithatë gjatë takimit ka theksuar se marrëveshja është e vetmja rrugë për ndryshimin e qetë të pushtetit, nëse  kjo do të zhvillohet në rrjedhat paqësore. Përfaqësuesi i Malit të Zi Demokratik, Momo Koprivica ka theksuar se deputetët e Frontit Demokratikë nuk kanë marr pjesë në takim sepse nuk guxojnë të ballafaqohen me demokratët.

Ndërkohë, nga Partia Socialiste Popullore, kanë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në takimin e një pjese të opozitës me përfaqësuesit  e lëvizjes “Rezisto”, ka theksuar kryetari i kësaj partie, Vlladimir Jokoviq.

“Ne, nuk kemi marr pjesë dhe nuk mund të vlerësojmë nëse ky takim ka kontribuar në mospajtimet. Daniella Paviqeviq ka marrë pjesë në emrin e vetë e jo në emër të PSP . Ajo si nënshkruese e marrëveshjes ka mund të flas vetëm në emrin e sajë dhe nuk ka pasur autorizime nga kreu i partisë”, ka theksuar Jokoviq.

 

Përfitime të rëndësishme për shtetin dhe ekonominë

Implementimi i suksesshëm i ligjit për fiskalizim dhe qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, do të ketë përfitime, si për shtetin ashtu edhe për ekonominë, kanë theksuar nga Drejtoria e tatim pagimeve. Në kumtesë, theksohet se presin arritje të konsiderueshme të ardhurave publike si në fushën e tatimeve në vlerën shtesë, ashtu edhe në tatimet e drejtpërdrejta, por edhe avancimin e ambientit afaristë përmes eliminimit të konkurrencës jolojale dhe përmes avancimit të garës së ndershme në treg. Kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar ligjin për fiskalizim në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve dhe në këtë mënyrë është siguruar suaza ligjore për relaizimin e projektit të fiskalizimit elektronik. “ Sjellja e ligjit për fiskalizim në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve është inicuar me qëllim të luftës efikase kundër ekonomisë informale, me qëllim të vendosjes së shkallës më të lartë të respektimit të dispozitave tatimore etj.

 

Të krijohen kushtet për tu punësuar në Mal të Zi

Mali i Zi, ka arritur përparim të kufizuar në kapitullin 27- liria e lëvizjes së punëtorëve. Ministria e punës, në muajin mars ka miratuar planin e aksionit i cili parasheh përforcimin e kapaciteteve administrativ dhe institucional e që është rekomanduar edhe me raportin e Komisionit Evropianë.

Fjala është për ligjin për të huajt dhe ligjin për punën ku është evidentuar përparim i kufizuar në këtë fushë, kurse rekomandimet kanë të bëjnë me përforcimin e kapaciteteve administrative, ka deklaruar Lilana Simoviq, nga ministria e punës.

Për qasjen e Entit të Malit të Zi për punësim, në rrjetin e Entit Evropianë, janë të nevojshme 3 milion euro, në përgatitjen e kuadrit dhe të softwerit adekuat, kanë deklaruar nga Ministria e punës. Bazuar nga përvojat e vendeve të rajonit me anëtarësimin në BE, numër i caktuar i qytetarëve është punësuar në vendet tjera. Nga BE, theksojnë se është e domosdoshme të krijohen kushtet që kuadrot me shkollim të lartë të vazhdojnë në Mal të Zi, kurse punëtorëve të cilët nuk mund të punësohen duhet mundësuar arritjen e njohurive dhe shkathtësive të reja të nevojshme për tregun evropianë të punës.

 

NATO ndihmon edhe në situata të jashtëzakonshme

Mali i Zi, si anëtarë i NATO-s, gjithmonë mund të llogarisë në ndihmën e aleancës në situata të jashtëzakonshme, ka deklaruar drejtori i drejtorisë për situata të jashtëzakonshme në Ministrinë e punëve të brendshme, Mirsad Muliq.

