Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 08. 2019. 19:14 >> 19:22

Ditari 27.08.2019

27.08.2019

Në Budvë nga të shtënat plagosën dy persona

Dy persona janë plagosur nga të shtënat që ndodhën në Budvë rreth dy orë pas mesnatës, njofton Drejtoria e Policisë. Nga Spitali i Përgjithshëm i Kotorrit ku të plagosurit po marrin ndihëm mjekësore, behet me dije se jeta e tyre nuk është në rrezik. Sipas informacionit jozyrtar të Televizionit të Malit të Zi të plagosurit janë Goran Slloviniq dhe Dragan Markoviq. Ndaj tyre ka gjuajtur me armë Shkorpion një person i panjohur i cili mbante maskë silikoni. Pas të shtënave Policia ka bllokuar qytetin për ta hetuar ngjarjen.

Gjukanoviq - Administrata lokale mund të llogarisë në përkrahjes e plotë të Qeverisë

Administrata lokale mund të llogarisë në përkrahjen e plotë të Qeverisë dhe institucioneve tjera shtetërore në valorizimin e potenciale të rëndësishme të Kollashinit për të mirën e komunës dhe tërë Malit të Zi deklaroi presidenti Millo Gjukanoviq. Këtë deklaratë ai e bëri në urimin me rastin e 28 gushtit – ditës së komunës së Kollashinit. Presidenti Gjukanoviq më tej ne urim thotë se në Kollashin gjatë historisë kanë lindur ide progresive dhe kanë ndodhur ngjarje që kanë kaluar përmasat lokale dhe në ato themele është ngritur Mali i Zi modern, anëtare e respektuar e NATO-s dhe lider i procesit negocues me BE-në.

Nëse nuk do të ketë qeveri kalimtare zgjidhja e vetme është bojkotimi i zgjedhjeve

Nëse nuk do të kemi qeveri kalimtare zgjidhja e vetme është bojkotimi i zgjedhjeve, deklaruan deputetët e Malit të Zi të bashkuar Goran Danilloviq e Goran Radonjiq gjatë takimit me njërin nga liderët e lëvizjes Rezisto Xhemal Peroviq. Danilloviq e Radonjiq thanë se mënyra e vetme për mundësimin e zgjedhjeve të lira është presioni ndaj Partisë Demokratike të Socialistëve dhe marrja e përgjegjësisë përveç qeverisë teknike. Ata theksuan nevojën e hyrjes në qeverinë teknike me tërë kapacitetin e vet të partive më të forta opozitare. Të gjithë do të marrin përgjegjësinë para vetes duke deleguar liderët e vet që të jenë bartës të qeverisë kalimtare e kështu edhe të procesit zgjedhor, deklaruan Danilloviq e Radonjiq.

Nimanbegu -javën e ardhshme do të diskutohet mbi padinë e paralajmëruar të Ministrisë së Kulturës

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi e funksionari i Partisë Forca, Genci Nimanbegu konfirmoi për Pobjedën se javën e ardhshme përfaqësuesit e partive shqiptare do të diskutojnë mbi padinë e paralajmëruar nga Ministria e Kulturës për ngjarjen kulturore “Logu i Tërgajës” ku u shpalos flamurin shqiptar, por jo ai i shtetit Malazez. Nimanbegu tha se takimi do të zhvillohet pasi të përfundojnë pushimet, sepse nuk është emergjente. Ministria e Kulturës ditë më parë ka njoftuar se do të paraqesë padi kundër organizatorit të tubimit në Trgaj,ku u valëvitën flamuj shqiptarë por jo edhe aj malazez. Sidoqoftë, Nimanbegu beson se nuk ka asgjë kontestuese se në tubimin në fjalë nuk kishte flamur malazez. Ai më herët pati deklaruar se flamuri kuq e zi është simbol kombëtar shqiptar, jo një simbol i një shteti tjetër, duke theksuar se sipas Kushtetutës dhe ligjit, shqiptarët kanë të drejtë të shprehin përkatësinë e vet etnike.

