Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 08. 2019. 19:23 >> 19:32

Ditari 16.08.2019

16.08.2019

Shtrenjtohen frutat, perimet , buka dhe lëngjet. Lirohen cigaret dhe veshmbathja

Lëndët djegëse, si thëngjilli dhe druri, janë shtrenjtuar 15.3%, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, kurse zbritje më të madhe të çmimeve, prej 12.7 për qind, ka shënuar veshmbathja, thuhet në indeksin e çmimeve konsumatore të cilat i ka publikuar dje MONSTAT-i. Pas lëndëve të forta djegëse, çmimet më së tepërmi janë rritur në shitjen e fruta-perimeve, afër 7%. Pasojnë buka dhe drithërat, të cilat janë shtrenjtuar 5%, uji mineral, pijet joalkoolike dhe lëngjet, 3.6%. Frutat janë shtrenjtuar 3, kurse mishi 2.6%, sheqeri, mjalti , çokollatat dhe ëmbëlsirat tjera, gjatë 12 muajve të kaluar, janë shtrenjtuar 1.4%, shkruan gazeta, “Dnevne Novine”. Rënie më të madhe të çmimeve, 12.7%, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ka shënuar shitja e veshmbathjes. Çmimi i duhanit, është më i ulët 9.8%, shërbimet 5%, kurse derivatet dhe lubrifikantët, janë liruar 3.3%. Sipas indeksit të çmimeve konsumatore, rënie të çmimeve më së pakti është regjistruar tek energjia elektrike, 2.8 %.

Deri në vitin 2020, në rezorte për skijim, do të investohen 100 milion euro

Vetëm për ndërtimin e rizorteve të reja për skijim, duke llogaritur këtu tërë infrastrukturën rrugore, elektrike dhe komunale, Qeveria e Malit të Zi, deri në vitin 2020, do të investojnë 100 milion euro, ka theksuar për Radion e Malit të Zi, drejtori i drejtorisë së punëve publike, Reshad Nuhoxhiq. Drejtoria e punëve publike, siç ka theksuar ai, aktualisht i ka mbi 100 projekte dhe në kuadër të tyre, numër të konsiderueshëm të 9 projekteve, të cilët gjenden në faza të ndryshme të realizimit, shumica e tyre në viset veriore të Malit të Zi. Një raport i tillë, paraqet lidhje të drejtpërdrejtë, me orientimet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi, që përmes investimeve në zhvillimin infra-strukturor të rajonit verior, të ndikohet në zhvillimin e ekuilibruar të shtetit dhe banorëve të veriut tu mundësohet standard më i lartë jetësore, ka theksuar Nuhoxhiq. Ai, ka theksuar se në disa projekte ekzistojnë firma të papërgjegjshme të cilat nuk i përmbahen detyrimeve të kontraktuara. Ai, ka përkujtuar se nga këto shkaqe para do kohe janë shfuqizuar tri kontrata dhe ka shtuar se Drejtoria e punëve publike dhe Qeveria e Malit të Zi, nuk do të lejojë që papërgjegjësia e disa sipërmarrjeve të sjell në pyetje realizimin e projekteve kapitale. Ai, dinamikën e punimeve e ka vlerësuar si të kënaqshme edhe pse,, siç ka theksuar, mund të jetë edhe më mirë.

Të ulet ose të hiqet TVSIH për artikujt kryesor

Partia qytetare, Alternativa, ka kërkuar nga Ministria e punës dhe nga ministri Kemal Purishiq, të përkrah iniciativën që për artikujt kryesorë të ulet ose të hiqet taksa në vlerën shtesë, TVSH . “Me kërkesën e individëve të cilët e përcjellin punën tonë, si dhe me kërkesën e pjesës më të varfër të Malit të Zi, do të përpiqemi që në mënyrë të drejtpërdrejtë, të ndikojmë në formimin e çmimeve të ushqimit. Është fakt se çmimet e ushqimit janë në rritje, kurse rrogat me vite të tëra kanë mbetur të njëjta, kanë theksuar nga kjo parti. Në letrën e hapur drejtuar ministrit, Purishiq, theksohet se kanë fituar informata që së shpejti edhe ilaçet do të shtrenjtohen, sepse Qeveria, i ka hequr lehtësimet që në to, TVSH, të jetë më e ulët se 7%. Një gjë e tillë, siç theksojnë në Alternativa, mund të shkaktojë rritjen e çmimeve dhe më së tepërmi të godas kategoritë më të rrezikuara sociale të banorëve.

“Ju lusim që ti përkrahni masat që TVSH, të ulet ose të hiqet për artikujt kryesor ushqimorë, miell, krip, vezë, Bukë, ujë, rrymë, ilaçe etj, kanë theksuar nga Alternativa.