Ai, ka theksuar se në vitin 2017, kanë shpërthyer zjarre të shumta dhe me përmasa të mëdha në Bregdetin e Malit të Zi, por kapacitetet e drejtorisë nuk ishin të mjaftueshme për përgjigje adekuate. Muliq,  ka përkujtuar se është kërkuar ndihmë nga qendra Euro-atlantike për koordinim e përgjigje ndaj katastrofave dhe e cila ka arritur brenda 24 orëve. “Ky është vërtetim se në se i takojmë një sistemi të tillë të organizuar mirë siç është NATO, gjithmonë mund të llogarisin për ndihmë në situata të jashtëzakonshme, ka theksuar Muliq, në video deklaratën e publikuar në Tuiterin e qeverisë.

 

Bursa për studentët më të mirë

Ministri i arsimit ka shpallur konkursin për ndarjen e 352 bursave për studentët e studimeve themelore dhe të specializuara, kurse afati për dorëzimin e dokumentacionit, është prej 2 shtator deri me 18 tetor. Ministria, do të ndajë 200 bursa për studentët të cilët e vazhdojnë të drejtën në bursë, kurse 40 të tjera për studentët e shkencave natyrore të cilët konkurrojnë për herë të parë. Studentëve të shkencave shoqërore të cilët konkurrojnë për herë të parë, do tu ndahen 60 bursa.

Të drejtë në bursa do të kenë 20 studentë me invaliditet, kurse 32 janë të parapara për profesionet deficitare. Të drejtë që të konkurrojnë për bursa kanë studentët më të mirë të vitit të dytë dhe të viteve tjera më të larta, të cilët për herë të parë kanë regjistruar semestrin në vitin rrjedhës akademik, të cilët nuk kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve, të cilët në bazë të programit arsimor të institucionit në të cilin studiojnë i kanë dhenë të gjitha provimet nga vitet e mëparshme dhe kanë arritur notën mesatare së paku 9, kanë sqaruar nga ministria e arsimit.

 

Vuçiq, nuk poret që Bollton, të vizitojë Serbinë deri në fund të muajit gusht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk pret që John Bolton, këshilltar për siguri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump të shkojë në Serbi në fund të muajit gusht.

Bolton është paralajmëruar se do të qëndrojë edhe në Kosovë edhe në Serbi, por sipas Vuçiq në Prishtinë s’ka kush ta presë atë, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.

“Në Prishtinë kanë filluar të bëjnë garë për taksën dhe kjo tash është dokumentar”.

“Kemi një vjeshtë të vështirë në Kosovë e Metohi para nesh”, ka deklaruar Vuçiq.

“Tash për tash atje nuk ka kush të flasë me Bolton. E dyta, ende ka probleme me qarkullimin e qytetarëve dhe ne duhet ta zgjidhim këtë”.

Sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi ai ka pohuar sot se afatet nuk janë me rëndësi, pasi që sipas tij teknika dhe forma nuk janë më të rëndësishme se përmbajtja.“Unë kam propozuar zgjidhjen, të gjithë e kanë hedhur poshtë, por prej atëherë nuk kanë parë ndonjë ide tjetër.

 

D.Fried; Armatimi Rus mund të prish ekuilibrin në rajon

Ish-diplomati i lartë amerikan, Daniel Fried, tha se një aleancë midis Serbisë dhe Rusisë nuk do të ishte e dobishme për popullin serb.

"Unë nuk e di se si do të ishte e dobishme ideja që Serbia të bëhej "varëse" ruse ose të ishte nën kontrollin e Rusisë ose pjesë e sistemit të Putinit", tha Fried për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Sipas mendimit të tij, "çështja themelore është që Serbia të realizojë të ardhmen e saj evropiane”. "Unë nuk po flas që Serbia të bëhet aleate e Shteteve të Bashkuara, mbase kujtimet e luftës së Kosovës janë shumë të freskëta për këtë. Nëse Serbia nuk dëshiron të blejë pajisje ushtarake amerikane, pse të mos blejë nga Franca pasi marrëdhëniet me atë vend janë në rregull?", deklaroi Fried. Daniel Fried thekson se pajisjet ushtarake ruse, sado të vjetruara, mund të prishin ekuilibrin në një rajon tashmë të paqëndrueshëm, tha eksperti amerikan.

 

OKB, të shqetësuara për gjendjen në Kashmir

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kufizimet e fundit të vendosura ndaj Kashmirit të administruar nga India, janë thellësisht shqetësuese dhe "do të përkeqësojnë situatën e të drejtave të njeriut".

