Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 08. 2019. 19:45 >> 19:46

Ditari 21.08.2019

21.08.2019

Nesër, për plotësimin e Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor

Këshilli administrativ, do të debatoj nesër për plotësimin e  Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor dhe të legjislaturës tjetër. Sipas rendit të ditës, Këshilli administrativ, do të propozoj shkarkimin e njërit dhe zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit për reformën zgjedhore.  Kryetari i Këshillit administrativ, Luigj Shkreli, ka deklaruar për agjencinë Mina, se si shumicë parlamentare, janë të gatshëm për vazhdimin e  punës së Këshillit, sepse, “koha nuk pret”. Në pyetjen nëse pret arritje e marrëveshjes për plotësimin e këtij Këshillit, ai ka theksuar se nuk ekziston asnjë shkak që të mos përfundohet ajo që ka filluar. Me vendimin për formimin e  Këshillit, është paraparë që ky trup të ketë 14 anëtarë, 7 nga shumica parlamentare dhe po kaq nga opozita.

Kryetari i klubit të deputetëve të FD, Millutin Gjukanoviq, ka deklaruar për agjencinë Mina, se deputetët e FD, do të marrin pjesë në mbledhjen e e nsërme të Këshillit administrativ, si dhe në seancën e Kuvendit, e cila do të mbahet të premten.

Medojeviq i ka përulë ata që e kanë përkrahur

Me deklaratat në të cilat propozon ngritjen e murit me Kosovën dhe Shqipërinë, lideri i Lëvizje për ndryshime, Nebojsha Medojeviq, i ka përulur më së tepërmi ato parti shqiptare dhe një pjesë të shqiptarëve, të cilët dikur e kanë përkrahur politikën e tij, sidomos, në zgjedhjet presidenciale, të viti 2008. Këtë, së bashku, e kanë vlerësuar anëtari i Këshillit kryesor të PDS, Nikollë Gegaj dhe , kryetrai i PD, Fatmir Gjeka, duke komentuar deklarata e Medojeviqit, se kur të vijë në pushtet FD, do të ishte  gatshëm për ngritjen e mureve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe me Shqipërinë, shkruan Pobjeda.  

Anëtari i Këshillit kryesor të PDS dhe ish deputeti, Nikollë Gegaj, ka deklaruar për këtë gazetë se qëndrimet e Medojeviqit, janë shprehje të politikanit ekstremist të cilat nxisin urrejtjen ndërfetare dhe ndërshtetërore.

Kryetari i PD, Fatmir Gjeka, ish kryetari i komunës së Ulqinit, ka deklaruar se është i shokuar me qëndrimet e njërit nga liderët e FD.

Ndërkohë, Medojeviq, ka sqaruar se muri me Kosovën dhe Shqipërinë, nuk do të ngrihej as për shkak të popullit shqiptar dhe të popullit malazez, por, siç ka thënë, ekskluzivisht kundër mafies malazez dhe shqiptare e cila kufirin e ka shndërruar në Eldorado për kontrabandë, ka thënë ai. 

 

Qeveria e unitetit të formohet deri më 1 dhjetor

Nuk mund të ketë zgjedhje pa një qeveri të unitetit qytetar ashtu siç e parasheh marrëveshja për të ardhmen, të cilën e kanë nënshkruar 39 deputet opozitar së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes “Rezisto”- që një të tretën  e vendeve në qeveri ta ketë opozita, një të tretën PDS dhe një të tretën sektori civil. Kjo është harmonizuar në takimin e  kryetarit të demokratëve, Aleksa Beçiq, dhe të sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Boris Bogdanoviq, me përfaqësuesit e lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviq, Omer Sharkiq dhe Nikolla Grdiniq, është kumtuar nga Mali i Zi Demokratik. Me këtë rast, siç parasheh marrëveshja, kryeministri nuk guxon të jetë nga radhët e atyre që ndodhen në pushtet. Qeverinë e unitetit qytetar, duhet formuar më së largu, deri më 1 dhjetor të këtij viti, thuhet në kumtesë. Bashkëbiseduesit, janë pajtuar se në rast se PDS, refuzon këto kushte, duhet organizuar rebelim masiv qytetar dhe të bojkotohen të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore, thuhet në kumtesë.  

 

Inicohen hetimet ndaj Shaviv dhe Asad

Prokuroria speciale shtetërore, ka inicuar hetimet financiare kundër nënshtetasit të Izraelit dhe të Britanisë së Madhe, Aron Shaviv dhe ish shefit të fushatës zgjedhore të FD, kundër bashkëpunëtorit të tij, ish operuesit të CIA-a, Xhozef Asad, dhe tetë personave tjerë të cilët akuzohen për pjesëmarrje në ngjarjet kriminale dhe për planifikimin e sulmeve terroriste në ditën e zgjedhjeve më 16 tetor, të vitit 2016, shkruan Pobjeda.

