Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 08. 2019. 19:17 >> 19:26

Ditari 28.08.2019

28.08.2019

Stankoviq, vazhdon si ushtrues i detyrës në krye të prokurorisë

Në konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit shtetëror nuk është paraqitur asnjë kandidat, njoftohet nga këshilli i prokurorisë. Siç është njoftuar më herët nga burime të paidentifikuara të prokurorisë, Ivica Stankoviq do të mbetet, së paku edhe një vit, në krye të prokurorisë si ushtrues detyre. Konkursi për zgjedhjen e kryeprokurorit shtetëror është shpallë me 7 gusht në fletën zyrtare të Malit Të Zi dhe në gazetën e përditshme “Pobjeda”. Në konkurs është precizuar se paraqitjet i adresohen këshillit të prokurorisë në afatin prej 15 ditësh nga dita e shpalljes, theksojnë në njoftim nga këshilli i prokurorisë dhe thonë se paraqitje nuk ka pasur. Konkursi është shpallur dy muaj para përfundimit të mandatit 5 vjeçar të shefit aktual të prokurorisë Ivica Stankoviq. Jo zyrtarisht njoftohet “Pobjeda” se është e qartë situata në parlament sepse kandidati i ri nuk mund të zgjedhet kur kihen parasysh kushtet për zgjedhjen; në rrethin e parë dy të tretat kurse në rrethin e dytë tri të pestat e votave.

Mali i Zi dhe Gjermania, të përkushtuara përforcimit të mëtejmë të bashkëpunimit

Mali i Zi dhe Gjermania, zhvillojnë marrëdhënie dinamike bilaterale, në të gjitha nivelet dhe duhet bërë angazhime shtesë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes rritjes së investimeve të afaristëve gjerman, është vlerësuar gjatë takimit të kryeministrit , Dushko Markoviq, me zëvendësen e kryetarit të klubit të deputetëve të CDU, në Bundestagun gjerman, Katja Lajkert. Siç thuhet në kumtesë, nga kabineti i kryeministrit, Markoviq, ka theksuar shërimin ekonomik të vendit i cili ka të bëjë në shkallë të lartë të rritjes ekonomike, uljen e deficitit dhe mbushjen e buxhetit.

Mali i Zi, siç ka theksuar ai, i është kthyer burimit të ripërtëritshëm të energjisë dhe kjo fushë u ofron mundësi të mëdha investuesve potencial gjerman. Gjatë takimit, është biseduar edhe për progresin në procesin e integrimeve evropiane, lirinë e medieve si dhe për sukseset në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Markoviq, po ashtu ka falënderuar Qeverinë e Gjermanisë si dhe Fondacioni Konrad Adenauer, i cili në vazhdimësi ndihmon forcimin e potencialeve institucionale të Malit të Zi.

PDS, e gatshme për pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në punën e Këshillit

Partia demokratike e socialistëve i mbetet besnike qëndrimit i cili është thënë gjatë mbledhjes së Kuvendit se janë të gatshëm për kërkimin e mënyrës së pjesëmarrjes e të gjithë të interesave në këshillin për reformën e legjislacionit zgjedhor , deklaroi për Servisin publik, Nikolla Divanoviq, deputet i kësaj partie.

Ne, nuk kemi ndryshuar qëndrim në lidhje me këtë temë, nëse flasim për deputetin, Aleksandar Damjanoviq, gjegjësisht mbi zgjerimin e përbërjes së këshillit, pjesëmarrja e tij si deputet me përvojë është e pranueshme dhe mendojmë se puna e tij do të ishte e dobishme. PDS-ja, dhe partnerët e koalicionit, kanë treguar vullnet për të punuar. Duhet të presim vendimin e Frontit Demokratik, mbi aktivizimin në këtë këshillë, tha Divanoviq.

 

A.Damjanoviq; Të korrigjohet paligjshmëria

Shefi i klubit të veçantë të deputetëve të pavarur, Aleksandër Damjanoviq, ka përkujtuar në qëndrimin e tij në Kuvend, se askurrë nuk do të pranonte ndryshimin e vendimit mbi formimin e Këshillit për legjislacion zgjedhor për shkak të një personi.

“Mbetet të respektohet vendimi në fuqi dhe të korrigjohet paligjshmëria të cilën në regji të përbashkët e kanë ndërtuar Partia demokratike e socialistëve dhe Mali i Zi Demokratik”, ka deklaruar, Damjanoviq. Kohë më parë, janë publikuar informata jozyrtare nga Partia demokratike e socialistëve, se janë shanset e vogla që kjo parti të propozojë ndryshimin e vendimit mbi formimin e këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor, me qëllim të kyçjes së shefit të klubit të veçantë të deputetëve, Aleksandër Damjanoviq, në këtë trup, çka si mundësi ka qenë paralajmëruar gjatë mbledhjes së Kuvendit.