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, nënvizoi një ndalesë të lidhjeve telefonike, arrestimin arbitrar të udhëheqësve lokal dhe një ndalim për asamblenë politike të rajonit. Kombet e Bashkuara thanë se këto ndalesa do t'i pengonin njerëzit të "marrin pjesë plotësisht në debat demokratik për statusin e ardhshëm të Kashmirit".  Rajoni i Kashmirit pretendohet në tërësi nga India dhe Pakistani, por të dyja këto vende, kontrollojnë vetëm nga një pjesë të tij.  Kushtetuta e Indisë i mundësonte rajonit të administruar prej saj, të kishte autonomi të gjërë, mirëpo të hënën, India e revokoi nenin 370 të Kushtetutës dhe vendosi mijëra forca ushtarake në rajon.

 

SHBA, shpreson në rifillimin e bisedimeve me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ai shpreson se bisedimet për denuklearizimin e Koresë së Veriut, do të rifillojnë së shpejti midis Phenianit dhe Uashingtonit, pavarësisht provave të përsëritura të raketave të Koresë së Veriut dhe vonesën e zgjatur në rifillimin e bisedimeve.

"Ne kemi shpresë se në javët e ardhshme do të kthehemi në tryezën e bisedimeve", u tha Pompeo gazetarëve, në Departamentin e Shtetit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ranë dakord gjatë një takimi të 30 qershorit, për të rifilluar bisedimet midis zyrtarëve, të ngecura që nga një samit i dështuar në Hanoi, i cili u mbajt në muajin shkurt.  Që atëherë, Koreja e Veriut ka kryer një seri provash të raketave me rreze të shkurtër.

 

SHBA dhe Turqia, arrijnë marrëveshjen për paqen në veri-lindje të Sirisë 

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të mërkurën të krijojnë një qendër të përbashkët operacioni në Turqi, për të koordinuar dhe menaxhuar një zonë të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Ky vendim pritet të zvogëlojë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake turke në atë zonë.

Të dyja vendet dhanë pak detaje për marrëveshjen, e cila u arrit pas disa ditë bisedimesh.

Kishte mospajtime disa-mujore, lidhur me atë se deri ku duhet të shtrihet zona e sigurt, dhe kush duhet të komandojë forcat që patrullojnë aty.

Zona e propozuar synon të sigurojë një korridor që shtrihet në më shumë se 400 kilometra përgjatë kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë, shumica e të cilit kontrollohet nga milicia kurde, e cila kishte mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ankaraja e sheh këtë formacion kurd si terroristë, që paraqesin një kërcënim të madh të sigurisë, dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin lidhjet e saj me të.

 

Tajvani, goditet nga tërmeti prej 6.4 ballës

Qendra Kineze e Rrjeteve të Tërmeteve njoftoi se në ujërat e qarkut Yilan në verilindje të ishullit të Tajvanit ka ndodhur një tërmet prej 6,4 ballësh.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 30 kilometra, ndërsa nuk është njoftuar ende për viktima.

Ndërkohë Zyra Qendrore e Meteorologjisë e Tajvanit bëri të ditur se tërmeti ishte me magnitudë prej 6 ballësh si dhe në thellësi prej 22,5 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 35 kilometra në ujërat e qarkut Yilan, kurse në brendi të ishullit është ndjerë me 4 dhe 3 ballë.

Shërbimi i metrosë është ndaluar përkohësisht për shkak të tërmetit. Gjithashtu u paralajmërua që automjetet mos të tejkalojnë shpejtësinë prej 60 kilometra në orë.

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell.

Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore .

Temperaturat në orën 14: Podgoricë e Plevlë 34 gradë, Budvë 33, Ulqin 32, H. Novi, B. Pole , Bernë e Rozhaj 31, Tivar, Petrovac, Cetinë , Kollashin, Shavnik, Andrievicë , Plavë e Plluzhinë 30, Nikshiq 29, dhe në Zhablak 25 g.

 Meteorologët për nesër parashohin mot me diell dhe shumë të nxehtë, vende vende me vranësira të dobëta kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 14 deri në 25, kurseë me e larta e ditës prej 27 deri në 37 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се