Informata për inicimin e hetimeve financiare kundër Asadit,  dhe nëntë personave tjerë, është publikuar në raportin e prokurorisë speciale e cila ka prezantuar rezultatet gjashtëmujore në vitin 2019, lidhur me numrin e procedurave të inicuara dhe të hetimeve financiare për veprat penale nga kompetencat e këtij institucionit.

 

Zhvillimi i mëtejmë nënkupton përdorimin më efikas të resurseve

Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Malin e Zi, nënkupton zhvillimin e mëtejmë dhe përdorimin më efikas të resurseve të veta, sidomos të atyre natyrore, ka vlerësuar kryetari i Odës ekonomike të Malit të Zi, Vllastimir Golluboviq, duke shtuar se ekziston potencial i duhur për rritjen e eksportit në energjetik dhe industrinë ushqimore. “Sektor kryesor në të cilët Mali i Zi, disponon përparësi krahasuese me potencialin e shprehur për rritjen e eksportit janë energjetika, industria ushqimore, industria e  metaleve, turizmi dhe industria e përpunimit të grurit”, ka theksuar Golluboviq, në intervistën dhënë agjencisë, Mina business. Përveç këtyre, është me rëndësi të theksohet edhe ndërtimtaria dhe transporti por edhe shërbimet afariste  si sektorë të cilët mund të ofrojnë përkrahje të domosdoshme për sektorët strategjik”, ka thënë ai.  

 

Në plazhet e Ulqinit, më tepër se 53 mijë turistë 

Në Ulqin këtyre ditëve pushojnë 53.378 mysafirë të regjistruar , ose 42 për qind më shumë se kah mesi i muajit gusht të vitit të kaluar, na thane në Organizatën lokale turistike.

Edhe pse numri i vizitorëve ka pësuar rritje statistikore shumica e ushtruesve të veprimtarive turistike janë të pakënaqur me sezonin turistik. Ata po ashtu, shpresojnë në zgjatjen e sezonit turistik e që do të kontribuonte dukshëm në përmirësimin e rezultateve të përgjithshme nga sezonit i sivjetshëm turistik

 

Çfarë u bisedua për Kosovën në takimin Vuçiq-Pompeo

Një takim pas shumë viteve dhe nder i është bërë Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), madje për presidentin serb Aleksandar Vucic, është shtruar një drekë nga ana e sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo

Një darkë jo e lehtë për Vucicin ishte dje në SHBA, pasi aty është folur për çështjen e Kosovës dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Pompeo i ka premtuar Vuçiqit dy gjëra, heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe respektimi dhe dëgjueshmëria e qëndrimit të Serbisë karshi çështjes së Kosovës.

Këtë madje edhe vet presidenti serb Vucic e ka pranuar se ka marrë përkrahje dhe premtim nga sekretari Pompeo gjatë takimit, gjithashtu, ai ka thënë se ka kërkuar nga SHBA’të që të përpiqen dhe të bëjnë më shumë presion mbi Kosovën për heqjen e taksës.

Sekretari i shtetit amerikan ka kërkuar nga Vucic që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundon me njohje dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu ai i ka bërë me dije Vuçiqit se Serbia nuk mund të hy në Bashkimin Evropian (BE) pa arritjen e një marrëveshje me Kosovën, pasi një arritje e një marrëveshje mes dy vendeve stabilizon rajonin dhe prosperitetin e shtetit të Serbisë.

Jo vetëm Pompeo, por edhe dora e djathtë e Presidentit Donald Trump, siç njihet në Amerikë, John Bolton kishte anuluar vizitën e tij në Kosovë me 10 gusht të këtij viti, kështu duke treguar se situata me Kosovën ka dalur nga binarët.

Tashmë SHBA po tregon me vendimet e saja se problemi për bllokimin e i dialogut dhe mos arritja e një marrëveshje mes dy vendeve qëndron në Prishtinë e jo në Beograd.

Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA’së për Evropë dhe Azi, Philip Reeker, pati zbuluar në Shkup se Kosova ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me SHBA’të duke mos dëgjuar kërkesat e saj në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kujtojmë se asnjë nga liderët e Kosovës nuk kanë pasur ndonjë takim zyrtar me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, Mike Pompeo dhe John Bolton që nga 27 nëntori i 2018, atë kohë Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ishte takuar me Pompeo dhe Bolton në Shtëpinë e Bardhë ku edhe i kishin dhënë mesazhe të qarta Kosovës./gazetametro.net

Thaçi, kërkon nga KQZ, përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë takim është biseduar për përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve, pas paralajmërimit te partive politike parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nesër me 22 gusht. 