Drejtoria e burgjeve, procedurë kundër tre zyrtarëve nga ky institucion

Drejtoria e burgjeve për 6 muaj të këtij viti ka ngrit procedurë kundër tre zyrtarëve për shkak të dyshimit se kanë tentuar që të arrestuarve tu japin telefona dhe mjete tjera ilegale njoftohet nga ky institucion.

Në maj të këtij viti janë arrestuar dy të burgosur për shkak të dyshimit se të arrestuarve u kanë futur brenda telefona, por me bastisjen e banesave të tyre janë gjetur edhe armë. Në këtë institucion janë të punësuar 515 punëtor dhe siç theksohet është e nevojshme të rritet numri i zyrtarëve në punët e sigurimit të burgjeve. Njoftohet se duke vuajtur dënimin janë edhe 393 persona të cilët janë akuzuar për vjedhje në kushte të rënda vjedhje në kohë të zgjatur dhe vjedhje përmes grabitjes. Gjithashtu në objektin për paraburgim gjendet numër i madh i të burgosurve të cilët dyshohen për vrasje, vjedhje dhe rrëmbim. Për shkak të dhunimit burgun e vuajnë 9 persona, për vrasje 43 kurse për vrasje në rrethana të rënda 42 të burgosur.

Shtyhet nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrkeiqi, i ftoi sot gazetarët në kabinetin e tij për t’i njoftuar me kontratën që ishte planifikuar të nënshkruhet me përfaqësuesit e një firme italiane për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në katër lagje të qytetit, Kodra, Mal të Bardhë, Totosh dhe Braticë.

Siç njoftoi kryetari Nrekiq, pas një orë pritjeje, nënshkrimi i kontratës u shty për 11 shtator, për shkak se , siç tha ai, në takim nuk ishte i pranishëm mbikëqyrësi i punimeve. Rikujtojmë se krediti në shumë prej 5 milionë euro është marrë nga Banka Evropiane për Investime, ndërsa sistemi sanitar i kanalizimit në këto lagje do të jetë në gjatësi prej 11.9 kilometra

Zuvdia Hoxhiq, laureat i çmimit letrar “Teuta”

Çmimi letrat “Teuta” këtë vit me vendim unanim të jurisë i është ndarë shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq.

Në manifestimin tre ditorë i cili fillon nesër në Tivar, do të promovohet antologjia “Muzat e alpeve”, të cilën e ka publikuar shoqata rajonale e shkrimtarëve “Teuta”, në gjuhën shqipe dhe malazeze.

Pas Tivarit, të premten, shkrimtarët qëndrojnë në Lezhë, kurse të shtunën nikoqir i karvanit të cilin e përbëjnë rreth 30 krijues nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, do të jetë komuna e Prizrenit, ku në mënyrë solemne shpërblimi Teuta, do ti dorëzohet laureatit të sivjetmë, Zuvdija Hoxhiq.

Të përkujtojmë se shpërblimi ndahet për krijimtarinë e përgjithshme të autorit.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Ky vendim është marrë të martën në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ-ja po ashtu ka bërë të ditur se deklarimi për koalicione parazgjedhore nga ana e subjekteve politike fillon më 27 gusht dhe përfundon më 30 gusht, ndërsa aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës do të mbahen më datën 6 tetor.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.

Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime.

Kryeministrja Brnabiq, kundër kufijve etnik

Serbia është në favor të pajtimit me shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke shtuar se kufijtë etnikë nuk mund të tërhiqen në "këto territore".

"Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiq, derisa ishte në krye të qeverisë, ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans që është i hapur," tha Brnabiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.

Ajo tha se çmimi që do të paguanin do të ishte i lartë dhe se është e lehtë të bëhen deklarata populiste.

Kryeministri, Zaev, tha se beson që ka ardhur koha për të arritur një pajtim historik midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Maqedonasit dhe grekët janë pajtuar, bullgarët dhe ne jemi pajtuar. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Ne jemi evropianë dhe duhet ta dëshmojmë”, ka thënë Zaev.

 

Maqedoina e Veriut, do të blejë hapësirën për misionin e këtij vendit në NATO

Qeveria Maqedonisë së Veriut, ka obliguar Ministrinë e Financave që me ribalanc të Buxhetit për këtë vit të sigurojë mjete për blerjen e hapësirave në të cilat do të vendoset misioni i këtij vendi në selinë e re të NATO-s në Bruksel.

