Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 08. 2019. 18:37 >> 18:46

Ditari 15.08.2019

15.08.2019

Digjet një anije peshkimi dhe disa varka druri

Një anije peshkimi e nënshtetasit rusë është shkatërruar plotësisht nga zjarri i cili sot rreth orës 5 të mëngjesit ka shpërthyer në limanin e Tivarit. Zjarri ka përfshirë edhe disa barka të vjetra nga druri të cilat gjendeshin pranë saj. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit, si dhe rrethanat nuk janë sqaruar akoma. Zëdhënësi i prokurorit themelor të shtetit në Tivar ,Radovan Gjurishiq ka kumtuar se eksperti gjyqësor për zjarre , eksplodime dhe avari do të vërtetojë shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. Shefi i shërbimit të mbrojtjes të Komunës së Tivarit, Amir Musiq ka deklaruar se zjarrfikësit kanë marrë ftesën për intervenim diçka pas orës 5 të mëngjesit . Sipas tij , për shkak të erës së fortë , zjarri ka vonuar të shuhet rreth 5 orë të tëra.

Udhëtimet zyrtare kanë kushtuar mbi 500 mije euro

Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi kanë shpenzuar në vitin e kaluar mbi 557 mijë euro për udhëtime zyrtare , thuhet në raportin për punën e parlamentit për vitin 2018. Në dokument thuhet se shpenzimet e përgjithshme të Kuvendit në vitin e kaluar kanë qenë 7.86 milion euro , shkruan gazeta “Pobjeda” . Më së tepërmi mjete janë shpenzuar për të ardhurat bruto të deputetëve dhe për kontribute e që kapin shumën e 2.6 milion euro. Për aftësimin profesional të deputetëve janë shpenzuar gjithësisht 976 euro , kurse për faturat telefonike janë ndarë 70 mijë euro. Karburantet për automobilat zyrtarë të deputetëve , sipas këtij raporti kanë kushtuar 35.4 mijë euro. Kur është fjala për administratën e Kuvendit , më së tepërmi mjete janë shpenzuar për bruto të ardhurat e tyre, 2.7 milion euro.

Banesa për funksionarët me çështje të zgjidhur banesore

Qeveria mbi 95 % të banesave ose të kredive me kushte të favorshme ua ka ndarë funksionarëve të cilët çështjen banesore e kishin të zgjidhur,ose të cilët me parë i kishin shfrytëzuar këto lehtësime , ka kumtuar nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Filip Axhiq. Ai në konferencën për gazetarët ka theksuar se shqetëson fakti se nuk ka pasur përgjegjësi morale dhe as politike dhe se asnjë institucion kompetent nuk ka reaguar akoma. Ai ka theksuar se këta funksionarë nuk është dashtë të jenë shfrytëzues të këtyre lehtësime. Nga Lëvizja qytetare URA i kanë bërë ftesë agjencisë për pengimin e korrupsionit që ti hetojë të gjithë funksionarët, pa marr para sysh nëse i takojnë pushtetit apo opozitës dhe ti përgjigjen opinionit se si është e mundur që disa funksionarë të pushtetit nuk i kanë paraqitur pronat e patundshme ose të ardhurat e anëtarëve të familjareve të tyre . Axhiq , ka theksuar se URA do të përpiqet të reagojë dhe të ndreq “anomaljet të cilat janë bërë me qëllim në ligj në mënyrë që individ të caktuar të mund ti shpërdorojnë ato dhe në mënyrë jo ligjore të marrin paratë të cilat i paguajnë taksat paguesit , respektivisht qytetarët e Malit të Zi.

 

Trajnim për moderimin e komenteve në 5 mediume

Me qëllim të përkrahjes së medieve në moderimin e komenteve në internet , misioni i OSBE në Mal të Zi organizon trajnimin për përfaqësuesit e 5 medieve nga Mali i Zi. Siç kanë theksuar nga OSBE , ish redaktori i shërbimit të BBC për monitorim Stiven Herman ua ka prezantuar gazetarëve praktikat më të mira ndërkombëtare kur është fjala për moderimin e komenteve të shfrytëzuesve të internetit. Trajnimi bazohet në udhëzimet për moderimin e komenteve të shfrytëzuesve dhe në kodeksin etik , dokumente këto të zhvilluara nën patronazhin e misionit. Herman, ka theksuar se i vjen mirë që njohuritë e veta i ndan me organizatat gazetareske në Mal të Zi me qëllim që ti ndihmojë ata në identifikimin e mundësive dhe në ballafaqimin me sfidat e menaxhimit të komenteve në portale dhe në platformat e mediave shoqërore. Menaxheri i programit për media në emisionin e OSBE, Daniell Bllank, ka theksuar se mediat në botën bashkëkohore ofrojnë mundësi të reja për dialog në internet dhe komunikimin me publikun e tyre.