Okoner -Digjitalizimi i Radio-Televizionit do të kontribuojë në cilësinë e punës

Digjitalizimi i Radio-Televizionit të Malit të Zi do të kontribuojë në cilësinë e punës si në kuptimin teknologjik ashtu edhe gazetaresk, dhe është mirë të shihet që Transmetuesi Publik i Malit të Zi po përparon dhe po i afrohet këtij modeli, tha drejtoresha për Marrëdhënie dhe Komunikimit të EBU-së Vanessa Okonor. Gjatë takimit që sot pati me drejtorin e Përgjithshëm të Radio-televizionit të Malit të Zi, Bozhidar Shundiq, ajo tha se në këtë projekt Radiotelevizioni mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Asociacionit evropian të transmetuesve Publik-EBU. Shundiq, me këtë rast theksoi se momenti historik për Radiotelevizionin e Malit të Zi dhe shtetin është përmirësimi i kapaciteteve teknologjike dhe kalimi në sinjal digjital, i cili është planifikuar për 27 nëntor. Për këtë projekt, Qeveria siguroi 17.8 milion euro, kurse tenderi iu dha tri kompanive, dy vendase dhe një të huaj. Kjo nuk do të jetë e lehtë, nënvizoi Shundiq pasi kufiri i moshës së të punësuarve është mbi 50 vjeç dhe stafi i ri po vjen ngadalë. Ai theksoi se është urgjente çështja e ruajtjes së arkivit, sepse ky thesar duhej të transferohet me figurë e zë në sistemin e ri e më pas tu tregohej dhe prezantohet shikuesve.

MANS kërkon nga Qeveria që të heqë shenjën e sekretit nga të dhënat se cilët funksionarë kanë fituar banesa apo kredi

Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar MANS kërkon nga Qeveria e Malit të Zi ta heqë shenjën e sekretit nga të dhënat se cilët funksionarë kanë fituar banesa apo kredi të favorshme për zgjidhjen e çështjes banesore para vitit 2016.Pas publikimit se cilët nga funksionarët janë shpërblyer nga qeveria aktuale, s’ka dyshim se ato të dhëna pa kurrfarë baze nuk mund të jenë sekrete. Qeveria i ka fshehur ato për mënyrën e vetme që qytetarët mos ta kuptojnë se si shpenzohen paratë e tyre për ti shpërblyer kuadrot besnik, thuhet në kumtesë. MANS kërkon heqjen e shenjës së sekretit pas dy vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative në favor të të drejtës që opinioni ta dijë, e që qeveria më në fund ka publikuar të gjitha të dhënat. Në kumtesë, Mans po ashtu kujton se, edhe në vitin 2016 ka kërkuar nga komisioni qeverisës për çështje banesore, të gjitha vendimet dhe kontratat mbi dhënien e kredive për funksionarët për periudhën 2012 – 2015, por qasja në to u ishte ndaluar me vendimit e kryetarit të atëhershëm, Predrag Boshkoviq.

 

Universiteti i Malit të Zi ka shpallur sot konkursin për afatin e tretë të regjistrimit

Universiteti i Malit të Zi ka shpallur sot konkursin për afatin e tretë të regjistrimit për studimet bazë për 527 vende të lira, që do të financohen nga Buxheti.Vende të lira ka në Fakultetet e Inxhinierisë, Bioteknikë dhe Elektrik, fakultetin e Dramës dhe Arteve të Bukura, atë për sport dhe edukim fizik, si dhe turizëm e hotelieri. Vende të lira ka edhe në Fakultetin e Filologjisë, Filozofisë, Ndërtimtarisë, Mekinerisë, atë të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës e tjerë.Dokumentet për regjistrim dorëzohen nesër dhe pasnesër deri në orën 15. Provimet pranuese mbahën të Premten, më 30 gusht dhe të hënën më 2 shtator.

VUÇIQ: JEM TË INTERESUAR PËR KOSOVËN DHE RAPORTET ME TË

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me kryesuesin e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David Mc Allister, me të cilin, në mes tjerash ka biseduar edhe për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Vuçiq ka theksuar se “Serbia vendosmërisht e përkrahë dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, nën patronazhin e BE, por se si kusht për kthimin e Serbisë në tryezë të bisedimeve ka theksuar heqjen e taksave kosovare për prodhimet e Serbisë. “Kur bëhet fjalë për punën e parlamentit të Serbisë, në disa aspekte ka ekzistuar hapësira për avancim andaj edhe rekomandimet janë miratuar. Drafti i strategjisë për medie, i cili është përpiluar në mënyrë shumë transparente dhe inkluzive, është dërguar Komisionit Evropian për mendim. Me këtë dokument do të sigurohen kushtet për vazhdimin e reformave në fushën e medieve dhe avancimi i shprehjes së lirë”, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq.McAllister gjatë bisedës me presidentin e Serbisë ka theksuar se është e domosdoshme të punohet në reformat e ligjit për zgjedhje, ka kumtuar kabineti i presidentit të Serbisë.