 

Klubit të veçantë i takon një vend në Këshill

Shefi i klubit të veçantë të deputetëve, Aleksandar Damjanoviq, në deklaratën për gazetën “Pobjeda”, ka theksuar se klubit të tij të deputetëve, i takon një vend në Këshillin për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe se çdo zgjidhje tjetër, si fryt i marrëveshjeve të ndryshme, do të ishte shkelje flagrante e ligjit. Në pajtim me dispozitat e vendimit për formimin e Këshillit, klubit të veçantë të deputetëve, i takon një vend. Vendimi, nëse edhe formalisht do ta kërkojmë këtë vend, do të sillet në mbledhjen e Këshillit administrativ, ka theksuar, Damjanoviq.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën është paraparë që të bëhet plotësimi i Këshillit për reformën zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, është paraparë për me 23 gusht, me propozimin e klubit të deputetëve të PDS. Të njëjtën ditë, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e Këshillit administrativ. Kandidatët e demokratëve; Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq, me 31 korrik nuk janë zgjedhur në Këshill, sepse Këshilli administrativ, nuk e kishte përfunduar debatin deri në ora 12 të mbrëmjes, kur duhej të përfundonte seanca pranverore.

Podgorica gjithnjë e më joshëse për turistët

Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, Podgoricën e kanë vizituar 75 mijë turistë dhe janë realizuar rreth 130 mijë bujtje, ose rreth 15 % me tepër, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë deklaruar për gazetën “Pobjeda”, nga Organizata turistike e Podgoricës. Ata, po ashtu presin se rezultatet për muajin korrik dhe gushtë do të jenë vazhdimësi e trendit të rritjes së vizitës. Sipas të dhënave të MONSTAT-it , në qershor të këtij viti, Kryeqytetin, e kanë vizituar 18 mijë e 653 turistë, ose 8.83% më tepër në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe janë realizuar 31 mijë e 273 bujtje, respektivisht 17.37%, më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga organizata turistike kanë theksuar se është evidentë rritja e numrit të bujtjeve dhe kjo shkon në favor të faktit se turistët gjithnjë e më tepër qëndrojnë në kryeqytet dhe se Podgorica është bërë një destinacion përmbajtjesor turistik. Theksohet se, Podgorica, është destinacion i pëlqyer turistik edhe si kryeqytet i një shteti, orientim strategjik i të cilit turizmi, është degë kryesore e ekonomisë.

Nesër, pagesa e kompensimeve materiale dhe të luftëtarëve

Pagesa e kompensimeve materiale për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, për muajin korrik, do të fillojë nesër, është paralajmëruar nga Ministria për punë dhe çështje sociale.

Për këto qëllime, kjo Ministri, ka siguruar rreth 6.9 milion euro. Për shfrytëzuesit e sigurimit material të luftëtarëve, janë ndarë rreth 466 mijë euro, kurse për shfrytëzuesit e sigurimit material, 847 mijë euro.

Për shfrytëzuesit e shtesave për fëmijë janë ndarë rreth 374 mijë euro, thuhet në kumtesë.

 

R. Haradinaj; Vazhdimi i dialogut me Serbinë, pa kushte

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur në favor të vazhdimit të dialogut me Serbinë mirëpo, sipas tij, ai duhet të jetë pa kushte.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka thënë se qeveria i ka prezentuar vendeve të Kuint-it dhe Bashkimit Evropian, draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues.

“Pajtohem për nevojën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar Kuint-it dhe BE-së draftin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që përfshinë temat për njohje të dyanshme në kufijt ekzistues. E ritheksoj se dialogu duhet të jetë pa vonesa dhe pa kushte. Tregun për njohjen”, ka shkruar Haradinaj.

Deklarimi i Haradinaj, vjen dy ditë pasi vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve kundër Kosovës”, është thënë në deklaratë.

Alon B. Meir; Nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të jenë në BE, duhet të fillojnë dialogun

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka komentuar deklaratën e vendeve të QUINT-it rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben Meir ka shkruar në Twitter se nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë të jenë në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë dialogun.

“Kosova dhe Serbia duhet ta dinë se pesë shtetet e NATO-s dhe QUINT-it (SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe) janë aleatët e tyre, dhe nëse ato nuk duan pengesa në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të përfshihen në dialog të ndërmjetësuar, i cili ka ngecur që nga viti i kaluar”, ka shkruar profesori amerikan.

Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

 

I.Daçiq; Tërheqjq e njohjeve, proces i pakthyeshëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës është proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.

Sipas tij, këtë javë është dashur të shpallet edhe një vendim i ri për tërheqje të njohjes, por Serbia "nuk dëshironte të krijonte shqetësime gjatë kësaj jave".