 

Vende të lira edhe për 527 brucoshë

Universiteti i Malit të Zi do të shpall kah fundi i këtij muaji konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2019/2020 , kurse kanë mbetur edhe 527 vende të lira për regjistrim në afatin e tretë . Siç kanë sqaruar në Universitetin e Malit të Zi , të drejtë për t'u paraqitur në konkurs për regjistrim kanë nënshtetasit e Malit të Zi ,si dhe studentët e jashtëm , në pajtim me ligjin dhe të cilët kanë realizuar kualifikimin gjegjës .

Komuna e Tuzit siguron libra falas për të gjithë nxënësit në klasën e parë

Komuna e Tuzit do të siguroj librat falas për të gjithë nxënësit e klasave të para të shkollës fillore për vitin shkollor 2019/20.
Kompletet e librave ,nxënësve fillestarë do t’u shpërndahen në fillim të shtatorit, kur edhe fillon shkolla. Ky vendim i Komunës së Tuzit do t'ua lehtësojë të gjithë atyre fëmijët e të cilëve do të ndjekin klasën e pare ,sepse përgatitja e një fillestar kërkon mjaft shpenzime .Në veçanti ky vendim është i mirëseardhur për familjet me gjendje te vështirë material. Andaj, të gjithë fillestarëve u urojmë fillim të mbarë të shkollimit, duke u dëshiruar shumë suksese .

Haradinaj: Vazhdimi i dialogut pa kushte dhe vonesa

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë mirëpo, sipas tij, ai duhet të jetë pa kushte.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka thënë se qeveria i ka prezentuar vendeve të Kuint-it dhe Bashkimit Evropian, draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues.“Pajtohem për nevojën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezentuar Kuint-it dhe BE-së draftin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që përfshinë temat për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarimi i Haradinaj, vjen dy ditë pasi vendet e Kunt-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, është thënë në deklaratë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit të kaluar, për shkak të taksës ndaj mallrave serbe të cilën e vendosi Qeveria e Kosovës.

Serbia e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në dialog me heqjen e taksës, nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Thirrjes së SHBA-së dhe BE-së për të shfuqizuar taksën, Haradinaj, deri më tani, i është përgjigjur negativisht.

Serbia nuk ndalet, vazhdon fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka theksuar se janë duke vazhduar angazhimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL .

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka injoruar thirrjen nga shtetet e QUINT-it për ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai sot për “Tanjug” ka thënë se Ministria e Brendshme vazhdon angazhimin e madh për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, transmeton lajmi.net.

Stefanoviq ka thënë se Serbia nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe organeve të tjera udhëheq kampanjë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ajo parasheh biseda edhe me përfaqësues të shteteve që në asamblenë e kaluar të përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai kishin votuar për anëtarësimin e Kosovës, si dhe sigurisht me shtetet që kanë qenë kundër dhe ato që nuk abstenuan.

Merret në pyetje shefja e kabinetit të prokurores Katica Janeva

Gjatë ditës së sotme, në Prokurori është marrë në pyetje shefja e kabinetit të Katica Janevës .Ajo është e punonjësja e tretë në PSP që ka dhënë dëshmi për aferën ‘haraçi’ ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski Boki 13 dhe Zoran Milevski i quajtur Kiçeec se mund të dëmtojë hetimit.

Deri tani në pyetje nuk është marrë Katica Janeva, që sipas “La Verita’ i dëgjohet zëri tek ‘bombat’.

Sot duhej të dëshmojë edhe prokurori Burim Rustemi, po u anulua për shkak se ai kishte seancë për rastin ‘TNT’.

Deri tani në Prokurori kanë dëshmuar Lile Stefanova dhe Elizabeta Joisifovska.

 

Zjarrfikësit, 30 orë në luftë me flakët në ishullin grek

Zjarrfikësit grekë po luftojnë edhe sot për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë që prej 30 orësh një prej vendeve të ruajtura më mirë përsa i përket faunës dhe orës, në ishullin Eube, ku autoritetet shprehin keqardhje për një katastrofë të madhe ekologjike.

Zjarri, që ka përfshirë një front prej 12 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima por ka sjellë evakuimin e katër fshatrave në ishullin Eube, ishulli i dytë grek më i madh pas Kretës, që ndodhet 100 kilometra në verilindje të Athinës.

“Kjo është një katastrofë e madhe ekologjike në një pyll me pisha unik, që kishte mbetur i paprekur deri në këtë ditë”, deklaroi guvernatori rajonal në ikje, Costas Bakoyannis. Zjarri, që u njoftua rreth orës 03:00 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, bimësisë shumë të dendur dhe thatësirës së ishullit.