FUSHATA ZGJEDHORE FILLON MË 25 SHTATOR

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka miratuar buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme. Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetore, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet. Enis Halimi, kryeshef në KQZ, tha se pa buxhet nuk mund të fillohet asnjë procedurë në përgatitjen e zgjedhjeve që kanë mbetur 42 ditë prej sot. Ndryshe, fushata zgjedhore fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor.

 

ASTRIT GASHI: PDK MUND TË DALË E PARA

Analisti, Astrit Gashi, ka folur për kandidaturën e PDK’së për kryeministër, ku kandidatë është Kadri Veseli. Gashi tha se PDK është parti që ka strukturë dhe bazë të madhe dhe se mundet me marrë vendin e parë. “PDK e ka një strukturë dhe nëse hynë në funksion total mundet me qenë në vendin e parë, të tjerët janë duke e shpallë PDK’në humbës, kurrë nuk ka qenë më lehtë me dalë e para", tha Gashi. Tutje, Gashi tha se PDK mund të dalë e para, dhe se nuk mundesh me pasë vijë të kuqe kundër PDK’së sepse kanë një bazë të madhe si parti, shkruan Periskopi.

MUSTAFA PRET PËRKRAHJEN E KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM PËR OSMANIN

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, vetëm pak orë para se të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm i cila do të vendosë për kandidaturën e Vjosa Osmanit, tha se pret përkrahje nga ky organ i partisë. Ai tha se Osmani, një grua që ka guximin të përballet me sfidat e shtetit, meriton që të ketë përkrahje të pa rezervë. “Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës. Një grua, një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të pa rezervë qytetare”, tha Mustafa. Ai theksoi se Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. “E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re, por me përvojë shtetërore e parlamentare për t’u përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze”, vijoi Mustafa. “Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte, po ashtu edhe Lutfi Haziri, tani kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të pa rezervë Vjosës”, tha Mustafa.

Lulzim Basha qëndron pas kushteve të mëparshme

Pas takimit të zhvilluar në selinë blu me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, Lulzim Basha i qëndroi sërish kushtit të opozitës për zgjidhjen e krizës, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.Sipas Bashës, zgjidhja e krizës arrihet me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.“Zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, çka do të thotë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale”, tha kryeopozitari. I pyetur nëse Gjermania do të marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës, Basha nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se PD është në koordinim dhe komunikim të përditshëm me faktorët ndërkombëtarë.

 

Putin e Erdogan bisedojnë për luftën në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të presë sot në qytetin Zhukovski homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një njoftim të Kremlinit thuhet se dy presidentët do të bisedojnë për luftën në Siri dhe për "zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit Rusi-Turqi". Vizitia e Erdoganit vjen pasi sulmet ajrore të Qeverisë siriane goditën provincën e kontrolluar nga rebelët, Idlib, ku Moska dhe Ankaraja kanë krijuar një zonë të çmilitarizuar. "Ka probleme që dalin nga shkeljet që po i bën regjimi në Idlib. Shpresojmë t'i eleminojmë këto probleme sa më shpejt", tha të hënën Erdogan. Sipas gazetës turke Hurriyet, Erdogan po ashtu tha se trupat tokësore turke do të hyjnë në Siri "së shpejti". Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 400 mijë sirianë janë vrarë. Afro 6 milionë sirianë kanë ikur nga vendi dhe më shumë se 6.1 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda. Turqia mbështet disa grupe rebele që duan rrëzimin e regjimit në Siri, ndërsa Rusia është mbështetëse e fuqishme e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

 

