Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 09. 2013. 16:52 >> 16:56

LAJMET 12.09.2013

12.09.2013

Hapja e kapitujve 23 dhe 24 do te varet nga suksesi kundër kriminalitetit

Hapja e kapitujve 23 dhe 24 do te varet nga lufta efikase kundër korrupsionit dhe kriminalitetit ,ka deklaruar kryetari i Këshillit parlamentare për integrimet evropiane ,Sllaven Radunoviq ,duke shtuar se Mali i Zi lidhur me ketë i ka plotësuar kushtetet juridiko- formale .Ai ka theksuar se hapja e këtyre kapitujve është ceshtje mjafte komplekse .Ai shpreson se këto kapituj do te hapen kur Mali i Zi ti plotësojë te gjitha kushtet.

Ai konsideron se nuk duhet hyre ne fazën e re te bisedimeve nëse me pare nuk zbatohen standardet te pranuara nga shteti ne periudhën e kaluar. Radunoviq ka theksuar se gjate seancës se vjeshtës duhet te harmonizohet teksti i Rezolutës për hyrjen e Malit te Zi ne UE. Ai ka përsëritur se Këshilli dhe Kuvendi gjithnjë nuk kane pozicion te definuar qarte ne procesin e bisedimeve.

 

Akoma mungon përgjigjja ndaj ofertës

Punëtoret e Minierës se boksitit  ne Nikshiq te cilët protestojnë prej me 21 gusht nuk i kane pranuar kushtet për bllokimin e minierës,sepse sic kane theksuar ata ,kane propozimin e vete për zgjidhjen e situatës .Dje gjate takimit katër orësh me drejtorin ekzekutiv ,menaxhmentin dhe sindikatën e pavarur minatorëve u është ofruar qe për 200 te punësuar ne prodhimtari dhe transport menjëherë tu paguhen nga 500 euro,gjë te cilen ata e kane refuzuar. Përndryshe ne Minierën e boksitit janë te punësuar 310 punëtorë te cilëve u kane mbetur borxh 12 rroga ,tri zahire ,regresi dhe çmimet jubilare dhe sic kane theksuar ata tash pese vjet nuk u paguhen kontributet për stazhin e punës.

 

Ne zgjedhje do te marre pjese si parti e pavarur

Mali i Zi i drejt ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne Cetine do te marre pjese vetëm ,është vendosur ne këshillin ekzekutiv te partisë .Ne kumtesën e kësaj partie theksohet se këshilli ekzekutiv ka konstatuar me keqardhje se Mali i Zi pozitiv pas një reagimi tejet fyese dhe te pa kuptimtë ka vendosur te vazhdoje rrugën e deritashme. Mali i Zi i drejte ,sic theksohet,do te marre pjese me qellim qe ta largojnë nga pushteti PDS dhe te formohet një pushtet vetmohuas lokal i cili qytetareve te Cetinës do tu ofroje shërim ekonomike dhe zhvillim te qëndrueshëm.

 

Qeveria miratoi informatën për rrjedhën e parametrave baze fiskal

Qeveria ka miratuar informatën për rrjedhën e parametrave baze fiskal deri ne fund te muajit gushte se bashku me projektin deri ne fund te vitit. Kjo është pjesa teknike parapërgatitore për rebalanc ,sepse te gjitha parametrat tregojnë ane pozitive te te ardhurave buxhetore dhe mundësin e shtyrjes se rebalancit,ka deklaruar ministri i financave Radoje Zhugiq.

Shkalla e rritjes se bruto prodhimtarisë se brendshme do te jete me e larte nga 2.5 te projektuara ,kurse pagesa e TVSH është rekorde dhe ne muajin gushte ishte 46 p% me e larte se ne te njëjtën periudhe te vitit te kaluar.

 

Parlamenti Evropian miraton mekanizëm për kthim të vizave në Ballkan

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash propozimin për vendosjen e një mekanizmi që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve.
Ky trup evropian ka debatuar ashpër për këtë mekanizëm të martën, pasi deputetët socialist, social-demokratk, liberalët dhe të gjelbrit kritikonin atë për shkak se kufizon lirinë e lëvizjes, para se gjithash të banorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Euro-deputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si “ilegal”, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit. Kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri. Sipas saj miratimi i këtij mekanizmi për kthim të përkohshëm të regjimit të vizave në Ballkan do të "shkaktoj kaos".Ndërkaq Jelko Kacin konsideron se situata nuk është dramatike .Ai ne kumtesën e shpallur me pare ka përkujtuar se kjo mase do te mund te zbatohet vetëm deri ne vitin 2016 kur vendet anëtare te UE do te humbin te drejtën qe cfardo mënyre te fusin përkufizime ne marrëveshjen e shengenit.

 

Tejkalohet problemi me Maqedoninë

Nga nesër në mëngjes pritet që situata e krijuar me Maqedoninë të rregullohet. Burime të Kosovapress-it, bëjnë me dije se Maqedonia do të heq masat e saj, ngase Kosova tashmë e ka dhënë fjalën për heqjen e masave të veta. Meqë Kosova ka shprehur dje gatishmëri për këtë, Maqedonia do ta bëjë këtë brenda disa orëve. Hajredin Kuçi, pritet të takohet sot me ta për të rregulluar këtë problem një herë e përgjithmonë. Maqedonia vazhdon të mbajë kufirin e bllokuar për Kosovën. Për situatën e krijuar ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, e Kosovës, Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi pritet ta vizitojë sot Shkupin, ku do të zhvillojë takime në Qeverinë e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar.
Dje, Kuçi , ka zhvilluar biseda telefonike me kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit, ata janë pajtuar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave.