Ai ka shkaktuar evakuimin e fshatrave të Kontodespotit, Macrymallit, Stavros dhe Platanas, në qendër të ishullit dhe kërcënoi qytetin e Psachnas gjatë natës”, deklaruan autoritetet. “Nga Psachna në Kontodespoti dhe Makrymalli, gjithçka është djegur. Kemi pasur fatin që nuk janë regjistruar viktima”, theksoi Thanassis Karakatzas, një zyrtar i mbrojtjes civile për agjencinë e lajmeve ANA.

Dorëzohet sulmuesi që plagosi 6 persona në Filadelfia

Një person i dyshuar për plagosje të gjashtë zyrtarëve amerikanë, pas disa të shtënave me armë zjarri, gjendet në mbajtje, në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara.

Beteja me armë në mes të policisë dhe të dyshuarit të armatosur ka vazhduar disa orë derisa sulmuesi është dorëzuar.

Zyrtarët kanë qenë duke nisur fletarreste në disa shtëpi në lagjen Tiago të Filadelfias kur sulmuesi ka nisur të shtënat.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë i dyshuari, që sipas mediave amerikane është identifikuar si Maurice Hill, duke u larguar nga shtëpia me duart lart.

Gjashtë zyrtarët policorë që kanë marrë plagë joserioze, janë liruar nga spitali.

Komisionari policer, Richard Ross ka thënë se “shumica prej tyre janë detyruar të ikin nga dritaret apo dyert” e shtëpisë së të dyshuarit.“Është mrekulli që nuk kemi disa zyrtarë të vrarë sot”, është shprehur ai.

Polici i shtatë, që është plagosur në një përplasje me makinë derisa i është përgjigjur sulmit, vazhdon të jetë në spital.

Ky incident vjen pas dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri, në El Paso të Teksasit dhe Dejton të Ohajos, të cilat kanë shtuar vëmendjen rreth çështjes së kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara.

 

SHBA-ja kërkon të ndalohet cisterna e Iranit në Gjibraltar

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka bërë një kërkesë, për të ndaluar transportuesin e naftës Grace 1, e cila do të vlerësohet nga prokurori i përgjithshëm i Gjibraltarit .

Anija që mbante naftë iraniane, u kap nga marinsat britanikë dhe autoritetet e Gjibraltarit më 4 korrik – duke shkaktuar tensione me Teheranin.

Transportuesi, ishte paraparë të lirohej të enjten, por pas kërkesës së SHBA-së, çështja është shtyrë, dhe ende nuk dihet cili do të jetë vendimi i mëtutjeshëm i prokurorit të Gjibraltarit.

Autoritetet thanë se kërkesa e SHBA-së bazohet në një “numër akuzash të cilat tani janë duke u shqyrtuar”, përcjell rel.

Cisterna u konfiskua për shkak të dyshimeve se po dërgonte naftë iraniane në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së.

Rreth 30 marinsa britanikë shkuan në Gjibraltar për të ndihmuar policinë të kapte cisternën dhe ngarkesën e saj, me kërkesën e qeverisë së Gjibraltarit.

Konfiskimi i cisternës nxiti një krizë diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Iranit, e cila është përshkallëzuar gjatë javëve të fundit.

 

Kina paralajmëron ndërhyrje nëse keqësohet situata në Hong Kong

Ambasadori kinez në Britani të Madhe, ka paralajmëruar se qeveria e Pekinit nuk do të "ulet dhe të shikojë" nëse kriza në Hong Kong bëhet "e pakontrollueshme".

Kina është e gatshme të "shuajë trazirat shpejt", tha ambasadori, Liu Xiaoming, në një konferencë për media në Londër më 15 gusht, pas më shumë se dy muaj protestave antiqeveritare në territorin kinez.

Xiaoming gjithashtu akuzoi "forcat e huaja" të paidentifikuara për nxitje të protestave të dhunshme, dhe fajësoi mediat perëndimore se ishin të pabalancuara në raportimet e tyre.

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong janë shoqëruar me përleshje në rrugë, midis protestuesve dhe policisë, si dhe dy ditë ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Hong Kongut, në fillim të kësaj jave.

Qeveria kineze ka kritikuar ashpër demonstruesit, duke e cilësuar sjelljen e tyre "afër terrorizmit".

Protestat u nxitën nga një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit të përballen me gjyq në territorin e Kinës, përderisa kritikët thonë se të drejtat e tyre do të komprometohen.

Projekt-ligji u pezullua nga ana e autoriteteve të Hong Kongut, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lamit, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në jug dhe bregdet mban mot me diell, kurse në veri relativisht i vranët ,por i thatë. Frynë erë mesatare , vende vende deri e fortë veriore dhe lindore.

Temperaturat: H. Novi 31, Tivar e Budvë 30, Podgoricë e Ulqin 29, Cetinë e Nikshiq 26, Beranë 23, Plavë 22. Plluzhinë, Shavnik e B. Pole 20, Plevle 18, Rozhajë 17 dhe në Zhablak 13 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Vende vende janë të mundshme edhe reshje të dobëta të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 33 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се