John Bolton viziton Ukrainën

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka mbërritur në Kiev të Ukrainës. Duke folur për media në kryeqytetin ukrainas, Bolton tha se ka udhëtuar aty për të dëgjuar përparësitë e qeverisë së re, duke shtuar se është në interes të Shteteve të Bashkuara për të parë një Ukrainë të suksesshme. Kjo është vizita e parë në Ukrainë, nga një zyrtar i lartë amerikan, që nga zgjedhja e presidentit, Volodymyr Zelenskiy, në muajin prill. "Ambasadori Bolton është këtu për të nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial dhe rrugën euro-atlantike", tha më herët, ambasada e SHBA-së në Kiev. Një ditë më parë, Bolton ka thënë se Uashingtoni mbështet "përpjekjet e reformave dhe vizionin e Zelenskiyt, për të krijuar një Ukrainë më të fortë dhe më të përparuar", krahas luftimeve të vazhdueshme midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindjen e vendit. Gjithashtu, Bolton pritet të udhëtojë në Minsk të Bjellorusisë, për bisedime me presidentin, Alyaksandr Lukashenka, mirëpo nuk është bërë e ditur data e saktë e vizitës. Udhëtimi i Boltonit në Minsk - i cili nuk është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë - do të shënonte vizitën e nivelit më të lartë amerikan në Bjellorusi në 20 vitet e fundit. Qeveria e një tjetër republike ish-sovjetike, asaj të Moldavisë, tha më herët se Bolton do të vizitojë Kishinjevin më 29 gusht.

 

Johnson: Parlamenti britanik duhet ta kryejë Brexit-in

"Është punë e secilit në Parlament" që të realizojë Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në fund të samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që u mbajt në Francë. Komentet e Johnsonit vijnë në kohën kur disa deputetë të Parlamentit britanik pritet të takohen për të diskutuar mënyrat për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, më 31 tetor. Johnson po ashtu tha se edhe udhëheqësit e BE-së duan që Brexit-i "të kryhet". "Ata janë shumë entuziastë për t'u marrë me të ardhmen. Ata e konsiderojnë Brexit-in tani si një pengesë, një argument të vjetër. Ata duan të flasin për partneritetin e ri që ne do të ndërtojmë", tha Johnson. Ai ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, dëshiron të thërrasë një votë mosbesimi ndaj Qeverisë britanike, për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje. Nëse e fiton këtë votë, Corbyn planifikon të bëhet kryeministër i përkohshëm, ta shtyjë Brexit-in, të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të bëjë fushatë për një tjetër referendum për daljen ose jo të Britanisë nga BE-ja. Data për Brexit është shtyrë dy herë.

Qeveria e Brazilit e refuzon ndihmën për Amazonën

Qeveria e Brazilit tha se do të refuzojë ofertën për ndihmë nga G7-ta, apo grupi i vendeve më të industrializuara, për fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ishte nikoqir i samitit të G7-ës, që përfundoi të hënën, tha se është rënë dakord për 22 milionë dollarë ndihmë. Zyrtarët brazilianë nuk dhanë arsye për refuzimin e parave, por presidenti Jair Bolsonaro e akuzoi Francën për trajtimin e Brazilit si koloni. Ministri i tij i Brendshëm, Fernando Azevedo e Silva, tha se zjarret në Amazonë nuk janë jashtë kontrollit. Një numër rekord i zjarreve e ka përfshirë rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global. Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për përkeqësimin e shpyllëzimit në Amazonë përmes retorikës antimjedisore. Shefi i stafit të Bolsonaros, Onyx Lorenzoni, tha se fondet e ofruara nga vendet e G7-ës "mund të jenë më të rëndësishme për pyjet në Evropë". "Macron nuk mund të shmangë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë së botës dhe ai dëshiron të na japë mësime për vendin tonë", tha Lorenzoni për portalin e lajmeve Globo, duke iu referuar zjarrit që përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris në muajin prill.

 

Rohani s'do të bisedojë me Trumpin pa u hequr sanksionet

Irani nuk do të flasë me Shtetet e Bashkuara nëse ato nuk i heqin të gjitha sanksionet kundër Republikës Islamike, tha presidenti iranian, Hassan Rohani. Deklarata vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është i hapur për takim me Rohanin "në rrethana të duhura". Në një fjalim të transmetuar sot në televizionin shtetëror iranian, Rohani tha se Irani është i gatshëm për bisedime, porse "fillimisht, SHBA-ja duhet t'i heqë të gjitha sanksionet e paligjshme dhe të padrejta, të vendosura kundër Iranit". Rohani përsëriti se vendi i tij "nuk ka dashur kurrë armë bërthamore" dhe shtoi se Teherani do të vazhdojë të tërhiqet nga angazhimet që i parasheh marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nëse interesat e Iranit "nuk janë të garantuara".

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në Mal të Zi mban mot i kthjellët dhe i nxehtë. Fryn erë e lehtë deri e mesme nga drejtimet e juglindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan: Podgoricë e Ulqin 35, Herceg Novi 32, Tivar, Cetinë e Nikshiq 31, Kollashin 30, Plevle 28 dhe në Zhablak 26 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се