 

“Makamtrans”: Do ta zhbllokojmë rrugën nga 30 min, çdo dy orë

Ndërkohë shoqata “Makamtrans”, e cila ka bllokuar kufirin, në Bllacë dhe Jazhincë ka kumtuar se në shenjë të vullnetit të mirë do e zhbllokojë rrugën për automjetet nga 30 minuta në çdo dy orë deri në zgjidhjen e tërësishme të situatës. Përfaqësuesja e kësaj shoqate, Biljana Muratovska thotë se ky vendim është marrë pas sinjaleve pozitive nga politikanët se mund të zgjidhet problemi mes Prishtinës dhe Shkupit rreth këmbimit tregtarë.

 

Pas zgjedhjeve, dialog me format të ri

Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun në nivel kryeministrash edhe gjatë vitit 2014, por një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë me lehtësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Ketrin Eshton.
Burime diplomatike kanë shpjeguar për gazetën Tribuna se planifikohet që pas takimit të radhës së dy kryeministrave që do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të konsolidohet Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës, dhe të nisë faza përmbyllëse e këtij niveli të dialogut.

 


Sipas të njëjtave burime, funksionalizimi i asociacionit do të krijoj situatën e re në Kosovë ku do të vlerësohet se është adresuar problemi më i madh mes Kosovës e Serbisë, e që është ai i veriut.
Kësisoj do të hapet rruga që të dy vendet të nisin dhe të diskutojnë për bashkëjetesën me njëra- tjetrën në modelin e dy Gjermanive.

 

Nimic: Nuk ka përafrim të pozicioneve Shkup-Athinë

Ndërmjetësuesi i KB Metju Nimic pas takimeve në Shkup me Nikola Poposkin dhe kryeministrin Nikola Gruevski ka deklaruar se nuk ka përafrim të pozicioneve.
Ai do të kthehet në Selanik, ku do të zhvillojë takim me Vasilakis, përfaqësuesin grek në bisedimet për kontestin e emrit, dhe do ta informojë mbi pozicionet e shtetit maqedonas.
“Bisedimet ishin thelbësore. Por, edhe më tej ekzistojnë dallime substanciale në pozitat e të dy vendeve. U bisedua për përcaktimin gjeografik dhe përdorimin e saj. Dallimet në lidhje me vendosjen e shtesës me përcaktim gjeografik mbeten edhe më tej. Emri Maqedoni duhet të mbetet, është pozita e vendit tuaj”, deklaroi Nimic pas takimit me Gruevskin dhe shtoi që së shpejti do të ketë takim të negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Zoran Jolevskit.

 

Kryeministri Rama viziton Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nesër viziton Kosovën. Rama pritet të takohet me përfaqësues të institucioneve të vendit tonë, ndërsa me një fjalë rasti do t’u drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Është paralajmëruar se edhe ministrja për Inovacione dhe Administratë Publike, Milena Harito, do të vizitojë Ministrinë e Administratës Publike ku do të pritet nga ministri Mahir Yagcilar.

 

Keri e Lavrov takohen sot në Gjenevë

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri (John Kerry) dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të bisedojnë sot në veçanti për planin rus të eliminimit të armatimit kimik të Sirisë. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se diskutimet në Gjenevë, duke përfshirë edhe ato të ekspertëve, do të zgjasin së paku dy ditë.

Në një fjalim të mbajtur të martën, presidenti amerikan, Barak Obama) ka thënë se ai i ka kërkuar Kongresit që ta shtyjë kohën e votimit për sugjerimin e tij për sulm ushtarak në Siri për t’i dhënë kohë diplomacisë. Në Kombet e Bashkuara, ndërmjetësit nga pesë vendet, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë takuar mbrëmjen e së mërkurës për të diskutuar një draft rezolutë franceze, që thuhet se i bënë thirrje qeverisë së Bashar al Asadit t’i dorëzojë armët kimike.

 

Kryengritësit sirianë refuzojnë propozimin rus

Udhëheqja e një grupi kryengritës sirian, që përkrahet nga perëndimi, e ka kundërshtuar iniciativën ruse për largimin e armëve kimike nga Siria dhe vendosjen e tyre nën kontrollin ndërkombëtar, raporton Rojter. Ky grup kryengritës e ka bërë këtë njoftim përmes një video që e ka postuar në internet.

 

Edhe nesër mot i ngjashmen me te sotmin

Sot ne Mal te Zi mbanë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje e bubullime. Frynë ere e dobët deri mesatare ,ne veri vende-vende edhe e forte jugore. Temperaturat:Tivar ,Ulqin e Budve 27,Podgorice e Tivat 26,H.Novi 25,Shavnik 22,Plevle ,B.Pole,Berane ,Plave e Rozhaje 21,Cetine 20,Nikshiq 18 dhe ne Kollashin e Zhablak 15 g. Edhe për nesër parashihet te mbaj mot me vranësira te ndryshueshme dhe reshje lokale te shiut. Pasdite pritet kthjellim gradual dhe ndërprerje e te reshurave. Do te fryje ere e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri ne 19 ,kurse me e larta e ditës prej 13 deri ne 25 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се