Qeveria e detyroi Ministrinë e Financave gjatë planifikimit të mjeteve buxhetore t’i ketë parasysh edhe obligimet e institucioneve nga vendi të cilat janë pjesëmarrëse në Misionin e RMV-së pranë NATO-s në Bruksel, të cilat do të përfitohen me zyre në Mision. Në këtë mbledhje, Ministria e Mbrojtjes informoi se është nominuar RMV, do të jetë nikoqire e konferencës së NATO-s për informata dhe komunikues në vitin 2020, si ngjarje më e madhe që e mban NATO-ja gjatë vitit. Nëse organizohet konferenca në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, atëherë krahas asaj që ngjarja do të sponsorizohet nga NATO-ja, ai do të jetë edhe kontribut i përbashkët në komunikimin strategjik të NATO-s dhe të vendit tonë, thuhet në kumtesë nga kjo ministri.

Tirana, njëri ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës. Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në 6-mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.

Numbeo vlerëson se për 6-mujorin e këtij viti, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Europës është Shkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatë pjesës së parë të viti.

Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më të ndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnjë dhe Ukrainë.

Masakrë në një lokal në qytetin bregdetar Meksikan, Koacakoalkos

Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kafene në qytetin bregdetar meksikan Koacakoalkos.

Sulmuesit dogjën ambientet, duke vrarë tetë gra dhe 15 burra.

Zyra e prokurorit të shtetit meksikan Verakrus tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht tetë vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey.

Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre reket.

Kërkesë nga Qeveria për pezullimin e punës së parlamentit Brirtanik

Qeveria britanike i ka kërkuar Mbretëreshës Elizabeta II, që të pezullojë punën e parlamentit, vetëm disa ditë pasi ligjvënësit britanikë të nisin punën dhe vetëm pak kohë para afatit të fundit për finalizim të Brexit-it.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se fjalimi i Mbretëreshës do të mbahet pas pezullimit të parlamentit më 14 tetor, për të vënë në pah “agjendën e tij entuaziaste”.

Mirëpo një gjë e tillë nënkupton se deputetët britanikë do të kenë shumë më pak kohë për të parandaluar largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Deputeti, Dominic Grieve, e ka konsideruar këtë thirrje “akt të turpshëm”.

Ai ka paralajmëruar se një situatë e tillë do të rezultojë me votbesim pasi sipas tij “kjo qeveri duhet të bie”.

Megjithatë, Johnson ka thënë se është “plotësisht e pavërtetë” të pretendohet se pezullimi i punës së parlamentit është i motivuar nga dëshira për ta shtyrë përpara një Brexit pa marrëveshje.

 

Tramp, nuk ndryshon qëndrimin, por është i gatshëm për bisedime me këdo

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, tha se gatishmëria e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të biseduar me presidentin iranian, Hassan Rohani, për programin bërthamor të Teheranit, nuk nënkupton që udhëheqësi amerikan është gati të ndryshojë qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit.

Në një intervistë të gjerë dhënë Radios Evropa e Lirë, më 27 gusht në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Bolton tha se Trump e ka bërë të qartë se "ai do të takohet me këdo për të biseduar”.

Trump në maj të vitit 2018 tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore që Teherani e nënshkroi me gjashtë fuqitë botërore, gjatë administratës së Obamës, dhe filloi të rivendosë sanksione që ishin lehtësuar në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit.

Në atë kohë, Trump tha se kushtet e marrëveshjes nuk ishin aq të rrepta për të parandaluar Iranin të zhvillonte armë bërthamore dhe se Teherani po shkel "frymën" e marrëveshjes duke financuar terrorin ekstremist në rajon.

 

Erdogan: Turqia dëshiron të vazhdoj bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Rusinë.

Deklarata e Erdoganit u bë pas bisedimeve në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin.

Erdogan foli pasi të dy udhëheqësit vëzhguan një demostrim të aeroplanëve ushtarakë rusë, në Moskë.

Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë.

SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi ai, sipas zyrtarëve amerikanë, rrezikon sigurinë e aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së.

Presidenti turk dhe ai rus, gjatë takimit, kanë biseduar edhe për situatën në Siri.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Sot në Mal Të Zi mban mot kryesisht i kthjellët, frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në ora 13: Podgoricë 35 gradë, Ulqin 34, Herceg Novi 33, Cetinë 32, Nikshiq 31, Tivar e Plevle 30, Kollashin 28 dhe në Zhablak 24 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 24 kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се