“Nuk kemi dashur të dëmtojmë shëndetin e atyre që shkruajnë deklaratat e Kuint-it dhe këtyre në Prishtinë”, ka thënë Daçiq, në një intervistë për televizionin Prva.

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, bëhet dy ditë pasi vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), përmes një deklarate kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

Qëllimi i vizitës, nisja e punimeve në autostradën Beograd- Sarajevë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht, raporton agjencia Tanjug. Gjatë vizitës Erdogan do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliardë eurove është edhe kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.

Serbia i ka dhënë viteve të fundit rëndësi të madhe ndërtimit të autostradave që e lidhin me korridoret evropiane, siç është ky projekt i fundit.

Me autostradën drejt Sarajevës, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për të kaluar në Kroaci dhe për të përfunduar në Hungari.

Gjashtë vende të BE, do të pranojnë migrantët e shpëtuar në Mesdhe

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantë të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Migantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg.

Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj migrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për migrantët.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një "zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt", dhe ishte e gatshme të "merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes".

Edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje.

 

Lirohet cisterna iraniane në Gjibraltar

Një cisternë iraniane, e sekuestruar dhe mbajtur në Gjibraltar do të lirohet, vendosi Gjykata Supreme, pavarësisht nga një kërkesë e minutës së fundit nga autoritetet amerikane, për ta mbajtur edhe më tutje cisternën.

Gjibraltari mori garanci zyrtare me shkrim nga Irani se anija nuk do të dërgonte ngarkesat e saj në Siri.

Autoritetet e drejtësisë në Gjibraltar, thanë se asnjë kërkesë amerikane nuk ishte aktualisht para gjykatës.

Më herët gjatë ditës së enjte, u raportua se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka bërë një kërkesë, për të ndalur transportuesin e naftës.

 

Tramp, i sugjeron udhëheqjes kineze të bisedoj me protestuesit në Hong Kong

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje liderit kinez, Xi Jinping, të takohet personalisht me protestuesit në Hong Kong për të sjellë "një fund të lumtur dhe të ndriçuar" të një krize disa javore, të shkaktuar nga protestat pro-demokracisë në ish-koloninë Britanike.

Në anën tjetër, Pekini ka thënë se Kina ishte e gatshme të "shuajë shpejt trazirat" dhe se nuk do të "ulet dhe të shikojë" nëse kriza bëhet "e pakontrollueshme”.

Trump, gjithashtu tha se ai së shpejti do të bisedojë me presidentin Jinping, për të diskutuar krizën, në qendrën e tensionuar të Azisë, së bashku me mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong janë shoqëruar me përleshje në rrugë, midis protestuesve dhe policisë, si dhe dy ditë ndërprerje të fluturimeve në aeroportin e Hong Kongut, në fillim të kësaj jave.

Qeveria kineze ka kritikuar ashpër demonstruesit, duke e cilësuar sjelljen e tyre "afër terrorizmit".

Njëra ligjvënëse amerikane ka siguruar hyrjen në Izrael

Ministria e Brendshme izraelite ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e një ligjvënëseje amerikane për të vizituar Bregun Perëndimor mbi bazën humanitare.

Ky vendim ka ardhur pasi anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Rashida Tlaib, ka nisur një letër për të kërkuar leje që të hyjë në Izrael, pasi asaj dhe ligjvënëses tjetër, Ilhan Omar nga Minesota u është ndaluar hyrja në një vizitë zyrtare.

Në letrën e Tlaib të dërguar për ministrinë e Brendshme është thënë se ajo kërkon “të vizitojë të afërmit, sidomos gjyshen e saj, që është në të 90-at” dhe se kjo mund jetë hera e fundit që e sheh.

Tlaib dhe Omar, janë dy ligjvënëse të cilave u është refuzuar kërkesa për vizitë zyrtare në Izrael për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për bojkotim të Izraelit, pas pushtimit të Bregut Perëndimor dhe trajtimit të palestinezëve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Nentanuyhu ka thënë se Izraeli “është i hapur ndaj kritikave”, mirëpo jo ndaj personave që mbështesin bojkotimin e tij si shtet.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe i thatë

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare , veriore dhe perëndimore,.

Temperaturat: Podgoricë, Tivar e Ulqin 30 gradë, Budvë 29, H. Novi e Petrovac 28, Nikshiq, Cetinë e Shavnik 25, B. Pole e Beranë 24, Andrievicë e Plavë 23, Plevle, Plluzhinë e Rozhaj 22, Kollashin 21 dhe në Zhablak 17 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale të gjata me diell dhe kryesisht i thatë. Do të fryj erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 34 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се