Thaçi ka theksuar se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, është e rëndësishme që të bëhen përgatitjet për të siguruar një proces fer dhe demokratik të zgjedhjeve. 

Ai ka thënë se edhe në këto zgjedhje duhet të ketë monitorim profesional nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe mediat. Nga ana tjetër, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet teknike për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

 

Dështon marrëveshja për formimin e Qeverisë në BH

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik përfundoi pa një marrëveshje për formimin e kabinetit të ri, sepse Dodiku ishte kundër një pakete, që do të përfshinte edhe miratimin e një plani që do të afronte Bosnjën drejt anëtarësimit në NATO.

Bosnja në vitin 2010 iu bashkua Plani të Veprimit për Anëtarësimin në NATO - një hap i parë drejt anëtarësimit përfundimtar në aleancë.

Në dhjetor të vitit 2018, ministrat e Jashtëm të NATO-s ranë dakord të aktivizojnë programin e këshillave dhe asistencës së aleancës dhe të paraqesin Planin e parë Vjetor Kombëtar.

Sidoqoftë, Dodiku ka qenë përgjithmonë kundër hyrjes së Bosnjës në NATO, duke këmbëngulur për të ruajtur një status neutraliteti.

Mosmarrëveshjet midis serbëve pro-rusë të Bosnjës dhe dy grupeve të tjera etnike mbi marrëdhëniet e ardhshme të Bosnjës me NATO-n mund të zhysin vendin në një krizë më të thellë.

 

Prokurorja speciale, Janeva, është shoqëruar në polici

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, para pak çastesh, është shoqëruar në polici, nga banesa e saj në lagjen, Kozle të Shkupit.

Paraprakisht forcat të shumta policore kanë rrethuar hyrje daljet e shtëpisë dhe më pas janë futur brenda, për ta shoqëruar në polici prokuroren Janeva.

Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afaristit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.

 

D.Tramp, mbështet kthimin e Rusisë në G 7

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e Shtatë Vendeve më të Industrializuara (G7), pasi Shtetet e Bashkuara janë nikoqire të këtij takimi vitin e ardhshëm.

Ai i ka bërë këto deklarata para se të takohej me presidentin rumun, Klaus Iohannis në Uashington dhe katër ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.

“Unë me siguri” mbështes këtë gjë, u ka thënë ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra që flasim kanë të bëjnë me Rusinë”.

Trump ka thënë se “nëse dikush do ta bënte atë propozim, unë me siguri se do të mendoja që ta mbështes”, sa i përket përfshirjes së Rusisë në grup.

Rusia ishte përjashtuar nga organizimi i vjetër i G8-ës më 2014, pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Ukraina. Përveç kësaj, agjencitë amerikanë të inteligjencës kanë thënë se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

B.Johnson; Arritja e marrëveshjes për Brexit, e mundshme

Bashkimi Evropian po bëhet "negativ " në lidhje me perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje të Brexit-it, por megjithatë ajo mund të bëhet, tha të martën, kryeministri britanik, Boris Johnson.

Blloku evropian më parë kundërshtoi kërkesën e Johnsonit për të rihapur marrëveshjen, duke thënë se Britania nuk kishte arritur të propozonte ndonjë alternative realiste për kufirin irlandez.

"Për momentin është absolutisht e vërtetë që miqtë dhe partnerët tanë janë pak negativë, por unë mendoj se do të arrijmë marrëveshjen", u tha Johnson gazetarëve.

"Përderisa ata mendojnë se ekziston mundësia që parlamenti britanik të bllokojë Brexitin, ata nuk kanë gjasa të mendojnë në të mirë të kompromiseve që na duhen, kështu që, kjo çështje do të kërkojë pak durim", tha më tutje, Johnson.

 

Shifra rekord të zjarreve në Brazil

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil, ka thënë se zjarri në hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të këtij shteti ka shënuar shifra rekorde këtë vit.

Kjo agjenci ka thënë se bazuar në pamjet nga sateliti është parë një rritje prej 83 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Ky lajm vjen disa javë pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka shkarkuar shefin e kësaj agjencie, për shkak të mospajtimeve me të dhënat për shpyllëzim.

Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo ditën e hënë.

Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erërave  të forta që kanë dërguar tymin e zjarreve të qyteteve Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore.

 

Nesër, mot me diell dhe shumë i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 14; Podgoricë e Shavnik 34 gradë, Budvë, Plevlë, Cetinë, Bjello Pole e Beranë 32, Nikshiq , Plluzhinë, Rozhajë e Andrijevicë 31, Tivar, Herceg Novi, Ulqin, Petrovac dhe Kollashin 30, Plavë 29 dhe në Zhablak 27 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe verilindore.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се